Kapet Gashi, pjesetari i "Bandes se Durresit"
E Enjte, 25 Shtator 2008
TIRANE - Ka rene ne pranga e policise italiane Bujar Gashi, pjesetar i se ashte quajtures "Banda e Durresit". Arrestimi i tij eshte bere ne qytetin e Trentos, ne nje lokalitet te quajtur Tieno. Lajmi eshte bere i ditur nga burimet zyrtare te Policise se Shtetit, sipas te ciles, dy dite me pare nga Interpol Tirana ne bashkepunim me Interpol Romen, Itali, eshte bere i mundur arrestimi i Bujar Gashit, 36 vjec, nga qyteti i Durresit. Te njejtat burime kane bere te ditur se, Gashi ishte shpallur ne kerkim nderkombetar, pasi Gjykata e Krimeve te Renda ne daten 21 korrik 2008, ndaj tij ka caktuar masen e sigurimit "arrest me burg" per disa vepra penale. Sipas te dhenave, pas mases se sigurise, ishte bere dhe shpallja ne kerkim nderkombetar i tij, duke u vene ne pranga ne Itali, pas gjetjes se vendndodhjes se tij. Ndaj Gashit, drejtesia shqiptare ka ngritur akuzat e "vrasjes ne bashkepunim", "mbajtjes pa leje te armeve luftarake" dhe "krijimit te organizates kriminale".
AKUZA
Gjykata e Krimeve te Renda, ka nisur para dy vitesh nje proces ne lidhje me pjesetaret e te ashtuquajtures "Banda e Durresit", e cila eshte e ndare ne dy pjese, ku njeren e kryeson Indrit Dokle e tjetren Lulzim Berisha. Ne vendimin e Krimeve te Renda, ne lidhje me mases e sigurise te dhene ndaj Gashit, rezulton se, me daten 9 korrik 2000 ne vendin e quajtur Shenavlash, te akuzuarit si anetare te "Bandes se Durresit", Dritan Coli, Indrit Dokle, Indrit Taullai dhe Bujar Gashi, kane vrare Dritan Dishen. Ne momentin kur viktima eshte qelluar me arme zjarri ai ishte duke udhetuar me nje makine tip "BMW" ne drejtim te baneses se tij. Sipas hetimeve te policise dhe Prokurorise, viktima e atentatit, Dritan Disha ka pasur lidhje shoqerore me Erjon Lamen dhe Marsel Sotirin. Sipas te dhenave, te dyshuar per kryerjen e kesaj vrasje jane, Indrit Dokle, Adriatik Coli, Indrit Taullai, te cilet ndodhen ne paraburgimin e 313, dhe Bujar Gashi, i cili eshte vene ne pranga dy dite me pare ne shtetin Italian.
Gjykimi
Bujar Gashi i cili me pare eshte cuar per gjykim bashke me 16 anetaret e tjere te "Bandes se Durresit", do te gjykohet i ndare pasi ne momentin ku filloi procesi, Prokuroria nuk kishte identifikuar mire personin e akuzuar. Ne kete menyre gjykata ndau dosjen nga te pandehurit e tjere dhe kerkoi kryerjen e veprimeve te tjera nga Prokuroria. Bujar Gashi, nga Kukesi bashke me disa persona te tjere, akuzohet se ka kryer tete vite me pare atentatin qe i mori jeten Dritan Dishes.
Artan Cena
Krijoni Kontakt