kultura evropiane se ne jemi akoma me ate te turqise
kultura evropiane se ne jemi akoma me ate te turqise
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Pershendetje per te gjithe pjesemarresit në kete teme dhe lexuesit e shumte të saj!
Vertetë e çuditshme, siç ma ka mesuar edhe pervoja njerezore...!
Të dalesh në krahe të njerezve në nevoje, në krahe të së drejtes dhe të vertetes, të bejnë qesharak, të marrë, budalla, nostalgjik.... dhe urrehesh aq sa kur të shohin behen tamam sikur t'i ketë pickuar gjarperi. Vertet u prishet rregulli dhe statuquoja disave, por duhet ta dinë që shumica janë në zgrip, që shoqeria në kete sistem të provuar si më i miri, por që në Shqiperi eshte anarshi, i ngjan nje trupi ku koka eshte shume larg dhe pa lidhje.
Shqetesimi i mjafte njerezve, që shohin proceset disa levizje para se të ndodhin, pra shohin edhe "matanë murit", eshte se situata të tilla sjellin rrebelimet dhe krizat sociale, që si gjithnjë bien mbi kurrizin e shumices per te cilen flas.
Per shembull, thjeshte fare: Behet nje investim, që prek jeten dhe ndryshon ekollogjine e zones. Askush, nuk sqaron se ç'po behet dhe gjithkush peshperit neper dhembe si para 20 vjetesh, se qeveria i di vet punet e veta. Në nje fshat ketu afer, anglezet me miratim te komunes, shperthenin predha ne terren te hapur dhe u vrane e u plagosen femije. Asnje pergjegjesi, asnje demshperblim. Diku më tutje, nga fuqia shperthyese, u ça dhe u zhduk liqeni i mrekullueshem karstik, me emrin "Liq. i teqes dushkut". Shembuj pa fund, deri aty sa të vjen buldozieri te dera e shtepise me plane dhe projekte mafioze, pa kurrefare transparence per publikun. etj. etj..... Dhe, a nuk duhet të reagoje komuniteti, a nuk duhet futur kjo fryme reagimi?
Kjo gjendje pergjumje, sehiri, kaosi dhe absurdi, duhet të na beje të pergjegjshem pa pritur shekujt dhe kohen që te beje te veten.
Mund të jemi komshinj, bashkfshatarë, bashkeqytetarë, shqiptarë, bashkekombas, bile edhe evropianë, dhe... jemi rastesisht, por qeverisja s'mund t'i lihet rastesisë, as pasuritë dhe as portofoli nuk mund t'i lihet spontanitetit, njerezve anonimë.
Ne duhet ta kuptojm se pari kush jemi qka i kemi dhene njerzimit qka kemi zbuluar qka kemi punuar gjer tani perse na njef bota . Sa shkenctar shqiptare i ka pase historija ne te gjitha fushat pra mendimi ime eshte se ne nuk e dim e QE NUK DIM E SHTIREMI SE DIJME ANDAJ mendoni se ne qfar shkalle jemi sa kemi hecur nga koha e Konices e kohes se FISHTES E mos te flasim per mendim,taret si Kanti Didro Hese Mkellandhello Galilej e shum e shum te tjere pra ne i injorojm njerzit qe dijn e i ngritim injorantet dhe maskarenjet , para 100 vtesh ishte nje budalla qe tha KOHA E MASKARAJVE E ATDHEU I SHQIPTARVE
Bombona, me sa kuptoj je e re ne moshe. Më vjen mire qe ka edhe te rinj, që kerkojne të jene aktiv jo vetem keshtu virtualisht por edhe realisht derisa te vijne në pushtet, që te fusin frymen e re- siç thua më larte.
Nga njera ane, shoh që të rinjte po e kuptojne se dyert e te ardhmes se tyre jane plotesisht te mbyllura, me kete sistem mashtrimesh. Perjashto ata, që rasti apo karakteri i ben miq me pushtetin, apo bukuria fizike dhe linjat e rrumbullakta femerore i çojne drejt nje suksesi të perkohshem.
Kur të vijne te rinjte....., thua ti!? Po a jane nisur të vijne?
Ata, që kane ndejtur gjithe keto vite pas ustallareve, ata qe e mesuan "zanatin e baballareve" kaq mire e bukur. Jo, jo, duhen prova më parë, duhet ta fitoje vete rinia, të drejten per te zgjedhur e per t'u zgjedhur, per te konkuruar me vlera dhe integritetin real, dhe jo nen çadren e tarafit, trafikut te influencave apo "modelit të flokeve". Në kete menyre masa e te rinjeve gjithnje do mbeten te zhgenjyer.
Të rinjte duhet te reagojne te paret, ne menyre te ligjshme, te rregjistruar në gjykate si subjekt per kauzen që duhet te mbrojne, aty ku lind problemi i tyre, apo i dikujt që shkelet nga paligjshmeria, arbitrariteti e abuzimi shtetror dhe, jo me urdhera e financime nga jashte.
Pikerisht tek ky organizim fillon demokracia, tek keto rregulla e ky statut, që ai që udheheq te mos behet mbret, por te dalloje nga te tjeret se ka me shume pergjegjesi e perkushtim, jo perfitim e sundim. Gjithkush te kete shanse dhe te arrije ate qe synon ne rruge demokratike dhe jo me dallavere e djallezira!
Pershendetje dhe urime Bombona dhe miqte e tu!
Me fal por ti vete je regjistruar ne gjykte? Pa na jep nje shembull qe ta kene te lehte te rijte per te vepruar.Ne cilin subjekt thua ti??Ore ti me duket se je goditur kaq rende ne keto zgjedhje sa po te shoh qe flet percart. Erion Velise me gjithe investimet nga jashte ju deshen 15 vjet me dale ne politike.Ti sot je 50 vjec , e nese do te shpresosh te futesh ne gare pa nderhyrje nga jashte , pa financime, do te duhen 30 vjet.A eshte kjo rentabel per jeten tende?Ti kujton se plasi peshku ketu dhe hajt ti futemi politikes e lende te pare ka sa te duash ne forume.Ketu po mer fund PLL e PSD LSI e PDI, PDK etje.Megjithe kete , ideja juaj per te krijuar nje parti te kases punetore e fashatare ( si ajo e enverit) , keto jane pati qe dalin nga revolucioni.Qe te ndodhe nje revolucion duhet te jene krijuar kushtet.Pra fashatari duhet te jete xhveshur nga pronesia e prones si rezultat i politikave te kapitalit.Por fshatari i sotem sapo e ka fituar ate prone qe s'ishte as e tja, por pikerisht nga nje menyre revolucionare.Cfare ndjesie do ta ngre ate ne revolucion?Punetori , eshte i punesuar ne bisnesin e vogel, ku vet pronari mezi mban familjen.Bisneset e medha jane firmat e ndertimit e keto i ke prane PS, me ne krye Ramen.Por dhe keto bisnese te ndertimit nuk kane ndonje numer te madh ponetoresh.Ne keto kushte nuk mund te besh as dhe sindikate
Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 02-07-2009 më 09:40
Anesti, mbase nuk po kuptohemi! Une flas per rruget ligjore. Vetem ligji dhe zbatimi i ligjit na siguron lirine dhe na ben ta kerkojme dhe ta fitojme kur na cenohet. Pra, atje ku lind problemi, lind dhe levizja. Une nuk jam per levizje qe cenojne rendin kushtetues dhe qetesine publike, por ne rruge demokratike, kjo levizje me program, akt-themelimi dhe statut, rregjistrohet dhe lufton per kauzen e vet. Te drejten e fiton ai që lufton per të!
Pra, nuk eshte nevoja te behesh apendiks i forcave politike, që siç dihet luftojne vetem per te ardhur ne fuqi.
Te pershedes!
Dardajan, po te citoj per here te dyte se dikur...dikur kam patur edhe une mendime te tilla. Por pjesa qe une mendoj se do ja vlente per diskutim eshte ky paragraf.
Qe te them mendimin tim:
Qe te enderrosh shembjen e nje sistemi duhet te kesh projektuar me pare sistemin e ri. Nuk mund te presesh degen ku je ulur pa kapur degen me siper.
Atehere qe nje sistem te jete me i mire (dega me larte) se sistemi aktual (dega ku je ulur) duhet te plotesoje tre kushte:
1. Te jete me eficent ekonomikisht (te gjeneroje me shume pasuri me kosto me te ulta).
2. Te jete efikas ne qarkullimin dhe shumefishimin e kesaj pasurie qe gjeneron.
3. Te jete me i drejte ose te pakten qe populli-turme te kujtojne qe ai eshte me i drejte.
Pervec kapitalizmit (qe sot eshte ne fazen e globalizmit sipas terminologjise se djathte dhe imperializmit sipas terminologjise se majte) shoqeria ka shpikur dhe eskperimentuar dy sisteme te tjera:
1. Nazizmi.
2. Komunizmi.
Nazizmi ishte tmerresisht eficent ekonomikisht por nuk ishte i afte ta qarkullonte qe ta shumefishonte...si rrjedhim bente lufte.
Komunizmi ne afatshkurter ishte tmerresisht eficent dhe i afte te shumefishonte, ne afatgjate tmerresisht faliment dhe krejtesisht i paafte te gjeneronte pasurine (perkundrazi).
Per te dyja sistemet s`po flasim per kushtin e trete sepse mbeshteteshin ne propagande te shfrenuar.
Atehere cila eshte zgjidhja?
Kur je ne dege te pemes, dy rruge ke ose te ikesh lart ose te biesh si **** fiku nga pema.
Ka ndonje dege tjeter me siper?
-
Si hapes i temes "Çfar’ i mungon demokracisë shqiptare, që nuk funksionon ?", dua të sqaroj:
Nuk bej fjale per ndryshim sistemi, se e para nuk kemi kellqe si vend i vogel që jemi dhe teresisht i varur nga ekonomia boterore. Sistemi, do te ndryshoje, si çdo gje që lind dhe vdes, kur t'i vije koha dhe kushtet.
E dyta, se e deshiruam dhe e apirojme pafund, por në vend që të kemi sistemin kapitalist me borgjezine kombetare dhe gjithe mekanizmat e tij demokratike, dora dores eshte montuar nje sistem që ka si klasa: eliten mafioze, në sherbim të oligarkeve kryesisht të huaj dhe klikes se tyre, dhe nga ana tjeter sklleverit shqiptare jashte vendit dhe brenda shqiperise, të trembur, në ankth e në frike se mos humbasin skaverine moderne të koduar me emrin liri e demokraci. Nga studimi i postimit të Dardajanit, nenvizoj faktin se ngrehina shteterore, superstruktura e sistemit të kaluar, eshte turp dhe qesharake, që nuk ka levizur asnje grimë, as si strukture, as si mentalitet dhe s'behet fjale per eficence. Vetem mbushin letra dhe pasqyra informale, sa per te thene se "Kola eshte ne pune", ose nga ato zyra u shebejne bizneseve te tyre ose te tjera biznese qe kane ne patronazh.
Shume difekte dhe probleme, lidhur me pronen, por duam s'duam baza ekonomike ndryshoi dhe ngrehina shteterore gjoja reformohet fushate pas fushate dhe ka ngelur parazitare dhe si relike. P. sh. Ministria e ekonomise, e tregetise, mbrojtjes etj. etj. kane me mijera punonjes, nderkohe që ekonomia private po ngreh strukturat e veta paralele pavaresisht nga veshtersite dhe eficenca. Pra ekonomia, bujqesia, tregetia, minierat etj. jane private, ushtria në shtepi etj.etj, ndersa ngrehina shterore po me ato struktura qesharake nderron vetem karriket pas çdo gjoja rrotacioni.
E gjithe kjo "ha muço pi muço", ndodh sepse nuk ka reagim popullor(qytetar) real. Pikerisht kjo eshte shtylla baze e demokracise, që eshte e kalbur, per te mos thene se nuk ekziston fare. Pra, duke iu pergjigjur edhe Kavir, duhet nje suport per tu mbeshtetur, per te prere e krasitur deget e pakrasitura prej dekadash.
Dhe ky suport, une mendoj se do te jete nje levizje qytetare opozitare dhe jo per pushtet, siç beri levizja demokratike(PD) e cila pranoi çdo kompromis vetem e vetem per kolltuqe.
Krijoni Kontakt