
Postuar më parë nga
Astrit Kosturi
Pershendetje per te gjithe pjesemarresit në kete teme dhe lexuesit e shumte të saj!
Vertetë e çuditshme, siç ma ka mesuar edhe pervoja njerezore...!
Të dalesh në krahe të njerezve në nevoje, në krahe të së drejtes dhe të vertetes, të bejnë qesharak, të marrë, budalla, nostalgjik.... dhe urrehesh aq sa kur të shohin behen tamam sikur t'i ketë pickuar gjarperi. Vertet u prishet rregulli dhe statuquoja disave, por duhet ta dinë që shumica janë në zgrip, që shoqeria në kete sistem të provuar si më i miri, por që në Shqiperi eshte anarshi, i ngjan nje trupi ku koka eshte shume larg dhe pa lidhje.
Shqetesimi i mjafte njerezve, që shohin proceset disa levizje para se të ndodhin, pra shohin edhe "matanë murit", eshte se situata të tilla sjellin rrebelimet dhe krizat sociale, që si gjithnjë bien mbi kurrizin e shumices per te cilen flas.
Per shembull, thjeshte fare: Behet nje investim, që prek jeten dhe ndryshon ekollogjine e zones. Askush, nuk sqaron se ç'po behet dhe gjithkush peshperit neper dhembe si para 20 vjetesh, se qeveria i di vet punet e veta. Në nje fshat ketu afer, anglezet me miratim te komunes, shperthenin predha ne terren te hapur dhe u vrane e u plagosen femije. Asnje pergjegjesi, asnje demshperblim. Diku më tutje, nga fuqia shperthyese, u ça dhe u zhduk liqeni i mrekullueshem karstik, me emrin "Liq. i teqes dushkut". Shembuj pa fund, deri aty sa të vjen buldozieri te dera e shtepise me plane dhe projekte mafioze, pa kurrefare transparence per publikun. etj. etj..... Dhe, a nuk duhet të reagoje komuniteti, a nuk duhet futur kjo fryme reagimi?
Kjo gjendje pergjumje, sehiri, kaosi dhe absurdi, duhet të na beje të pergjegjshem pa pritur shekujt dhe kohen që te beje te veten.
Mund të jemi komshinj, bashkfshatarë, bashkeqytetarë, shqiptarë, bashkekombas, bile edhe evropianë, dhe... jemi rastesisht, por qeverisja s'mund t'i lihet rastesisë, as pasuritë dhe as portofoli nuk mund t'i lihet spontanitetit, njerezve anonimë.
Krijoni Kontakt