Close
Faqja 71 prej 74 FillimFillim ... 21616970717273 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 701 deri 710 prej 740
  1. #701
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Rënie gurësh brenda tunelit të Kalimashit, ndalohet qarkullimi

    MIRDITË- Nisin problemet në tunelin e sapo përuruar të Kalimashit. Automjetet që janë nisur për të udhëtuar drejt Kukësit janë ndalur duke mos u lejuar të hyjnë brenda në tunel. Shkak për këtë ka qenë një rënie gurësh brenda në tunel. Bëhet e ditur se në një gjatësi prej 1 kilometri brenda tunelit, nuk është realizuar betonimi dhe si rrjedhojë është vënë rrjetë mbrojtëse. Por ndërkohë në këtë pjesë ka nisur rënie e gurëve, çka ka bërë që të mos lejohet futja e automjeteve brenda në tunel. Ende nuk ka të dhëna të mëtejshme, ndërsa pritet që të vërtetohet se cili ka qenë shkaku kryesor për këtë problem të menjëhershëm pas përurimit që i bëri dje Kryeministri Berisha aksit Rrëshen - Kalimash.

    Shekulli
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  2. #702
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Ngjarja ka ndodhur para pak minutave në kilometrin e 2.5- të të tunelit ku rrjeta mbrojtëse ka rënë për shkak të ngarkesës së inerteve. Mësohet se është bllokuar qarkullimi i mjeteve.SKANDALI

    KALIMASH- Shëmbje në tunelin Rrëshen-Kalimsh. Në kilometrin e 2.5- të këtij tuneli mësohet se është rrëzuar rrjeta mbrojtëse që mbante pjesën e sipërme të tunelit e cila në një gjatësi për më shumë se 1 km ishte e pabetonuar.
    Televizioni Neës24 ka filmuar pamjet në tunel vetëm pak para shembjes së tij rreth orës 21.00 të mbrëmjes së sotme. Rrjeta në pjesën e pabetonuar të tunelit ishte vendosur në një gjatësi prej 100 metrash për të shmangur rrezikun që u kanosej qarkullimit të automjeteve.
    E gjithë rrjeta ishte ngarkuar me materiale inerte dhe rrëzimi i saj ka shaktuar dhe derdhjen e inerteve në një pjesë të tunelit duke shaktuar bllokimin e plotë të tij dhe paralizimin e qarkullimit të autmojeteve.
    Ndërkohë rreziku vazhdon të jetë evident, pasi paralel me këtë tunel po kryhen gërmime dhe plasje në tunelin tjetër.
    Për momentin qarkullimi është paralizuar dhe punonjësit e firmës kanë hyrë në tunele për të bërë pastrimin e gjithë pjesës që tashmë është rrëzuar. Tuneli 5.6 km pjesë e aksit Rrëshen-Kalimash është përuruar pak ditë më parë nga kryeministri Berisha dhe ai kosovar Hashim Thaci në prag të zgjedhjeve të 28 qershorit.
    Në tunelin e inauguruar mungon ende sinjalistika, mjetet e sigurisë sic janë kamerat, sistemi kundra zjarrit. Ndërsa korsia e dytë ende nuk funksionon. Ekzistojnë dy postblloqe në hyrje dhe dalje të tunelit që kryejnë rolin e semaforëve.
    (e.n/BalkanWeb)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #703
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    ..............................................
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 26-06-2009 më 17:28
    Feelings change - memories don't.

  4. #704
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Zbulohet një tjetër mashtrim i madh financiar me aksin Rrëshen-Kalimash. Qeveria përurori këtë të enjte një aks të devijuar të rrugës. Devijoi rrugën me 1.5 km dhe me një kosto 5 milion euro

    TIRANE- Zbulohet një tjetër mashtrim i madh financiar me aksin Rrëshen-Kalimash që u përurua sot nga kryeministri Berisha. Qeveria ka shpenzuar rreth 5 milion euro për për të krijuar imazhin tek shqiptarët në prag të zgjedhjeve, të një rruge që ende nuk ka përfunduar. Bëhet fjalë për askin Rrëshën –Rreps e pikërisht në vendin e quajtur Kalanja. Në këtë aks, rruga është devijuar me një gjatësi 1.5 km e me një kosto financiare 5 milion euro. Në fakt autostrada kalon poshtë këtij segmenti ku gjenden dy ura që ende nuk janë përfunduar, të cilat janë pjesë e segmentit Rrëshen –Kalimash.
    Por qeveria , për të përuruar sa më shpejt rrugën e për ta përdorur atë si një arritje të rëndësishme në prag të zgjedhjeve, sakrifikoi 5 milionë euro dhe paraqiti një projekt të deformuar. Por skandali nuk përfundon këtu, burime nga grupi i ekspertëve thonë se njëra nga urat do të prishet nga firma dhe do të fillojë rindërtimi nga e para tek dy këmbët e saj, me një lartësi 30 metra.
    Një kosto tjetër kjo tejet e rëndë për buxhetin e shtetit. Që nga inaugurimi i rrugës, e cila u krye në mënyrë të përshpejtuar, flasin jo vëtëm faktet e sipërpërmendura por edhe të tjera. Në autostradë mungon plotësisht sinjalistika dhe në njërin krah të saj vazhdojnë akoma punimet. Automjetet mund të lëvizin vetëm në njërin kah, por edhe këtu gjithçka duket me rrezik për sa kohë mungon sinjalistika dhe kushte të tjera që duhet të plotësojë një autostradë e përmasave të tilla. (e.n/News24/BalkanWeb)

  5. #705
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    Filluan problemet pa mbaruar mire? Gjithe ai leke i shpenzuar gjer tani, di ishte mekat ta kene bere punen sa per te kaluar radhen.
    Nuk ishte pune sa per te kaluar rradhen por ju be presion i madh nga qeveria per te peruruar patjeter diçka pergjysem dhe duke vene ne rrezik edhe jeten e njerezve .

    5 milion euro shkuan kot plus 600 mije euro te tjera sepse nje kembe e vetme e ures se pambaruar kushtonte 300 mije euro .

    Kur shohim si fluturojne shumat marramendese mbi kokat tona e kur sheh se fshataret e varfer nuk kane as buke sa per tu ngopur e me shtepi cope cope te kujtohen kohet e tiraneve . Pse nuk ngrihet nje qender per ata qe skane buk te hane e qe lypin rrugeve me gjithe keto miliona , kemi mbetur ti ushqejme ne si qytetare te keputur me lemosha kurse varferia ekstreme dhe papunesia çon njerez ne vetvrasje .
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 26-06-2009 më 17:30

  6. #706
    padashur te pergenjeshtroj burimet e informacionit te gjitha keto "incidente" 2 dite para fushates me duken si shume te dyshimta.

    te presim ca shpjegimesh do na japin inxhinieret

  7. #707
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Ministria e puneve te brendshme deklaron se nuk ka shembje fatmirsisht ne tynel , uroj qe te jete keshtu dhe rruga te jete ne gjithe gjatesine e saj funksionale sa me pare .

  8. #708
    keshtu qofte si thua ti Daniel apo MB

    nese eshte fabrikim ti vije turp atyre mediave qe publikojne te tilla lajme.
    Do tju lutesha forumistave te siguroheshin per kredibilitetin e lajmit perpara se ta postojne se jemi ne kulmin e fushates dhe nje zot e di se cfare luhet ne prapaskene.

    Te gjithe shqiptaret pavaresisht bindjeve politike duhet te kujtojne 97 perpara se te bejne ato qe thojne politikanet.

    ishalla zgjedhje te lira dhe pa rremuja

  9. #709
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Kembet e ures se paperfunduar news24 i dha me pamje , pamjet nuk kishin date por tregonin vetem kembe ure pa asfalt fare siper , kaq mund te them une nga ana ime per shkrimin me lart .

  10. #710
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Shikoni videon, imazhet flasin vete ....
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 71 prej 74 FillimFillim ... 21616970717273 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 15:15
  4. Panik në autostradë, në zjarr një fabrikë, rrezikon stacioni elektrik
    Nga Bledari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 16:04
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •