Close
Faqja 2 prej 18 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 175
  1. #11
    Xp Maska e Vista
    Anëtarësuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582

    Marrëdhëniet Kosovë - Turqi

    Turqia mbështet maksimalisht Kosovën

    Nënsekretari i Shtetit i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, siguroi presidentin Fatmir Sejdiu se Turqia do të vazhdojë ta përkrahë fuqishëm Kosovën në të gjitha fushat.


    Nënsekretari i Shtetit i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Ertuğrul Apakan, në një takim në Prishtinë siguroi presidentin Fatmir Sejdiu se Turqia do të vazhdojë ta përkrahë fuqishëm Kosovën në të gjitha fushat.

    Presidenti Sejdiu e falënderoi për ndihmën e gjithanshme që ka dhënë Turqia për Kosovën, si para, ashtu edhe pas shpalljes së pavarësisë.

    Sejdiu shprehu përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Republikën e Turqisë.

    Apakan u prit edhe nga zëvëndësministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Vlora Çitaku.
    http://www.ikubinfo.com/ikubLAJME/Ne...7-a58ebf29011d



    Turqia mbështet shëndetësinë kosovare

    4 Prill, 2009
    Prishtinë, 3 prill
    Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës ka raporte shumë të mira bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Turqisë. Ky bashkëpunim po zgjerohet dhe intensifikohet pas kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës për marrëveshje të re bilaterale drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Turqisë.

    Ankaraja është përgjigjur pozitivisht ndaj kërkesës së parashtruar të Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës dhe mes tjerash do të marrë përsipër trajtimin falas për njëqind pacientë çdo vit, të cilët nuk mund të trajtohen në institucionet shëndetësore të vendit tonë. Marrëveshja është në pajtim me interesin e dyanshëm dhe reciprocitetit, do të mundësojë zhvillimin e bashkëpunimit në shumë fusha të mjekësisë si këmbim të informatave, këmbimin e ekspertëve dhe mjekëve specialistë, mbështetjen e pjesëmarrësve specialistë të fushave të ndryshme për konferenca shkencore në të dy vendet dhe edukimin e tyre.
    http://www.kosova-sot.info/?p=30965



    Turqia mbështet Kosovën në disa fusha


    “Ne do të vazhdojmë të mbështesim kosovarët në fushën e sigurisë, financave, shëndetësisë, arsimit. Një Kosovë e lirë dhe e pavarur në qendër të Evropës është një garanci për paqen në botë dhe në Bashkimin Evropian”, ka thënë zv.kryetari i Parlamentit turk

    23 Prill, 2009
    Në prag 23 prillit, Ditës së Komunitetit Turk, në Kosovë po qëndron një delegacion i lartë parlamentar nga Turqia, në krye me zv.kryetarin e Parlamentit të Turqisë, Nevzat Pakdilii. Gjatë ditës së djeshme delegacioni turk është takuar me zyrtarët e lartë të institucioneve të vendit, me presidentin Fatmir Sejdiun dhe kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, kurse gjatë ditës së sotme do të marrë pjesë në manifestimin qendror të festës memoriale të komunitetit turk në qytetin e Prizrenit. Temë e bisedimit në të dyja këto takimet e djeshme ishin bashkëpunimi ndërshtetëror dhe roli i komunitetit turk në Kosovë dhe roli i komunitetit shqiptar në Turqi në forcimin dhe zhvillimin e këtij bashkëpunimi. Presidenti Sejdiu e ka përgëzuar popullin turk për festën duke vlerësuar edhe qëndrimin mbështetës të Turqisë për Kosovën. “Mbështetja e Turqisë është në shumë dimensione, në shumë fusha, duke filluar nga proceset e hershme, me prezencën e KFOR-it, me investime në fushën e biznesit, në arsim, në shëndetësi e të tjera. Me vizita dhe kontakte, me këmbim përvojash, vetëm sa shtohet edhe më tepër mundësia e bashkëpunimeve të ndërsjella edhe në fusha të tjera”, theksoi presidenti Sejdiu. Nevzat Pakdili i ka falënderuar autoritetet e Kosovës që 23 prilli është pjesë e festave zyrtare të Kosovës. Duke përgëzuar popullin kosovar për raportet e mira ndërmjet komuniteteve, ai tha se Turqia gjithmonë do të jetë pranë Kosovës.“Si para, ashtu edhe pas pavarësisë, Qeveria e Turqisë, partitë në pozitë dhe opozitë dhe i gjithë populli turk kemi qenë pranë Kosovës. Ne do të vazhdojmë të mbështesim kosovarët në fushën e sigurisë, financave, shëndetësisë, arsimit. Një Kosovë e lirë dhe e pavarur në qendër të Evropës është një garanci për paqen në botë dhe në Bashkimin Evropian”, ka thënë z. Pakdili.

    Marrëdhëniet
    shqiptaro-turke

    Kryeparlamentari Jakup Krasniqi i ka falënderuar zyrtarët nga Turqia, sidomos në ndikimin e tyre për njohje të reja të shtetit të Kosovës, por edhe për rëndësinë që ka trajtimi i komunitetit turk nga institucionet e Kosovës dhe shqiptarëve në Turqi nga institucionet shtetërore të këtij vendi. Të pyetur nga gazeta rreth këtyre angazhimeve, të dy bashkëbiseduesit deklaruan: ”Ajo që do të thosha unë është se qe disa vjet në Ballkan dhe në Evropë ka një frymë të re, por bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Turqisë është shumë më i vjetër sesa i dekadës së fundit, dhe është krejt e kuptueshme që pas vitit ‘99 dhe tash pas pavarësisë marrëdhëniet në mes të Turqisë dhe Kosovës janë marrëdhënie ndërshtetërore dhe këto marrëdhënie ndërshtetërore sigurisht që vijnë edhe si rezultat i komunitetit turk që jeton në Kosovë, por edhe i komunitetit shqiptar që jeton në Turqi. Natyrisht që në këtë frymë të re dhe në këtë epokë të re këto marrëdhënieve do të jenë në favor të dy vendeve, por dhe në favor të dy popujve: edhe të Kosovës, edhe të Turqisë”, tha kryeparlamentari Krasniqi.
    Kryesuesi i delegacionit turk tha se Turqia është një vend themelues i një qytetërimi shumë të vjetër dhe të jetës me popuj të etnive dhe besimeve të ndryshme që kanë kultivuar frymë bashkëpunimi dhe tolerance dhe kjo frymë do të avancohet edhe më tutje.”Populli turk edhe sot, por edhe gjatë historisë, u ka dhënë të gjitha të drejtat komuniteteve me të cilat ka jetuar bashkë në aspektin fetar e ekonomik. Edhe sot jemi duke ecur në drejtim të njëjtë dhe kosovarët që jetojnë në Turqi, por edhe grupet e tjera janë një pasuri dhe bukuri e Turqisë”, tha për gazetën kryesuesi i delegacionit turk, Nevzat Pakdili.
    S. AHMETI
    http://www.kosova-sot.info/?p=33365




    Turqia premton lobim për Kosovën në KS të OKB-së dhe Konferencën Islamik


    Turqia dëshiron që Kosova të anëtarësohet në OKB gjatë periudhës kur ajo do të jetë anëtare e përkohshme e KS të OKB-s.
    E hënë, 22 Dhjetor 2008 13:40

    Nga fillimi i vitit 2009, Turqia do të jetë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe dëshiron që gjatë kësaj periudhe, edhe Kosova të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara. Kështu deklaroi sot kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit turk, Murat Mercan, pas takimit me ministrin kosovar të Punëve të jashtme, Skender Hyseni.

    Mercan tha se Turqia është njëra ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen të luaj rol të rëndësishëm në çështjen e lobimit për Kosovën, sidomos në kuadër të Konferencës Islamike.

    Ai u shpreh i bindur se me një angazhim të shtuar do të arrihet që në të ardhmen, edhe vendet islamike ta njohin shtetin e Kosovës dhe se është duke punuar Turqia.

    Thellimi i bashkëpunimit dypalësh dhe ndihma e Turqisë për Kosovën janë temat kryesore të takimit. /rtk/




    Federata turke e hendbollit mbështet fuqishëm FHK-në


    Gjatë dy ditëve të fundjavës në Ankara qëndroi kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Mexhid Devaja dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci, të cilët u pritën nga kreu i Federatës turke, Tarik Gjengiz. Kjo vizitë u realizua në kuadër të vazhdimësisë për lobim para Kongresit zgjedhor të Federatës Evropiane të Hendbollit – EHF-së i cili mbahet prej datës 25 deri më 28 shtator në Vjenë.
    Edhe një here kryetari i FHT-së, Gjengiz fuqimisht përkrahu kërkesën e Kosovës për anëtarësim të plotë në EHF dhe për këtë ka lobuar edhe ditë më parë gjatë mbledhjes së Federatës Mesdhetare të Hendbollit që u organizua në Stamboll nën drejtimin italianit Françesko Purramoti, me ç`rast Tarik Gjengiz edhe u propozua për kandidat në Komitetin ekzekutiv të EHF-së. Shtetet të cilat ishin pjesëmarrëse Franca, Italia, Turqia, Greqia, Mali i Zi, Sllovenia etj e përkrahen kërkesën e Tarik Gjengiz në lidhje me Kosovën dhe sipas premtimeve të dhëna me siguri do të jenë pro gjatë votimit. Delegacioni ynë mori po ashtu edhe premtimin nga sekretari i përgjithshëm i Armenisë, Arsen Miktirian se në Kongres përfaqësuesi armen me siguri do të jetë përkrahës i sigurt i kërkesës kosovare. Federata e Hendbollit e Kosovës në ditët në vijim ka paraparë edhe një seri takimesh me kryetar apo zyrtarë të tjerë të federatave gjegjëse të EHF-së, qoftë me udhëtime apo edhe me anë të postës elektronike dhe telefonike, në mënyrë që në Kongres të udhëtohet më sigurt dhe pa ndonjë befasi.
    E Verteta është e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anë)

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865

    Kjo po

    ketu te jap te drejte .Eshte e vertete se Turqia po e ndihmon Kosoven.Keshtu behen temat jo duke thene se turqia eshte zemra jone sic tha anetarja zebina.
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  3. #13
    Xp Maska e Vista
    Anëtarësuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    Parku Adem Jashari ne STAMBOLL


    E Verteta është e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anë)

  4. #14
    Xp Maska e Vista
    Anëtarësuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    Tifozet e Fenerbahces-Turqi mbeshtesin Kosoven

    E Verteta është e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anë)

  5. #15
    Xp Maska e Vista
    Anëtarësuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    Turqia dhe Kosova pa viza hyrëse për qytetarët e të dy shteteve.


    13.o1.2009-Prishtinë-Qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë në Turqi pa pasur nevojë të pajisen me viza. Kjo do të bëhet e mundur, pasi zyrtarët e shtetit turk do të nënshkruajnë një marrëveshje më autoritetet kosovare gjatë ditës së sotme.
    Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Jashtëm turk, Ali Babacan, i cili po qëndron në Kosovë, me një grup biznesmenësh për të shikuar mundësitë për investime në Kosovës. Ministri turk është duke zhvilluar takime me përfaqësuesit më të lartë të jetës politike dhe të biznesit në Kosovë. Deri më tani ministri turk, ka nënshkruar marrëveshjen për themelimin e Këshillit Biznesor Kosovaro-turk dhe bashkëpunimi ndërmjet odave të dy shteteve.

    ”Prej sot qytetarët e Kosovës dhe as ata të Turqisë nuk do të kenë nevojë të pajisen me viza për të udhëtuar në të dy relacionet”, tha ministri turk. Në takimin e Kryeministrin, Hashim Thaçi, ministri Babacan, falënderoi Qeverinë e Kosovës për gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me Republikën e Turqisë në të gjitha sferat dhe theksoi se Kosova dhe Turqia kanë lidhje historike të bashkëpunimit dhe ato do ti vazhdojnë edhe në të ardhmen.

    Në anën tjetër, Kryeministri Thaçi tha se Turqia, një prej vendeve të para që ka njohur pavarësinë e vendit tonë - ka qenë vazhdimisht mbështetëse e lirisë dhe çlirimit të Kosovës, për shtetin kosovar ndërsa tash në procesin e tranzicionit do të jetë përkrahëse e madhe edhe në procesin integrues euroatlantik.

    Turqia vazhdon të jetë mbështetësi kryesor i Kosovës si në aspektin politik ashtu edhe në atë ekonomik. Kosova është shtet i ri, me spektër të gjerë të nevojave për zhvillim.
    Qeveria e Kosovës i ka nxjerrë prioritetet e saj dhe pret investime në energji, transport dhe bujqësi”, ka thënë Thaçi në këtë takim.

    Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni ka thënë se synimi i Kosovës është që të ketë marrëdhënie të mira me shtetet që kanë ndikim në botë. “Turqia si një vend mike dhe me ndikim dhe i fton komunitetin e biznesit që të investoj në telekomunikacionit, energji dhe bujqësi”, ka thënë Hyseni.

    Delegacioni nga Turqia është duke vazhduar takimet edhe përfaqësuesit e bizneseve kosovare. Në takimin me zyrtarët e Odës Ekonomike të Kosovës, përfaqësuesit e Turqisë kanë shprehur gatishmërinë të investojnë dhe të ndihmojnë bizneset kosovare për të marrë kredi në bankat turke me kushte të volitshme.

    Faik Yavuz, nënkryetar i Unionit të Odave Ekonomike të Turqisë, tha se Kosova aktualisht ka një shkëmbim tregtarë mes veti si dhe ka investime të kompanive turke në Kosovë. “Për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të Kosovës, ne premtojmë ndihmën e bankave turke për zhvillimin e bizneseve kosovare me marrjen e kredive më të volitshme”, ka premtuar zyrtari turk.

    Edhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës kanë shprehur gatishmëri të bashkëpunojnë me bizneset turke, në mënyrë që këto të fundit të investojnë në Kosovë.
    http://www.radiovisari.info/index.ph...joni&Itemid=80



    ____________


    Kosova e Turqia nënshkruajnë memorandum për mbikëqyrjen e bankave

    Kreu i Autoritetit Qendror të Bankave të Kosovës, Hashim Rexhepi dhe ai i Agjencisë së Rregullimit dhe Mbikëqyrjes së Bankave të Turqisë, Tefik Bilgin, nënshkruan sot një memorandum, me ë cilin synohet thellimi i bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve.

    Bilgin dhe Rexhepi thanë se përmes këtij dokumenti do të arrijnë të mbikëqyrin në mënyrë më cilësore bankat që operojnë në Kosovë dhe Turqi. Memorandumi mbështetet në dokumentin e “Komitetit të Bazelit për mbikëqyrjen e bankave”, të vitit 1997, qëllimi i të cilit është bashkëpunimi në mes të autoriteteve përkatëse për rritjen e efikasitetit të mbikëqyrjes bankare.
    Në Kosovë aktualisht vepron Banka Ekonomike e Turqisë dhe Banka Tregtare Kombëtare e Tiranës në të cilën dominojnë aksionarët nga Turqia.
    http://www.cdodite.com/2008051214191...e-bankave.html


    ____________


    Turqia - katalizatore e njohjeve të reja

    Lirie Hajdari, BOTA SOT
    Vizita e shefit të diplomacisë turke, thellohen marrëdhëniet Kosovë-Turqi

    Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Babaxhan, u ka konfirmuar liderëve institucionalë se njohja e Kosovës nga vendet arabe është çështje kohe, përderisa theksoi angazhimet e vazhdueshme të Turqisë në kuadër të Konferencës Islamike.

    Gjatë qëndrimit në Kosovë, shefi i diplomacisë turke shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për të çuar përpara proceset në Kosovë, duke theksuar kështu edhe intensifikimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve në fushën politike, ekonomike dhe kulturore, si dhe heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

    Ministri Babaxhan, po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë për të shprehur përkushtimin e vendit të tij që të bëjë ç’është e mundur që ta ndihmojë Kosovën edhe ekonomikisht, por edhe për hapat e mëtejmë drejt anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, falënderoi ministrin e Jashtëm turk për mbështetjen e vazhdueshme që vendi i tij i ka dhënë Kosovës, duke u bërë ndër vendet e para që e kanë njohur pavarësinë menjëherë pas shpalljes së saj më 17 shkurt të vitit të kaluar. Ai ka përmendur edhe marrëdhëniet e shkëlqyera në raportet politike, duke thënë se këto raporte kanë evoluuar pozitivisht gjithmonë. “Turqia është ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe të dy vendet kanë vënë marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadash”, tha Sejdiu, duke çmuar lart edhe rolin e komunitetit turk në Kosovë, ashtu siç ka çmuar lart edhe rolin e shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në Turqi. Ai theksoi edhe përkushtimin e Turqisë për mbështetjen e rëndësishme në mekanizmat ndërkombëtarë tashmë si anëtare e Këshillit të Sigurimit dhe me qasjen e saj në institucionet financiare, siç është FMN dhe BB.

    Duke vlerësuar vizitën e tij dhe lidhjet e Turqisë me Kosovën si historike, shefi i diplomacisë turke, Babaxhan, tha se vetëm me shpalljen e pavarësisë Kosova u ka dhënë fund vuajtjeve dhe tragjedive të gjata. “Kosova është një vend në të cilin janë përjetuar tragjedi njerëzore për një kohë të gjatë. Mekanizmat ndërkombëtare janë përpjekur me vite që t’u japin fund këtyre vuajtjeve dhe më në fund më 17 shkurt 2008 Kosova ka fituar pavarësinë”, tha ai, duke shtuar se në kuadër të reflektimit të marrëdhënieve ndërmjet dy popujve tanë, Turqia edhe ka qenë ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Diplomati turk konfirmoi angazhimin e shtetit të tij për njohjet e Kosovës, duke shprehur bindjen se shumë shpejt do të ketë njohje të reja, sidomos nga vendet arabe. “Çdo shtet ka kriteret e tij për njohje dhe ato janë individuale. Vërtet disa vende dëshirojnë ta njohin Kosovën, por e shtyjnë këtë për shkak të zhvillimeve brenda tyre. Por unë besoj se numri i njohjeve në një të ardhme shumë të shkurtër do të rritet, sidomos nga vendet arabe”, u shpreh ai. Duke shprehur përkushtimin për mbështetje të mëtejme në të gjitha sferat, ai tha se mbështetja e Turqisë për Kosovën është e hershme, e fuqishme dhe e plotë, dhe sipas tij roli i Kosovës në stabilitetin e rajonit është shumë i rëndësishëm. Shefi i diplomacisë turke çmoi lart vullnetin e institucioneve të Kosovës për respektimin e plotë të të drejtave të minoritarëve që jetojnë në Kosovë.

    Ministri i Jashtëm turk, i cili po viziton Kosovën së bashku me një grup biznesmenësh, i ftoi ata që të investojnë në Kosovë si pjesë e mbështetjes dhe e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet dy shteteve. Duke folur për angazhimin e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, Babaxhan ka theksuar se atëherë kur do të vihet në rend dite para Këshillit të Sigurimit, çështja e anëtarësimit të Kosovës, Turqia si gjithmonë do ta thotë fjalën e vetë të palëkundur.

    Ndërkaq kryeministri, Hashim Thaçi, shprehu falënderimin e popullit të Kosovës ndaj shtetit të Turqisë për mbështetjen e saj të vazhdueshme, duke theksuar se me bërjen e Kosovës shtet është intensifikuar bashkëpunimi me Turqinë në fushën ekonomike, arsimore, kulturore etj. “Ne besojmë se dy komunitetet tona, ai turk në Kosovë dhe ai i Kosovës në Turqi mund të luajnë rol të rëndësishëm për dy shtetet tona dhe intensifikimit e marrëdhënieve sa më të mira”, është shprehur kryeministri, i cili diplomatin turk e ka njohur me të arriturat e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë.

    Në kuadër të punës dhe angazhimeve, shefi i ekzekutivit të vendit pret që me nënshkrimin e marrëveshjeve bilaterale ndërmjet dy shteteve të ngrihet zhvillimi ekonomik. “Me marrëveshjet besoj se do ta lehtësojmë investimin turk në Kosovë. Dëshiroj që nga sot raportet Kosovë-Turqi të shënojnë një etapë të re të bashkëpunimit më të madh dhe investitorët turq do të kenë mbështetjen e plotë institucionale”, tha ai.

    Shefi i diplomacisë turke, Ali Babaxhan, gjatë ditës është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës dhe me anëtarët e Kryesisë.
    E Verteta është e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anë)

  6. #16
    Xp Maska e Vista
    Anëtarësuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582



    Pas shkatërrimit të ish- Bashkimit Sovjetik,
    diplomacia turke u aktivizua edhe më shumë në
    arenën ndërkombëtar edhe arriti të krijojë pozicione
    të reja në gadishullin e Balkanit, të cilat janë në një
    linjë me interesat e amerikanëve.
    Dinamika i
    politikës së jashtme të Turqisë, shikohet në
    parandalimin e hegjemonisë së Serbisë dhe të
    Greqisë në Ballkan, duke rritur gjithashtu
    kapacitetin e saj diplomatik në të gjitha organizmat
    ndërkombëtare.

    Sidomos radikalizimi i qarqeve të caktuara në Serbi
    dhe në Greqi ka bërë që vemendja e Turqisë në këtë
    rajon të jetë e kujdesshme, sepse ky radikalizim
    është në dëm të Shqipërisë dhe të Kosovës.
    Roli i
    Turqisë, si fuqi ballkanike, është i një rendësie të
    vaçantë dhe ky rol duhet të merret parasysh në
    veçanti nga faktori kosovar dhe ai shqiptar, sepse në
    momentet me delikate të viteve të fundit që kaloi
    Shqipëria dhe Kosova, Turqia ishte shteti që vuri në
    dispozicion diplomacinë e saj dhe ishte e gatshme të
    vinte në dispozicion të shqiptarve edhe forcën e saj
    ushtarake. Viti 1997 dhe lufta e fundi t në Kosovë,
    janë tregues faktikë se Turqia është garanci e sigurtë
    për shqiptarët në Ballkan. Kur në vtin 1997 Greqia
    ishte e gatshme të dërgonte trupa ushtarake në Jug të
    Shqipërisë
    , gjoja për të mbrojtur minoritarët grekë
    në Shqipëri, qeveria turke u bëri të qartë grekëve se
    një sulm ushtarak mbi Shqipërinë do të
    konsiderohej nga qeveria turke si një sulm mbi
    Turqinë
    duke e detyruar qeverinë greke të deklarojë
    publikisht se nuk mund të dërgojë trupa në Shqipëri,
    sepse do të sulmohej nga aleati i saj historik, Turqia.

    Kur qeveria serbe e Millosheviçit po bënte një
    spastrim të ashpër etnik në Kosovë, qeveria turke
    lëvizi me shpejtësi diplomacinë e saj duke shpejtuar
    ndërhyrjen e forcave ndërkombëtare në Kosovë dhe
    pasi filluan sulmet e NATOS mbi Serbinë, avionët
    turq e lëshonin të gjithë ngarkësën e tyre në
    objektivat serbe
    duke mos qenë në një linjë me
    avionët francezë që e lëshonin ngarkesën e tyre të përgjysmuar, ose në hapësira të vdekura, duke
    mos ndëshkuar agresorët serbë për krimet e tyre ndaj popullsisë së
    pambrojtur shqiptare.
    Qëndrimi i diplomacies turke pas rënëjes së komunizmit në Evropë është i
    fokusuar shumë në Ballkan, ku ajo ka interesa strategjke dhe ka gjithashtu
    detyrime ndaj shqiptarve, me të cilët historia i ka lidhur shumë në etapa të
    ndryshme të saj. Tashmë duket qartë një diplmaci turke qe ka një strategji e
    cila ka synimin e saj final neutralizimin e ribizantizimit të Ballkanit, që
    përbëhet nga fronti ortodoks: Rusi-Ukrahinë Serbi dhe Greqi. .

    Ky front po riorganizohet për të luftuar Islamin në Ballkan, i cili mori ngjyrë
    konkrete me masakrat e papara në Bosnje që u pasuan me krimet që u bënë
    në Kosovë ku kemi një popullsi dominante muslimane. . Pikërisht në këto
    hapsira muslimane, ushtria dhe paramlitarët serbë rrenuan pa mëshirë
    xhamia dhe medreze, të cilat nuk ua kishin zënë rrugën. Eshtë pikërisht
    Turqia ajo që po bën të pamundërën, që të spostojë nga Ballkani
    synimet territoriale të ''Frontit ortodoks'' ndaj territoreve etnike shqiptare.
    Por, ka qarqe në hapësirat shqiptare, të cilat për arsye politike dhe më shumë
    fetare po e shohin gjallërimin e diplomacisë turke në Ballkan, që po vepron
    në mbrojtjen e çështjes shqiptare, si një ringjallje të fondamentalizmit islamik turk.
    Kjo tezë është sajuar nga propoganda e rrezikshme serbe dhe nga armiqtë që nuk
    mungojnë në Perëndim që janë rreshtuar historikisht kundër shqiptarve muslimanë
    të cilët po i shohim edhe sot duke iu kundërvënë Pavarësisë së Kosovës.
    Por, politika shqiptare, në të gjitha hapësirat ku jetojnë shqiptarë, nuk duhet të bjerë
    vktimë e kësaj politike që e paraqet Turqinë rrezik potencial për të gjithë shqiptarët,
    sepse është pikërisht Turqia garanti më serjoz dhe i vetmi për mbrojtjen e pavarësisë
    së Shqipërisë si edhe i vetmi garant për të zgjidhur çështjen shqiptare në Ballkan.
    Në se ka sot një qeveri dhe një shtet në botë që është i gatshëm të dërgojë ushtarët e
    vet për të luftuar dhe për të rënë në luftë për shqiptarët, ai është shteti turk dhe
    qeveria turke.
    Ne urojmë që ajo ditë të jetë sa më e largët, por e vërteta është se sot prapavija të
    rezikshme të politikës botërore po grumbullojnë mbi qiellin e Ballkanit retë e zeza
    të luftës, flakët e së cilës nuk dihet se ke do të përvëlonë më shumë, ato që mund ta
    ndezin luftën, apo ato që janë planifikuar të përvëlohen.
    SELIM GOKAJ SHKODER ME, 2TETOR 2007
    E Verteta është e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anë)

  7. #17
    Xp Maska e Vista
    Anëtarësuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    Turqia do ta ndihmojë avancimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës


    Metin Hyserv Ynler: Turqia do ta ndihmojë reformimin dhe avancimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës
    E mërkurë, 13 Maj 2009 19:26

    Ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Turqisë në Prishtinë, Metin Hyserv Ynler. Në këtë takim Ministrja Kelmendi e njoftoi ambasadorin turk Metin Hyserv Ynler për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë në përgjithësi, e në veçanti për organizimin dhe funksionimin Shërbimit Korrektues të Kosovës. Ministrja e Drejtësisë Nekibe Kelmendi kërkoi bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë së Turqisë dhe Shërbimin Korrektues të atjeshëm, me të vetmin qëllim avancimin dhe reformimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës. Ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Metin Hyserv Ynler e njoftoi Ministren Kelmendi se Turqia ka bërë reforma të mëdha në Shërbimin Korrektues, duke i përshtatur ato me standardet evropiane. Ambasadori Metin Hyserv Ynler premtoi se Turqia do ta ndihmojë reformimin dhe avancimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, duke paralajmëruar ftesën që do t'i bëhet Ministres së Drejtësisë për ta vizituar Ankaranë, respektivisht Ministrinë e Drejtësisë së Turqisë, thuhet në një komunikatë për media të Ministrisë së Drejtësisë.

    Hajdin ISLAMI
    E Verteta është e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anë)

  8. #18
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-03-2009
    Postime
    633
    Sa Shqipetare do ti marin me veti ne TURQI?100 000 200 000?Pa drejte kthese...

  9. #19
    Xp Maska e Vista
    Anëtarësuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    Turqia u kërkon vendeve arabe ta njohin Kosovën

    Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoğlu, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike që ta mbështesin Kosovën. Gjatë fjalimit të tij në takimin e 36-të të ministrave të jashtëm të kësaj organizate, kryediplomati turk ka thënë se vendi i tij është i kënaqur që disa vende të Konferencës Islamike e ka njohur tashmë Kosovën. “Turqia është e kënaqur që disa vende të këtij komuniteti e kanë njohur Kosovën. Konferenca Islamike duhet të vazhdojë ta mbështesë ndërtimin e shtetit të Kosovës, ashtu siç ka bërë edhe me Bosnjë-Hercegovinën. Ndërsa mediat armene kanë raportuar për një bllokim të Rezolutës për Kosovën, e cila pritet të hedhet sot pasdite për votim. Sipas tyre, Siria, Egjipti dhe Azerbajxhani kanë arritur të ndryshojnë tekstin e rezolutës.

    ktv
    E Verteta është e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anë)

  10. #20
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Ejani tash te behemi te gjith Turq, tash menjehere, sonte.

Faqja 2 prej 18 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Mësimet e nxjerra nga dhuna në Kosovë
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 15-07-2006, 13:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •