Sqarim i Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës
Sot gjatë ditës, në mjetet e informimit në vend, është theksuar se “Presidenti Sejdiu nuk pati kohë të marrë pjesë në inaugurimin e autostradës Durrës-Kukës”. Zyra e Presidentit të Republikës dëshiron të sqarojë se Presidenti Sejdiu nuk ka pasur ftesë të marrë pjesë në këtë ceremoni, në të cilën pjesëmarrja ka qenë e paraparë në nivel kryeministrash.
Siç dihet, Presidenti Sejdiu është takuar në Tiranë, më 24 qershor 2009, edhe me Kryeministrin e Shqipërisë, z. Sali Berisha, të cilin e ka përgëzuar për punën e madhe që është bërë për ndërtimin e kësaj autostrade, e cila është shumë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe intensifikimin e bashkëpunimit të gjithanshëm në mes Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe rajonit në përgjithësi.
Krijoni Kontakt