-
Për: Çfare i mungon demokracisë shqiptare, që nuk funksionon ?
Naim Frasheri, kish ne Stamboll mikun e tij me te mire, Jani Vreton, nje rilindas me origjine nga fshati Postenan i Permetit. Ketu e 150 vjet me pare, Jani i thosh Naimit ne takimet e tyre ne Stamboll, ku qanin hallet e memedheut te tyre:
- Naim, ne duhet te bejme punen tone si shqiptare per ate vend, por ta dish, qe as pema nuk leshon gjethe pa bekimin e Perendise!
Kaq shume pershtypje kishin bere keto fjale te Janit tek Naimi, sa qe kur ky botoi permbledhjen e pare te tij me vjersha ne kolonine shqiptare te Bukureshtit, e vendosi kete fjale te mikut te tij ne krye te librit:
"As pema nuk leshon gjethe pa bekimin e Perendise!"
Shqiptaret e kohes se Naimit e lexuan dhe e kuptuan kete fjale, pasi ishin njerez me besim e bese ne Zot. Por ne kohet qe rrodhen me pas, sidomos ne kohen tone, shume e degjojne, pak e kuptojne kuptimin e atyre fjaleve.
Nese as nje peme nuk leshon dot gjethe pa bekimin e Perendise, po nje popull a mund te ngrihet dot ne kembe pa bekimin e Perendise?!
Shumica e shqiptareve vetegenjehen se filan njeri apo fistek njeri po ti besojme pushtetin do te beje mrekullira. E verteta eshte qe asnje njeri nuk e ben dot Shqiperine vend te drejte e te qete, pasi shqiptaret kane dale nga rruga e Zotit. Dhe kur del nga rruga e Zotit, dhe kur i var shpresat tek "forcat e tua" sic beme nen komunizem, apo tek "politikanet me emer te pervecem" sic beme ne demokraci, rezultatet do te jene nje renie nga shiu ne bresher. Po doni te shikoni fytyren e se keqes ne shoqerine shqiptare, shikoni veten ne pasqyre. Dhe te gjithe ata qe nuk kane kurajon qe te shikojne veten ne pasqyre, e kane me te lehte qe te keqen e tyre t'ia faturojne te tjereve.
Jani Vreto dhe Naim Frasheri jane hidheruar e bere helm sot atje ku jane, e teksa shohin popullin e tyre qe t'i bier te mires me shkelm. Po te ngriheshin nga varri e te kishin goje te flisnin, do t'iu thoshin: "Ne kohen tone, nuk kishim liri por kishim besim ne Zot! Ne kohen tuaj, kini liri por kini humbur besimin ne Zot! Nxitoni qe ta rigjeni besimin e humbur, pasi as nje peme nuk leshon gjethe pa bekimin e Zotit, e jo me nje popull i tere."
Albo
-
Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt