Shtoni, Kosta Trebicken, Fatmir Xhindin .....
Shtoni, Kosta Trebicken, Fatmir Xhindin .....
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
Zhvillimet e ngjarjeve ne Shqiperi, sidomos pas vitit 1997 kane tronditur shume zemrat e shqiptarve brenda Shqiperise dhe ne trojet e tjera etnike...
Ato erdhen si rezultat negativ i nje organizimi komunist brenda Shqiperise ku gjeten perkrahjen e klaneve antishqiptare qe nga Moska, Beograd e deri ne Athine, por edhe te shume politikanve pro komunist te se majtes Europiane.
Shembja e shtetit nga forcat e sigurimit komunist, te frymzuara nga rrethet antishqiptare, u konsiderua si nje sukses prej tyre, pasi rrenimi i Shqiperise u dha shance Serbve qe ta kene me te lehte shtypjen e Kosoves.
Sikur te mos ndodhnin ngjarjet e 1997 ne Shqiperi, Kosova nuk do te shtypej ne menyren me te pergjakshme gjate historise se vet, por do te shkonte drejt nje shkeputje zyrtare shume te shpejte nepermjet ngritjes se kerkesave ne rruge zyrtare...e me mjete demokratike.
Qe ne 1997 e deri me sot politika ne Shqiperi nuk ka stabilitet dhe nuk ka shance qe te kete, sepse fuqite e huaja qe e ndikuan ne destabilizimin e shqiperise vazhdojne qe ta mbajne peng te mos stabilitetit Shqiperine, me qellim qe te mos kete frymemarrjen e nevojshme per te folur hapur e deri ne OKB-e per Kosoven.
Politika e se majtes Europiane dhe miqesite ogurzeza te Beogradit, ndihmuan komunistet e farefiset e diktatures se enver hoxhes qe te rimarrin pushtetin, ajo u realizua me ndikimin e drejt per drejte te mikut te Serbise Franc Vranicki, i cili mori medaljen "Skenderbe" per ate ndihme qe u dha , pra nga Fatos Nano me shoke...dhe iku duke lene te pa asnje mbikqyrje ato mrrveshje qe u neshkruan prej tij dhe palve ne shqiperi... Ai nxorri nga burgu te denuarin per vjedhje dhe e beri kryeminister ne Shqiperi, pra Fatos Nanon.
Shqiperie e destabilizuar politikisht dhe ekonomikisht eshte shendrruar ne nje vend ku njerzit vetem ikun jashte shtetit per pune e per tu shpetuar krimeve te mafjes dhe te klaneve nderpartiake...
Qe prej 1997 e deri me 2004 ne Shqiperi jane vrare mbi 300 police te thjeshte, pa llogaritur qytetaret e vrare pa shkak dhe pa asnje faj...
Qe ne 1997 jane vjedhur ne bankat e shtetit dhe ne fondet ndihme nga jashte rreth 30 miliard dollar, para me te cilat kryeministri(fatos nano) vetem, ka ndertuar 3 vila ne Shqiperi dhe ka hapur disa biznese private ne emer te kushrinjve te vet dhe te gruas se tij...Te njeten gje kane bere dhe te gjithe ministrat e tij qe ne 1997, duke perfshire ketu qindra udhetime turistike te tyre jashte shtetit apo hapje e mbushje kontosh te fshehta ne Greqi e Zvicerr...
Pra ti shikojme se bashku absurditetet qe kane ngjare dhe po ndodhin ne Shqiperi dhe te japim mendimet hapur per zhvillimet atje, ku te shohim shkakun dhe pasojat....
LLemadeo
Ndryshuar për herë të fundit nga Asriana : 18-06-2009 më 12:21
Mustafa Nano
Herë pas here, në përpjekje për të shpjeguar e përligjur një numër zhvillimesh dramatike në Shqipërinë e dy dekadave të fundit, ne e kemi bërë zakon të themi, se "shoqëria jonë është e pamësuar me rregullat, me ligjet, me institucionet, me demokracinë etj", se "ne nuk kemi pasur një traditë të shtypit të lirë, të garës politike, të jetës parlamentare", dhe se "në gjithë historinë tonë politike nuk ka pasur qoftë dhe eksperimentime të vogla demokratike". Me këtë, nuk është se bëjmë ndonjë mëkat, pasi edhe vështrimi më dashamirës e më bujar i hedhur mbi historinë e shqiptarëve gjatë shekullit të fundit nuk arrin të kapë ndonjë gjë kushedi se çfarë, kur vjen puna te tradita e jetës institucionale apo e dialektikës demokratike.
Mirëpo, në këto arsyetime e sipër, neve na del për fare nga mendja edhe ndonjë parantezë demokratike, e cila, bash ngaqë është një parantezë, na ngjan të jetë e parëndësishme. Sigurisht, nuk është mirë që këtyre parantezave historike t‘u japim një peshë që nuk e kanë, por nuk do të ishte keq të njihnim njëherë e mirë një fakt historik: "Kur është fjala për një jetë decente politike e parlamentare, e në daçi, edhe për një sjellje demokratike, e në daçi akoma, edhe për një qasje patriotike, nuk kemi arsye të turpërohemi më shumë sesa duhet prej traditës. Përkundrazi, duhet të turpërohemi më shumë prej kohëve që po jetojmë, të cilat, krahasuar me vitet ‘20 të shekullit të kaluar, dallohen për më pak qibër e elegancë në sjelljen politike e për një formim më të dobët demokratik".
Po vrasjet politike, po atentatet, po kryengritjet e rebelimet anti-shtet, po aleancat e dyshimta me shtetet armike me Shqipërinë, po përthyerjet e egra të dialektikës demokratike extraparlamentare, ku i le? - mund të më thonë. Të gjitha këto janë të vërteta, por ka dy alibi, megjithatë. Së pari, të gjitha këto kanë ndodhur në forma më të qarta, më spektakolare e më traumatike edhe në Shqipërinë postkomuniste. Së dyti, janë të vërteta që duhen kontekstualizuar. Me fjalë të tjera, vrasjet politike kanë qenë një gjë rutinore edhe në vende të tjera evropiane në fillim të shekullit të kaluar. Nga ana tjetër, Shqipëria e atyre kohëve ishte një entitet shtetëror e nacional shumë i dobët e shqiptarët ishin më shumë analfabetë e të paditur sesa të varfër, në një kohë që demokracia ishte në një fazë eksperimentimi në pjesën më të madhe të kontinentit.
E prapëseprapë, shqiptarët në ato kohë kanë pasur një klasë politike më të fisme, më të ditur, më atdhedashëse, më të përgjegjshme. Nuk është vështrimi empathik mbi të shkuarën apo optika nervoze dhe e keqkuptuar ndaj të tashmes (na ndodh të gjithëve e gjithë kohën të kemi një marrëdhënie empathike me të shkuarën e një marrëdhënie të keqkuptuar me të tashmen), që të çon në këtë përfundim. Do të mjaftonte një njohje e përciptë e historisë. Dhe atyre që nuk e kanë as këtë njohje të përciptë, unë do t‘u sugjeroja të merrnin e të lexonin dy libra të botuar së fundmi nga shtëpia botuese "Horizont"e të përgatitur nga Filip Rrumbullaku; janë dy libra, që na sjellin "të gjalla" një numër seancash parlamentare të vitit 1922, nga të cilat ne kemi mundësi të bëhemi me dije mbi klimën politike të atij moti e mbi personazhet që luajnë në skenën politike. Çfarë del nga kjo? Del një gjë shumë e thjeshtë. Anëtarët e parlamentit shqiptar të vitit 1922 janë ca zotërinj të vërtetë, plot qibër e plot skrupuj aristokratikë në komunikimin mes tyre. I drejtohen sho-shoqit gjithë kohën me "zoti", japin përgjigje për çdo pyetje që bëhet, nuk lëshojnë fyerje e sharje. Dhe kjo është aq e vërtetë, saqë dhe apeli i hedhur nga më shumë se një deputet mbi "lënien mënjanë të fyerjeve e sharjeve" ngjan i kotë e i pashkak. Përveç kësaj, debati parlamentar i atyre kohëve nuk bëhej mbi "e lagu, s‘e lagu" apo mbi "më the, të thashë". Absolutisht jo. Të gjithë fokusoheshin te "çështjet, e jo te personat".
Në memorien tonë historike, me siguri për shkak të ndërrimit të dhunshëm të pushteteve në vitin e famshëm 1924, ka zënë shumë vend ideja e kacafytjes se paprinciptë, të egër, të vazhdueshme e të përhershme, midis Fan Nolit e Ahmet Zogut. Po, kjo kacafytje ka ekzistuar, por nënvizimi historik i saj është më i madh sesa duhet. Në marrëdhëniet mes tyre ka pasur dhe stil aristokratik, dhe skrupuj patriotikë dhe etiketë politike. Gjatë gjithë debatit parlamentar të sjellë në librat në fjalë nuk gjen qoftë dhe një teprim të vetëm nga njëri apo nga tjetri. Madje, gjen të kundërtën, përmbajtje e delikatesë. Vëzhgimit të Ahmet Zogut, se "Imzot Fan Noli asht një orator i zoti", ky i dyti i përgjigjet me fjalët: edhe zoti ministër i Brendshëm nuk bie poshtë në zotësi të fjalës. Mungesa e kujdesit ndaj njëri-tjetrit shkon deri te frazat "Imzoti flet hovarda", dhe "Imzoti asht përgjumshëm e nuk ka marr vesht shka asht fol" të lëshuara prej Zogut, apo te ndonjë ironi therëse e Fan Nolit. Të gjithë e dimë që në vitet e mëpasshëm, marrëdhënia mes tyre ka marrë një dinamikë më të vrullshme e më agresive, por në nivelin parlamentar kjo marrëdhënie ka mbetur armiqësisht korrekte. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për marrëdhëniet e të tjerëve, rrjedhimisht për gjithë jetën e klimën parlamentare.
Duke ecur më tutje, ajo që të befason më shumë ka të bëjë me thelbin e debatit parlamentar, nga i cili ne kemi mundësi të marrim vesh formimin politik të njërit apo tjetrit. Është interesante të vihet re që Fan Noli, në më shumë se në një rast, e qorton kryetarin e parlamentit, Eshref Frashërin, për qasjen partizane në ushtrimin e funksioneve të tij, dhe ky i dyti, i vënë me shpatulla pas muri, përpiqet të justifikohet, gjë që lë të nënkuptohet se nga askush nuk mund të pranohej roli i anshëm i një kryetari të parlamentit (dikush duhet t‘ia japë këtë libër Jozefina Topallit, sjellja e së cilës nuk ka të dytë në historinë parlamentare të shqiptarëve). Është po Fan Noli, që ngre zërin kundër tentativave të shumicës qeverisëse për të demonizuar e delegjitimuar pakicën, për t‘i përcaktuar kundërshtarët si tradhtarë të kombit, e kështu me radhë, gjë që motivon - sipas tij, por edhe sipas çdo logjike normale - si dhunën e pushtetit, ashtu dhe kryengritjet popullore antipushtet.
Ne, ndjekësit dhe vëzhguesit e politikës, bëjmë çmos gjithë kohën të edukojmë opinionin tonë publik e politik me shembuj të mirë të marrë nga bota perëndimore, por merret vesh se duhet ta bëjmë këtë opinion të kthejë sytë edhe nga tradita jonë. Afërmendsh, nuk është një traditë për t‘u idealizuar e sublimuar. Në krahasim me praktikat e sotme politike, megjithatë, ajo është një traditë e lavdërueshme.
Dhe një e vërtetë tjetër: duhet të jenë shumë të paktë deputetët tanë të sotëm (Një? Dy? Tre? Apo ndoshta asnjë?), të cilët mund të meritojnë të barabiten për nga klasi, zotësia, atdhedashuria e ndershmëria, me Ahmet Zogun, Fan Nolin, Luigj Gurakuqin, Bahri Omarin, Koço Tasin, Ndre Mjedën, Sejfi Vllamasin, Gjergj Fishtën, Sulejman Delvinën etj. E nuk ka se si të jetë ndryshe, përderisa disa prej këtyre emrave të fundit janë korifenj të kulturës sonë kombëtare. E nuk ka si të jetë ndryshe, përderisa më shumë se gjysma e anëtarëve të parlamentit shqiptar të këtyre ditëve nuk njohin më shumë se gjysmën e emrave të këtyre njerëzve, të cilët janë pionierët e pluralizmit, demokracisë e të parlamentarizmit në Shqipëri. Janë dhe themeluesit e shtetit shqiptar, gjithashtu.
Vritet kryetari i PDK-së Malësi e Madhe. Policia: Keka, precedent kriminal. Ndoka: Shpifje e rëndë
Vrasja ndodh 10 ditë para zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Makina e kryetarit të PDK-së së Malësisë së Madhe shpërtheu sot paradite afër qytetit të Shkodrës. Policia e Shtetit informon se 34 vjecari ishte person me precedentë kriminalë në trafikun e drogës dhe të eksplozivëve me telekomandë. Nard Ndoka: “Vrasja është politike, sulm terrorist. Keka kërcënohej vazhdimisht nga eksponente te PD”.
/BalkanWeb/
SHKODER/TIRANE-
PS, Kodheli: Vrasja e Kekës përgjak sërish fushatën zgjedhore
Ora: 16:09- Partia Socialiste e cilësoi si përgjakje të fushatës zgjedhore ekzekutimin e kreut të PDK-së në Shkodër. Zëdhënësja Mimi Kodheli duke shprehur ngushëllimet për familjen e Aleks Kekës, i bëri thirrje policisë të mos bëhet palë me askënd, të zbardhë rrethanat e vrasjes dhe të nxirren autorët përpara drejtësisë.
“I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, miqve dhe kolegëve demokristianë. Ngjarja e sotme përgjak sërish fushatën zgjedhore të cilën po e tensionon çdo ditë e më shumë gjuha e urrejtjes dhe presioni i pushtetit. Ne i bëjmë thirrje policisë së shtetit, të punojë pa u bërë palë me askënd dhe pa u nxituar në përfundime të parakohshme dhe joprofesionale, të zbardhë një orë e më parë rrethanat e kësaj vrasjeje dhe të çojë përpara drejtësisë autorët e saj” theksoi Kodheli përmes një deklarate për mediat.
PS nënvizon se fushata zgjedhore po tensionohet për shkak të presionit të pushtetit dhe gjuhës së urrëjtjes.
“Ngjarja e sotme përgjak sërish fushatën zgjedhore të cilën po e tensionon çdo ditë e më shumë gjuha e urrejtjes dhe presioni i pushtetit” u shpreh zëdhënësja e Partisë Socialiste.
Ndërkohë, PS i ka bërë thirrje shqiptarëve t’i shmangen dhunës gjatë zgjedhjeve duke theksuar se e ardhmja duhet vendosur me votë e jo me dhunë.
Ndreu: Deklarata e Policisë së Shtetit problematike
Ora 15:44 Në një lidhje telefonike me televizionin “News24” Ish-zv/kreu i Policisë së Shtetit Pjerin Ndreu e ka dënuar këtë akt duke e cilësuar atë si ngjarje të rëndë të ndodhur në një situatë parazgjedhore. Sipas tij kjo e bën edhe më të rëndë, duke i dhënë një karakter më problematik ngjarjes. “Është një ngjarje e rëndë, ndodhi në një situatë parazgjedhore ku i jep një karakter më problematik ngjarjes”- theksoi Ndreu.
Ndërkohë deklaratën e Policisë së Shtetit lidhur me këtë ngjarje Ndreu e ka cilësuar si jo profesionale dhe të parakohshme, pasi sipas tij është Prokuroria e rrethit ajo që jep konkluzione të hetimit. Ndreu shtoi se nuk mund të jepen konkluzione pa u përfunduar procesi i këqyrjes në vendngjarje.
“Deklarata ishte problematike, pasi nuk kuptoj se në cfarë kushtesh një deklaratë e tillë del pa përfunduar procesin e këqyrjes së vendngjarjes. Nuk mund të jepet asnjë konkluzion aq më tepër një informacion që është kofidencial për të zbardhur ngjarjen dhe jo për tu shitur në publik”- tha Ndreu.
Prononcimin e policisë së shtetit Ndreu e cilësoi si një kundërpërgjigje të qeverisë ndaj deklaratave të dhëna se është një vrasje politike
“Ky prononcim me jep idenë se është një kundërpërgjigje e policisë kundrejt ndonjë deklarate që është thënë për një “vrasje politike”. Deklarata e policisë është e parakohshme, grupi hetimor duhet të drejtohet nga Prokuroria e rrethit dhe jo nga policia, kjo është një metodë e gabuar e organeve tona policore, pasi nuk janë ata kompetent të japin deklaratat është Prokuroria e cila drejton procesin hetimore. Policia është thjesht një organ i cili vihet në dispozicion të Prokurorisë”- theksoi Ndreu në lidhjen telefonike me “News24”.
Meksi: Ngjarja, shprehje e qartë e dhunës politike
Ora 15:31- I kontaktuar në telefon nga televizioni “News24” Aleksandër Meksi deklaroi se ngjarja është shprehje e qartë e dhunës politike në vend duke kërkuar zbardhjen e menjëhershme të saj.
“Të mbahet një qëndrim, të na sqarojnë si ka ndodhur, kush janë këta banditë që kryen këtë krim, ne e dënojmë dhe kërkojmë përgjigje sa më parë” u shpreh Meksi.
Ndërkaq, Meksi nënvizoi se ngjarja e sotme nuk është dicka pozitive për votuesit në prag të zgjedhjeve.
“Nuk është pozitive për votuesit dhe Shqipërinë, është dicka e dëshiruar për ata të pushtetit. I ftoj njerëzit të votojnë dhe të shuajnë me votë duke vendosur në politikë njerëz të ndershëm” theksoi Meksi për “News24”.
Ndoka: Policia shpif. Keka person i nderuar
Ora 14:10-Demokristianët shprehen të indinjuar për deklaratat e Policisë së Shtetit që cilësuan në njoftimin për shtyp, Aleks Kekën si person me precedent penal e kriminal. Kryetari i PDK, Nard Ndoka theksoi sot për TvNews24 se Kryetari i PDK së Malësisë së Madhe, Keka sot u vra dy herë. Ndoka akuzoi policinë si dizinformuese dhe të papërgjegjshme lidhur me ngjarjen në fjalë. “Policia është e papërgjegjshme me deklaratat që lëshon. Ai ishte një njeri i nderuar dhe respektuar i zonës dhe nuk ka patur probleme me policinë. Këto deklarata janë shpifje të ulëta. Policia e vrau per here te dyte Keken sot”, theksoi Ndoka. Sipas kryetarit të demokristianëve kjo deklaratë e policisë pohon se tashmë shqiptarët jetojnë nën një klimë të terrorit. “Kjo është një corodotje totale e shtetit. Kjo tregon që në jetojmë në një klimë të terrorit. Policia dha një version të gabuar dhe deklaratë të sajuar”, u shpreh Ndoka duke kërkuar që Policia ti kërkojë falje familjarëve të Kekës që sipas tij janë shokuar nga pohimet zyrtare të policisë së shtetit.
Ndoka shtoi se Aleks Keka aktualisht ishte anëtar i qarkut të këshillit të Shkodrës dhe kryetar i PDK në Malësinë e Madhe. Ndoka qartësoi se Keka nuk ishte kandidat për deputet në këto zgjedhje parlamentare, por vetëm drejtonte PDK e Malësisë së Madhe për këto zgjedhje.
Policia e Shtetit: Aleksander Keka, eksponent i trafikut te droges e eksplozivit
Ora 14:00 Tre orë nga vrasja me eksploziv e kryetarit të PDK-së Malësisë së Madhe policia e Shtetit informon në një prononcim për shtyp se viktima Aleksandër Keka ishte person me precedentë kriminalë në trafikun e drogës dhe të eksplozivëve me telekomandë.
“Duhet theksuar se shtetasi Aleksandër Keka prej vitesh është evidentuar nga strukturat e policisë lokale e qëndrore si person me precedent të theksuar kriminal me tendencë trafikun e lëndëve narkotike, trafikun e mjeteve motorike si dhe trafikimin e lëndëve plasëse me telekomandë.”- deklaroi zëdhënësi i Policisë së Shtetit Klodian Branko në prononcimin për shtyp të dhënë rreth orës 13.30 minuta.
Njoftimi për shtyp vazhdon me detajet e vrasjes. “Sot më datë 18.06.2009, rreth orës 09.45 në vendin e quajtur Grizhë, në aksin rrugor Koplik- Shkodër, mjeti Mitsubishi Pajero me targë SH 2125 E është parë nga dëshmitarë të pranishëm se ka pasur një shpërthim në ecje dhe dalje të menjëhershme të mjetit nga rruga”.
34 vjecari Aleksandër Keka, lindur e banues në fshatin Pjetroshan, komuna Kastrat, Malësi e Madhe është gjetur i vdekur nga strukturat e policisë lokale që kanë mbërritur në vendngjarje.
Policia thotë se mjeti fuoristradë në të cilën udhëtonte kryetari i degës së PDK-së ishe në pronësi të Arben Bitanit, biznesmen i vrarë në 2008.
Për hetimin e kësaj ngjarje policia thotë se janë angazhuar ekspertët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Laboratorit Qëndror Kriminalistikë, të Njësisë Antieksploziv etj. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Kryetari i PDK, Nard Ndoka: Keka kërcënohej nga eksponentë të PD
Ora 13:00-Kryetari i PDK-së pohoi sot se Kryetari i degës së PDK në Malësinë e Madhe, Aleks Keka që u gjet i vdekur pas shpërthimit të makinës së tij në aksin Koplik-Shkodër, është kërcënuar më parë. Në një lidhje telefonike për TVNews24, Ndoka deklaroi se Keka ishte kërcënuar dhe këtë ja kishte pohuar ketë edhe kryetarit të partisë. Sipas Ndokës, kërcënimet ndaj Kekës ishin bërë të shpeshta pas deklaratave në Shkodër të kryetares së parlamentit Jozefina Topalli për të shpërfillur PDK –në në këto zgjehdje parlamentare. Ndoka rrëfen se bisedoi me Kekën, vetëm 5 minuta para se të ndodhte shpërthimi. “ E mora më pas ne telefon, 3 herë, por ai nuk mu përgjigj. Pastaj mësova për ngjarjen, mbërrita menjëherë në vendgjarje. Dukej gjithcka se kishim të bënim me një akt të pastër terrorist”, pohon Ndoka për News24. Sipas tij, shpërthimi ka qënë i telekomanduar dhe si pasojë makina e Kekës ka dalë jashtë rruge.
Ndoka sqaron se Keka kishte patur kërcënime të vazhdueshme. “Keka u kërcënua vazhdimisht nga eksponentë të PD-së. Për këtë le të përgjigjet policia, pasi ajo ka cdo informacion”, thotë Ndoka. Sipas tij, kërcënimet për PDK-në, nisën kur Topalli po bënte fushatë kundër partisë të tij në zonën e Shkodrës. “Dihet gjuha e Topallit, ajo është një mostër e politikës shqiptare”, shprehet Ndoka për News24.
Ngjarja në këtë prag fushate sipas Ndokës ka domethënie, megjithatë Kryetari i demokristianëve bëri thirrje për qetësi dhe kërkoi nga Policia e Shtetit zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes.
Policia : Shpërthimi me eksploziv i telekomanduar
Ora 12:42 Policia thotë se kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale. Ekspertët të xhenios dhe të policisë kriminale thonë se shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur nga vendosja e një eksplozivi në makinë dhe sipas gazetareve te NEWS 24 tw cilet i referohet burimeve nga policia dyshohet se eksplozivi mund të jetë i llojit C4.
Një pistë hetimi që është mësuar nga gazetarët në vendngjarja në këto momente është se autorët mund ta kenë aktivizuar shpërthimin nëpërmjet telekomandës.
PDK, Jak Ndokaj: Keka u vra në atentat. Ky sulm terrorist ndaj PDK
Ora 12:45-Deputeti i Partisë Demokristiane (PDK), Jak Ndokaj e ka konsideruar vdekjen e kryetarit të PDK në Malësinë e Madhe si atentat të pastër politike dhe sulm terrorist ndaj partisë së tyre. “Isha në një takim elektoral kur mësova ngjarjen. Është tepër e rëndë dhe PDK e konsideron këtë një akt të pastër terrorist. Ngjarje e rëndë, kërkojmë nga organet e sigurisë zbardhjen e menjëherëshme të kësaj ngjarjeje”. Ndokaj u shpreh gjithashtu se ky akt criminal është i motivuar politikisht. “Ky mbetet një akt i motivuar politikisht. Është bërë në mënyrë të studiuar. Atentati ndaj Kekës është në vazhdën e fushatës elektorale. Opinioni public ika dëgjuar tashme thirrjet kundër PDK”, tha Ndokaj duke iu referuar këtu deklaratës së kryetares së parlamentit në Shkodër, Jozefina Topalli për të mos votuar PDK, pasi votat në këtë mënyrë shkojnë tek Edi Rama.
Deputeti i PDK-së Frrok Gjini: Vrasja politike. Topalli përgjegjëse
Ora 12: 30 Deputeti i PDK-së Frrok Gjini deklaron se vrasja e kryetarit të PDK-së së Malësisë së Madhe është politike.
Në një prononcim për NEWS24, Gjini drejton gishtin te nënkryetarja e PD-së Jozefina Topalli, si përgjegjëse për klimën e tensionuar që po krijon në të gjithë qarkun e Shkodrës. “E vërteta është e qartë dhe e padiskutueshme. Kjo është vrasje politike. Jozefina Topalli ka krijuar monopol dhe kërkon që të dalë pa tjetër fituese nga qarku i Shkodrës, por tashmë PD e PDK do ti japin vendin e merituar.”- tha deputeti i PDK-së Frrok Gjini
Demokristiani vazhdon më tej akuzat ndaj kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli se “po ndërton skena të tilla të turpshme për eliminimin e demokristianëve.“Gjuha e saj vrer që ka përdorur këto ditë ndaj demokristianëve. Më tej ai i kërkon drejtësisë zbardhjen e menjëhershme të vrasjes së Aleks Kekës, babait të tre fëmijëve.
Fushata elektorale në qarkun e Shkodrës është shoqëruar dhe me tensione dhe rivalitet mes PD-së dhe PDK-së.
Ditet e fundit replikat u shtuan pas deklarimit të Jozefina Topallit në Postribë, kundër partive të vogla si Partia Republikane e Partia Demokristriane.
Policia e Shkodres: Aleks Keka u gjet i djegur jashtë makinës
Ora 11:44- Drejtori i Policisë së Shkodrës, Vullnet Topalli në një prononcim për shtyp në NEWS24 deklaroi se trupi i kryetarit të degës së PDK-së është gjetur i djegur jashtë makinës së tij. “Makina ka dalë nga rruga dhe me pas ndodhi shpërthimi” – sqaron drejtori i Policisë së Shkodrës.
Pas verifikimit eshte vertetuar se Aleks Keka po udhëtonte i vetëm në makinën e tij, kur ka ndodhur shpërthimi.
Në momentet e para kur u mësua ngjarja, burime nga policia thanë se shpërthimi mund të ketë ndodhur nga rrjedhja e gazit, ose vënia e një eksplozivi në makinën e Aleks Kekës. Por në një prononcim për median drejtori i policisë së Shkodrës Vullnet Topalli nuk ka pranuar të japë detaje mbi motivin duke u shprehur se po hetohet dhe është shpejt për të dhënë një pistë hetimi.
Shpërthen makina e kryetarit të PDK-së së Shkodrës. Vdes Aleks Keka
Ora 11: 17 Kryetari i Partisë Demokristiane të degës së Malësisë së Madhe, Aleks Keka ka mbetur i vdekur sot në mëngjes teksa po udhëtonte me makinën e tij. Ngjarja ndodhi në fshatin Grilë afër qytetit të Shkodrës.
Të dhënat e para të policisë bëjnë të ditur se viktima Aleks Keka po udhëtonte me automjetin e tij, tip fuoristradë, nga Kopliku drejt Shkodrës. Policia tha se kryetari i degës së PDK-së së kishte udhëtuar disa kilometra larg qytetit të Koplikut, dhe në fshatin Grile ka ndodhur shpërthimi.
Policia e Shkodrës thotë se shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe automjeti ka pësuar dëmtime të rënda. Ende nuk është e qartë nëse kryetari i degës së PDK-së, njëkohësisht dhe biznesmen po udhëtonte vetëm në makinë apo një person i dytë ishte në makinë.
Policia thotë se për momentin është e vështirë të verifikohet pasi automjeti është dëmtuar shumë nga shpërthimi.
Hetimet
Ende nuk dihet nëse shpërthimi ka ndodhur nga një rrjedhje e gazit të makinës apo nga vendosja e një eksplozivi. Policia e Shkodrës thotë se kur i janë afruar makinës kanë ndjerë erën e gazit, cka ngre dhe versionin se shpërthimi mund të ketë ndodhur nga një rrjedhje gazi. Një grup ekspertësh të hetimit dhe forca të shumta policie, forcat RENA ndodhen në vendngjarje por është e vështirë të mësohet se nga se është shkaktuar shpërthimi i automjetit në të cilën po udhëtonte Aleks Keka.
Kryetari i Partise Demokristiane të Malësisë së Madhe ishte angazhuar në fushatën elektorale të partisë së tij në këtë zonë.
Njoftim për shtyp
Tiranë, më 18.06.2009
Deklarate e Policise mbi ngjarjen ne aksin Koplik Shkoder
Sot më datë 18.06.2009, rreth orës 09.45 në vendin e quajtur Grizhë, në aksin rrugor Koplik- Shkodër, mjeti Mitsubishi Pajero me targë SH2125 E është parë nga dëshmitarë të pranishëm se ka pasur një shpërthim në ecje dhe dalje të menjëhershme të mjetit nga rruga.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë strukturat e policisë lokale që kanë konstatuar të vdekur drejtuesin e mjetit, shtetasin Aleksandër Prekë Keka, i vitlindjes 1975, lindur e banues në fshatin Pjetroshan, komuna Kastrat, Malësi e Madhe.
Mjeti i sipërpërmendur është në pronësi të shtetasit Arben Bitani, i vrarë në vitin 2008, i njohur si ortak në biznes i shtetasit Aleksandër Keka.
Për hetimin e kësaj ngjarje janë angazhuar ekspertët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Laboratorit Qëndror Kriminalistikë, të Njësisë Antieksploziv etj. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Po vazhdojnë hetimet intensive për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit
------------------------------------------------------------------------------
------------------------------------------------------------------------------
Mirë këtë robin që u vra sot e paskan vrarë për politikë ( Kryetar i PDK-së për katunin tjetri, jo shaka), po ortakun e tij ne biznes për çfar e vranë vjet ???
![]()
Njëher të presim prononcimin e Brari-t cfar mendimi ka për Aleksander Keka-n , kush është ky , cfar beri ky , ku punoj dhe me cka u punoi gjat jetës , pastaj ne kemi të drejt me then dicka meqe asnjë prej nesh nuk e njeh më mirë se i nderuemi "Brari".
Ngushllime familjes , shoqëris , dhe politikës Shqiptare , edhe një humbje tjetër por shpresoj që këtë herë mos të ketë lidhje me Vrasje politike.
Nice.
ne fakt vrasje politike jan vetem kur dy katunar te durrsit rrifen e vriten me njoni tjetrin e mundesisht vrasesi te jet socialist
po kur kundershtart e PD vriten gjithon ose i vret rrufeja ose kan qon mor me drog.
se policia e shkodres vetem mlidhka te dhana e i maka neper dosje arrestime nuk ban.
tjetri paska qon antar i kshillit te qarkut shkoder e kto thon eksponent i droges. haj medet haj
JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar ndaj deklarates zyrtare te Policise se Shtetit ne lidhje me vrasjen e kryetarit te deges se PDK-se se Shkodres, Aleks Keka, ku thuhet se shteti e njeh ate si person me precedente penale.
“Ne kushtet kur ceshtja sapo ka filluar te hetohet, deklarata te tilla te bera nga policia nuk jane te lejueshme sepse permbajne elemente te paragjykimit”, thuhet ne reagimin e KSHH.
Komiteti shprehet me tej se nuk paragjykon rrethanat dhe shkaqet e kesaj ngjarjeje, te ndodhur 10 dite para zgjedhjeve, por kerkon nje hetim te shpejte dhe objektiv.
T-CH
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
Krijoni Kontakt