Close
Faqja 11 prej 90 FillimFillim ... 9101112132161 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 892
  1. #101
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    Po t'a kishit pak idenë e historisë, sikur të njihnit historinë në minimum nuk do t'a ndotnit temën me këso pallavra jo kurejsh jo arabë. Po flasim për fiset shqiptare këtu.

  2. #102
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin
    Edhe ky liber flet per fiset,"Puka qe ne lashtesi" nga Xhemal Meqi"botoi geer 2003 Tirane.

    Faleminderit Feqi.
    Do te interesohet ma gjeje kete liber qe me te vertet duhet te jete shume ineteresant.

    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  3. #103
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Ndali kuaj ti shoq. Ne po na del fisi Gash Afrikan.


    "Raporti i te deguarit Austriak Joseph Krmpotich, ne 1788 tregon se ne kete date te gjitha tribet ishin Shqiptare Katolike. Duke folur per mungesen e beses se Malazezeve ai vijon: "Shume me teper mund te mbeshtetesh ne besen dhe kurajen e katolikeve te Berda, te te shumteve Pjeshevtzi, Bijelopavlitch, Piperi, Kuchi, Bratonovich, Vasojecichi, Drekalovitchi, Klementi (Kelmedi), Hoti dhe Kastrati." Ky eshte nje dokument shume i vlefshem pasi sot pervec Klementeve (Kelmendeve, Hotit, Kastrateve, dhe nje pjese te Kucit/Kuqit te tere jane Ortodokese dhe Serbofone.

    Pasi u aneksuan, filloi Serbizimi me dhune. Hoti dhe Gruda ju dorezuan armikut ne 1913, dhe tani po bluhen ne mullirin Serb. Asnje shkolle ose liber Shqip.
    ."

    Per Vasojevichet thote psh se gjenerata e fundit e grave te tyre vishte kostume te malesise se madhe. Patriarku i ketij fisi quhej DEDE, dhe ne rekorded e kishes katolike gjendet si Dominik. Kreret e kesaj tribe moren pjese ne atentatin kunder Kral Nikoles ne 1907 dhe provokuan lufterat e 1912-1913. Disa nga nga anetaret e kesaj tribe u bene krere e propaganeds Serbe ne atehere territorin turk.

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e Humanisti
    Anëtarësuar
    03-05-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    278
    Koleg te nderum qka jau merr mendja te flasim per historine e fiseve se si jan formu dhe ku jan formu se pari, si jan shpernda.
    Une ne temen time te diplomes kur kom shkru per Antroponimin e Kosoves gjat mesjetes e kom fut si element fisin e Berishajve i cili permendet ne Krisobulat e Manastirit te Deqanit dhe te Kryeenjgujve ne fshatin Mushtitsht me emrin " Fusha e Berishes " apo ne gjuhen cirilike " Berishin Dol" poashtu permendet edhe fisi i Kuqit dhe te tjera.
    A din kush diq per fisin e Berishes ma shum?!

  5. #105
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Po ndalem ne nje fis (pleme) te vecante: Moratchka:

    Plemeja e Moratcha, simpatizante e Serbeve pe rnje kohe relativisht te gjate, ka ne pronesi mansatirin me t evjeter ne keto ane- te themeluar sic thuhet, ne shekullin XII nga Vuk, zot i Zentes, dhe djali i vogel i Stefan Nemanjes, i pari ne linjen e gjate te mbreterve Serbe.

    Eshte intersant fakti se afresket jane ri-lyerje e nje pune te me te vjeter. Dera e brendshme ngjan si Turke.Qyteti i vogel i Kolashinit eshte ne Moratcha, nje keshtjelle e fortifikuar turke deri ne 1858, gje qe deshmon se governanca Malazeze ne kete disktrikt ishte me shume nominale se sa aktuale. Tribet ne fakt i paguanin harac Turqise, ndonse jo shume rregullisht.

    Kolashin eshte Ship per Kol ne Shen Nikola, pa dyshim patroni shenjtor i shiptareve katolike te cileve u takonte. Ne 1858 thote balada murgjit e manastirit te Moratchas shtyne vojvodet lokale te sulmojne Kolashinin.Te udhehequr nga vojvoda Novitz Perovich, tribe te Vasojevitchit, Bratonozhitcit, Rovatzit, Moratchas dhe Drobnajzit e sulmuan qytetin e vogel nga dy krahet, e dogjen dhe plackiten, dhe moren me vete 100o koke, pra e shuan popullsine mashkullore. Distrikti u be keshtu Malazez.

  6. #106
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Berisha i takon Grupit te tribeve te Pukes.Nje grup i rendesishem, dhe nje nga popullatat me te vjetra. Mund te thuhet qe Brrishaj jane indigjene dhe kane emigruar shume pak.

    Berisha- Merturi.
    Berishat deklarojne s ekane qene gjithmone ne trojet ku jetojne edhe sot. Mendohet s eme pare ata shtriheshin edhe me gjere, po se u shtyne dhe larguan nga pronesite e tyre prej fiseve Iballa dhe Thaci mbase aty rreth 1270-1370. Merturi u nda nga Bersihat rreth 11 gjenerata me pare. Edhe ne ditet kur ky clan bente pjese ne Mbreterine Serbe, nuk ka asnje emer sllav ne kete territor, ndersa dy emra Sokol dhe UK jane te vonshem. Si Gruda edhe Kuqi/Kuci e kane origjinen nga Berishajt.

    Merturi thuhet te lidhej me emertimin Romak "Merituri", por studime nuk jane bere ne kete pike. Romaket kishin nje rruge permes ketij distrikti qe kalon ne vende si Valbona dhe Apripa. Berisha-Merturi jane te gjithe katolike.

  7. #107
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Ne grupin e Postribes (Mazreket, Drishtet, Shlaket, Summat) po ashtu kemi nje tribe interesante me dy bajrake: Dushmanin.

    Kjo tribe Katolike perbehet nga Temali dhe Dushmani.Dushmnai e merr emrin nga kryetari familjes qe sundoi ketu. Ne 1403 "Goranimus, Damianus, dhe Nenada, vellezerit Dushmani, Zoter te Polatit te Ulet" ofrohen si subjete te Venedikut dhe japin besen me kusht qe Venediku t'u siguroje posedim te tokave te cilat qene sulmuar nga Turqit. Venediku i sigurte per "famen dhe virtytin e tyre" u siguron tokat, mallrat etj ne keto territore. Por ne fakt, Venediku ishte i lumtur te kishte cdo tribe qe do te bllokonte Turqit per te mos arritur ne Shkoder. Kjo tribe eshte shume e vjeter. Logariste rreth 160 shtepi.

    Summat.Tribe katolike ne te majte te lumit Kir. Ky emer del ne nje dokument te Car Dushanit ne 1335 i cili i jep manastirit te Decanit, mes disktrikteve te tjere edhe "katunin Shqptar , Tuzi" si edhe nje numer shiptaresh te pafat "Petrus Summa, Mataguzh -fashti Mataguxh u dogj nga Malazezet ne 1912- me vellezerit Laz dhe Prijezda...Progon Mira, Marcus Summa etc." Ndonese tribja e sotme e Summes thote qe vjen nga Mirdita, meqenese Mirditoret nuk kishin zbritur ketu ende aty ne fillimet e shekullit 15, dokumenti i vitit 1335 deshmon se "Summat" qene nje popullate shume me e vjeter. Tere keto tribe bekne pjese ne dioqezen e Pulatit.

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e Humanisti
    Anëtarësuar
    03-05-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    278
    Citim Postuar më parë nga javan Lexo Postimin
    Ne grupin e Postribes (Mazreket, Drishtet, Shlaket, Summat) po ashtu kemi nje tribe interesante me dy bajrake: Dushmanin.

    Kjo tribe Katolike perbehet nga Temali dhe Dushmani.Dushmnai e merr emrin nga kryetari familjes qe sundoi ketu. Ne 1403 "Goranimus, Damianus, dhe Nenada, vellezerit Dushmani, Zoter te Polatit te Ulet" ofrohen si subjete te Venedikut dhe japin besen me kusht qe Venediku t'u siguroje posedim te tokave te cilat qene sulmuar nga Turqit. Venediku i sigurte per "famen dhe virtytin e tyre" u siguron tokat, mallrat etj ne keto territore. Por ne fakt, Venediku ishte i lumtur te kishte cdo tribe qe do te bllokonte Turqit per te mos arritur ne Shkoder. Kjo tribe eshte shume e vjeter. Logariste rreth 160 shtepi.

    Summat.Tribe katolike ne te majte te lumit Kir. Ky emer del ne nje dokument te Car Dushanit ne 1335 i cili i jep manastirit te Decanit, mes disktrikteve te tjere edhe "katunin Shqptar , Tuzi" si edhe nje numer shiptaresh te pafat "Petrus Summa, Mataguzh -fashti Mataguxh u dogj nga Malazezet ne 1912- me vellezerit Laz dhe Prijezda...Progon Mira, Marcus Summa etc." Ndonese tribja e sotme e Summes thote qe vjen nga Mirdita, meqenese Mirditoret nuk kishin zbritur ketu ende aty ne fillimet e shekullit 15, dokumenti i vitit 1335 deshmon se "Summat" qene nje popullate shume me e vjeter. Tere keto tribe bekne pjese ne dioqezen e Pulatit.
    Javan te dhenat jane interesante.
    Do ishte mire te CITOJE te dhenat prej nga i ke lexuar, sepse do pasuroje veten dhe koleget forumist.

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e Humanisti
    Anëtarësuar
    03-05-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    278
    Millan von Shufllaj, Mark Tirta dhe Selami Pulaha kan shkruar per fiset shqiptare gjate mesjetes dhe periudhes osmane, cili eshte nga keta?

  10. #110
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-03-2009
    Postime
    633
    Berisha ,shala,gashi, {] kuqi ,krasniqi,kastrati,{[ kelmendi, hoti,gruda, {{hasi thaqi ,morina,{[keto fise jane SHQIPETARE,kure martohen ndermjet vedi e kane specifiken e vehte,kure sundojne kane specifiken e vehte,5 fise Kosova 7 Mirdita disa prej fiseve jane aqe te vjetra sa nuke mundet ase historia te hyje mbrenda, tashe mundeni me ja fute si te doni,mirepo keto te dhana jane te vitit 1700,cilat fise qfare fise ,ju fillozofoni sa te doni,te perkujtoje edhe nji here se keto fise nuke jane vetem te malesise dhe te kosoves,pore te krejte shqiperise dhe krejte mediteranit,e ju mundeni ti hasni ne emra te ndryshme mirepo thelbi gjithmone jete shqipetare ,librin per Shkrel bytyqi ,qe ashte shkrue ,mire qe e ka shkrue,pore,ciln fise do ta perjashtojshe per ti futur ne numrin 12,?dmth te shtrembojshe historin,zotni kreksi une nuke baje gabime ne K dhe ne G se nuke jame i pit dru pore jame i qpite,pa dyshim ,ENDE je tue lype KOSOVEN dhe MILOSHIn?Drenica nuke dine histori,pore dine te luftoje,dhe une e kame shetitur krejte Drenicen,dhe monumentet qe ka DRENICA jane te paprekura jane FANTASTIKE,pore kishe deshirone ta baje drenicen turistike,luftaret nuke munden asgja te bajne,dhe nuke kie si te ja bajshe,sepse atje ashte veshtire dijetari te deportoje,sepse ata jane dijetare dhe filozofa te medhej,sa qe e banen SKENDERAJNE me 60 mije banore dhe asnji fabrike dhe krejte te papune,qyteti pa plane pa pune nuke kane jete te gjate,do te shkatrohen neqofse nuke kane punesi nejse ketu ashte llafi tjeter.

Faqja 11 prej 90 FillimFillim ... 9101112132161 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  5. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •