Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 111

Tema: Pse jetojme?

  1. #1
    Parlamenti Rinor Maska e Failed Rapper
    Anėtarėsuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    253

    Pse jetojme?

    hi

    ndoshta mun dte jem fatalit por une nuk e kuptoj se perse jetojme? jemi ne jete, bejme nje gj te bukur, vdesim. ate varrin tim do ta vizitoje femija im, ja edhe niperit (ose mbesat) me pas une do te harrohem. atehere perse perpiqemi tere jeten qe te bejm edicka e cila eshte e pavlefshme? a nuk ngjan kjo jeta jone me punen e sizifit? tere jeten bejme te njejten pune te padobishme! perse jetojme????

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Une medoj se njeriu jeton (pra meson..) qe te njohe misteret.. ato qe me bota materiale nuk mund te na i deshmoje.. dhe dikur, ne nje moment te caktuar (para se te jete vone..) te beje nje zgjedhje qe do ti jape edhe kuptimin e jetes..
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  3. #3
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Paskal diku ka thene se...ai qe nuk ja ka bere vetes nje pyetje te tille, eshte nje monster.

    Shohim njerez qe vdesin per ideale, cka do te thote se per ta jeta ka nje kuptim, nje qellim. Ka te tjere qe kryejne vetevrasje pasi e gjejne jeten te pakuptimte. Pse? C'fare e ben jeten te vlefshme?

    Huggos ka kapur dicka vertet me interes. C'jane keto mistere? Si mund ti japin ato kuptim jetes sime?

    Ne pritje te ndonje ideje interesante.....
    Summertime, and the livin' is easy...

  4. #4
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Pyetje me vend! Po ec e pergjigjiu...

    Pohimin se kjo eshte pyetja me e lashte e njerezimit jane te ralle ata qe e kundershtojne, ashtusi dhe rezultatin e mospergjigjies.

    Sidoqofte eshte nje fakt i padiskutueshem : njeriu eshte nje perberje, nje perzierje e TRUPIT - gje materiale - dhe SHPIRTIT - gje absurde.
    Eshte mese e vertete se pasi te gjithe njerezit kane te njejtin fund, vdekjen, vjen vete pyetja : perderisa do te vdes cila eshte vlera qe i jep kuptim jetes sime? pasi gjithcka qe pata bere do te shuhet me fikjen time? dmth sikur te mos kisha bere asgje?
    Nga pergjigjet e dhena deri tani supozohet vetevetiu se te gjithe jane te pazote, ate. Perndryshe ceshtja merr te gjithe kuptimin dhe ska me nevoje te diskutohet.
    Nje nga pergjigjet eshte kjo : MENDJA (arsyeja) I MERR GJERAT NGA NJE, ME RADHE, jo te gjitha sebashku. Per kete arsye egzistojne te VUAJTURIT shpirterisht dhe te GEZUARIT truperisht (materialisht). Pra ne kufijte qe na ka vene "jeta" ka kufizime intelektuale dhe materiale. Patjeter qe mund te ndalojme te bejme cdo gje, por ne kete rast nuk do te kemi mundesine te kenaqim as "shqisat" tona. Po crendesi ka perderisa jeta ne fund do te dale e pakuptimte dhe e FUNDSHME? Njeriut i jepen dy mundesi, ose te jetoje jeten - te egzistoje - ose ti jape fund asaj, vdekja. Ketu hyn ne loje "cogito" : mendoj pra jam. Kjo eshte e vetmja "siguri" qe egzistojme. Shume mire njeriu mund ti jape fund jetes por eshte egzistenca ajo qe i jep te vetemen mundesi per te qene i ndergjegjshem, per te jetuar. Dhe kjo pikerisht sepse kur vdesim nuk jemi me, por me ane te egzistences na jepet te pakten mundesia per te shijuar kenaqesine trupore - kenaqesine e qejfit do thesha -, per te cilen jemi te ndergjegjshem, edhe pse mund te jete nje iluzion. Por duke bere kete gje, dhe duke qene se mendja i ben gjerat nje nga nje dhe me radhe, duke bere pikerisht kete te fundit, pra aktin, mendja na ben te harrojme mosmireqenien shpirterore. E di qe ne kete rast duket sikur eshte vetem nje ZEVENDESIM, por mund te mos jete i tille neqofte se aplikohet pergjithmone. Nuk e konceptoj dot ne emer te cfare mund ti jepet me shume vlere shpirtit sesa trupit. Mund ti jepet me shume rendesi shpirtit kur shpresohet se ky i fundit mund te jape nje shpetim pas vdekjes, por juve duke qene se s'besoni ne Zoti, dmth besoni ne karakterin e fundshem te njeriut, nuk duhet te shqetesoheni per kete. Llogjike apo jo?!

    E bera ketu nje lemsh te mire Epicurianizmi, Descartizmi, dhe Egzistencializmi (Sartrizmi). Megjithate epiqendra ngelet, ketu, Epicurianizmi! Kush e tha se ku i fundit eshte DEMODE, i tejkaluar apo i vdekur fare!...
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e vagabondi1
    Anėtarėsuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    Where the bitches are...CaLiFoRnIa BaBY !
    Postime
    217
    PSE JETOJM ?
    se di

  6. #6
    rrotull asgjekundi
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    61
    Ate qe tha Huggo, per gjetjen e kuptimit gjate jetes, s'eshte vecse nje konkluzion ekzistencialist (pa perfshire "misteret")

    Megjithate, perse jetojme.....

    Nga ana tjeter, nese do te kishte nje zot, rrjedhimisht behet fjale per perjetesi. A nuk eshte valle perjetesia nje pakuptim me vete

    Kuptimi i jetes eshte ndoshta thjesht momental (duke u nisur dhe nga shpjegimi i Korcarit, ku mendja e i ben gjerat nje nga nje)
    Me nje fjale, cdo moment, ka kuptimin e vet. Pra kemi moment A sjell kuptim A, moment B sjell kuptim B etj. Por keto kuptime jane te pavarura nga njera tjetra, sepse eksperiencat tone gjate ketyre momenteve jane komplet te pavarura. Kurr perpiqemi te bejme lidhjen (me kete rast "perse jetojme") atehere kemi
    kuptim a + kuptim b + .....+kuptim infinity=0

    Me nje fjale une nuk kam thene asgje me vlere

    cheers

  7. #7
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    eh...

    Ne fakt, e kam lexuar dy here kete shkrimin me lart pasi heren e pare thashe me vete: "Te kerkosh c'fare ka dashur te thote ky me gjithe kete eshte njesoj si te kerkosh gjelperen ne kashte." Nejse, vete e ke thene...ec e gjeje....

    Per ironi te diskutimit tone, jo shume jave me pare lexova dicka interesante rreth dikujt (djalli e morri ja harrova emrin). Zoteria ne fjale eshte dikush qe vjen nga nje familje elite, i pasur, i edukuar, ka pushtet, fame, miq, gra te bukura...me nje fjale gjithcka te deshirueshme qe njeriu mund ta arrije ne toke. Per cudine e gjithe te tjereve, ai vret veten. Gjithe rrethi shoqeror e kujtoi te cmendur pasi asnje nuk mundi te gjente nje arsye te forte qe do ta justifikonte nje fund kaq tragjik. Mirepo ja qe ai nuk ishte dhe aq i cmendur se. Kish lene nje leter ku kish shkruar: "I couldn't stand getting up every morning and doing the same god damn thing."...kjo mu duk mjaft domethenese.

    Pra, eshte kenaqesia gjithcka ne na duhet per ti dhene kuptim jetes? Ti permende Epikurianizmin si nje "sage" qe i ka dhene pergjigje pyetjes qe shtrohet, ose me sakte i eshte afruar pergjigjes. OK...ne mos gaboj, epikurianet besonin ne nje "cosmic consciousness" dhe si te tille, kishin nje qellim: te sheronin shpirtin njerezor, ta clironin ate nga frika, vuajtja...te perjetonin qetesine, paqen dhe gezimin e ekzistences. Bukur fort! Deri ketu epikurianet me kane thene se SI duhet te jetoj, por jo PSE duhet te jetoj (se c'fare eshte kjo "cosmic consciousness" une nuk e kam gjetur.) Do te thuash ti..."per ta jeta eshte kuptimplote pasi njeriu perjeton kenaqesine e ekzistences" Dhe une perseri do te me duhet te te pyes: "po ata qe vuajne...a ka kuptim jeta per ata qe vuajne?" Vuajtja eshte me se e natyrshme apo jo...te gjithe pa perjashtim perjetojne vuajtje, kush me shume dhe kush me pak. Madje edhe ata qe nuk vuajne vete, kur shikojne te tjeret qe vuajne....vuajne gjithashtu (shpirterisht e kam fjalen)

    Pra, kenaqesia vete, ose lumturia (whatever the hell that means) eshte dicka qe e ben jeten te vlefshme, dhe si rrjedhim, te kuptimte. Por duke qene se vuajtja eshte e pashmangshme, se jeta eshte kaq e shkurter, dhe se heret a vone do te kthehem ne ushqim per krimbat, si mund ti jap une kuptim jetes? (nga perspektiva epikuriane kuptohet) Perseri pyetja mbetet e njejte...a ja vlen te jetosh me gjithe vuajtjen, mjerimin, padrejtesine, ankthin etj?

    Ketu ti kerceve tek ekzistencializmi..."jeta ka kuptim se na jep mundesine te perjetojme nje kenaqesi," qofte kjo edhe e castit. Pra sipas kesaj qe thua, ne jetojme se ekzistojme, dhe kjo eshte e mjaftueshme per ti dhene kuptim jetes. Pyetja do te gjeneronte nje tjeter pyetje....PSE ekzistojme? (nese do ti kthehesh epikurianizmit, nuk ke bere aqgje tjeter vecse ke erdhur verdalle ne nje rreth vicioz). Dhe po ta shofesh me nga afer, as zoti as shkenca nuk jane ne gjendje ti japin pergjigje....kur une e pyes, universi hesht, kur i klith zotit ai nuk degjon. Mua s'me mbetet gje tjeter vecse te supozoj ca vlera qe do ta benin jeten te vlefshme, te pretendoj se jeta ime paska nje qellim (qofte kjo dhe kenaqesi), dhe se detyra ime qenka qe te perpiqem ta arrij nje qellim te tille. Wow....

    Keshtu, i bie qe pyetja e bere te jete jo vetem absurde, por madje mund te mos jete pyetje fare. Nese dikush, dikush qe po i afrohej vdekjes do te te pyeste ty: "What the hell was this all about?" c'fare pergjigje do ti kishe dhene? C'do pergjigje e mundshme do te kish gjeneruar nje big WHY.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 05-05-2003 mė 23:23
    Summertime, and the livin' is easy...

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Njerezit jetojne per te vdekur!
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e The Hobbit
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Postime
    211
    Per mua eshte teper absurde qe nje njeri te kete ardhur ne jete kaq thjesht. Nje qenie kaq e larte dhe kaq e ndryshme nga cdo gje tjeter me llogjike, personalitet, intuite, vullnet e shume cilesi te tjera nuk mundet qe te kete ardhur ne jete kaq thjesht apo kaq rastesisht.
    Nje njeri me kaq shume horizont, konceptim, i afte per te bashke jetuar ne shoqeri nuk mundet qe te jete kaq i rastesishem. Mendoni vetem per per nje cast nese nuk do te egzistonte llogjika dhe arsyeja. ne bote do te egzistonte vetem kaosi....
    Personalisht e konsideroj fatkeqsi qe nje njeri te mos interesohet per keto lloj pyetjesh: Kush jam? Pse jetoj? Cili eshte kuptimi i jetes? etj
    Mendoj se Paskali qe permend Cupka per Korce ka shume te drejte, njeriu ne te kundert do te ishte baraz me kafshen.
    Eshte e drejte ajo qe Huggo thote se njeriu rron per te njohur misteret, madje mistere teper te medha, qe nuk kane ndoshta aspak lidhje me boten materiale, dhe ky mister eshte gjithmone e mbinatyrshmja, Perendia, pasi aty gjendet kuptimi i vertete i jetes. Ne gjihe historine e njerezimit njerzit e kane pasur kete tendence, madje kaq me shume edhe ne ditet e sotme. Pra mesa duket kjo eshte nje problematike e vjeter qe nuk ka mundur ti jepet zgjidhje ne te gjitha epokat w njerezimit.

    Pascali madje ka thene: "Njeriu ka brenda vetes se tij nje "pafundesi" (boshllek pa fund), dhe ky boshllek mund te mbushet vetem me nje pafundesi...(dhe kush mund te jete (i) (e) tille???!!!
    Njeriu eshte i krijuar per te qene i lumtur dhe kesaj ia arrin (plotesisht) vetem kur gjen shkakun , qellimin, perse jeton dhe ku shkon....
    Give light and the darkness will disappear of itself.
    Erasmus (d. 1536)

  10. #10
    *Forever* Maska e malli
    Anėtarėsuar
    24-09-2002
    Vendndodhja
    Antwerpen
    Postime
    668
    Kemi lindur per te punuar jetuar dhe se fundi te vdesim .
    **Gezimi , lumturia, deshperimi dhe loti im varet nga ti.

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A do tė mund tė jetojmė pėrgjithmonė nė tokė ?
    Nga Action nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 11:26
  2. Tė jetojmė sipas Kur’anit
    Nga intel inside nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 23:42
  3. Ne kemi jetuar me shqiptarė, dhe do vazhdojmė tė jetojmė!
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-12-2006, 09:46
  4. Si ta jetojmė Javen e Madhe?
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-04-2006, 16:44
  5. Ja si jetojmė tė ngujuar nė kulla 140 vetė tė njė fisi"!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-11-2004, 21:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •