Close
Faqja 2 prej 23 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 223
  1. #11
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Kjo puna e të ardhurave është shumë e pakuptimtë në mënyrën si e shtron ti.

    Ti ia dërgon një pjesë të të ardhurave të tua, familjes tënde apo dikujt tjetër, dhe sigurisht që kjo gjë të nderon sepse dmth e çan kokën për njerëzit që janë munduar për të të rritur.

    Por, mos më thuaj që kur dërgon këto të ardhura, të shkojnë në mendje qoftë për një fraksion të sekondit hallet e pjesës së kombit që jeton në atdhe ose këto të ardhura është duke t'i kërkuar shteti shqiptar që të ballancojë bilancin e pagesave (bie fjala). Pra thjesht, dërgesa e parave është motiv familjar, nuk të bëjë në mënyrë direkte me fjalën "kontribut".

    Kujt ia paguan taksat ti? Shtetit shqiptar apo shtetit ku qëndron? Puna dhe mundi yt ekonominë e cilit shtet ndihmon direkt? Kam parë në Gjermani, që kur vinte puna te nënshtetësia (shteti gjerman nuk lejon dy nënshtetësi) emigrantët tanë pa asnjë mëdyshje hiqnin dorë nga nënshtetësia shqiptare. Për të ardhur keq, por kjo është zgjedhja e tyre. A duhen llogaritur më si pjesë e kombit shqiptar apo në rastin më të mirë si pjesë periudhë-pushimore e tij apo pjesëmarrës-forumore?

    Tani, e kuptove përse nuk duhet të votojnë? Sepse nuk duhet të vendosin për të tjerët.
    Prektora

  2. #12
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Tani, e kuptove përse nuk duhet të votojnë? Sepse nuk duhet të vendosin për të tjerët.
    Me të vërtetë janë një numër i madh plebejsh, që vinë një herë në vit me vetura të shtrenjta, që kushedi si i kanë bërë, ose me vjedhje, ose kanë marrë kredi, e tash punojnë 20 vjet si pastruesë për një veturë. Vinë sa për t'u lëvduar.

    Po jo vetëm që nuk kontribojnë në shtetin tonë, por as në familje nuk kontribojnë sa kam vërejtur.

  3. #13
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Mos harro nje pjese e madhe e familjeve shqiptare,mbahen nga keto te ardhura,qe vijne nga emigrantet.

    Po ajo familje ne shqiperi ,me ca lekesh i paguan taksat?
    Ata doktore masakrues me c'fare lekesh paguhen????

    Investimet ne pasuri te patundshme (shtepiat ) ku i gjeten leket njerzit?


    Kujton se me 1200 leke rroge arrin te paguash gjithcka.

    Kam parë në Gjermani, që kur vinte puna te nënshtetësia (shteti gjerman nuk lejon dy nënshtetësi) emigrantët tanë pa asnjë mëdyshje hiqnin dorë nga nënshtetësia shqiptare.
    Kjo eshte e vertet. Cdo shtet ka ligjet e veta.Shteti gjerman (me kupto drejt) i mbron nenshtetasit e tij.

    Per ata emigrant qe gezojne pashaport shqiptare ti jepet e drejat ligjore dhe morale te votojne.
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  4. #14
    QEVERIA Maska e policia911
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    167
    zemra me qzn per shqiperin eshte vendi im kot nuk thone gur i rend ne vendin tend por arsyetimi me thot jo se skam te ardhura atije etc por shqiiptar ne zemer 4ever bl albanian deri ne vdekje
    RROFTE SHQIPERIA

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anëtarësuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Une kajhere isha kthy ne kosove me jetu...por femit nuk po dojn me ardhe me mu...pome thojne Babe ti qe don shko dhe rno ne Kosove na kena linde ketu dhe na deshirojme ketu te jetojm, e ne kosove mundemi me ardhe vetem si musafir maseshumti dy jave dhe tung.

  6. #16
    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin
    Politika e jashteme qe ndjek nje qeveri kane lidhje dhe me emigrantet shqiptar.
    Nje qeveri e forte do te dije te mbroje dhe shtetasin e tij qe jeton jashte trojeve shqiptare.
    Vetem burim te ardhurash jane te shkreterit emigrant,nuk kane asnje lloje te drejte tjeter ????????

    Izadora kjo "Nje qeveri e forte do te dije te mbroje dhe shtetasin e tij qe jeton jashte trojeve shqiptare" ma kujtoi një rast që ka ngjarë në shtetin ku unë jetoj . Qeveria e këtushme kishte deklaruar se nuk do të investonte që të mbahej mësimi në gjuhën turke. Qeveria turke ishte përgjigjur: "Jam unë që paguaj për turqit e mi atje dhe mësimi në gjuhën turke do të mbahet".
    Vallë e bëjnë këtë qeveritë tona?!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anëtarësuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Gi de Masha...te lumte te lumte dhe nje milion herre te lumte.Moti nuk lexova ketu ne kete forum diq si kjo ti ce the me nje sinceritete te madhe, me nje shikim aqe te larte racional....te lumte dhe kofshe faqe bardhe.

  8. #18
    Prenku i Dalmatëve
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    Në dritën fosforike që lëshojnë varrezat gjatë natës
    Postime
    1,008
    Mësimi bëhet edhe privatisht duke i mësuar shkronjat fëmijëve, po i mësove shkrim lexim, pastaj ai vazhdon vetë të tjerat. Çifutët kështu bëjnë, e ne saherë kemi vepruar si çifutë kemi fitu, saherë kemi ndryshu metodat kemi humb.

  9. #19
    £u & £i Maska e xlindax
    Anëtarësuar
    10-02-2007
    Vendndodhja
    Italy
    Postime
    733
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Prej kohësh kam menduar ta hap këtë temë, por bija në siklet si ta titulloja. Një herë më shkoj ndërmend ta titulloja:
    1. Kush po na vret dashurinë për atdheun. ( prej kësaj hoqa dorë se m'u duk fort e ashpër )
    mandej mendova ta titulloja pak si në stilin folklorik "Larg syshë, por afër zemrës"... edhe prej kësaj hoqa dorë...

    Ajo që më shtyri për ta hapur këtë temë qe rasti pasi lexova temën "Cka më mësoi emigrimi". Nga shkrimet pashë se të gjithë kishin nostalgji për atdheun, natyrisht siç kam edhe unë, por asnjërin nuk e pashë të thoshte se do të kthehem në atdhe, ashtu siç nuk po bëj as unë. Paramendo sa e vështirë është të kesh dashuri kaq të madhe për diçka dhe nga ana tjetër mos të bësh ballë ta realizosh ( duke duruar 100 mënxyra në dhe të huaj).

    Vallë ku është arsyeja?

    Thuajeni hapur!


    Me nderime,
    Adem Gashi, mësues
    Danimarkë
    Shum bukur e ke titulluar.

    Dikush ka shkruajtur: Zemren e kam ne Atdhe Trupin ne nje vend me te sigurt!

    Jam dakort me kete shkrim dhe mendoj se arsyeja esht kjo, ne vendlindjen time nuk ka siguri.
    Ne vendlindjen time te len te vdesesh po te kesh thyer kemben mbasi ke mbushur 70 vjec, me do te jetosh te thone doktorat.
    Ne vendlindjen time nuk ka siguri nga asnje ane e kjo eshte arsyeja x te cilen nuk dua te kthehem kurre por, si ne dashuri mes dy personash, nuk ndiqet llogjika dhe keshtu me vendlindjen time, e dua dhe pse nuk me jep asgje x ta dashur ate, por eshte e IMJA, eshte vendi ku kam lindur, ku jam rritur.. eshte dicka qe ndihet dhe s'mund te evitohet.
    Ogni xsona che passa nella mia vita è unica...
    Xkè lascia un poco di se..
    E prende un poco di me.

  10. #20
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin

    Thuajeni hapur!


    Arsyea eshte tmerrsisht e thjeshte: Nuk e doni atdheun. Ju e doni veten, ju doni familjen tuaj dhe deshironi te krijoni kushte dhe nje perspektive per te ardhmen e familjes suaj. Deshironi te punoni e derdhni djerse per para e jo per atdhe.

    Kjo, nuk eshte dic negative vetvetiu. Negative behet kur me pasaporte gjermane e amerikane filloni te shprehni "dashurine" ndaj atdheut te harruar, ne fjalime te shkurtra, poste te gjata, biseda telefonike mallengjyese.

    Thjesht, ka te beje me zgjidhjet qe ben njeriu. Cdo arsyetim i mundshem, jo gjoja diktatura, varferia, nuk e zbusin mungesen e dashurise ndaj atdheut. Ju ne diaspore nuk jeni te denuar nga jeta, eshte vendim qe keni marre ju.

    Nuk mund te duash apo urresh dikend ne largesi. Nuk ka efekt, as njera as tjetra. Keto gjera jane te mundshme vetem nga afer. Bukuria apo shemtia e vendit shijohet vetem duke e pare, duke e perjetuar, duke e prekur e jo duke e imagjinuar. Ai qe e do atdheun, mundohet ta beje me te bukur, me te paster duke ia filluar nga vetja. Dashuria per nje person apo gje nenkupton te ia duash edhe anet e keqija, jo vetem te mirat, so they say.

    Une ua kam lakmi qe jeni ne Danimark. Po, une nuk e dua atdheun tim por une te pakten nuk shtirem. Ju emigrantet dashuroni nje koncept abstrakt, dhe nuk iu kushton asgje te jeni "Atdhetar". Kur "atdhetarizmi" ka filluar te kerkoj dic nga ju, ju ia keni mbathur.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

Faqja 2 prej 23 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ne kemi jetuar me shqiptarë, dhe do vazhdojmë të jetojmë!
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-12-2006, 09:46
  2. Si ta jetojmë Javen e Madhe?
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-04-2006, 16:44
  3. Dashuria në dy kohë
    Nga whisper në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 329
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 13:31
  4. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-03-2004, 17:10
  5. Pse jetojme?
    Nga Failed Rapper në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 05-07-2003, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •