daniel00--- Policia shqiptare qe ne fillim te sezonit te pushimeve dhe shtimit te numrit te turisteve duhet te merrte masa per sigurine , sidomos ne periferite ne fshatra ne zona malore i dine vete , kurse shteti leviz vetem mbasi ndodhin krime
Organet kompetente duhet ta kishin menduar këtë më kohë
Përshëndetje F.SH
Nëse unë kam ofenduar dikë atëher i tërheq fjalët. As kam ofenduar absolutisht asgjë, thjesht më erdhi keq, që dikush hedh balt për të gjithë Shqipëtarët dhe i kategorizon të gjithë si ato kriminela. Ne jemi ato Shqipëtar që kur kishit nevojë ju hapëm derën dhe ju futëm në shtëpi pa asnjë lloj interesi, tani jemi ne ato kriminela që vrasim dhe vjedhim. Mund të shprehet njësojë si K.i EPERM, që e përgëzoj për postimin. Nuk po pres unë ta vlerësojm atë akt kriminal, po të mundohemi të flasim me diplomaci dhe jo me verbërizëm të pakontrolluar.
Raste ekstreme ka prej dy aneve, qe fyejne e shajne, sepse jane njerez qe nuk e njohin as veteveten. Edhe une jam qe te merremi me rastin dhe mos te shahen tere shqiptaret se e di qe ka njerez shume shume te mire atje, qe i njohim edhe familjarisht, mirepo edhe ne Kosove ka shume njerez te mire. Me mire te kishte pasur me teper njohje sesa diplomaci mes nesh, mirepo une kam pershtypjen se me shume duam tia njohim anet negative njeri-tjetrit, sesa pozitive. Une besoj se ata shqiptare te Kosoves qe ua keni hapur dyert gjate luftes ju jane shume mirenjohes! Tung
Unë nuk e di ku keni ndenjur Ju i nderuar. Unë kam mbajtur një familje shum të njohur në Kosovë, po të them dhe emrin, ka qënë drejtor i përgjithshëm i Telekomit Ali Gagica, kanë qënë 12 veta pjesëtar familje. Dhe kam një respekt të veçant, dhe familjarisht shkojë për vizit në Prishtin. Po ashtu na kthejn dhe ato vizitat, po nuk mbaj mend që familja ime ti ketë marrë 1 markë atyre. Dhe kemi jetuar si një familje e përbashkët në një moment të vështirë dhe krize. E kaluam dhe tani jemi të pandarë me njëri tjetrin.
Jam plotësisht dakord, dhe nuk ofendova apo ula njeri, po e them dhe njeher. Sepse unë njoh shum familje Kosovare, kam shum shok që i mbaj lidhjet dhe takohem. Për mua ka rëndësi që më respektojn ato njerëz që njoh, po se çfarë mendojn disa nuk më hy shum në punë. Ashtu siç ka mirënjohje nga ana juaj, ka dhe vlerësime këtej nga ana jonë.
ore nuk i kuptoj ca njerez....po tha nji kosovar gje te keqe esht serb po tha nji shqiptar i shqiperis dicka te keqe o grek a jeni ne metro ju apo nuk jeni....leni njerzit te japin mendimin e vet dhe pse nuk ju pelqen po mos ofendoni ju lutem....shkruni mendimin e juaj qe jo nuk esht keshtu ose ashtu po jo te kaloni ne ofendime dmth e kom fjalen ke kjo ti grek e ti serb se esht ofendim i rend per te dy palet....
dhe kan dal ca jashte teme qe japin komente pa lidhje...amon mer fshijani se na lujten menc...
Ndryshuar për herë të fundit nga Tironcja_BLN : 07-07-2009 më 18:48
Kukës: Persona të panjohur plagosin me armë zjarri shtetasen kosovare, Makfire Berisha
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, dy grabitës të pamaskuar në dalje të qytetit të Kukësit, në vendin e quajtur Ura e Rexhepajt, kanë plagosur me armë zjarri në këmbë Makfire Berishën, shtetase e Republikës së Kosovës, e cila së bashku me dy fëmijët dhe vëllain e saj po udhëtonte në drejtim të Durrësit. E plagosura është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet e shtruar në Spitalin e Kukësit, përderisa policia të sqarojë rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Sipas të dhënave të dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes dhe të personave që bashkudhëtonin me të plagosurën, dy persona të armatosur kanë ndalur automjetin dhe kanë tentuar të rrëmbejnë djalin 8-vjeçar të Makfire Berishës.
Në përleshje e sipër, atë e kanë qëlluar me armë zjarri dhe e kanë plagosur Makfiren në këmbë, e cila më pastaj u shoqërua në spitalin e qytetit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që policia raportoi me vonesë për këtë ngjarje.
Sipas njoftimeve nga Kukësi, policia ka arrestuar një 15 vjeçar me inicialet K.S. që mendohet se është një prej autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Në qytetin e Kukësit kanë shkuar edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë të Shkodrës, të cilat kanë marrë detyrën e sigurimit të rrugës së vjetër Kukës-Durrës, ndërsa rruga e re do të jetë e mbyllur deri të enjten për shkak të kryerjes së disa punimeve të prapambetura në tunelin e Kalimashit. / Asllan Bajrami/
| s.b & RTK staff |
07 korrik 2009 - 16:14:36
Kriminelet duhet te marrin denim maksimal, jo te dalin pas tre muajesh ashtu sic ndodh ne Shqiperi.
Kosovaret na sjellin leke, ndersa ne i presim me plumba.
Krijoni Kontakt