Close
Faqja 21 prej 74 FillimFillim ... 1119202122233171 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 740
  1. #201
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Rruga na kushton 1 miliard

    Qeveria ende nuk është përcaktuar për formën e financimit të autostradës Morinë-Merdar. Në Ministrinë e Transportit thonë se janë duke punuar shumë për sigurimin e ndonjë kredie të butë. Mundësia tjetër është dhënia me koncesion. Për të dy këto forma, qoftë të kreditimit apo të koncesionimit, ka disa oferta dhe gjasat janë reale që të gjenden investitorët apo të sigurohen kreditë
    13 Janar, 2009


    Projekti më gjigant i infrastrukturës së Kosovës, autostrada Vërmicë-Merdar nuk ka filluar as më 2008, me gjithë premtimet e qeveritarëve se do të fillojë në gusht të këtij viti. Ndonëse pjesa tjetër e autostradës nga Durrësi po i afrohet çdo ditë e më shumë Vërmicës, pala kosovare është duke punuar ende në projektin e autostradës.
    Zëvendësministri i MTPT-së, Adem Grabovci, thotë se është dashur që të rishikohet projekti i hartuar më parë, i cili, sipas tij, ka qenë me shumë gabime dhe duke pasur parasysh rëndësinë e këtij projekti të interesit nacional, ashtu siç ka qenë i hartuar më parë, ka qenë i pazbatueshëm. "Jemi detyruar që ta marrim në rishikim projektin. Kemi konsultuar ekspertët vendorë e ndërkombëtarë dhe kompaninë hartuese të këtij projekti. Kemi arritur në përfundim se i mungojnë disa elemente, të cilat janë shumë të rëndësishme për fillimin e kësaj autostrade, si elementi i urave, studimi gjeomekanik...", thotë zv.ministri i MTPT-së, Adem Grabovci.
    "Ne kemi qenë plotësisht optimistë se do ta fillojmë autostradën më 2008, por arsyeja e mosfillimit është një, e vetme dhe ka të bëjë me përpjekjet që kjo autostradë të jetë me parametrat dhe me standardet më të avancuara evropiane. Tani ne e dimë të gjithë se njëri nga elementet për aderimin tonë në Bashkimin Evropian, është po ashtu edhe niveli edhe cilësia e infrastrukturës rrugore. Prandaj, ne kemi bërë përpjekje që t'i përmbushim këto kritere me kohë, në mënyrë që të mos kemi nevojë që të ndërhyjmë prapë në të ardhmen e afërt dhe të bëjmë korrigjime. Mirëpo, jemi më se të sigurt se në pranverë të 2009-ës do të startojmë me segmentin e parë të kësaj autostrade nga Vërmica e deri në Prizren", thotë zv.ministri Adem Grabovci.
    Ai thotë se për rihartimin e këtij projekti MTPT-ja ka angazhuar ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, ka konsultuar edhe kompaninë, e cila e ka hartuar projektin e parë, në mënyrë që të mos përsëriten gabime që më vonë në fazën e zbatimit të projektit do të shkaktonin probleme.
    "Kemi nevojë për mbikëqyrje të ekspertëve dhe ne mendojmë se është e domosdoshme që punimet t`i përcjellë ndonjë kompani konsulente ndërkombëtare, e cila do ta përcjellë zbatimin e këtij projekti në terren", tha Grabovci.

    Qeveria duhet të marrë qëndrim për formën e financimit
    Para se të hyhet në fazën e përgatitjes së tenderimit, Qeveria duhet të marrë një qëndrim paraprak të domosdoshëm, edhe për formën e financimit, nëse do të shkohet me mjete vetjake apo me formën koncesionale. Sipas Grabovcit, kostoja e këtij projekti është shumë e lartë dhe arrin shifrën rreth 1 miliard euro. Ai thotë se mbeten të hapura të gjitha opsionet dhe pas konsultimeve me ekspertë dhe kompaninë konsulente do të përcaktohet edhe mënyra se si do të sigurohen mjetet. "Ne ende jemi duke i diskutuar të gjitha variantet. Ne jemi të vendosur që të fillojmë. Jemi të gatshëm që ta fillojmë edhe me buxhetin e Kosovës. Por, do të mundohemi të gjejmë mënyra të financimit edhe jashtë buxhetit dhe këto gjasa janë shumë reale. Ende nuk jemi përcaktuar për këtë ose për atë formë. Buxheti i Kosovës është mundësia e fundit. Jemi duke punuar shumë për sigurimin e ndonjë kredie të butë. Mundësia tjetër është dhënia me koncesion. Për të dy këto forma, qoftë të kreditimit apo të koncesionimit, kemi disa oferta dhe gjasat janë reale që të gjenden investitorët apo të sigurohen kreditë". Mirëpo, sipas Grabovcit, mundësia tjetër më e lehtë për ne është forma e kombinuar, që është buxheti i Qeverisë dhe ndonjë formë tjetër e financimit.
    Përveç autostradës Vërmicë-Merdar, sipas zëvendësministrit Grabovci, prioritetet dhe planet e Qeverisë shkojnë më tutje. ''Do të shpallet shprehja e interesit për ta punuar projektin e autostradës Prishtinë-Shkup. Kemi filluar projekte të rëndësishme dhe me rëndësi vitale për Kosovën, magjistralen Prishtinë-Pejë, segmenti i parë i së cilës veç është duke u punuar, pastaj Prishtinë-Mitrovicë, ku një pjesë e punimeve është duke u realizuar edhe në atë segment". Për vitin 2009 ai thotë se magjistralja e Pejës do të arrijë deri në Arllat, ndërsa ajo për Mitrovicë do t'i afrohet Vushtrrisë.
    I. GASHI
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #202
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-04-2007
    Postime
    7
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    qe thua (shkruan) ti i paditur, une nuk mund te "hyjnizoj" salis-rren-mashtruesin ...

    iu ka ra per hise ju, vijoni punen tuaj ...

    ate rruge, e kam spjeguar edhe me pare, nuk e ban salihi, nuk ka kryqe ai per ato pune ...

    salija te deftoje se ku i ka derguar lulzimja ato paret e kullufitura - dhe po qe i zoti, te zbuloje e te tregoje se ku shkoi taksa majko per ato vite me radhe ...

    e ben dot apo jo...?
    ti qenke antishqiptar o zoti anastas.eshte projekti me i madh qe ka njohur kombi shqiptar dhe ti vazhdon akoma te kundershtosh nje enderr qe po behet realitet.me shuaj nje kuriozitet?perse padrinoja yt edvin rama nuk ka hedhur as me te voglen fjale per rrugen?apo plas nga inati se po e nderton berisha?

  3. #203
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga batituri Lexo Postimin
    ti qenke antishqiptar o zoti anastas.eshte projekti me i madh qe ka njohur kombi shqiptar dhe ti vazhdon akoma te kundershtosh nje enderr qe po behet realitet.me shuaj nje kuriozitet?perse padrinoja yt edvin rama nuk ka hedhur as me te voglen fjale per rrugen?apo plas nga inati se po e nderton berisha?
    perse kerkon te mbetesh i paditur?!? ...

    ti je mesuar me padrino ... une nuk kam padrino ... ua kam argumentuar se salis eshte ndraghetta ... doli e verteta ... lebetitur ...

    nuk eshte projekt i salis, as nuk e nderton dot salis autostraden ... e nderton tjeterkush ...

    ky eshte lloji i "sherrit" tip Zog i Zi (emer qe iu shkon salis dhe edit aq shume) per tia marre mendjen miletit se kanibalet sigurimso-puniste po zihen ne emra te ndryshem partish ...

    nderkohe paret e taksave te miletit vene "rrush per kumbulla" - ku vane ato parate e takses "majko"; po ato te mbikalimit te famshem ke Zog i Zi; a ka ndonji trafik qe nuk dihet, por mesohet kur pelcasin predhat e ngrihen kepurdhat tymore?!?

    kulmi i poshtersive ... do tiu zere gjaku ... jetet e njerezve te pafajshem ... katila ...

    sa per ate palloshin edvin, te cilit po i ngecet pushteti prej pa-aftesive dhe poshtersive te salis ...

  4. #204
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-04-2007
    Postime
    7
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    perse kerkon te mbetesh i paditur?!? ...

    ti je mesuar me padrino ... une nuk kam padrino ... ua kam argumentuar se salis eshte ndraghetta ... doli e verteta ... lebetitur ...

    nuk eshte projekt i salis, as nuk e nderton dot salis autostraden ... e nderton tjeterkush ...

    ky eshte lloji i "sherrit" tip Zog i Zi (emer qe iu shkon salis dhe edit aq shume) per tia marre mendjen miletit se kanibalet sigurimso-puniste po zihen ne emra te ndryshem partish ...

    nderkohe paret e taksave te miletit vene "rrush per kumbulla" - ku vane ato parate e takses "majko"; po ato te mbikalimit te famshem ke Zog i Zi; a ka ndonji trafik qe nuk dihet, por mesohet kur pelcasin predhat e ngrihen kepurdhat tymore?!?

    kulmi i poshtersive ... do tiu zere gjaku ... jetet e njerezve te pafajshem ... katila ...

    sa per ate palloshin edvin, te cilit po i ngecet pushteti prej pa-aftesive dhe poshtersive te salis ...
    o zoteri vazhdo bertit ti poshte rruga durres kukes poshte sali berisha poshte qeveria poshte shqiperia qa te duash thuaj se ti e di mire ate shprehjen besoj. QENTE LEHIN KARVANI SHKON PERPARA

  5. #205
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga batituri Lexo Postimin
    o zoteri vazhdo bertit ti poshte rruga durres kukes poshte sali berisha poshte qeveria poshte shqiperia qa te duash thuaj se ti e di mire ate shprehjen besoj. QENTE LEHIN KARVANI SHKON PERPARA
    pse ben keshtu mor i paditur,

    une nuk po bertas, as nuk po therras poshte apo lart ...

    thjesht po te tregoj me fakte reale se sa i pafytyre (pra pa moral), sa i demshem (pra sa i ka kushtuar Shqiperise), dhe sa shtrember (neqoftese keni qene ndonjehere drejt) po flisni e shkruani ...

    e verteta te çliron - ajo mund te vonoje, por nuk harron ...

  6. #206
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Nese temat nuk marrin nuanca fetare ne kete forum, detyrimisht marrin nuanca politike! Do ishe mire ta leni politiken menjane dhe diskutoni anet pozitive te kesaj rruge.

    Fotografite vlejne me teper se mijra fjale. Keto jane foto te plazmas ne flickr, te drejtat e autorit i perkasin atij.





    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  7. #207
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119




    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  8. #208
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Qenkan koxha do kthesa ,dhe sigurisht so do vendosin anesore mbrojtese anash rrugeve se realisht ne baze te ketyre fotove ,rrezikshmeria akoma nuk qenka eliminuar.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  9. #209
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Kthesa do ket, perndyshe rruga do ishe vetem tunele dhe ura ne nje riliev te tille malor. Deri diku eshte zhgenjim optik kur i shikon ne fotografi, realisht kthesat nuk jane aq te egzagjeruara sa mund te duken ne foto. Rreziku ne autostrata gjithmone eshte i pranishem, madje dhe ne ato me modernet dhe me te gjerat ne bote. Po kryesisht vjen nga pakujdesia dhe mos zbatimi i rregullave te carkullimit, dhe jo nga kthesat.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  10. #210
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221
    BvizioN shume foto te mira te falimderit qe i solle

Faqja 21 prej 74 FillimFillim ... 1119202122233171 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 15:15
  4. Panik në autostradë, në zjarr një fabrikë, rrezikon stacioni elektrik
    Nga Bledari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 16:04
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •