Erdogani po e ha turpin me buke, dhe po vjen per te inaguar nje rruge qe nuk e financuan turqit por bankat greke. Arsyeja tjeter perse po e ha turpin me buke, ka te beje me faktin se ai do te jete ne krah si spektator i kryeministrit Berisha, i cili e vonoi shitjen e AlbTelekom me 2 vjet dhe rriti koston e shitjes per firmen turke nga kontrata qe arriten te nenshkruanin me ish-kryeministrin Nano.
Prania e Erdoganit ne kete perurim ka per qellim qe te beje publike, ashtu edhe sic ka bere ne kete dhjetevjecarin e fundit, se Turqia nuk do te lejoje integrimin e Kosoves me shtetin am, Shqiperine, nese ky integrim do te thote shkaterrim i kultures osmane ne Kosove. Rruga e re ka per te rritur konkaktet njerezore, kulturore, ne te dy anet e kufirit shqiptar, qe per turqit do te thote se Tirana zyrtare eshte ne gare me Stambollin zyrtar se kush do te riatdhesoje Kosoven me pare, turqit apo shqiptaret.
Ndryshimi tjeter i madh qe do te ndodhi ne maredheniet shqiptaro-turke pas perurimit te kesaj rruge, eshte se Shqiperia nuk eshte me nje "shtet satelit i Turqise", sic do tu pelqente turqve te ishte akoma. Shqiperia eshte tashme nje shtet demokratik e modern qe eshte ne gjendje qe te ndertoje edhe vepra te tilla qe avancojne jo vetem interesat shqiptare, por kane nje ndikim te madh ne te gjithe zhvillimin ekonomik dhe kulturor te gjithe rajonit te Ballkanit. Nese Turqia deshiron te kete nje ndikim apo prezence ne shoqerine shqiptare, asaj nuk do ti mjaftojne me premtimet me lugen bosh, por i duhet qe te hapi kuleten e te beje investime te medha ne infrastrukturen apo ekonomine shqiptare.
Mesazhi i Berishes per Erdoganin do te jete: "Nese do te marresh perseri ftese per inagurime te tilla ne te ardhmen, duhet te besh te mundur investime turke ne infrastrukturen shqiptare." Kur interesat turke dhe greke vihen ne gare me investime te tilla ne Shqiperi, te fituarit jane shqiptaret. Dhe ky eshte nje ndryshim i madh nga 6 vjet me pare kur turqit e greket ishin vene ne gare se kush mbante ushtaret e vete ne bazat ushtarake shqiptare.
Erdogani po e kupton qe Shqiperia nuk ka me nevoje per Turqine ne rrugen e nisur. Pas anetaresimit ne NATO, Shqiperia ka shanse te pranohet me pare ne BE se sa vete Turqia. Bile nuk do te cuditesha nese verdikti i BE te ishte: "Jo pranimit te Turqise ne BE, po pranimit te Shqiperise ne BE" ne te njejten dite, si per te neutralizuar zerat e atyre qe thone se BE nuk pranon integrimin e Turqise myslimane ne familjen evropiane.
Albo
Krijoni Kontakt