I dashur Adem! Lexoj c'te flet shpirti dhe vertet emocionohem. Te jesh i lumtur mik qe je vetvetja, por kursesi me jetese stinore. Ndjehesh keshtu sepse he per he kjo jete ka me shume qenie jashtvetes se tyre, por kjo s'ka per te qene e perjetshme per ta.
Pac shendet dhe fryme krijuese pa mbarim. Perqafime, Mondi
Jane vertet disa caste, i dashur Agim, qe kur i kerkoj si gjej dot dhe kur i "harroj" me shfaqen papritur. Atehere vertet ndodh dicka tjeterlloj ne te jetuar e shkruar, e shkurter vertet, por e magjishme. Se sa kalohet kjo gjendje ne vargje, eshte tjeter gje dhe vetem lexuesi mund ta percaktoje. Une te falenderoj qe shprehesh per mire. Perqafime, Mondi
Nuk e kam zakon i dashur Xheladin te balancoj mendimet dhe vleresimet mes miqsh. Nuk me ka pelqyer kurre ky formalitet i siperfaqshem. Por ama them nje te vertete te padyshueshme, qe ketu ne forum klikimi i kompjuterit me con menjehere ne Letersia, me pas ne Poezia e menjehere ne krijimet e miqve forumiste, ku ne rastin tend, vec temave te meparshme, ndalem ne ajo qe ka hapur mik Rizai me poezi nga libri i fundit. Hyme pra pa ftuar ne sofren e njeri-tjetrit dhe e gjejme shtruar gjithmone. Nuk duam ama te behemi te besdisshem me urime pa fund, por shijojme ama gjithshka e ne fund themi me kenaqesi, "Te lumshin duart!"
Te falenderoj qe dicka nga sofra ime te pelqeu. Gjithe te mirat te uroj ne shendet dhe krijimtari. Perqafime, Mondi
Abstraksion real
Gropat e syve - dy gojë
Gropa e gojës - një sy
Këmbët me duart ndrojnë
Jashtëqitja e zorrës, në fyt.
Fjalë të gojuara në dy
Shikim i gjysmuar në një
Këmbë në ajër, kuturum
Duar që s'bëjnë dot gjë.
Oh, ç'qenie e përçudnuar!
Jashtëqitje e abstraksionit real
Gafë e krijimit të mbaruar?
Apo ende krijim' i pritur, s'ka ardh?
---------------------------------------------------------------
Duke u përpjekur për ekzistencën e përhershme, njeriu zgjat më shumë ekzistencën e përkohshme të tij.
Të falenderoj dhe përshëndes, pranvera bica, me pak vargje...
Paradoksi i fjalës
Më shumë se asgjëja
Se gjëja më pak
Më e plotë se e tëra
Dhe pjesëzë prap'.
Më lart se maja
Se rrëza më poshtë
Paradokse fjala
Që flet dhe s'thotë!
---------------------------------------------------------------
Duke u përpjekur për ekzistencën e përhershme, njeriu zgjat më shumë ekzistencën e përkohshme të tij.
Mondi! Meqe je ne linje te pershendes edhe une!
Krijoni Kontakt