Me shiun, pa shiun...
Mendimet ç'mi qulli
E trupin s'ma lagu
Shikimin ç'ma mbylli
E sytë ç'mi hapi.
Me gjakun ndër vena
Rrëkerash rrjedh
Ujvarë tek zemra
Shpirtin ma kthen.
Në unë i shndruar
Dhe unë në shi
Mes lotësh bashkuar
Nga retë në shpirt.
Kur reja mbaron
Shkarkimin e saj
Ujvara shteron
Dhe shpirtin ma than.
I bërë thatësirë
E thatësira unë
Mes etjes së mpirë
Për një pikë ujë.
Me shiun, pa shiun
Kësaj bote endur
Jetoj njeriun
Ende të pagjetur.
---------------------------------------------------------------
Duke u përpjekur për ekzistencën e përhershme, njeriu zgjat më shumë ekzistencën e përkohshme të tij.
Krijoni Kontakt