Close
Faqja 12 prej 66 FillimFillim ... 210111213142262 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 652
  1. #111
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga feneri Lexo Postimin
    Antologike ! E shkruar nga nje pende qe rrezaton art dhe pervoje. Qe krijon nivele. Sukses!
    Respekte feneri,per pjesmarrjen dhe per gjithçka shkruani.Faleminderit......

  2. #112
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Ti e di......

    Ti e di,vetëm ty të dua,
    Për këtë nuk dua kompliment.
    Që nga koka e deri në thua,
    Çdo qelizë me tyja bën jetë.

    Ti s'e shpreh se ç'far ndjen për mua,
    Un' i zoti s'qënkam ta zbuloj.
    Ç'eshtë kjo shkollë!Kush të ka mësuar?,
    Brënda teje në burg të qëndroj.

    Çaj rrethimin,dil nga situata
    Dhe njofto me flamur të bardhë.
    Gjthë ndjenjat pata nga i pata,
    Në front i lëshova si ushtarë.

    Ti e di,vetëm ty të dua,
    Për këtë nuk dua kompliment.
    Që nga koka e deri në thua,
    Çdo qelizë me tyja bën jetë.

  3. #113
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Mund të veçoj....


    Unë mund të rri vetëm edhe sonte
    Dhe shum' gjëra, ta dish do ti fsheh.
    Po ta dija se do të më donte,
    Mund të bëja njërën, ju bëj be.

    Ndaj në këtë natë,veten gjykoj,
    Edhe shaj vetminë si mëkatare,
    Por nga shpirti saj mund të veçoj,
    Një tingull të lehtë, si për në valle.

  4. #114
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Përsëri nata troket.......


    Disa qëmtojnë veç vështrime,
    Disa në disko, përqafim.
    E kritikoj ndërgjegjen time,
    Nuk është në gjëndje për sqarim.

    I them agimit hallerëndë,
    Sa vjet mbi shpinë më ke rënduar?!
    Sa orë në pritje,sa rrugë në këmbë,
    Sa puthje bosh kam eksploruar.

    Dhe përsëri nata troketë,
    Me zhurmë kali hingëllimë,
    E sertë era çan mbi retë,
    Me psherëtimë e drithërimë.

    Mbi shpinën time, rëndon bota,
    Si dëshmimtar kam Hënën lartë,
    E talla veten me ditë të kota,
    Mbi shpinën time s'pranova baltë.

  5. #115
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Mbështetu e gjitha tek mua......


    Mbi livadh je ulur si lule,
    Thëllëza mes gërxhit këndon.
    Shikimet tek mua i ngule,
    S'kujtohesh ti heqësh më von.

    Mbi ballë e mbi faqe baluke,
    Me gishta i prek i largon.
    Si vapa në dimër m'u zhduke,
    Si rrezia e hënës ndriçon.

    Fytyra të feks si një ëngjëll,
    Mëngjesi më fton në takim.
    Tek rruga më delje në ëndërr,
    Tek rruga, ku jeta s'ka kthim.

    Mbështetu e gjitha tek mua,
    Në gjoksin që rrahjet i njeh.
    Ç'planet na ka parë e përgjuar,
    Kanë qënur të gjthë për ne.

  6. #116
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Buzëqeshjen time kuptoje.......


    Buzëqeshjen gjithmonë e kam një,
    Të ëmbël,të freskët,kusare.
    Për ty e jap përgjithnjë,
    Pa kurthe,pa hile,pa pare.

    Bizëqeshjen time kuptoje,
    Ka raste që është dhe zuzare.
    Në raste të tilla largoje,
    Përndryshe e more për fare.

    Buzëqeshjen e kam të artë
    Dhe me ar buzët i kam larë.
    Për ty që syçkat mban lartë,
    Buzëqesh dhe me shikim të parë.

  7. #117
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Dhe pse të ndarë......


    E lashë shtëpinë e lartë dhe shpirtin tënd,
    Një jetë të re e nisa i dalldisur.
    Në vargje të ngrej lart,të sjell ndërmënd,
    Si një poet rrebel e mëndjekrisur.

    Dhe pse të ndarë,të ndarë të pa kuptuar,
    E di dëshirën,e njof huqin tënd.
    Për ato gjëra që s'jemi sqaruar
    Në shpirtin tim ti e ke një vënd.

  8. #118
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Çudi..........

    Tani për ty po vjen një llohë e ftohtë,
    Këtë e ndjeu zemra ime dje.
    Nuk është çudi - çudi është vetë kjo botë,
    Që të pathënat i ngre lartë mbi re.

    Gjer dje këndoje,ishje krejt e lirë,
    Lëvizje lirshëm,rrugve në qytet.
    Tani e mbyllur,qëndron në errësirë
    Dhe në padije ndërgjegjen tënde vretë.

  9. #119
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Ti vodha tiparet pak nga pak,
    Si astronomi kupes qiellore yjet..
    Gatuaj me to çdo këngë e çdo varg,
    Të bukura si ti,
    Zë ëmbël si fyejt!

  10. #120
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    "Të krihem në sytë e tu"

    Të kërkoj......


    Të kërkoj dhe në male dhe në dete,
    Në qiell,në dhe,në hapësirat pa fund.
    Të kërkoj se s'më thua ku vete,
    Të kërkoj se s'të gjëj as gjikund.

    I mërzitur rri, pas xhamit me perde,
    Ditë dhe natë lutem për ty.
    Të gjitha ti dhashë,ti më dhe veç derte
    Dhe prap' përpiqem, të të shikoj në sy.

    Njeri më të shtenjtë se ty s'mund të gjëj,
    Më të praptë njeri nuk e gjëj vërtetë.
    Ç'far të kam premtuar,ta dish se e bëj,
    Ç'far më ke premtuar bëje realitetë.

Faqja 12 prej 66 FillimFillim ... 210111213142262 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •