Bukur zoteri!
Bukur zoteri!
Marre shkas nga nje lajm i cuditshem per nje ish deputet socialist, qe mbante 10 vjet me rradhe nje bombe ne canten e tij, me erdhen ne cast keto vargje(qofte apo jo i vertete lajmi)
Granata e shpirtit
Ç'e kërkoni atë në çanta lëkure
Në qese plastmasi, apo kutira letre?
Ajo rri e fshehur pas çdo fytyre
Dhe shpirtit të njeriut ka gjetur fshehje.
Ajo shpërthen nga pak, prej shpirtit harbut
Nga pak të vret, prej gojës-banale
Dhe gjallë kur të le, nën dhe të fut
Dhe vdekur të rivret, më keq se në gjallje.
Granata e shpirtit, montim çnjerëzor
Shpirtit të njeriut që s'njeh ligjësi
Sa kohë një "i madh" sigurecën mban në dor
Një popull e çmend, nga i tmershmi shpërthim.
-----------------------------------------------------------------
Pasja e shpirtit është privilegj për trupin.
I nderuar Mondi!
Tashmë unë nuk befasohem nga fuqia e fjalës tuaj.
Por këto të fundit janë me të vërtetë të fuqishme
Granata e shpirtit, montim çnjerëzor
Shpirtit të njeriut që s'njeh ligjësi
Sa kohë një "i madh" sigurecën mban në dor
Një popull e çmend, nga i tmershmi shpërthim.
Respekte për ju i nderuar Mondi
Të falenderoj i dashur Kujtim e njëkohësisht të përshëndes me vargje..
Antirrethi
Jam brenda e jashtë rrethit
Në përmasën e rrethortë të paradoksit
Jam jashtë e brenda universit
Në qendrën e antiqendrës së Zotit.
Jashtësia e universit rrethor
Më tkur e më kthen në grimcë
Jashtbrenda s'ësht' veç një iluzion
E vërteta-antirreth i infinittë.
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Mondi ju pergezoj per shkrimet e shkrojtura.Panvarsisht se nuk jam çfaqur,por krijimet e tua dhe te gjith poetve ne forum kam gjetur kohe dhe i kam lexuar.Koha per mua ka nja 3-4 muaj ka qene shum,shum e cunguar.Te kunderten ne poezi e perdor bukur dhe figurat letrare teper te goditura.Te uroj krijimtari te pa fundme dhe pushime te mbara.
Tashme i dashur Riza, e perditshmja tone sa do e zene qofte, nuk na ndal dot nga futja ne forum e leximi i krijimeve te miqve forumiste. Te falenderoj qe mes kesaj kohe te nevojshme per tjeter aktivitet tendin, ndalesh, lexon e shprehesh me kaq dashamiresi. Une pushimet i kam me faza te vogla ditore, por te pranueshme per rrethanat e ketushme. Ne poezine me poshte do kuptosh vec mesazhit ne fund, edhe dicka nga kjo pune e imponuar nga keto rrethana absurde, por ekzistente ne emigrim. Gjithe te mirat pac ne keto pushime aktive.
Lehja e qenit
Sa kot lehin
Thosha dikur
Çfarë dufi nxjerrin
Me ham-ham, hum-hum!
Kanë gjuhën e tyre
Gjyshja më thosh'
Më kot nuk ngjiren
Nuk lehin më kot.
Kam netë roje
I vetëm mes qenve
Dremis e zgjohem
Nga gjuha e lehjeve.
Kam kohë i bindur
Për arsyen e lehjeve
Nuk është e shtirur
Si gjuha e njerëzve.
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Fare e thjeshte i dashur Plot. Njeriu ne shoqeri vihet ne nje rreth ekzistence dhe do s'do kujton se aty eshte thelbi i jetes se tij. Ne fakt ciklon kete ekzistence brenda kufijsh rrethore, qe si valet e ujit ne nje ene zgjerohen, por jo pambarimisht, pra kane nje kufi ndalimi bregor. Nga ana tjeter, edhe kush tenton daljen jashte ketij rrethi, ka rene ne gracken e nje rrethi tjeter, duke kujtuar gjithashtu qe ka arritur lirine e deshiruar. E verteta per mua eshte tek antirrethi, pra tek liria qe can hapesires e paterhequr nga forcat gravitacionale te rretheve-sfera. Paradoksi qendron ne ekzistenca njekohesisht e te dyja permasave, pra e rrethit ne univers dhe antirrethit. Antirrethi eshte vete pafundesia e hapesires ne drejtshmerine e saj pa fillim e pa fund. Pse atehere dhe njeriu mos tentoje kete dalje nga ky rreth qe imponon shoqeria njerezore qw me lindjen e sistemeve ekonomiko-shoqerore? Mendoj qe kur te arrihet kjo e verteta do dale jashte hallkave rrethore.
Nese dicka me shume kerkon per bisede e sqarim, mund te lidhemi me e mail.
Une te falenderoj dhe dua te theksoj ketu qe je i pari qe vec lexuesit, kerkon me tej, gje qe deshiroj te vazhdoje me shume ne forum. Koha e duartrokitjeve kote, apo ofendimeve tendecioze, nuk i sherben krijimtarise. Te pershendes sinqerisht. Miqesisht, Mondi
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Mondishall, faleminderit. Por me ndje, nuk kuptova perseri. Kur thashe sqarime, pata parasysh ca komentime poezish te huaja, te bera nga njerez te shquar, qe i kam lexuar neper libra. Ata bejne keshtu: marrin poezine dhe fillojne ta shkoqisin varg me varg. Por duke mos perdorur me te njejtat fjale si ne poezi. Perdorin fjale me te thjeshta dhe te shkoqitura me bukur. Megjithate, falemnderit, thjesht isha kureshtar.
Krijoni Kontakt