Close
Faqja 10 prej 38 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 371
  1. #91
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Per ate pjesen me te zeza, ke ndonje ide konkrete apo edhe praktiken e ke si teoria ti
    Po kam dhe shum te detajuar biles, por nuk mund ta them sepse do krijoj shum kofuzion tek lexuesit, dhe do fillojne te me kryqezojne sic thua edhe ti.
    Kur ti vije koha do ta marresh vesh patjeter.
    Te gjitha enderrat i kam kthyer ne realitet, prandaj edhe kjo eshte e destinuar te realizohet, dhe i vetmi difekt eshte financimi fillestar qe kap nje shifer me shum zero.

  2. #92
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga KUJTIM CAMI Lexo Postimin
    Si fillim, ju ftoj të jepni mendimet tuaja, për bazën ideologjike dhe teorike të funksionimit të sistemeve me bazë demokracinë, të evidentojmë shtyllat kryesore që i mungojnë për ta mbajtur më këmbë e në funksion demokracinë shqiptare dhe më pas të materializojmë qëndrimet tona me veprime konkrete demokratike
    ËSHTË LUFTA FINALE
    VENDIMTARE MBI DHE
    INTERNACIONALE
    DO JETË BOTA...........E Z. ASTRIT KOSTURI
    !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Po çfar thua o SHOKU Astrit se na e hoqe petllën fare.
    Z. Kujtim!
    Shoqeria shqiptare, nuk ka nevoje të trembet më, mjafte e trembur, e frikur dhe e terrorizuar eshte. Pikerisht, kete kane bere sundimtaret tane: Ne vazhdimesi, ketij populli i tregojne gogolin, i shkaktojne viktima dhe pastaj i kujtojne kafka dhe eshtra, i kujtojne '97-tën që vetë e benë, rreziqe dhe luftra finale, siç tund ti gogolin tend. Ndoshta, ngaqë me gogolin, na kane rritur që në djep, që të beheshim trima medemek.
    Kur hapa temen, mes saj kam edhe ato kater rreshtat e pare që ti ke shkeputur nga konteksti per t'ia bashkuar qelimit tend, pra per ta parë boten deri tek vetja.
    Janë me dhjetera mijera njerezit e mire, që duan të njejten gjë si unë, të jene realisht aktore e kontribues në shoqerine demokratike dhe të civilizuar, por thekesoj se jane edhe të veshtire, ngaqe jane zhgenjyer dhe rizhgenjyer disa here. Kane nevoje ata që të njohin edhe Adams Smithin...!
    Shpresoj të jesh, që në kete vend të behet më e mira per të gjithë dhe jo në sherbim të atyre që na hanë shpirtin perditë!
    Te pershendes!

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga sulioti Lexo Postimin
    Pershendetje z Astrit,une do thoshja shum gjera qe i mungojn demokracis te ne, por jan shum per ti permendur ne pak rrjeshta, dhe per kete po cek ato me kryesoret , sipas mendimit tim;

    1 Njerzit ne Shqiperi nuk din se kush jan dhe nga vin ( nuk njohin historin e tyre )ose e njohin shume pak, dikush mund dhe te qeshi, por historia luan nje rol te rendesishem ne zhvillimin e nje vendi, fjala vjen nese vllezrit tan qe po asimilohen jasht kufijve,po bien pre e mos njohjes se historis dhe rrenjeve te gjiuhes qe ata flasin,HISTORIA rrit krenarin dhe na tregon se si te mesojm nga te paret me bemat e tyre dhe gjithashtu ne pergatit te mos biem pre,nga pesimet e te pareve tan.

    2 Eshte se ne Shqiperi nuk ka demokraci ne familje (te pakten brezat para 90)familja eshte shkolla e pare dhe nese femijet nuk rriten ne nje ambient demokratik,ku te respektehot dhe fjala e tyre te merret parassyh dhe mendimi i tyre,kjo gje do i bente ata njeres te lire dhe do respektonnin dhe lirin e te tjereve, po tek ne ne te shumten e rasteve, per fat te keq Familja eshte akoma ne faza primitive, ku vetem i zoti i shtepis ka te drejten per gjithcka, qe ndryshe perkthehet ,tension,presion,stres,dhune,dhe te gjitha keto reflektojn dhe jashte familjes, mbase me shum nga qe ne mund ta hamendojm.


    3 Eshte se njerzit e kan keqkuptuar fjalen demokraci(nga mungesa e dijes ndoshta)demokraci nuk eshte ushqim i shpejte qe duhet fituar me cdo cmim dhe me ate qe denegjeron,por eshte pune e shpejt, me rregulla, me vlera,me nder, burreri, mirsjellje dhe gjithmon ne respekt te ligjit.
    Dhe e katerta i nderuari Suliot:

    Edhe me pak mjete njeriu mund te diturohet,ne qoftese e deshiron kete gje.Varferia nuk eshte justifikim per injoranzen.

    Ka te drejte ILGMAP,do kthehemi ne origjine,dhe ke shume te drejte Suliot por disa demokracine e kuptojne DOKRRA.

    Ju ecte mbare ne jete.

  4. #94
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Ajo, që na dhemb të gjitheve, që duhet të na bejë të ndjeshem të mëdhenjëve dhe të vegjëlve, eshte fakti se eshte prekur thelbi i ekzistences tone: JETA DHE DINJITETI NJEREZOR !
    Edhe në lufte të kishim qënë keto vite, nga fronti nuk do të kishin ardhur kaq shumë informacione dhe bilance te tilla humbjesh njerezore dhe materiale.
    Edhe gjallesat (bimë apo kafshe) reagojnë:
    ... Besoj, se e keni vënë re, edhe pas një shtërngate të stuhishme…?! Pasi ajo ka pushuar, kemi parë të jetë goditur në mënyrë të pamëshirëshme, jeta e gjallesave. Kemi parë, sipërfaqe pellgjesh me shumëkëmbsha të butë, vemje, larva e milingona. Por të mbledhura të gjitha së toku, si lëmsha që notojnë mbi këto pellgje dhe, ashtu bashkë deri në tharjen e ujërave nga rrezet e diellit. Kanë formuar koloni edhe njëqelizorët …!!? Volvokset! Vetëm në emër të jetës! Për ta mbajtur në ruajtje jetën, si të vetmen dhuratë të natyrës, që jepet vetëm njëherë.
    Po njeriu, duhet të durojë pafund këtë deformim të tillë, ngaqë është i pafaj?
    Apo të presë derisa t’i shkruhet epitafi?...
    .

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga Astrit Kosturi Lexo Postimin
    Çfar’ i mungon demokracisë shqiptare, që nuk funksionon ?
    (Sa për hyrje në temë!)

    Nga: Astrit Kosturi


    Mos të na çudisin ndonjëri, të na mbush mendjen se jetojme në demokraci!
    Se gjithë kjo, katraurë dhe liri darviniane, është demokraci, se gjithe kjo rrapëllimë retorike për gati 20 vjet, eshte e shumepritura demokraci. U bë kohë e gjatë, që veçanërisht pjesa e mençur e kësaj shoqërie, ka ngrënë sapunin për djath, teksa përpëlitet nën morsën shtërnguese të uzurpatorve dhe grabitësve të kësaj gjëje kaq të çmuar, të këtyre ndjenjave të bukura të shqiptarëve, të mbajtura të burgosura për dekada me radhë.
    Kaq budallenj dhe të cektë paskemi qënë, teksa si një popull i tërë vetëm kemi shpresuar në inaktivitet dhe në pritje se do vinte si dhuratë, si keqardhje e të tjerëve për vuajtjet tona pafund? Gjithnjë pritje, gjumë dhe përgjumje rreth llafeve dhe thashethemeve të llumit të kafesë, në lokalet pafund.
    Dhe nga ana tjetër, ustallarët e pangopur për sundim e pasuri dhe elita mafioze politike e bërë tashmë anishqiptare dhe antikombëtare, u vu në shërbim të vetes së tyre dhe të huajve. Teksa kemi pritur e shpresuar, na e konvertuan diktaturën në anarshi dhe këtë na e kane shitur në vijimësi për demokraci. Kështu e ndërtuan që në ditët e para, me teorine e tullës së parë më hile, duke shfrytëzuar mungesën e dijeve dhe qënien të papërgatitur të një populli të tërë për sistemin e ri, të ardhur bashkë me erërat e lindjes të mbarsura me liri dhe shpresë dhe të nxitura nga perëndimi, që në ato vite eksportoi aq bukur krizën e thellë ekonomike, që sot është bërë rrezik edhe mw evident.
    Doja të ndaja, me gjithe antaret e këtij forumi shqetesimin jetik shqiptar dhe mbare kombëtar dhe në të njëjtën kohë pasi të japim mendime se si funksionon një demokraci reale, le të gjejmë deformimet e bëra, të kësaj anarshie dhe kaosi institucional dhe shpirtëror me emrin demokraci dhe të japim rrugët e zgjidhjes.
    Shumëkush prej nesh, ka vite që mediton, vuan dhe perpiqet të punojë për këtë dhe mendoj se ka ardhur koha e një bashkëpunimi real dhe të vërtetë.
    Si fillim, ju ftoj të jepni mendimet tuaja, për bazën ideologjike dhe teorike të funksionimit të sistemeve me bazë demokracinë, të evidentojmë shtyllat kryesore që i mungojnë për ta mbajtur më këmbë e në funksion demokracinë shqiptare dhe më pas të materializojmë qëndrimet tona me veprime konkrete demokratike.
    Pershendetje Z. Kosturi

    Demokracia eshte nje sistem qe çdo shtet duhet ta kete si baze te patundshme.Ku te gjithe pjesetaret e shoqerise kane te drejta dhe detyrime.
    Teoria eshte e perkryer,edhe me disa pika qe duhen nenvizuar,por eshte pothuajse i pamundur aplikimi i saj masiv.
    Shqiperia per fatin e keq te saj nuk pati mundesi,ose te themi me mire u mashtrua nga ata njerez qe 40 vjetet pas luftes jane akoma ne fuqi edhe sot.
    Ne jetojme ne nje pseudo demokraci:
    ku sigurisht ke lirine e fjales por askush nuk e degjon zerin tend
    ku ke mundesine te shprehesh idene tende,por kjo nuk i sherben askujt
    ku mund te besh ate qe deshiron,por kjo me kufij qe ne Shqiperi jane shume te theksuar.
    Ne kemi dhjetera gazeta e qindra gazetare.Por ne çdo gazete do te gjesh nje event dhe dhjetera ide qe nuk bejne tjeter veçse te sjellin konfuzion.Askujt nuk i intereson e verteta,thjesht e ngjyrosin si te duan.Ateher ne kete pike eshte me mire çensura,sepse eshte e pamundr qe ne nje vend te vogel si Shqiperia nuk ka te verteta por vetem hamendje.

    Per shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi çfare eshte demokracia dhe si e konceptojne?
    Dhe mbi te gjitha çfare ka ndryshuar mbasi u rrezua sistemi.
    Une mendoj qe shume pak gjera kane ndryshuar.
    Ata qe drejtojne ose jane ish komunistet ose bijte e tyre qe kane ndryshuar vetem emrat.Per popullin nuk ka ndryshuar asgje.Nuk mund te flisje me pare,por nese tani mundesh zeri yt vlen sa blegerima e qengjit para se ta therin.Populli vuan,kurse disa maskarenj ndertojne vila e pallate.
    Nese kjo eshte demokracia per te cilen kemi vuajtur 50 vjet,atehere ne kemi shume pak kujtese,ose nuk kemi vuajtur aq shume.
    Ne nuk kemi bere asnje lufte per te permbysur sistemin e vjeter,por thjesht na erdhi nje kodosh doktor e na tha qe tani jemi te lire.
    Qe i vogel perpija librat qe tregonin per sakrificat e popujve ne luften per liri e nje te ardhme ku bijte e tyre mund te jetonin te lire.
    Ne si popull cilen lufte beme e fituam?
    Ne nuk beme lufte por na e sollen lirine.
    Jemi kaq te mençur se sa te tjeret qe derdhen gjakun e milionave njerezve per te fituar lirine?
    Ose jemi populli me fatin me te madh ne bote,gje per te cilen kam shume dyshime.
    Fatkeqesisht ne nuk luftuam e nuk fituam asgje,dhe realiteti i sotem eshte rezultati me i drejte.
    Pastaj nuk duhet te harrojme qe ne si popull na kane injektuar dembelizmin,dhe kjo na ben te mendojme se duhet te jete perhere tjetri te derdhi djerse dhe jo une.

    Une mendoj qe njerez si Berisha e Nano duheshin shporrur me kohe,kurse ne sot jemi akoma ketu duke i thurur levdata..Ne nuk permbysem sistemin por vetem nje objekt i cili mbas 20 vjetesh zoteron akoma si nje fantazme ne imagjinaten tone.Qe na pengon ne formimin e nje shoqerie demokratike ne te cilen te gjithe te kene nje mundesi ne jete.
    Kjo eshte utopi per momentin e nuk besoj se do te ndryshoje ne vitet e ardhshme.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  6. #96
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Apeli ynë qytetar, intelektual dhe njerezor:"JETA DHE DINJITETI NJEREZOR" !

    Ndergjegjia dhe vetedija jone kombetare, kanë renë në depresion!
    Shoqeria shqiptare tashmë e traumatizuar, i ngjan një të sëmuri, që edhe në qoftëse i afrohesh për ta ndihmuar, shqetesohet, bezdiset dhe nuk të kupton ... Gjithësesi po presim të kalojë vapa ...!
    Pershendetje dhe mirekuptim per gjithe lexuesit e shumte te kesaj teme dhe pjesemarresit aktiv!

  7. #97
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015

    Cool

    Citim Postuar më parë nga Astrit Kosturi Lexo Postimin
    Apeli ynë qytetar, intelektual dhe njerezor:"JETA DHE DINJITETI NJEREZOR" !

    Ndergjegjia dhe vetedija jone kombetare, kanë renë në depresion!
    Shoqeria shqiptare tashmë e traumatizuar, i ngjan një të sëmuri, që edhe në qoftëse i afrohesh për ta ndihmuar, shqetesohet, bezdiset dhe nuk të kupton ... Gjithësesi po presim të kalojë vapa ...!
    Pershendetje dhe mirekuptim per gjithe lexuesit e shumte te kesaj teme dhe pjesemarresit aktiv!
    Do na duhet shume pune dhe dije,per te len pas kete llum qe ka zaptuar kombin ton,e them ke gje duke marr shkas dhe nga ngjarjet qe rrodhen ne zgjedhjet e fundit parlamentare.

    Pa pasur demokraci ne familje,shkollim te rreept e te rregullt ne shkolla,respekt per ligjin,eshte e veshtire per te besuar se demokracia te ne do ndryshoj.Do na duhet ta kultivojm per te pakten nje gjenerate te tere,keto qe thash me lart,pastaj me kte fare te re mund te pretendojm dicka te mire,se me njerzit e socem nuk mund te themi se kemi per te ndryshuar shume gjera,se provat per kete i kemi te freskta.

    z Astrit Kosturi,kure provincialet japin mesime demokracie,(metropolitaneve)ju duken si alien, per vete faktin se ata nuk e shohin dot lemin e turbullt ku shijn,dhe atyre ju duket demokraci vetem interesi i tyre i semure,dhe thjeshte i vejn nje perde boj per mos te ren ne sy te atyre qe nuk shohin dot larg, po ne malesoret,nga lart i shohim te gjitha, dhe besoj se gjykimi jon eshte i drejt.Ju pershendes me respekt.

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga leci Lexo Postimin
    Pershendetje Z. Kosturi

    Demokracia eshte nje sistem qe çdo shtet duhet ta kete si baze te patundshme.Ku te gjithe pjesetaret e shoqerise kane te drejta dhe detyrime.
    Teoria eshte e perkryer,edhe me disa pika qe duhen nenvizuar,por eshte pothuajse i pamundur aplikimi i saj masiv.
    Shqiperia per fatin e keq te saj nuk pati mundesi,ose te themi me mire u mashtrua nga ata njerez qe 40 vjetet pas luftes jane akoma ne fuqi edhe sot.
    Ne jetojme ne nje pseudo demokraci:
    ku sigurisht ke lirine e fjales por askush nuk e degjon zerin tend
    ku ke mundesine te shprehesh idene tende,por kjo nuk i sherben askujt
    ku mund te besh ate qe deshiron,por kjo me kufij qe ne Shqiperi jane shume te theksuar.
    Ne kemi dhjetera gazeta e qindra gazetare.Por ne çdo gazete do te gjesh nje event dhe dhjetera ide qe nuk bejne tjeter veçse te sjellin konfuzion.Askujt nuk i intereson e verteta,thjesht e ngjyrosin si te duan.Ateher ne kete pike eshte me mire çensura,sepse eshte e pamundr qe ne nje vend te vogel si Shqiperia nuk ka te verteta por vetem hamendje.

    Per shqiptaret qe jetojne ne Shqiperi çfare eshte demokracia dhe si e konceptojne?
    Dhe mbi te gjitha çfare ka ndryshuar mbasi u rrezua sistemi.
    Une mendoj qe shume pak gjera kane ndryshuar.
    Ata qe drejtojne ose jane ish komunistet ose bijte e tyre qe kane ndryshuar vetem emrat.Per popullin nuk ka ndryshuar asgje.Nuk mund te flisje me pare,por nese tani mundesh zeri yt vlen sa blegerima e qengjit para se ta therin.Populli vuan,kurse disa maskarenj ndertojne vila e pallate.
    Nese kjo eshte demokracia per te cilen kemi vuajtur 50 vjet,atehere ne kemi shume pak kujtese,ose nuk kemi vuajtur aq shume.
    Ne nuk kemi bere asnje lufte per te permbysur sistemin e vjeter,por thjesht na erdhi nje kodosh doktor e na tha qe tani jemi te lire.
    Qe i vogel perpija librat qe tregonin per sakrificat e popujve ne luften per liri e nje te ardhme ku bijte e tyre mund te jetonin te lire.
    Ne si popull cilen lufte beme e fituam?
    Ne nuk beme lufte por na e sollen lirine.
    Jemi kaq te mençur se sa te tjeret qe derdhen gjakun e milionave njerezve per te fituar lirine?
    Ose jemi populli me fatin me te madh ne bote,gje per te cilen kam shume dyshime.
    Fatkeqesisht ne nuk luftuam e nuk fituam asgje,dhe realiteti i sotem eshte rezultati me i drejte.
    Pastaj nuk duhet te harrojme qe ne si popull na kane injektuar dembelizmin,dhe kjo na ben te mendojme se duhet te jete perhere tjetri te derdhi djerse dhe jo une.

    Une mendoj qe njerez si Berisha e Nano duheshin shporrur me kohe,kurse ne sot jemi akoma ketu duke i thurur levdata..Ne nuk permbysem sistemin por vetem nje objekt i cili mbas 20 vjetesh zoteron akoma si nje fantazme ne imagjinaten tone.Qe na pengon ne formimin e nje shoqerie demokratike ne te cilen te gjithe te kene nje mundesi ne jete.
    Kjo eshte utopi per momentin e nuk besoj se do te ndryshoje ne vitet e ardhshme.
    E mbeshtes shkrimin tuaj.Ne nje forme tjeter une e kam shperehur dhe keshtu-"Nuk bej pjese ne asnje parti, pasi ajo qe une aspiroj nuk e lejon ligji"
    Ne ndryshim nga me siper une i vlersoj zgjedhjet e 2009.Rama nuk eshte nje rastesi ne politike, por risi e Ramiz alise &company.Ato e kaluan fazen e pare dhe te dyte te tranzicionit Gurgacovian.Tashme ato tentonin te hynin ne fazen e trete.Instalimin e nje force qe te perfshinte ne brendesi njerez qe kane pushtetin ekonomik. Per to nuk do te kishte me rendesi ngjyrimi politik, por interesi per te zhvilluar kapitalin personal dhe te grupimit. Njerez te cilet do te benin gjithcka me para dhe dhune per te kapur gjithe pushtetet.Besoj se nje grupim i tille mund te quhen MASONE.Shpresoj se i shpetuam mire kesaj, por dhe me katunare si Meta nuk di se c'mund te behet.Nje gje eshte e sigurte, Nano eshte politikani qe i dha jete ish bllokemeneve(instaloi korrupsionin), Berisha i ligjeroi korrupsionin e tyre, Rama kerkoi ti kthente ne nje potencial te pa thyeshem.E vetmja shprese eshte reformimi i PD me vizion te ri, dhe krijimi i kapitalisteve te kesaj ngjyre. Pa pushtet ekonomik PD nuk do te mund te pozicionohet si e djathet e nuk do te mund te perballoje goditjen e bllokemneve.

  9. #99
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-06-2009
    Postime
    112
    Shkurt un po them i mungon toleranca fetare dhe mirkuptimi njerzor dermjet vellezerve ne pergjithsi
    Shqiptar me fe islame .

  10. #100
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga luli2009 Lexo Postimin
    Shkurt un po them i mungon toleranca fetare dhe mirkuptimi njerzor dermjet vellezerve ne pergjithsi
    Luli pershendetje!
    Per mua toleranca fetare, në Shqiperi nuk eshte problem, perkundrazi kjo harmoni dhe mirekuptim nderfetar duket si loje qesharake!
    Ndersa, mirekuptimi njerezor ne pergjithesi - siç thoni ju, nuk behet, as me urdhera e as me moralizime e fjalime patetike. Paligjshmeria, problemet e prones, kaosi institucional në pergjithesi, ka futur ne sherr at e bir, pa bere fjale per më tutje.
    Shoqeria shqiptare eshte në depresion: turullosje, nervaprishje, halle dhe probleme pa zgjidhje ....! Ngërrç politik, institucional, bile edhe famijar!
    - ky eshte thelbi i alarmit.

Faqja 10 prej 38 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •