Close
Faqja 151 prej 153 FillimFillim ... 51101141149150151152153 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,501 deri 1,510 prej 1521
  1. #1501
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    Homazh per ETIEN DILON



    HOMAZH PĖR ĖNDRRĖN E PĖRGJAKUR
    (ETIEN M. DILOS nė pėrvjetorin e parė tė ndarjes nga jeta)

    (Nga Jorgo S. TELO)

    Shkoi njė vit qė pragu Dilo provon zinė e papėrmbajtur.
    Shkoi njė vit e shpirti Dilo hesht mbi ėndrrėn e pėrgjakur.

    Hidhni sytė nė Kokojkė. Rri e zhytur nė trishtim.
    Ndjen mungesėn e Etienit, ėndėrrtarit nė amshim.

    Gjiri Bambullit te lumi ndjen shtrėngim tek bambullon.
    Lotėt e familjes Dilo grushte – grushte grumbullon.

    Shihni pran’ Llagaturatit, si drithmon der’ e shtėpisė.
    Hidhni sytė pėrmbi strehė, si rėnkon kulmi i ēatisė.

    Drithėrima, psherėtima prej dėnesės sė pashterur
    - Ē’do kėtu, o Etien djali? – vikat nėna zemėrtherur.

    - Ē’tė tė flas, o mėm’ e shtrenjtė? Ndoshta mė dėrgoi malli.
    Ndoshta mė dėrgoi Zoti. Boll po vuaja pėrsėgjalli…

    Jeta jon’, o mėm’ e dashur, kurrsesi nuk quhej jetė?
    Tėrė kohėn buzėplasur, shpresėhumbur, tė paqetė.

    Tė kujtohėt, mėm’ e mirė, sill ndėrmend si mė le mua!
    Dhe durimi humbi durimin, kur liria na u privua…

    - Sterra un’, bir, ē’tė ka gjetur, s’na u ndanė kėto dhimbje!
    - Po, moj nėnė, pranuam dhimbje, sepse kishim tjetėr bindje.

    Dhe qėndruam tė paepur, siē qėndron njė qendrestar.
    Pėrmes dhimbjesh mbijetuam. Kurrsesi s’u hoqėm zvarrė.

    Kishim ėndrra e dėshira pėr njė tjetėr Shqipėri
    Porse shpresat na u vranė nga e keqja egėrsi…

    E di mirė babai i mirė, ē’hoqi pėrmes izolimit…
    Po ti, mėmė, ē’i ndjeve jetės; veē pėrbuzjes, masakrimit?

    E di mirė motra e vetme si iu vranė ėndrrat e bardha.
    Mirė e dinė dhe vėllezėrit, si prej tyre unė u ndava…

    Etien isha, etje kisha, pėr tė nxėnė dije pareshtur.
    Etien isha, etje kisha, pėr tė folur, pėr t’mos heshtur…

    Pėr tė folur pėr familjen e pėr gjyshin kryesipėr
    E pėr gjithė xhaxhallarėt tė dashuruar me dritėn.

    U larguan tė vrerosur xhaxha Jani me Orestin.
    Nėn rregjimin e pangopur ata kurrė s’mund tė ecnin.

    Dhe tė tjerėt pėr lirinė e shkallmuan krejt rininė.
    Nuk u trandėn nga xhelatėt jetėvrarėt xhevahirė.

    Nuk harroj hallat e mira tė urta e shembullore
    Viktorinė e Fevroninė – njė e dijes, njė punėtore.

    xxx

    Ē’gjėm’ e zez’ nė dhe tė huaj e rrėmbeu tė mirin burrė?
    Si Mihali dhe Kaliopi tė tillė kob s’e prisnin kurrė.

    …Shkuan vite prej masakrės… e ēdokush kryet i ngriti.
    Porse ikja e Etienit, sėrish kokėn ia uli fisit…

    Burrė qė s’e njihte vesin, mbushur vetėm me virtyte.
    Pėr tė nxjerrė librin e parė , shihte Foni se si ngutej.

    Profetike ajo ngutje, apo veē njė parandjenjė?
    Vrulltaz punonte pėr librin, veē atė kishte nė shenjė…

    Pėrkushtuar nė qėmtime, zhytur n’punė pa zhurm’ e bujė;
    Si symbol i modesties, nuk i reshti mendja kurrė…

    Ec e ec nė gjurmė tė gjyshit, kushedi ku do kish mbėrritur…!
    Porse fati… eh, ky fati shpesh vepron si i marrisur…


    Admirimin qė kish Foni pėr vėllanė e menēuruar;
    E shpreh sot kur mban ndėr duar librin e Tij tė pambaruar.

    Si vėllezėrit dhe Donika nuk u zėnė fjalėve besė;
    Si mund tė vriste makina atė burrė qė kish kujdes…!

    Kish kujdes kur ecte rrugės thellėsisht duke u menduar.
    Vetėm librin kish me vete, njė dėshir’ tė pėrshpejtuar…

    Ashtu ulur mbi kompjuter e kujtojnė qė tė gjithė
    Pamje ėmbėl, plot virtyte… diē t’i jepte Shqipėrisė…

    Donte t’fliste sa mė qartė pėr “tė drejtėn e burgosur”
    Pėr gjith’ dhimbjet njerėzore, qė pėr Tė s’kishin tė sosur…

    Zoti i Madh e mori pranė, larg prej dhimbjesh tokėsore
    Duke marrė njė brilant, i dha poste engjėllore…

    Gjithėsekush ballė shtėpisė e ndez pėr Ty njė qiri
    Gjyshin ke aureole, krejt njė fis tė mban nė gji.

    I pavdekshėm, je Etien, mė e ndritshmja shėmbėlltyrė.
    “Prehu qet!” – tė gjith’ tė thonė. “Shijo paqe, Etieni ynė!”

    Gjirokastėr 04.06.2009



    AKROSTIK* PĖR ETIEN DILON
    (Me rastin e njėvjetorit tė vdekjes)

    (Nga Jorgo S. TELO)

    Eh! – ē’po pasthirrmon njė penė, -
    Tani… ē’dorė mua do tė mė mbajė?
    Imzot, ku mė je? Ku je, shpirtzjarrti Etien?
    Etien, qenke ngjitur nė yllnajė.
    Nuk vij dot tek Ty. Ti tek unė s’vjen…

    Ditė pėr ditė po tė presin zemėrdjegur, mallzhuritur
    Ike Ti… ike pėrgjithmonė…po kė le pas?
    Le motrėn e vėllezėrit. Le Eftalinė, Eldėn, Eljon trup-e-shpirtdrobitur
    O, ē’pėrvėlimė zemre u shpure babait e mamasė…!

    • Akrostik = lloj poezie kur gėrma e parė e ēdo vargu formon njė emėr e mbiemėr tė pėrcaktuar.

    Gjirokatėr, 04.06.2009

  2. #1502
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Shkruan EVI KOKOSHI (Mesuese - Vlore)


    Me rastin e 1 vjetorit tė vrasjes

    "ETIEN DILO- NJE SHEMBELL , NJE MODEL VETSAKRIFIKIMI EKSTREM PER NJE IDEAL TE LARTE"
    Petro Zheji

    ...”Ishte burrė - burrė i besės
    Ishte fjalė - maturia
    Ish i drejtė,i ditur
    Ishte vetė MIRESIA! (Eduardi

    Pikėllim tė thellė pėrhapi lajmi i papritur qė,ra si bombė: ETIEN DILO s’ėshtė mė! Zi e madhe pllakosi ne fisin e ILIA DILO SHEPERIT, JANI DILO-s e mė tej. Gjithēka mbaroi me njė fund tragjik né dhé tė huaj: U bėnė tre nipėre te tyre,qė dhanė shpirt ne kete vend tė huaj. Vangeli,Vasili dhe Etjeni .Tė tre kusherij tė parė.,intelektuale tė mirefillye , ikėn papritur dhe pa kujtuar ashtu si ikin shpirtrat e mėdhej atdhetarė. Heshtja u la pas fisnikėrine dhe madheshtinė” Ja si thotė , I MADHI PETRO ZHEJ…
    “Etieni tregoi ne jete nje stoicizem dhe heroizem te rralle . Dhe une si shume te tjere, e admironja per kete si dhe per te tjerat virtyte., e per ndjenjen e nje misioni per te kryer ne jete, ai punoi nate e dite dhe me shpirt ne dhembe…e kujtoj si te gjalle kur vinte …per problemet e librit, gjetjen e dokumenteve (qe ja fshihnin dhe e mundonin me sot e me nesėr pafund)” -
    Po,nuk mund tė kuptohet si mund ta godiste makina atė Etien ,qė ecte tėrė kujdes anėve nga gjymtimi e duke mbajtur me vehte librin e papėrfunduar….pastaj shtrirė me fytyrė nga qielli si i rregulluar nga ZOTI ! e diku tutje libri i papėrfunduar qė,autori i ndjerė tė mos lodhej mė tej me tė! Akoma s’mund t’a besojmė qė s’ėshtė mė Ai qė me aq pėrkushtim pėrpiqej ti jepte Zagorisė,Kosovės…gjithė Shqipėrisė diēka tė re .Nuk mund t’a pranojmė qe Ai, qė nderoi forcėn, rezistencėn e shpirtit njerėzor tė mos jetojė..., tė iki e tė lėre pėr jetė SHQIPERINE qe e deshi aq shumė! Zoti e mori se donte ta kishte pranė, a edhe sepse ndofta donte ti kursente vuajtje tė tjera edhe mė tė medha... Sjelljet e Tija tė nderuara,ndjenjat e tija fisnke dhe patriotike e mbajne lart ne sy te njerėzve dhe tėrhoqėn mbi tė, dashurine e respektin, e me lajmin e papritur….derdhėn pa dyshim lot hidherimi..
    ” Sillem rrotull né jetėn e ditės dhe papritur mė del fytyra e ėmbėl e Etjenit ! Nuk mė besohet se Ai s’ėshtė mė! Nuk mė duket e mundur ! Me sa duket toka pati nevojė pėr njė bukuri shpirti,dhe qiellit i duhej njė shpirt ėngjėlli ! –shkruan shkrimtari Agim Shehu-Ai qe miku i rrallė dhe vallai im po aq i shtrėnjtė,me cilėsitė mė tė mira njerėzore qė mund tė ketė njeriu... E mendoj pėrkulur mbi kompiuter,ti jepte Shqipėrise dhe njė deshmi pėr atdhetarizmin. Tė gjitha i bente me mundimin e sėmundjes . Kjo e afronte me KRISHTIN qė vuante pėr tė tjerėt duke pėrballuar dhimbjet e veta…
    .. Lum kush ikėn si njeri ėngjėll . E them kėtė jo si ngushėllim po si tė vėrtetė. Pėr kėtė tė jeni krenarė,.. dhe ėshtė e mjaftushme,qė duke ndjerė dhimbje tė thellė sigurisht ,tė ndjeni dhe krenarinė e njeriut pėr fisin aq shqiptar dhe njerėzor qė keni… Jam i bindur qė ne s’pati njeri pranė,kish me njė herė Perėndinė qė i ka zgjatur dorėn pėr né qiell:”Eja me mua,biri im!Ajo botė ėshtė marrosur e nuk ėshtė pėr ėngjė si ti” !
    . E mori dhunshėm,e me kėtė Etjen brilland deshi tė linte pas mendimin tė mos harrohej se,kur tė DREJTEN e kanė burgosur(si pėr MEMEn e tij-KALIOPI DILO vrarė e masakruar barbarisht te pragu i shtėpisė-.e ngjan sikur ILIA DILO SHEPERi pėrsėri do ngrihet nga varri,e,kėsaj here do kėrkojė shpagim nga pishtaret e demokracisė :” AKOMA I PATHARE GJAKU NE PRAGUN E SHTEPISE SIME” ‘?!) se, e kanė katandisur Drejtėsine tė vrasė Drejtesine,tė kthyer né azil tė mizorisė,tė padrejtėsisė.
    “ Psikollogjia e padrejtėsisė- thoshte Etjeni--. .krim me uri neroni ,pjell jo vetėm kėlyshe tė zakonshėm po,dhe kėlyshė tė ēoroditur..qė me tė dy duart mbajnė kambanėn e vdekjes dhe balli u lexon g e n o c i d- qė, tė harrijė ngjer atje tė behen varre me shumė kate”.. E,gjithēka mbaron me njė fund tragjik”NE NJE BOTE QE LIND E NUK LIND DOT” si e ka tė titulluar librin e vet, Etjeni qė kurre nuk u druajt né ēdo rast tė shfaqte mendimet qė i diktonte zemra e Tij e pastėr,mendja e tij e kthjellėt,ndjenjat e tija tė kulluara qė e shtynin pėr tė mire tė Atdheut,ketė burre tė vyer te Shqiperise. Komunistėt shkumėzojnė qė dinjitetin e merr Demokrati i vėrtetė se,ėshtė aty jetė e trimit , e burrit tė kombit dr. JANI DILO (qė pati njė vdekje tė dyshimtė). Nje testament i guximshėm jeta e Tij ,pėr detyrat e tė drejtat e ē’do shqiptar.Njė jetė e shkrirė pėr SHQIPERINE: ”Bota ėshtė e atyre qė digjen ,dhe jo e atyre qė ngrohen. “ Frikacaket e historisė u besojnė pėrrallave qė i kane sajuar vetė.,edhe pse si minj lėshojnė anijen né fundosje..
    Historia ėshtė e gjallė. Peshėn e industrisė ēnjerėzore e mbanin dhe e mbajne tė deklasua rit ,shqiptarėt e vėrtetė,njerėzit fisnikė si mėsues Etjeni, si familja Dilo qė hoqi mbi kurriz te saj si rrallė kush tjetėr me pasoja vdekje- prurėse ,njerėzit e saj mbi tė gjitha patriotė e shqiptare tė vertetė, si dje né atė regjim shtazor e mė mizor qė ka ekzistuar ndonjeherė e sot qė vazhdon pėr inerci dhe me dinakeri né trajta mė tė holla edhe mashtruese.
    Nė yllėsinė e tė mėnēurve,tė sheperjotit tė paepur,ETJEN ndriēon né njė hapėsirė tė madhe,duke na lėnė pas njė libėr tė vlefshėm, qė duhet ta ketė né bibliotekėn e saj ē’do familje shqiptare,njė dhimbje tė madhe..,po edhe njė krenari mė shumė.”Ai na la mbrapa shėmbullin e Njeriut me -shkruan sheperjoti Jano Duda-figura e tij,shembull pėr gjithė ne tė rijtė.”Dhe, ETJENI ėshtė njė pasqyre pėr kėdo qė tė shikojė vehten .Si jam unė? Dhe si duhet tė jem ?
    Dhimbja ėshtė e madhe. pėr tė gjithė. U fik njė jetė qė mbylli njė sintaksė tė bukur,njė morfollogji vitale ,njė buzėqeshje e embėl si dielli buze njė reje,njė buzė qeshje e spikatur te ajo fytyrė tėrė dritė..Sa mė shumė kohe do kalojė aq mė shumė do na dhembė plaga né shpirt nga boshllėku i Etjenit . Pėr Tė asnjė sakrificė nuk ish e madhe,”Kush ka luftuar-thosh- me vuajtjen e vėrtetė,ka mė pak frikė nga kjo” se:
    Malet mbeten MALE
    Edhe kur i zene me gure:
    Kur i qellojne me top
    Ata shkelqejne me shume
    ( Etien Dilo, poema Sheperi 1945-2005)

    .Model i komunikimit,Etjeni,i shpirtit tė gjėrė dhe tė bashkėbiseduesit tė mėnēur, na bėhet sikur ja degjojmė zerin e qetė :
    ”Me frikė nga njerėzit- bėhesh i dobėt, jeto me frikė perėndie. e bėhesh i fortė.”
    Fliste Etjeni … e dukej sikur dielli ngrihej mė lart.: Boshllėk te pazevendesushėm krijoi ikja e Tij pėr kedo qe ja njihte vlerat!Sa shume kishte per tė thėne! Tani…Ai po na flet me veprėn e Tij,.Me pėrjetėsine e paharrimit qė diti te krijojė ajo mprehtesi te gjykuari e zhdervjellėsi mendimi .Ai qe i mbyll dyert sot DREJTESISE ,do ngrihet nesėr duke mardhur Per te fituar ne jete-theksonte-nuk eshte nevoja te shkaterrosh tjetrin perkundrazi ,i madh eshte ai qe duke realizuar vet-veten ndihmon dhe te tjeret.
    Ndryshe, humb edhe mė shume profili njerėzor. Po,nuk ekziston njė nate,shtonte,,sado e gjatė qoftė,tė pengoje diellin te ndriēojė . Gjallė e mbante Etienin:, mėnēuria,vullneti i hekurt,forcė karakteri JANI DILO zjarr gjithnjė i ndezur, i pashuar ne shpirtin e tij.
    Erdhen nga Fieri,Mallakastra,Berati,Tirana,Durrėsi,Permeti,Gj irokastra ,Vlora e Zagoria ,per t’a pėrcjellė ne banesėn e fundit..Nė dukje u vune meritat si studius e atdhetar,te fidanit te brishte te lisit tė DILAJVE,maje kulmore ne Zagori e né SHQIPERI. .. Emocione rrenqethese…Ai qė pati ne kete jetė vetėm vuajtje e vuajtje te pathena,.dal nga dal u shtrih me dheun,..I dėrmuar nga plagėt,i mirepritur nga toka…Pushofsh né paqe o ETJEN i shtrėnjtė - qė peng e mori padrejtėsinė , veprimin e mos veprimin e drejtėsise :
    “ I mungon oksigjeni i duhur drejtesise – na thoshje-edhe pse gjithė brėnda vehtes e kanė kėtė “fėmijė tė lumtur” pak e lėnė sot tė jetojė”(!)..
    ..Nje jetė e shkrire pėr Atdhe ..tani..ajo e drejtė pėr gjumė e pėr pak dhė. .. ETJENIT qė, . ajo fjalė qė dilte nga gojė e Tij e tė pėrmendte: Nderet, Detyrimet, Besėn, Shpresen, Shqipėrinė, Demokracinė, Idealin e atyre qė u vranė.”pėr njė shqiptar tė lire e tė lumtur,né njė Shqipėri tė lirė” qė luftuan e luftojnė pėr Liri e Demokraci,pėr Flamurin-shkabė -–do lexohet né librin e Tij:
    ..”Respekti ėshtė pak ndaj atyre qė u shkrinė pėr atdhe e pėr liri,sado shume tė bėjmė ne pėr ta,gjithnje pak ėshtė ndaj asaj qė ata kanė bėrė pėr ne...Respekti i vėrtetė ėshtė ai qė tė ecin ne rrugėn e tyre tė bashkuar né ideale tė vėllazeruar,me tė vėrtetėn tonė,me tė drejtėn tonė,tė sejcilit e sot tė gėzon fakti kujtimi i tyre nuk ka vdekur”- ( “Nje ze atje ku nuk kishte mė ze”)

    Tė medhenj e tė vegjėl e ndjejnė botėn me te shkretė,jetėn me te rende Etjen Dilo s’ėshtė mė! Gjithė sa jetuan,punuan,mėsuan prej Mėsuesit tė Merituar ETJEN DILO .S’ do ta ndėgjojne mė zėrin e tij tė ėmbėl .Veē,sa herė do pėrmėnden emrat e nxėnėsve mė tė mire né shkolla, e burrave tė mėnēur ,modest e karakter,atje ėshtė dhe emri ETJEN DILO,bir i atij BABAI (Male Dilo) qė e linēoi didaktura né pleqėri tė tij –ne 100 vjetorin e Stalinit dhe shėndeti mendor i kėlyshit tė sėmurė komunist(sheperjot) qė thellė né lėkurėn e tij fshihej geni i tė parėve te masakres né Hormovė,ulėriti né atė pėrvjetor Lenini si njė grua né lindje: tė zhdukim dėshmitė! Tė mos lėmė familjen DILO pikė referimi tė demokracisė perėndimore.. Dora gjakatare kėrkon dhe vėnde madheshtore e, ku mund tė gjente njė vėnd ,njė shtėpi si kjo né Zagori pėr tė hequr njė valle makabre qė, né qėndėr godet vlerat shqiptare ..
    Njė pamje shumė tragjike… ,po dhe mė tragjike pse padrejtėsia kaloi zenithin e saj ,te MEMA e Etjenit,- te kjo burrereshe labe qė mbajti amanetin e burrit: tė mbante me frymėn e saj gjallė dhomat e shkretuara tė kollosėve ye shqiptarizmes ; ILIA DILO SHEPERI; JANI DILO edhe pse kish kristalizuar né mendjen e saj : ” Kėta (komunistėt) kanė bėrė e do bėjnė gjithnjė –tė kundėrtėn e asaj qė thonė”- e u pėrcoll n’arkivol tė pahapshėm (thua imitoi errėsirėn e aq burgjeve e internimeve tė njerėzve tė saj tė shtrėnjtė) .
    “ Te ndezesh nje qiri ne kėto vėnde do tė thotė qė e djeshmja dhe e sotmja t’i flase tė ardhmes, ē’bėn egėrsia kur fiton besimin e forcės,tė forcės sé njė shteti.” shkruan ai qė ,né fėmėri tė tij u mekua me vyrtytin e mirėsisė, modestise,dashurisė pėr Memedhene nga vetė Apostulli i shqiptarizmes ILIA DILO SHEPERI . ”Mos kij frikė nga unė thoshte ,po kij frike nga vetja, frikesohu nga mendimet negative qė ke sepse ē’do njeri ėshtė vetė Mikelanxhelo i jetės sé vet”
    .Etjeni yne i shtrejte e deshmoi me se miri kete ne kushte pune thuajse krejt te pa mundura qė shkroi,e kompiuterizoi e printoi vetė dhe botoi me tė hollat e skamjes tė Tij dhe me njė shėndet qė linte kaq pėr tė dėshiruar… ETJENI kurrė nuk u binte “ kambanave” pėr tu dukur . Pėr Tė,”njė njeri ish i vogėl kur,ndihej shumė i madh” “. Njerėz modestė,tė mėnēur e tė urtė si Ai , zė u ėshtė heshtja, heshtja qė, dgjohet vetėm nga “kujtesa e kohės.”.
    Autor i disa artikujve studimore,monografi,ribotoi gramatiken e rilindasit te ndritur ILIA DILO SHEPERIT,pajisur me shtojca e shėnime dhe libra te tij . Etjeni,erdhi né jetė pėr tė mos ikur kurrė sė ,me jetėn e Tij u bėri aq nder vyrtyteve burrerore shqiptare e do qėndrojė lart né qiellin shqiptar ...e, si shkruan patrioti Petro Zheji: ”Etjeni ka qėnė nje shembull,njė model vetsakrifikimi ekstrem pėr njė ideal tė lartė “ I tillė ish Ai njeri , realisht i persekutuar ,qė i dha kohės atė,qė koha nuk ja dha dot.! Tani mbi varrin e Tij kushdo qe do ti bjere rruga te kaloje ndonjehere do te lexoje : ”I dashuri ETJEN, Me shpirt nėpėr dhėmbė,né kushte tė pamundura e ne njė ndjenjė tė lartė vetmohimi,kreve,duke dėshmuar pėr tė Vėrtetėn,kaq paturpėsisht tė manipuluar sot né Vėndin tonė,njė punė tė jashtzakonėshme,jo vetėm pėr fisin e lavdishėm tė Dilajve,po dhe pėr gjithė ne."



  3. #1503
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-04-2008
    Postime
    529
    Citim Postuar mė parė nga labi i maleve Lexo Postimin
    ...
    Voto... por ke te votosh nese te gjithe duken rumpalle.... voto ate q ti e mendon si me pak rumpalle nga te tjeret por voto ama,ne te kundert qepe sepse nuk e ke shprehur vullnetin tend si sovran.
    Cdo njeri i urte duhet te eci mbi parimin:
    Mos pyet cfare ka bere atdheu per ty por se cfare ke bere dhe do te besh ti per te dhe te miren e tij,qe indirekt eshte edhe e jotja.
    Pra me ate voten e vogel gjithe secili prej nesh mund ta veje nje cope shkarpe ne stiven e vendit tone qe sido qe te jete ne nje dite dimri nuk do te na leje te ngrijme e te vdesim te ftohti... une keshtu e shoh problemn,mbase dikush mund te mos jet dakord por disa gjera jane sic jane dhe i ka faktuar koha,madje ne demokraci shume me te medha se kjo e jona.
    Flm per kohen e ngrene.

    Pajtohem me ty, labi i maleve. Dhe me pelqen edhe mua shume ajo shprehja e Lincoln-it (Ask not what your country can do for you, but what you can do for your country).

  4. #1504
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2008
    Postime
    121
    Me shume respekt kujtojme ne pervjetorin e vdekjes se tij Etjen Dilon nipin e te madhit ILIA DILO SHEPERIT.U nda nga ne intelektuali me mendje te kthellet,patriot dhe atdhetar i zjarrte,njeri teper human dhe zemergjere simbol sakrifice dhe rezistence karshi luftes se eger klasore te sistemit me te eger qe mund te kete kaluar nje komb.Vdekja e tij e parakohshme ishte nje humbje e madhe jo vetem e familjes se madhe te Dilave te Sheperit por e gjithe Zagories.Ai la mbrapa shkrime me vlere si deshmi e se vertetes ndaj padrejtesive qe i eshte bere nje kombi te tere.I pa harruar qofte kujtimi i tij.
    Pergezoj me kete rast z JORGO TELO dhe EDUARD DILO per shkrimet me aq vertetesi jo vetem per te ndjerin ETJEN DILO por per gjithe DILOIADEN ne pergjithesi si nje kryeveper te cilen koha e kerkonte si nje deshmi e rralle e te kaluares se hidhur.Ata moren ne dore penen e Etjenit si per ti thene:<vella i dashur fli i qete se pena jote nuk do te ndaloje kurre se shkruari ashtu sic kishe ti deshire>.Dhe shpirti i Etjenit fle i qete.

  5. #1505
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Nderimi , respekti,e kujtimi, qe i takon,bashkpatriotit tone Etien Dilo,patriot qe na nderon
    Ngushellime familjes,per mungesen e madhe,ne kete pervjetor.
    Vepera e jeta e tij,do te jene mesim.
    (ngushellime eduard)

  6. #1506
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Citim Postuar mė parė nga labi i maleve Lexo Postimin
    Fajet mund ti kete shume kushi,edhe une edhe ti.... nje gje eshte e sigurte ama,qe fajin s'na i ka Shqiperia por koka jone e nxehte qe pervec se ne lufte kund tjeter nuk na nderon...
    Mendoj se te votosh eshte detyre dhe e drejte e gjithesecilit prej nesh,e drejte e cila eshte arritur jo me pak mund nga brzat qe kane kaluar ne gjithe boten.
    Ka ende vende ne bote ku derdhet gjak per te fituar te drejten e asaj vote te shkret,prandaj nuk me duket i drejte arsyetimi se per shkak te sime vjehre vajta fjeta me millonane,pra nuk mendoj se per shkak te problemeve tejet serioze qe ka politika shqiptare ne duhet te mos votojme,do te ishte nje gafe morale dhe nje veprim qe nuk i pergjigjet demokracise.
    Voto... por ke te votosh nese te gjithe duken rumpalle.... voto ate q ti e mendon si me pak rumpalle nga te tjeret por voto ama,ne te kundert qepe sepse nuk e ke shprehur vullnetin tend si sovran.
    Cdo njeri i urte duhet te eci mbi parimin:
    Mos pyet cfare ka bere atdheu per ty por se cfare ke bere dhe do te besh ti per te dhe te miren e tij,qe indirekt eshte edhe e jotja.
    Pra me ate voten e vogel gjithe secili prej nesh mund ta veje nje cope shkarpe ne stiven e vendit tone qe sido qe te jete ne nje dite dimri nuk do te na leje te ngrijme e te vdesim te ftohti... une keshtu e shoh problemn,mbase dikush mund te mos jet dakord por disa gjera jane sic jane dhe i ka faktuar koha,madje ne demokraci shume me te medha se kjo e jona.
    Flm per kohen e ngrene.
    Diskutim eshte pak a shum i drejte,teorikish i vertete,praktikisht i duhur.
    Ka vetem nje difekt..,koha eshte e gabuar.(nuk i pershtatet kohes se sotme shqiptare).
    "Pyeta"dy njerez te urte,cfare bete per atdheun?
    Njeri mu pergjigj,qe nuk votoi.--"Shume keq,nuk ka bere asgje"
    Ndersa tjetri votoi,o per PD o per PS.--"Shume mire,zbatove detyren,o te drejten tende".
    Pyetja qe lind eshte:Kush nga keta te dy,beri dicka per atdheun?
    O me sakt,meqe te dy,nuk ndryshojne asnje gje,qe ti sherbej atdheut!
    Kush eshte,me fajtor,o ne gabim?.

  7. #1507
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Diskutim eshte pak a shum i drejte,teorikish i vertete,praktikisht i duhur.
    Ka vetem nje difekt..,koha eshte e gabuar.(nuk i pershtatet kohes se sotme shqiptare).
    "Pyeta"dy njerez te urte,cfare bete per atdheun?
    Njeri mu pergjigj,qe nuk votoi.--"Shume keq,nuk ka bere asgje"
    Ndersa tjetri votoi,o per PD o per PS.--"Shume mire,zbatove detyren,o te drejten tende".
    Pyetja qe lind eshteush nga keta te dy,beri dicka per atdheun?
    O me sakt,meqe te dy,nuk ndryshojne asnje gje,qe ti sherbej atdheut!
    Kush eshte,me fajtor,o ne gabim?.
    Mendoj se nuk ka as fajtore as te gabuar, por te nxituar e te zhgenjyer.:

  8. #1508
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558
    Kam pershtypjen se politike false shqiptare e shikon dhe e trajton popullin si turme amorfe

  9. #1509
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Citim Postuar mė parė nga Jorgo Telo Lexo Postimin


    HOMAZH PĖR ĖNDRRĖN E PĖRGJAKUR
    (ETIEN M. DILOS nė pėrvjetorin e parė tė ndarjes nga jeta)

    (Nga Jorgo S. TELO)

    Shkoi njė vit qė pragu Dilo provon zinė e papėrmbajtur.
    Shkoi njė vit e shpirti Dilo hesht mbi ėndrrėn e pėrgjakur.

    Hidhni sytė nė Kokojkė. Rri e zhytur nė trishtim.
    Ndjen mungesėn e Etienit, ėndėrrtarit nė amshim.

    Gjiri Bambullit te lumi ndjen shtrėngim tek bambullon.
    Lotėt e familjes Dilo grushte – grushte grumbullon.

    Shihni pran’ Llagaturatit, si drithmon der’ e shtėpisė.
    Hidhni sytė pėrmbi strehė, si rėnkon kulmi i ēatisė.

    Drithėrima, psherėtima prej dėnesės sė pashterur
    - Ē’do kėtu, o Etien djali? – vikat nėna zemėrtherur.

    - Ē’tė tė flas, o mėm’ e shtrenjtė? Ndoshta mė dėrgoi malli.
    Ndoshta mė dėrgoi Zoti. Boll po vuaja pėrsėgjalli…

    Jeta jon’, o mėm’ e dashur, kurrsesi nuk quhej jetė?
    Tėrė kohėn buzėplasur, shpresėhumbur, tė paqetė.

    Tė kujtohėt, mėm’ e mirė, sill ndėrmend si mė le mua!
    Dhe durimi humbi durimin, kur liria na u privua…

    - Sterra un’, bir, ē’tė ka gjetur, s’na u ndanė kėto dhimbje!
    - Po, moj nėnė, pranuam dhimbje, sepse kishim tjetėr bindje.

    Dhe qėndruam tė paepur, siē qėndron njė qendrestar.
    Pėrmes dhimbjesh mbijetuam. Kurrsesi s’u hoqėm zvarrė.

    Kishim ėndrra e dėshira pėr njė tjetėr Shqipėri
    Porse shpresat na u vranė nga e keqja egėrsi…

    E di mirė babai i mirė, ē’hoqi pėrmes izolimit…
    Po ti, mėmė, ē’i ndjeve jetės; veē pėrbuzjes, masakrimit?

    E di mirė motra e vetme si iu vranė ėndrrat e bardha.
    Mirė e dinė dhe vėllezėrit, si prej tyre unė u ndava…

    Etien isha, etje kisha, pėr tė nxėnė dije pareshtur.
    Etien isha, etje kisha, pėr tė folur, pėr t’mos heshtur…

    Pėr tė folur pėr familjen e pėr gjyshin kryesipėr
    E pėr gjithė xhaxhallarėt tė dashuruar me dritėn.

    U larguan tė vrerosur xhaxha Jani me Orestin.
    Nėn rregjimin e pangopur ata kurrė s’mund tė ecnin.

    Dhe tė tjerėt pėr lirinė e shkallmuan krejt rininė.
    Nuk u trandėn nga xhelatėt jetėvrarėt xhevahirė.

    Nuk harroj hallat e mira tė urta e shembullore
    Viktorinė e Fevroninė – njė e dijes, njė punėtore.

    xxx

    Ē’gjėm’ e zez’ nė dhe tė huaj e rrėmbeu tė mirin burrė?
    Si Mihali dhe Kaliopi tė tillė kob s’e prisnin kurrė.

    …Shkuan vite prej masakrės… e ēdokush kryet i ngriti.
    Porse ikja e Etienit, sėrish kokėn ia uli fisit…

    Burrė qė s’e njihte vesin, mbushur vetėm me virtyte.
    Pėr tė nxjerrė librin e parė , shihte Foni se si ngutej.

    Profetike ajo ngutje, apo veē njė parandjenjė?
    Vrulltaz punonte pėr librin, veē atė kishte nė shenjė…

    Pėrkushtuar nė qėmtime, zhytur n’punė pa zhurm’ e bujė;
    Si symbol i modesties, nuk i reshti mendja kurrė…

    Ec e ec nė gjurmė tė gjyshit, kushedi ku do kish mbėrritur…!
    Porse fati… eh, ky fati shpesh vepron si i marrisur…


    Admirimin qė kish Foni pėr vėllanė e menēuruar;
    E shpreh sot kur mban ndėr duar librin e Tij tė pambaruar.

    Si vėllezėrit dhe Donika nuk u zėnė fjalėve besė;
    Si mund tė vriste makina atė burrė qė kish kujdes…!

    Kish kujdes kur ecte rrugės thellėsisht duke u menduar.
    Vetėm librin kish me vete, njė dėshir’ tė pėrshpejtuar…

    Ashtu ulur mbi kompjuter e kujtojnė qė tė gjithė
    Pamje ėmbėl, plot virtyte… diē t’i jepte Shqipėrisė…

    Donte t’fliste sa mė qartė pėr “tė drejtėn e burgosur”
    Pėr gjith’ dhimbjet njerėzore, qė pėr Tė s’kishin tė sosur…

    Zoti i Madh e mori pranė, larg prej dhimbjesh tokėsore
    Duke marrė njė brilant, i dha poste engjėllore…

    Gjithėsekush ballė shtėpisė e ndez pėr Ty njė qiri
    Gjyshin ke aureole, krejt njė fis tė mban nė gji.

    I pavdekshėm, je Etien, mė e ndritshmja shėmbėlltyrė.
    “Prehu qet!” – tė gjith’ tė thonė. “Shijo paqe, Etieni ynė!”

    Gjirokastėr 04.06.2009



    AKROSTIK* PĖR ETIEN DILON
    (Me rastin e njėvjetorit tė vdekjes)

    (Nga Jorgo S. TELO)

    Eh! – ē’po pasthirrmon njė penė, -
    Tani… ē’dorė mua do tė mė mbajė?
    Imzot, ku mė je? Ku je, shpirtzjarrti Etien?
    Etien, qenke ngjitur nė yllnajė.
    Nuk vij dot tek Ty. Ti tek unė s’vjen…

    Ditė pėr ditė po tė presin zemėrdjegur, mallzhuritur
    Ike Ti… ike pėrgjithmonė…po kė le pas?
    Le motrėn e vėllezėrit. Le Eftalinė, Eldėn, Eljon trup-e-shpirtdrobitur
    O, ē’pėrvėlimė zemre u shpure babait e mamasė…!

    • Akrostik = lloj poezie kur gėrma e parė e ēdo vargu formon njė emėr e mbiemėr tė pėrcaktuar.

    Gjirokatėr, 04.06.2009

    Nje koment te vogel,per kete homazh te madh.Per nje njeri qe jetoi pak e ne vuajtje ,e madherisht ne jete.

    Autori do te perkujtoje dhimbjen,duke i bere homazh inteligjences,duke na kujtuar temperaturen e kohes,vuajtet e saj,e duke na nxjere ne drite kualitetin e personit,humbjen e tij.

    Dritherima,psheretima prej deneses se pashterur
    Cdo ketu,o Etien djali?-vikat nena zemertherur.

    Homazhi i bere jetes,homazh ku vuajta,kujtimi,dhimbja eshte pozitive,sepse kujton nje jete e jetuar,me merit e nder.
    Si dhe jeta,dimensjoni i saj,eshte shprehur ne fjale, nga autori,intensiteti i vargjeve,kalon dimensjonin e fjaleve,emocioni i kujtimit ndan, largon, ambicionin qe vdekja ka per jeten e jetuar.

    Etien isha,etje kisha,per te nxene,dije pa reshtur
    Etien isha,etje kisha,per te folur,per tmos heshtur.

  10. #1510
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Citim Postuar mė parė nga Jorgo Telo Lexo Postimin
    Mendoj se nuk ka as fajtore as te gabuar, por te nxituar e te zhgenjyer.::dfshehur
    Ashtu,doja ta mendoja dhe une,por me mungon fantazia.
    O na mungon si fantazi?,Njeher,ja vume fain sistemit komunist e kohes se tij,e natyrisht shteteve te huaja.
    Tani si te zhgenjyer e te nxituar,duhet ti veme fain,fese,temperaturave o stineve.

    (Nuk eshte se;si popull,jemi te "zgjuar",por asnje nuk na kupton.
    O ta themi me me respekt;jemi aq budallenj,qe nuk kuptojme as budadallikun).

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Dhe E Drejta Ndėrkombėtare
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-06-2010, 09:22
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. KUR'ANI nė gjuhėn shqipe
    Nga RaPSouL nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  4. Vilson Ahmeti tregon..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2006, 03:06
  5. Kushtetuta e Medines
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-11-2006, 10:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •