Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan do përurojë përfundimet e punës në njërën korsi të aksit Rrëshen- Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës-Morinë.
“Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan do të përurojë autostradën e cila është ndërtuar nga një konsorcium turko-amerikan dhe që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën”, shkruan sot faqja e lajmeve turke online “Haber”.
Më tej media turke informon se Erdogan do i bashkohet kryeministrit shqiptar Sali Berisha në ceremoninë e përurimit të autostradës më 25 qershor.
Autostrada 61 kilometra është ndërtuar nga konsorciumi i kompanisë amerikan Bechtel dhe firma e ndërtimit turke Enka.
Ajo do të shkurtojë kohën e udhëtimit Shqipëri- Kosovë nga 6 në 2 orë.
Më 31 maj kryeministri Berisha dhe kryeministri kosovar Hashim Thaci morën pjesë në ceremoninë e shembjes së murit në tunelin që lidh Thirrën me Kalimashin, pjesë e autostradës Durrës- Kukës- Morinë. /Balkanweb/
Krijoni Kontakt