Close
Faqja 2 prej 66 FillimFillim 12341252 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 652
  1. #11
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    Bukur, sidomos poezia e pare. Urime, Riza. Te pershendes.

  2. #12
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Udhe te mbare temes se re dhe suksese librit te ri.

    Pershendetje Mondi!Faleminderit per urimin dhe une ju uroj juve shendet dhe krijimtari te vazhdueshme.

  3. #13
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    I bashkohem urimit te Mondishall...
    Suksese!
    Faleminderit shigjeta per urimin dhe pjesmarrjen ne temen time.Eshte vertet privilegj.Respekte.......

  4. #14
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga pranvera bica Lexo Postimin
    E po c'te them tjeter pervec se sukseseve ne majat me te larta dhe dicka tjeter....

    Mori e bukur e meritun

    C'me sjell nder mend motn' [ motet] e shkuar!?

    Pranvera! Ju falenderoj per pjesmarrjen dhe mendimet qe jepni.Respekte

  5. #15
    e kapur nga Krishti Maska e Noku Ymeri
    Anëtarësuar
    05-03-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    84
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    NËSE MË KUPTON.....

    Kaq e bukur,kurrë s'më je dukur
    Dhe pse sytë e mi të shohin shpesh.
    Ç'far ka ndodhur!Pse jam kaq i lumtur?!...
    Sa të shoh,qesh e buzëqesh.

    Në se më kupton po ndjehem mirë
    Dhe pres ledhatimet që ti ndjej.
    Eh,ç'far kënaqësi , ç'far dëshirë.....
    Shprehin sytë e zinj që sa po vlej.

    Në se për një çast po ndodhem vetëm.
    Endërroj për ty e kjo s'është pak.
    Syri,shpirti,zemra aty mbetën
    Dhe dy buzkat presin në merak.

    Ndosht sot jam dehur nga shikimi,
    Për këtë besomë si për në Zotë.
    Kaq i bukur më duket verbimi
    Sa vetë tradhëria fare kotë.
    shume te bukura keto vargje sidomos "nese me kupton"
    pergezime riza!
    Kush ka Birin ka Jeten

  6. #16
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Rebele Lexo Postimin
    Bukur, sidomos poezia e pare. Urime, Riza. Te pershendes.
    Faleminderit Rebele,per pjesmarrjen dhe per deshirat qe shprehni.Gjithashtu dhe une ju pershendes me respekt.

  7. #17
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Noku Ymeri Lexo Postimin
    shume te bukura keto vargje sidomos "nese me kupton"
    pergezime riza!
    Noku Ymeri,ju falenderoj per pjesmarrjen dhe per vleresimin.Jeni i respektuar nga ana ime.

  8. #18
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anëtarësuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    DËSHIROJ…

    Dua të krihem në dy sytë e tu të bukur
    Dhe flokët t’i ndaj me vizë në mes.
    Pastaj mbi qepallë të të qëndroj si flutur
    Të vij si breshër e të shkoj si vesë.
    Dua të zhytem në sytë e tu të bukur,
    Si notari në thellësitë e detit të kaltër,
    Ndoshta gjej Zotin në strofkë të strukur
    Dhe t’ia them hapur: nuk jam i ashpër.

    Më mirë të lahem tek dy sytë e tu të bukur,
    Ashtu lakuriq siç më ka lindur nëna,
    Kështu asgjë nuk kemi për tër të humbur,
    Shuamë vullkanin që më djeg nga brenda.

    Buzëqeshjen ta mbjell para syve të bukur,
    Pastaj , eh, le të këputem në mes,
    Patjetër,do ndihem i lumtur,
    Pastaj nuk ka rëndësi në rroj,apo vdes.


    Pershendetje mik riza!
    Si gjithnje keni forcen e duhur, dhe mua s'me mbetet gje tjeter vec ti uroj UDHE TE MBARE vellimit te ri.


    Vecova kete varg sepse....................
    Ti nuk ke ardhur si bresher por si orteku .
    Dhe per te ikur nuk ke sepse poezite e tua jane te bukura dhe nuk ikin.

  9. #19
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    U habita krejt i tëri...



    Kur të pash zambak i bardhë,
    Si një ngjalë rrëshqet mbi fjalë.

    Dredha,dredha fije flokut,
    Si një re mbi krah të zogut.

    Syçkat yje në mesnatë,
    Ah i ziu ,plasa vapë.

    Ato harqe,ato buzë,
    Ti puth të bëhem tërkuzë.

    M'u fshik buza,u drodh qimja,
    M'u duk bota si e imja.

    Rripa,rripa përmbi supe,
    Mbi dy kodra ,mbi dy lugje.

    U habita krej i tëri,
    Nga një vetull fije përi.

    Ç'bukuri të ka falë Zoti,
    Si s'kullota, motë-moti

  10. #20
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    DËSHIROJ…

    Dua të krihem në dy sytë e tu të bukur
    Dhe flokët t’i ndaj me vizë në mes.
    Pastaj mbi qepallë të të qëndroj si flutur
    Të vij si breshër e të shkoj si vesë.

    Dua të zhytem në sytë e tu të bukur,
    Si notari në thellësitë e detit të kaltër,
    Ndoshta gjej Zotin në strofkë të strukur
    Dhe t’ia them hapur: nuk jam i ashpër.

    Më mirë të lahem tek dy sytë e tu të bukur,
    Ashtu lakuriq siç më ka lindur nëna,
    Kështu asgjë nuk kemi për tër të humbur,
    Shuamë vullkanin që më djeg nga brenda.

    Buzëqeshjen ta mbjell para syve të bukur,
    Pastaj , eh, le të këputem në mes,
    Patjetër,do ndihem i lumtur,
    Pastaj nuk ka rëndësi në rroj,apo vdes.
    Ne vend te komentit!

    Nëse kërkon syt e saj që të krihesh
    Mos u bezdis nëse s'të shërbejn si pasqyrë
    Janë shterr të shkretit nga lotët
    Në ta nuk do gjesh vetëveten në asnjë menyrë!

    Të zhytesh në syt e saj nuk mundesh
    Ka shterr ai det i kthjellët si loti
    Lotët që rrjedhin pa ndal si krua
    Mundesh vetëm nga larg me i shiqua!

    E nëse don që të lahesh
    Nën qepallat e saj futu nganjëherë
    Është një lum i pashterrshem loti i saj
    I lagur do mbetesh përherë!

    Buzqeshjen nuk do ja shohësh fare
    I ka humb ajo ndjenjë ka mot
    E përlotur lindi dhe mbeti
    Të lutem mos e mundo kot!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

Faqja 2 prej 66 FillimFillim 12341252 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •