Close
Faqja 4 prej 18 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 175
  1. #31
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Historiografia shqiptare sikurse edhe historiografite e popujve tjere vazhdon te zhvillohet dhe te evoluoj. Faktet dhe provat e reja, hapja e arkivave te Stambollit dhe hulumtimet dhe gjetjet e tjera te fakteve do te sjellin edhe shume permiresime, pse jo edhe nje ndryshim ne percaktimin dhe perceptimin edhe ne qeshtjen e marredhenijeve te shqiptareve me Perandorine Osmane. Une mendoj se duhet ti qasemi kesaj teme pa paragjykime, sikurse vetem kane filluar ti qasen shume studiues. Historiografia shqiptare iu ka qasur dhe e ka prezentuar gjate kohes se monizmit kete qeshtje me teper ne kendveshtrimin bardh e zi.

    Une se paku sa kam mundur te kuptoj, periudha peseqindvjeqare e marredhenijeve te shqiptareve me Perandorine Osmane ka qene ne shumicen e kohes me teper periudhe e bashkepunimit dhe bashkejeteses se sa e konfliktit te hapur. Perandoria Osmane , sikurse te gjitha perandorite e kohes , bile me teper se sa te tjerat ka qene perandori e shume popujve, ku me dashje ose padashje , nga rrethanat dhe faktoret e imponuara kane bashkejetuar shume popuj dhe ku ne nje fare menyre sidomos popujt e islamizuar, kane pase ne pjesen me te madhe te kohes disa perparesi te cilat i kane shfrytezuar.

    Populli shqiptar i lene anash nga perandorite dhe mbreterite e krishtera, me forcimin e Rusise cariste dhe tendeces se saj per te rritur ndikimin ne Ballkan, sigurishte se nuk do te mund te gjente aleate me te afert per te mbijetuar dhe vazhduar ruajtjen e indentitetit sesa Perandorine Osmane. Fundi i fundit nuk ishte perandori vetem e turqeve, por e shume popujve, ne kete kontekst bukur shume edhe e shqiptareve. Kjo ishte vetem nje menyre per te mbijetuar dhe ruajtur indentitetin, rimarre nen kontroll nje pjese te tokave qe Perandorite serbe e bullgare i paten aneksuar dhe kolonizuar . Megjithese aleancat , nese mund ta quaj keshtu, behen per interesa dhe aty ku perfundojne interesat e perbashketa dalin edhe kundershtimet .
    Periudha e lulezimit te tregtise , ekonomise , fuqise ekonomike dhe ushtarake gjate XVII dhe XVIII te kesaj perandorije kishin ndikim te drejperdrejte edhe ne qytetet dhe viset shqiptare. Poashtu dobesimi i kesaj perandorije pas krizes lindore dhe forcimit te Rusise , gjendja e rende politike, ekonomike dhe ushtarake , si dhe fillimi i coptimit te kesaj perandorie nga shtete satelite te Rusise dhe shteteve qe kishin interesa te aferta me ato te Rusise , rrezikuan drejpersedrejti edhe coptimin dhe dobesimin e faktorit shqiptar.

    Pra deshi apo nuk deshi dikush shumica e popullsise shqiptare eshte islamizuar, ka ruajtur indentitetin kombetar , ka ruajtur nje lloj autonomie ne ate perandori, ka qeverisur trojet e veta ne shumicen e kohes dhe shume here edhe perandorine ose pjese te mira te kesaj perandorije , ka luftuar per kete perandori dhe ka perfituar aq sa ka mundur nga kjo perandori, sikurse edhe e ka kundershtuar me arme kur jane krijuar rrethanat qe te krijojne shtetin e tyre.
    Pas pavaresimit te Shqiperise e deri ne ditet tona Turqia moderne ishte dhe mbeti nje aleat i natyrshem, nje shtet mik dhe i vetmi shtet ne ballkan qe pa medyshje ishte , eshte dhe do te mbes aleati yne ne rrugen tone drejte forcimit, bashkimit dhe integrimit ne te gjitha institucionet nderkombetare.

    Me respekt Shkoza nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  2. #32
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga SHKOZA Lexo Postimin
    Historiografia shqiptare sikurse edhe historiografite e popujve tjere vazhdon te zhvillohet dhe te evoluoj. Faktet dhe provat e reja, hapja e arkivave te Stambollit dhe ...
    Pershendetje!

    Deri tani kam lexuar disa here ne forum mbi hapjen e "arkivave te Stambollit". Desha te pyes, a behet fjale per akrivat e P. Osmane apo per cfare arkiva? Sepse nje koleg turk me ka thene se arkivat e P. Osmane nuk hapen per arsye politike turke. Sa e kam kuptuar une, nuk hapen per shkak se politika turke, nje pjese e saj, pjesa qe mbeshtete politiken laiciste nacionaliste te Kemal M. Atatürkut (Armata Turke, ushtaraket) mendojne se kjo gje do te pengonte parimet e Atatürkut. Te mos e zgjasim shume, vetem desha te tregoj, se nuk e kam pritur qe keto arkiva te hapen, dhe te pyes se nga e di ti, se keto arkiva jane hapur?

    Flm paraprakisht.


    *

  3. #33
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Nuk ka ndoshta shume kohe kur kjo gje eshte bere publike edhe permes kanaleve me prestigjioze televizive te Shqiperise, Kosoves dhe shqiptareve kudo qe jane. Sa per te te bindur po e sjell vetem nje shkrim e kerko ne google se ke plote.
    Arkivave osmane, një shans i ri për Kosovën !
    « më: 27-09-2007, 11:07:35 »

    --------------------------------------------------------------------------------
    Fakte të reja do të sfidojnë historinë e manipuluar nga serbët

    Hapja e arkiva të ish-perandorisë osmane për Kosovën nuk është një lajm i mirë, por i shkëlqyer. E gjendur përballë një propagande shekullore nga ana e Serbisë dhe në pamundësi për t‘ju përgjigjur me të njëjtën monedhë, Kosova do të ketë një shans të madh përpara për t‘i bërë të qartë botës të vërtetën historike. Dhe arkivat e Perandorisë Osmane për këtë janë tamam një thesar. Ato përmbajnë shënime dhe dokumente, të cilat kanë informata të rëndësishme lidhur jo vetëm me historinë e Kosovës, por të rreth 30 shteteve, të themeluara pas shpërbërjes së Perandorisë Otomane, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, e cila është shteti i fundit që ka fituar pavarësinë nga kjo perandori. Si Shqipëria ashtu edhe Kosova, deri më 1912-ën kanë qenë nën sundimin e kësaj perandorie. Dokumentet që ndodhen në këto arkiva, me kërkesë të tyre, do t‘iu sigurohen të gjitha shteteve përkatëse. Jusif Bajraktari, drejtor i Institutit të Historisë në Kosovë, thotë se "hapja e arkivave është një lajm shumë i mirë për ne, pasi duke qenë për një periudhë të gjatë nën sundimin osman, në ato arkiva është e mbyllur një pjesë e madhe e historisë së Kosovës dhe e shqiptarëve në tërësi". Sipas tij kjo mundësi vjen në kohën e duhur, jo vetëm për rrethanat historike të Kosovës, por edhe për shkak të anës profesionale, klimës shoqërore etj. Instituti që ai drejton ka bërë marrëveshje me institucionin homolog të Turqisë, si dhe me Arkivin e Shtetit për të dërguar ekspertë atje. Por cilat janë ato çështje ku do të mund të hidhej dritë. Periudha osmane mbërthen një nga pjesët më të kontestuara të historisë shqiptaro-serbe. Përfshihet në të beteja e famshme e Fushë-Kosovës, miti i ngritur nga serbët. Përfshihen shpërnguljet masive të shqiptarëve, struktura e popullsisë së Kosovës nëpër shekuj. Dhe natyrisht një nga temat më të nxehta, ajo mbi ndërrimin e fesë. "Një prej formave më flagrante të manipulimit serb ka qenë pikërisht feja", thotë profesor Bajraktari. Sipas tij, me hapjen e arkivave, shqiptarët do të kenë përparësi, pasi do të paraqiten nga burime të dorës së parë argumentet se si e kanë vlerësuar shqiptarët fenë myslimane, se si ata u konvertuan në myslimanë etj. Perandoria Osmane ishte e pajisur me dokumente mbi pronat dhe pasuritë, dokumente kadastralë shumë të vlefshëm. "Pushtuesit serbë, sa herë kanë hyrë në Kosovë, kanë grabitur arkivat turke dhe pasuritë e shqiptarëve. Ata i kanë manipuluar faktet sipas interesit të tyre. Pronat e shqiptarëve i kanë trajtuar si shtetërore edhe pse s‘ka pasur shtet", thotë Bajraktari. Por me hapjen e arkivave në Turqi, fakte të reja do të dalin në dritë edhe në lidhje me këtë çështje. Lajmin për hapjen e arkivave e ka bërë të ditur e përditshmja turke "Today Zaman", e cila nëpërmjet një shkrimi, ka njoftuar se dokumente me vlera historike po klasifikohen prej vitesh dhe tashmë pritet përfundimi. "Në të kaluarën të dhënat dhe dokumentet e rëndësishme ishin të fshehura, ndërsa tani do të lëshohet dritë jo vetëm mbi historinë e Turqisë, por gjithashtu edhe mbi historinë e 30 shteteve në Ballkan, Evropë, Afrikë dhe Lindje të Mesme", thuhet në artikullin e botuar këto ditë, në këtë gazetë. Të dhënat në arkivat osmane mbulojnë një periudhë prej 400 deri 500 vitesh të historisë së këtyre shteteve, ku përfshihen të gjitha territoret ku ajo kishte shtrirë pushtimin në ditët e lulëzimit të saj si Maroku, Tunizia, Algjeria, Libia, Egjipti, Sudani, Jemeni, Arabia Saudite, Katari, Kuvajti, Jordania, Omani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Iraku, Siria, Palestina, Izraeli, Libani, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Bullgaria, Kosova, Rumania, Moldavia, Maqedonia, Greqia, Shqipëria, Gjeorgjia, Armenia dhe Qipro.

    Por sipas gazetës, jo të gjitha shtetet do të kenë mundësinë të dërgojë studiuesit e tyre, ndërsa për sa i përket studiuesve individualë, duket se do të ketë më shumë përparësi. Pika më e nxehtë për Turqinë si duket ka qenë ajo për të cilën BE-ja vazhdimisht i bën presion. Gazeta turke njofton gjithashtu se ligji i arkivave kombëtare, i përpiluar pas përfundimeve të hulumtimeve dhe punës së klasifikimit në arkivin e Perandorisë Osmane, pritet që të miratohet pas hapjes së Parlamentit turk më 1 tetor. Qeveria turke po përgatitet që ta miratojë një ligj menjëherë sa të mblidhet Parlamenti. Ky ligj do të sigurojë që arkivat do të trajtohen në përputhje me metodat shkencore, bën të ditur "Today Zaman". Ligji autorizon Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave Shtetërore për përgjegjësinë e dokumenteve arkivore dhe dokumenteve të gatshme për t‘u arkivuar, mbrojtjen e tyre, përdorimin e tyre në përputhje me interesat kombëtare dhe publike si dhe eliminimin dhe shkatërrimin e tyre nëse është e nevojshme. Ndërkohë dokumenti i parë si pasojë e bashkëpunimit të Kosovës me Turqinë tashmë ka dalë në dritë. Ai titullohet "Vilajeti i Kosovës, dokumentet otomane", në të cilin janë përfshirë dokumente që datojnë nga viti 1526 deri më 1912-ën. Po kështu njëzetmijë dokumente të dixhitalizuara janë sjellë në Kosovë. Shqiptarët kanë pasur një rol shumë të fuqishëm në historinë e Perandorisë Osmane. "43 sadriamea ose në shqip kryeministra kanë qenë me origjinë shqiptare", thotë profesor Bajraktari. Por brenga e tij, sikurse e shumë studiuesve të tjerë është nëse mundësia për të hulumtuar nëpër arkivat turke do të mbështetet financiarisht edhe nga institucionet, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.

    G.Shqip
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  4. #34
    Follow the Light Maska e presHeva-Lee
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    toka e shqiponjave
    Postime
    1,019
    e mjaft mir kjo per shpiunet e serbis e greqis me ja mbyll gojen niher e pergjithmon qe thojn se me dhun e kena pranu fejen islame
    Krenohem qi jom Shqyptar e Musliman

  5. #35
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga SHKOZA Lexo Postimin
    Nuk ka ndoshta shume kohe kur kjo gje eshte bere publike edhe permes kanaleve me prestigjioze televizive te Shqiperise, Kosoves dhe shqiptareve kudo qe jane. Sa per te te bindur po e sjell vetem nje shkrim e kerko ne google se ke plote.

    Ok. S'ka dyshim. Vertete qenkan hapur.
    Ka ardhur koha te dal une pak nga shpella..

    Nje gje me zgjon dyshim:

    Z. Bajraktari pret kete gje nga arkivat:

    Jusif Bajraktari, drejtor i Institutit të Historisë në Kosovë, thotë se "hapja e arkivave është një lajm shumë i mirë për ne, pasi duke qenë për një periudhë të gjatë nën sundimin osman, në ato arkiva është e mbyllur një pjesë e madhe e historisë së Kosovës dhe e shqiptarëve në tërësi".

    ...

    Përfshihet në të beteja e famshme e Fushë-Kosovës, miti i ngritur nga serbët. Përfshihen shpërnguljet masive të shqiptarëve, struktura e popullsisë së Kosovës nëpër shekuj. Dhe natyrisht një nga temat më të nxehta, ajo mbi ndërrimin e fesë. "Një prej formave më flagrante të manipulimit serb ka qenë pikërisht feja", thotë profesor Bajraktari.
    Por ligji turk qe do te reglementoje perdorimin e arkivave, parasheh kete gje:

    Qeveria turke po përgatitet që ta miratojë një ligj menjëherë sa të mblidhet Parlamenti. Ky ligj do të sigurojë që arkivat do të trajtohen në përputhje me metodat shkencore, bën të ditur "Today Zaman". Ligji autorizon Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave Shtetërore për përgjegjësinë e dokumenteve arkivore dhe dokumenteve të gatshme për t‘u arkivuar, mbrojtjen e tyre, përdorimin e tyre në përputhje me interesat kombëtare dhe publike si dhe eliminimin dhe shkatërrimin e tyre nëse është e nevojshme.
    Dyshoj qe te priturat e z. Bajraktarit do te realizohen.


    *

  6. #36
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga presHeva-Lee Lexo Postimin
    e mjaft mir kjo per shpiunet e serbis e greqis me ja mbyll gojen niher e pergjithmon qe thojn se me dhun e kena pranu fejen islame
    Llogarite edhe nje shqiptar si mua ne radhen e atyre qe pohojne kete.


    *

  7. #37
    Follow the Light Maska e presHeva-Lee
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    toka e shqiponjave
    Postime
    1,019
    pse mos je ti serb apo grek ? serbi ja ka shperla trurin per me bo percarje ndermjet shqiptarve ore cun
    Krenohem qi jom Shqyptar e Musliman

  8. #38
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Ne qofte se eshte serb e grek dikush qe pohon se feja islame u perhap me dhune te Shqiptaret, atehere edhe une qenkam serb e grek.

    Ne fakt eshte e kunderta e asaj qe po thua ti, se jan pikerisht serbet (sllavet) dhe greket qe pohojne se shqiptaret u islamizuan me deshiren e vet vullnetarisht, dhe mundohen te na paraqesin neve para botes si popull me prejardhje, kulture, mentalitet, fe dhe race aziatike, pra mundohen te na paraqesin neve si joeuropiane. Si per shembull duke i paguar klasen me te ulet, me te pashkolluar dhe me te prapambetur te popullit tone, qe ata te vishen dhe te duken si Taliban dhe ti detyrojne femrat e tyre te veshin ferxhet nga kultura aziatike.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zëu_s : 25-06-2009 më 10:44

  9. #39
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga presHeva-Lee Lexo Postimin
    pse mos je ti serb apo grek ? serbi ja ka shperla trurin per me bo percarje ndermjet shqiptarve ore cun
    As shka as grek nuk jam. Nese ka dicka qe me ka indoktrinu ne jete, eshte Islami. Tere rrethin familjar muslimane i kam. Qysh n'djep ja kane nise rrenat e Muhamedit e te Islamit me ma shperla trunin, por qe sot: kafir arnavut superlativ. Ma perpara shperlahen 40 Islama mu mbledhe bashke sesa une.

    Edhe une mendoj se serbet e greket thone se ne shqiptaret e morem Islamin me dashje. Lexo Zeu_s-in.


    *

  10. #40
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    SHKOZA,

    mos ta prisha qejfin kur thash se dyshoj qe te priturat e z. Bajraktarit do te realizohen? E ndan ti kete mendim, apo mendon fare ndryshe?


    *

Faqja 4 prej 18 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Mësimet e nxjerra nga dhuna në Kosovë
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 15-07-2006, 13:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •