Close
Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 175
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-02-2009
    Postime
    394

    Kur Turqia mbështeti ndërhyrjen ushtarake te Tiranës për shpëtimin e Kosoves

    Kujtimet e nje atasheu ushtarak)

    Para 10 vjetësh,me datat 2 dhe 3 Mars 1999,ish kryeministri i Shqipërisë, zt. Pandeli Majko , ne krye te nje delegacioni qeveritar ,kreu nje vizite zyrtare te rëndësishme në Ankara. Delegacioni shqiptar ishte ndare ne dy grupe. Me linjen ajrore Turkish Air Lines : Tirane -Stamboll –Ankara erdhen ministri i Mbrojtjes,Luan Hajdaraga,ministri i Financave, Anastas Angjeli dhe ministri i Ekonomise Ylli Bufi, ndërsa ne orët e vona te kesaj date, po me linjën Turkish Air Lines, por me itinerarin Milano -Stamboll -Ankara mbriten ne Ankara kryeministri Majko dhe ministri i Punëve te Jashtme, Z.Milo , te cilet kishin marre pjese ne nje mbledhje te partive te majta ne Itali.

    Delegacioni u vendos ne hotel “Hilton”, ne qendër te Ankarasë. Te nesërmen kryeministri u prit nga presidenti vendit, Sulejman Demirel , kryeministri Bylent Exhevit dhe shefi Shtatmadhorisë e komandant i Forcave te Armatosura,Gjeneral Armate Kivrikoglu. Ne Shtatmadhori ishin planifikuar te merrnin pjese ne takim vetëm kryeministri Majko,ministri i Mbrojtjes,Luan Hajdaraga dhe atasheu ushtarak i Shqipërisë, kolonel Hajro LIMAJ.

    Por,kur mbritem ne zyren e pritjes se shefit te Shtatmadhorisë gjetëm edhe ambasadorin e Republikes se Turqisë ne Shqipëri, Z.Ahmet OKCUN,i cili gjate gjithë vizitës se kryeministrit Majko perpiqej te monopolizonte gjithçka dhe te mbante nen kontroll takimet kofidenciale te kryeministrit shqiptar, duke u munduar te shmangte të gjithë autoritetet e tjera shqiptare. Një gjë te tille ai u përpoq të realizonte edhe në këtë takim, i cili në fakt përbënte edhe takimin kryesor dhe më të rëndësishëm të kësaj vizite.

    Për temat që do të diskutoheshin ne kishim punuar dhe koordinuar të gjitha çështjet ,përpara se të vinte delegacioni në Ankara. Kryesore do të ishin rrugët e zgjidhjes së Krizës së Kosovës dhe mbrojtja e sovranitetit të Shqipërisë nga një sulm i mundshëm ushtarak i Forcave të Armatosura të Serbisë,sulm i cili mund të ndërmerrej me justifikimin e goditjes dhe asgjësimit të reparteve dhe njësive ushtarake të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës,UCK-së, të cilat stërviteshin në territoret veriore të Shqipërisë, apo me hyrjen në luftë të Shqipërisë për mbrojtjen e shqiptarëve të Kosovës nga genocidi Serb që kishte filluar të zbatohej nga presidenti Miloshevic,variant i cili do të zbatohej nëse NATO nuk do të ndërhynte ushtarakisht në Kosovë.

    Shefi i Shtatmadhorisë,Gjeneral-armate Hysejin Këvrëkoglu, i cili ndiqte me kujdes nëpërmjet të dhënave të zbulimit strategjik zhvillimet në Veri të Shqipërisë dhe brenda Kosovës, i garantoi kryeministrit Majko mbështetjen e gjithanshme ushtarake në mbrojtje të kufijve dhe tërësisë territoriale të Shqipërisë nëpërmjet rrugëve konkrete që do të aplikoheshin sipas zhvillimeve të ardhshme në terren.

    Gjithashtu,ai e garantoi Zotin Majko,se do ta mbështeste ushtarakisht Shqipërinë, nëse ajo do të detyrohej të futej në luftë me Serbinë për të shmangur gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës. Vlen të nënvizohet se nga të gjitha shtetet,të cilave Shqiperia u kërkoi mbështetje politike,diplomatike dhe ushtarake për një ndërhyrje ushtarake të detyruar për mbrojtjen dhe çlirimin e Kosovës,i vetmi vënd që iu përgjigj pozitivisht ishte Turqia.

    Plus miqësisë tradicionale me këtë vend,një rol shumë të rëndësishëm luajti lobi shqiptar që jeton në Turqi dhe media turke që ishte ngritur e gjitha në këmbë për të shmangur një Srebenicë në Kosovë. Prandaj, Turqia i kuptonte mjaft mirë detyrimet e shtetit Shqiptar në mbrojtje të Kosovës,mbasi ajo kishte përvojën e vetë të vitit 1974 me Qipron. Ajo u detyrua të ndërhynte ushtarakisht në Qipron e Veriut,nga operacioni së cilës u shmang vazhdimi i mëtejshëm i gjenocidit grek ndaj popullsisë turke në këtë ishull mesdhetar.

    Kryeministri Majko,në fund të takimit me emocionet që atë e shoqëronin , kur dolëm nga Shtatmadhoria ju drejtua ministrit të Mbrojtjes, z.Hajdaraga dhe mua se “ Turqia e tregoi edhe këtë herë vehten që është mikia dhe aleatia e vërtetë strategjike e Shqipërisë “.Dhe ai kishte te drejtë për këtë konkluzion. Marrëdhëniet ishin me të vërtetë të shkelqyera dhe Shtatmadhoria me Ministrinë e Mbrojtjes së Turqisë për atasheun ushtarak të Shqipërisë i kishin hapur dyert për 24 orë, veçanërisht gjatë Krizës së Kosovës të vitit 1999.

    Mua në Turqi, atëhere me bëheshin 5 vjet kohë qëndrimi, së bashku me studimet që kisha kryer në Stamboll. Kur erdhi në pushtet qeveria Nano,veçanërisht ministri Jashtëm, Z. Milo kërkoi kthimin tim në Atdhe,por ministria e Mbrojtjes e kundërshtoi atë deri në fund. Shkaku kryesor nuk ishte koha e qëndrimit,por fakti që unë në këtë detyre isha emëruar në fund të vitit 1994 nga qeveria Berisha.

    Këtë ja thash edhe kryeministrit Majko në Ankara, duke i nënvizuar të vërtetën e këtyre makinacioneve e duke i shtuar se “ unë jam i gatshëm të kthehem familjarisht në çdo kohë në Shqipëri”.Por ai menjë herë mu përgjigj : “E di Zoti kolonel që do të kthehesh në Shqipëri dhe nuk do ta besh si kolegët e tu ne Bruksel,Gjermani apo Amerikë,të cilët në vend të Shqipërisë morën strehim politik në këto vende në 1997,por në këto situata ti na duhesh patjetër në Ankara,mbasi jemi përballë me Serbinë dhe Turqia na ka garantuar cdo lloj mbështetje dhe bashkëpunimi strategjik”.

    Dhe menjë herë u nisëm me shpejtësi drejt aeroportit të Esenbogas në dalje ta Ankarasë,nga ku i uruam rrugë të mbarë kryeministrit me ministrat që e shoqëronin. Ata me avion u nisën drejt Tiranës,ndërsa ne me makinat zyrtare u rikthyem në Ankara për të vendosur midis këtyre dy vendeve bashkëpunimin e shpejtë dhe koordinuar një gjendje të jashtëzakonshme, drejt së cilës po shkonte Shqipëria nëse nuk do të ndërhynte NATO për shpëtimin e kosovarëve dhe Kosovës…...

    http://www.gazetastart.com/?faqe=ana...ls&lajmid=5807

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-02-2009
    Postime
    394
    aleatet me te medhejn te kombit shqipetar jan turqet.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    edhe McCain kandidati qe ishte per president i amerikes e kishte nje porpozim qe ta furnizonin shqiperin me armatin dhe shqiperia ta rimerte kosoven perseri por ashtu do te kishte shum viktma dhe fal zotit nderhyri nato dhe viktimat ne kosove u minimizuan .
    We are all Aliens

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-02-2009
    Postime
    394
    Citim Postuar më parë nga extreme Lexo Postimin
    edhe McCain kandidati qe ishte per president i amerikes e kishte nje porpozim qe ta furnizonin shqiperin me armatin dhe shqiperia ta rimerte kosoven perseri por ashtu do te kishte shum viktma dhe fal zotit nderhyri nato dhe viktimat ne kosove u minimizuan .
    po te ish armatosur ushtrija shqipetare dhe uck-ja nga turqija, ne krejt territoret shqipetar ne okupim te sllav've(domethan edhe slavvet e maqedonise) i kishim mar. tash nuk kishim pas probleme ne mitrovice, nuk kishim pas probleme ne iliride(maqedonia perendimore) dhe do ishim te bashkuar me shqiperine. nje komb nje shtet. ne e kishim shkaterue serbet, maqedont. dhe ne nuk te ishim vetem, e kishim pas mbeshtetjen e turqise dhe disa mujahedina kishin ardh me luftu sikur ne bosnje. dhe kur kish fillu kjo luft, edhe bosnja e kish sulmu serbine sepse akoma serbia eshte ty e okupuar trojet e bosnes. serbia nuk kish pas pshtim. edhe ne fund kosova, ilirida, presheva, shqiperia do te ishin te bashkuar ne nje shtet. besoj se edhe nje pjes te malit te zi e kishim mar, sikur ulcinin ett.

  5. #5
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    Citim Postuar më parë nga Mitrovicali2009 Lexo Postimin
    aleatet me te medhejn te kombit shqipetar jan turqet.
    ka shume shqipo atje prandaj

  6. #6
    Sigurisht që turqit janë aleatët tonë më të mëdhenj. Kur të na pushtoj ndonjë shtet tjetër për 600 vjet, atëherë mbase bie në vend të dytë Turqia.

  7. #7
    Xp Maska e Vista
    Anëtarësuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    Rroft miqsia shqiptaro-turke , posht greket e sllavet.
    E Verteta është e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anë)

  8. #8
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga Mitrovicali2009 Lexo Postimin
    po te ish armatosur ushtrija shqipetare dhe uck-ja nga turqija, ne krejt territoret shqipetar ne okupim te sllav've(domethan edhe slavvet e maqedonise) i kishim mar. tash nuk kishim pas probleme ne mitrovice, nuk kishim pas probleme ne iliride(maqedonia perendimore) dhe do ishim te bashkuar me shqiperine. nje komb nje shtet. ne e kishim shkaterue serbet, maqedont. dhe ne nuk te ishim vetem, e kishim pas mbeshtetjen e turqise dhe disa mujahedina kishin ardh me luftu sikur ne bosnje. dhe kur kish fillu kjo luft, edhe bosnja e kish sulmu serbine sepse akoma serbia eshte ty e okupuar trojet e bosnes. serbia nuk kish pas pshtim. edhe ne fund kosova, ilirida, presheva, shqiperia do te ishin te bashkuar ne nje shtet. besoj se edhe nje pjes te malit te zi e kishim mar, sikur ulcinin ett.
    Nuk janë gjërat aq të thjeshta sa duken në aparencë.
    Ndërhyrja e NATO-s ishte zgjidhja më efikase, sepse hyrja e Shqipërisë në luftë do të ishte katastrofë diplomatike, dhe menjëherë do të vinte në lëvizje vëndet pro-Sllave. Kuptohet që Rusia nuk do të rrinte duar-kryq dhe gjërat do të komplikoheshin shumë. Nga ana tjetër me futjen e Shqipërisë në luftë, do të thoshte futje automatike të Turqisë në luftë, pasi Turqia ka nënshkruar një marrveshje me Shqipërinë që në rast të cënimit të kufijëve të Shqipërisë, Turqia është automatikisht në luftë. Dhe me implikimin e Turqisë, do të futej edhe Greqia në luftë së bashku me Armeninë.
    Me pak fjalë do të ishte fillimi i një lufte Ballkanike, pse jo dhe Botërore.

    Por ajo që vlen për tu përmëndur është se Turqia e tregoi veten se është një aleat i yni dhe ne duhet tia dimë për faleminderit.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  9. #9
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Turqit jane armiqte me te medhenj te Shqiperise. Jo se jane turq, por se jane ne Azine e vogel. Dikur ishin bizantinet ne ate vend ,kur ishin armiket me te medhenj. Ata gjithnje duan ta mesyjne Shqiperine.

    Nese serbet duan Mitrovicen apo Kosoven Lingore, apo nese greket duan gjirokastren dhe saranden, turqit duan rruget tregtare, duan elbasanin, durresin, tiranen duan gjithe shqiperine..

  10. #10
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    Citim Postuar më parë nga Qerim Lexo Postimin
    Turqit jane armiqte me te medhenj te Shqiperise. Jo se jane turq, por se jane ne Azine e vogel. Dikur ishin bizantinet ne ate vend ,kur ishin armiket me te medhenj. Ata gjithnje duan ta mesyjne Shqiperine.

    Nese serbet duan Mitrovicen apo Kosoven Lingore, apo nese greket duan gjirokastren dhe saranden, turqit duan rruget tregtare, duan elbasanin, durresin, tiranen duan gjithe shqiperine..
    ti po qe ke te drejt o byrazer....
    vari leshte

Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Mësimet e nxjerra nga dhuna në Kosovë
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 15-07-2006, 13:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •