Close
Faqja 139 prej 153 FillimFillim ... 3989129137138139140141149 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,381 deri 1,390 prej 1521
  1. #1381
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Na ka marre malli per njecik mish te pjekur,po jo vetem per te ngrene,po me teper shoqerimi o nderimi qe i behet mishit ne hell,pija o te piret.
    Po jo vetem thjesht pija si raki o vere,por mbi te gjitha te merr malli per ate,ujin e mengjesit.
    Shuarja e etjes ne mengjes,nuk ka te paguar,e sic thoshte gjyshja ime:te ma pish rakine vetem per ate ujin e mengjesit.
    I ri e shijova pa e kuptuar,tani qe e kuptova,pse nuk e harova,ate te bekuar uje te mengjesit.
    Uji,pija,mishi,te bekuara jane,jane si buka,perendia i ka krijuar per njerezimin te bekuara.
    Jane njerezit,ata, qe dine te pine e ceshte pija,o ata qe pine por nuk dine,dhe ata te fundit,qe vetem nuk dine.
    E ne keto raste me te lumturit jane ata te fundit,ata qe nuk dine,jo vetem qe nuk dine se cfare kan humbur,qe eshte e pafaleshme,po nuk dine dhe cfare te kerkojne.
    Pra supozohet se jane te lumtur,sepse nuk dine,cfare eshte uji i mengjesit,e duke mos e ditur ske pse ta kerkosh,e lumturia e pakerkuar nuk egziston.

  2. #1382
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    Korrigjim

    [B][COLOR="Blue"][QUOTE=Jorgo Telo;2285433]
    NUK NDIEJ TĖ VELUR



    Mu tek lisi si ombrellė
    Nuk e di pse heq frymė thellė.
    Mos nga ty, moj trėndafile,
    me atė zėrin si zile?

    Mu tek molla gonxhe-gonxhe,
    Ģ flas zemrės: “Pse u dogje?”
    Mos nga ty, moj trėndafile,
    me atė zėrin si zile?

    Te burimi si pasqyrė
    Pse u prisha nė fytyrė?
    Mos nga ty, moj trėndafile,
    me atė zėrin si zile?


    Te dritarja gjysmė ēelur
    Rri vėshtroj e s’ndiej tė velur…
    Mos nga ty, moj trėndafile,
    me atė zėrin si zile?


    (vargjet qe ishin shtuar ketu nuk ishin te miat (autori)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jorgo Telo : 10-06-2009 mė 17:11 Arsyeja: korrigji e sistemim

  3. #1383
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    "Na ka marre malli per njecik mish te pjekur,po jo vetem per te ngrene,po me teper shoqerimi o nderimi qe i behet mishit ne hell,pija o te piret".

    S'eshte e thene te jesh nga Zagoria, qe te kesh shijuar ndonje sheleg pires ne hell te baxhua e Hijes se Mallkuar shoqeruar me ca djath te njome, qepe dhe domate qe pelcasin nga shendeti. Aq me teper kur ngjiroset me speca qafeprera, per munges gotash rakije.

    Apo me ndonje kec ftujak te ēezma e Brari ndane fushes se Cajupit.

    Lezet te madh ka pasur nje i tille te baxhua e vjeter e Sheraf Karagjozit ne krye te malit te Lunxherise mbi "Balten e Bardhe"

    Qe mos te te prishet mendja dil te Qafa e Serpenit, hidh syte poshte dhe...

    --HARRO MUSHKE VALAREN!--

    E kisha fjalen per menden dhe shkrojta mushke.

  4. #1384
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558
    TE NDERUAR LEXUES DASHAMIRES, JU NJOFTOJ SE NE NJEREN NGA POEZITE E MIA, KU KA BERE KOMENT DHE ZOTI SERAFIN, PADREJTESISHT, DIKUSH KA SHTUAR DY VARGJE, QE MUND TE JENE ME EROTIKET, POR QE NUK JANE TE POEZISE SIME TE VERTETE. JO SE KETO DY VARGJE JANE DISKRETITUESE, PO NE STILIN TIM JAM PAKSA ME I PERMBAJTUR NE SENSIN EROTIK

  5. #1385
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558
    Nga sa sqarova me siper detyrohem ta rihedh komplet te gjithe ciklin me poezi embeldshore, duke celur mundesine te vijoj dhe me poezite e tjera te ketij cikli qe ka edhe dhjetra poezi te kesaj nature. (JORZAG)

  6. #1386
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    POEZI EMBELSHORE nga Jorgo S. TELO

    POEZI ĖMBĖLSHORE (Lirika nga Jorgo S.Telo)


    NUSJA E RE

    Mos e larė je me qumėsht,
    moj shtėllungėza e bardhė?
    Zėri yt (me punė, pa punė)
    po djeg sytė kureshtarė.

    Mos hiq vellon, se ģ ēmende,
    ģ tėrbove ē’ke pėrreth.
    Shpejt njė cohė hidhu llėrėve.
    Shih, si bletėt po i mbledh…

    Vur njė tufėzė me lule
    ashtu kot atje mbi gjoks
    T’gjorėve djem zemrėn ua shkule.
    Mos ģ digj tė shkretėt, mos!

    Moj shtėllungėza plot dritė,
    po ku ishe gjer tani?
    Si ģ fshehe qafėn, gjinjtė,
    gjersa u bėre nuse ti?

    O ik larg nga lagjia jonė
    e ta mbledhin mendjen djemtė;
    o shėmtohu , sa s’ėsht’ vonė,
    se semure dhe ne pleqtė!



    ISHTE ĖNDĖRR, APO Ē’QE?!

    Sy ndėr sy kur u vėshtruam,
    Diē tė thash’
    e diē mė the…

    Dorė pėr dorė kur u takuam,
    Biseduam
    mė me nge.

    Kur ndenjėn faqe pėr faqe,
    Ca tė dridhura
    mė le.

    Buzė mė buzė firmosėm paqen.
    Hajde,
    ē’pėrvėlimė qe…!

    Kur nė det rėnkimesh humbėm,
    Ca tallaze
    ti mė dhe.

    Muret e shtėpisė u tundėn.
    Ish njė ėndėrr
    apo ē’qe?!




    ME UJKUN S’BĖHET SHAKA


    Mjegulla nė shtufe ra, moj mama!
    T’ģ marr qengjat, tė vi la, moj mama!
    Bie ujku dhe m’ģ ha, moj mama!
    Apo tė rri edhe ca, moj mama!
    Me ujkun s’bėhet shaka, moj mama!
    Mė gris ēorapet e ra, moj mama!
    Fustanin me flutura, moj mama!
    Sandalet me xhufkėza, moj mama!
    Shminė me zogėza, moj mama!
    Rruazat e bukura, moj mama!
    Dhe rripin me sumbulla, moj mama!
    M’ģ shqyen e m’ģ bėn naaa, moj mama!
    Si tė bėj, se ditė s’ka, moj mama!
    Tė bėj, ē’mė thot’ zemėra,
    moj mama?

    FRESKI E DHĖMBELIT

    Te hyrje e tunelit pse qėndrove kot?
    Freski e Dhėmbelit,
    me ty s’nginjem dot.

    Eja sot tek unė, mos e lėr pėr mot!
    Freski e Dhėmbelit,
    me ty s’nginjem dot.

    Nė shtėpinė time gjen gostira plot.
    Freski e Dhėmbelit,
    me ty s’nginjem dot.

    Bukuroshe mali, o zambak nė gotė!
    Freski e Dhėmbelit,
    me ty s’nginjem dot.

    Tė tė kem tė tėrėn, se tė dua fort.
    Freski e Dhėmbelit,
    me ty s’nginjem dot.



    NUK NDIEJ TĖ VELUR



    Mu tek lisi si ombrellė
    Nuk e di pse heq frymė thellė.
    Mos nga ty, moj trėndafile,
    me atė zėrin si zile?

    Mu tek molla gonxhe-gonxhe,
    Ģ flas zemrės: “Pse u dogje?”
    Mos nga ty, moj trėndafile,
    me atė zėrin si zile?

    Te burimi si pasqyrė
    Pse u prisha nė fytyrė?
    Mos nga ty, moj trėndafile,
    me atė zėrin si zile?


    Te dritarja gjysmė ēelur
    Rri vėshtroj e s’ndiej tė velur…
    Mos nga ty, moj trėndafile,
    me atė zėrin si zile?


    MOJ E ARDHURA NĖ KOHĖ!

    Qengje, moj qengje manare,
    U njohėm tė vegjėl fare!

    Sa shpejt u bėre shelege
    Mollė e pjekur midis degėve.

    Moj e ardhura nė kohė,
    Eja, hiqma kėtė llohė!

    Hiqma llohėn qė gris shpirtin,
    Para se vitet tė ikin.

    Ē’PATE QĖ T’U PRE OREKSI?

    Vjehrra nuses fjalė ģ pleksi:
    - Ē’pate qė t’u pre oreksi?

    Nusja me duart lėshuar
    Uli syt’ e turpėruar…

    Mėc e mėc nxori dy fjalė:
    - Moj mama, di mė ka ngjarė!

    - Mos e fol, e kuptoj vetė!
    Bėfsh njė bebe gjer nė vjeshtė!”

    Ē’u skuq nusja bukuroshe;
    Pėr ē’kish mbjellur, do tė korrte…

    THONĖ SYTĖ E TU TĖ SHKRUAR?


    Ē’thonė syt’e tu tė shkruar?
    Thonė qenke dashuruar.
    Moj zyzeza buzėgaze,
    Dashuruar qenke taze.
    Shat’ a tetėmbėdhjetė vjeēe
    Si burbuq nė mes tė fletėve.
    Kush tė hyri ty nė mendje?
    Ē’vend ģ le nė zemrėn tende?
    Flokėdredhura mėndafsh,
    Ngreji syt’, aman, mė qafsh!
    Dhe pa folur, tė ndjej ē’thua:
    Ti nė zemėr mė ke mua.
    Kujton natėn e kaluar…

    U RRITE, SA M’U MBUSH SYRI

    Qė kur ishe aguridhe,
    Syrin ty ta kisha hedhė.
    Ishe akoma jeshile,
    Shegė, moj e mira shegė!

    Nėpėr fletė, nėpėr degė
    U rrite, sa m’u mbush syri.
    Lum kush tė ka pėrkėdhelė!
    Rroft’ e qoftė kush tė rriti!

    Por, m’ģ lumturi jam unė,
    Qė tė bėra ty pėr vete.
    Faqekuqeja me vulė,
    Pjekur-o pėr ziafete.

    Me gjethen tėnde tė njomė
    Fshima pak djersėn mbi vetull.
    Eja, moj, qė tė na shonė
    Faq pėr faqe mbėshtetur!



    TEK SOFATI Ģ GURRĖS



    Pėrmbi lug tė gurrės
    Gurgullonte ujė.
    Buzėt vure ti,
    Buzėt vura unė.

    Mė tej seē mė shkrepi.
    S’e ndjeva as vetė.
    Mora njė grusht ujė,
    E hodha pėrpjetė.

    Bluza jote e hollė,
    Seē t’u lag nė supe.
    Nė fillim u trembe
    E pastaj u skuqe.

    Njė bilbil ģ lodhur
    Nė deg’ tė qershisė
    Na mbuloi me kėngė.
    S’na ģ ndau sytė.

    Ē’u bė ziliqar
    Bilbil kėngėtari;
    Tek na shihte pranė
    Porsi dy zogj mali.

    Tek sofati ģ gurrės
    Ēlodheshin nėn hije.
    Shalli ģ hollė tė ngjante
    Vello nusėrie…

    MOS U NGUT!


    Kur po dilje nga dyqani
    T’u ngrit fundi ģ fustanit.

    T‘u ngrit fustani pėrpjetė.
    Hodhe sytė rreth e rreth.

    Disa djem qė ishin pranė,
    “Mashalla!” - nė njė zė thanė.

    Kur fustanin ule vetė;
    T’u hap bluza fletė-fletė.

    Syt’ padashur kisha hedhė.
    Pashė dy si ftonj tė verdhė.

    Si tė verdhė a si tė bardhė;
    E ktheva kokėn mėnjanė.

    Kush ka fat, moj trėndafile,
    T’ģ shijojė ato”burime”?

    Mos u ngut, thėllėzė mali
    Lart me nge pret thėllėzari!

    TĖ ADMIROJ, POR…


    Ģ mbledh djemtė, moj ēapkėne.
    Ē’nur natyra ty tė fali!
    Buzėlule, ballėhėnė
    Qerpikshtizė, sykristali.

    Kushdo pret, tė t’shtijė nė dorė.
    Ēmendur teje, por mė kot.
    N’flokt’ e mi ka rėnė borė.
    Dhe me ta duket se lot.

    Tė jetė lodėr e jo tallje.
    Tė mė fyesh, bėn mėkat.
    T’admiroj, moj shtojzavalle,
    Lodrat, sytė e vetėm kaq.

    Ma prano njė fjalė miku:
    Mos e pėrhumb bukurinė!
    Me zjarr zemre, sy fisniku;
    Tė them: “Gjeje, dashurinė!

    KAM NJĖ XHENG NĖ ZEMĖR

    Kam njė xheng, njė si maraz,
    Kur tė vij, mike, nga pas.
    As me fjalė nuk tė ngas.
    Ti mė thua: “Mos m’u qas!”

    Po pėrse, mike, pėrse?
    E harrove, ē’mė the dje?
    Mos mė bėn ndonjė hile,
    Apo turp nga bota ke?!

    Nė e ke me pishmanllėk,
    Unė s’bėj as gėk as mėk.
    Por te syt’ tė shoh njė cėrk’
    Tė rreh zemra me tėk-tėk.

    Eja, veten mos mundo!
    Se tė dua siē mė do!
    Tė kalojmė kohėn-o
    Me mjaltin e shpirtit-o!


    ME PASQYRĖ DO TĖ TĖ DJEG

    Me pasqyrėzėn e xhepit
    Gjithė diellin e mora.
    Nė oborr atje te cepi
    Qė nga rruga ta dėrgova.

    Prit e hiē, s’lėvize fare.
    Ta dėrgova si sinjal…
    Kushedi me mend ē’mė shave:
    “Ē’bėn kėshtu, more budall!”

    Jam “budall” e nazeli,
    Sytė – qelq kur t’ģ verboj.
    Po ē’t’ģ bėsh zemrės qė s’rri
    Dhe mė nxit, shelege, moj!

    Tė verboj e prapė mė vidhesh.
    Mirėkuptim ti nuk mė jep.
    Tjetėr herė sado tė fshihesh;
    Me pasqyrė do tė tė djeg.

    Me ē’pasqyrė, do thuash ti.
    Do fillosh, djalosh, me diell?
    Do t’tė djeg me syt’ e mi.
    Syt e mi – njė copė qiell…

    NĖ DITĖT QĖ VILEJ RRUSHI


    Nė ditėt qė vilej rrushi
    Vashėzo, moj bandille.
    Syrino ē’ma vėrvije.
    Mua gėzimi mė mbushi:
    Erdhe me faqet si prushi.
    Erdhe, erdhe qeshi xhani
    Me syn’ e ndritur si xhami.
    Pranė rrimė, fjalė s’themi.
    Buza jote si melhemi.
    Nėnat tutje diē po thonė…
    Domosdo pėr dasmėn tonė…
    Vashėzo, moj bandille.
    Syrino ē’ma vėrvije.



    ZONJUSHES
    Sa tė pashė, syrin ma mbushe,
    Aman, dale. ,moj zonjushe,
    Eja, eja sylarushe!

    Tė keqen e asaj gushe.
    Dil e hidhu prej gėmushe!
    Mos u fsheh, moj lepurushe!
    Mos rrėshqit si gjarpėrushe!
    Lezet ke, siē je – drenushe.
    Ma jep fjalėn, faqeprushe.
    Kėtė zemrėn time mbushe!
    Kur tė vi tė t’marr pėr nuse,
    Do mė shohsh nė ballė tė krushqve.
    Aman, dale. ,moj zonjushe,
    Eja, eja sylarushe!


    MOJ E VOGĖL BALLĖDRITĖ!

    Moj e vogėl ballėdritė,
    Pse, moj, pse po m’ģ ngul sytė?
    Ē’ģ trazove me tė mitė
    Si nė blu si tė jeshiltė.

    Oh, e di, moj lodėrtare;
    Me vėshtrime mė ngordh fare.
    Tėpkėn si njė magjistare
    Zemrės m’iu bėre pjesėtare…


    EJA PAK, TĖ VIJ NĖ VETE!

    Ishte gusht a shtator ishte
    Lajthi mblidhja nė lajthishte.
    S’mund t rri pa e pėrmendur:
    Njė trupvogėlė ketrushe,
    Fustanshkurtėr, bluzėkuqe.
    Ku na u fshehe, moj burbuqe?
    Ku u zhduke, kullumbri,
    Moj faqja ngjyrėlajthi.

    Na bėn lodra a s’e di?
    Nėpėr dendėsin’ e fletve,
    Eja pak, tė vij nė vete!


    A DURON TRUPI PA NGRĖNĖ?

    Ē’mė griu malli ē’mė griu,
    si duroj, a derėziu!
    Pėr njė mike nga Veriu.

    Eh, ē’mė magjepsi leshprera
    Me ato sjelljet e tjera…

    Dhe tė jetė mot ģ ftohtė.
    Kurmi ģ saj – oxhak ģ ngrohtė.

    Tė duroj, mė thonė tė tėrė
    A duron trupi pa ngrėnė?

    NĖ BALLKON MĖ RRIJE

    Nė ballkon mė rrije,
    Lulet bėnin hije.
    Ulur kėmbė mbi kėmbė.
    Ē’nur tė kishte rėnė!
    Mos luaj me mua,
    Moj gjunjėzbuluar!
    Lart tė ngjitem dua,
    Por jam ģ duruar.
    Do ta marr mė shtruar,
    Tė dal ģ fituar…

    TRĖNDAFILE, NUSE JETE

    Moj trėndafilja nė hije,
    Eja, dalim nė kopshtije!
    Rrezes diellit mos iu tremb,
    Moj e rritura nė shkėmb!
    Fshihiu mjegullės pa cipė;
    Tė guē gushėn, tė puth sytė.
    Unė po tė marr me vete,
    Trėndafile, nuse jete.

    NĖ SHULLĖ TĖ GJOKSIT NJOMĖ

    Nė shullė tė gjoksit njomė,
    nė-o nė shullė.
    Tė mbėshtetem ca, pranomė,
    nė-o nė shullė.
    Nė tė dhembtė pak, duromė,
    nė-o nė shullė.
    Nė fillim si hollė e hollė,
    nė-o nė shullė.
    Pėr mė gjetkė, si ta shomė,
    nė-o nė shullė.
    Se e tėra je e njomė,
    nė-o nė shullė.

  7. #1387
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    --HARRO MUSHKE VALAREN!--

    E kisha fjalen per menden dhe shkrojta mushke.[/QUOTE]

    Apo,ca se,harro mushke valaren.
    Po i kujtojme ndonjehere,se mendja mendje mbetet,si "mushka".

    Njeher e nje kohe,disa njerez,kishin pire raki.
    Mbasi kishin pire mire,na zgjohen ne mes te nates,i kishte marre etja per uje.
    Zgjohen e shohin qe brenda ne shtepi,nuk kishte uje,kana e ujit ishte bosh.E mbas nje diskutimi te vogel,se kush kishte pire me shume e kujt i takonte te mbushte ujin jashte shtepise,vendosin ta hedhin me short.
    Hedhin shortin,duke mos kuptuar e ditur se cfar shorti ishte,se secili kishte shortin e idene e tij.
    Po me e rendesishmja,se shorti e etja per uje,ishte se asnjeri nuk donte te cohej nga krevati.
    Njeri nga keta te piret,flinte akoma gjume.Ata te zgjuarit,qe hidhnin shortin,se kush do te mbushte uje jashte,e kishin harruar.
    Mbasi hedhin shortin,i ze gjumi prape,zgjohen perseri nga etja,po kesaj rradhe i zgjoi ai qe flinte,e nuk kishte marre pjese,e i thote:
    -Na mori etja,ndonjeri duhet te mbushi uje,duhet ta hedhim me short.
    -Ne e hodhem,i pergjigjet njeri,e te ra ty te mbushesh uje.
    -Cudi se si humba,dhe te humbisja duke fjetur sme kishte bere vaki.
    Po sheh se asnje nuk kishte ne mendje te ngrihej,e i detyruar nga etja,mer kanen e shkon te mbushi uje.
    Del jashte,e sheh qe binte shiu vu,po megjithate mer guximin e mbush kanen afer nje burimi te vogel.
    Futet brenda,e mbasi pine uje te gjithe,fillojne te lavderojne ujin,o sa i mire njeri e o sa i mire tjetri.
    Po kishin etje akoma,po ai qe mbushi ujin,nuk ishte dakort te shkonte prape e thot:
    -Une shkova njehere,e per here te dyte duhet hedhur prap me short,te pakten te humb njeher i zgjuar.
    -Po ti je qe je i zgjuar,i pergjigjen,shko dhe kesaj rradhe,me short e hedhim per here te trete o heren tjeter.
    Detyrohet perseri te mbushi uje jashte ne shi,futet brenda,e te gjithe pine uje.
    E prap me te njejtin avaz,o sa i mire ky uje,si ky uje nuk kam pire asnjehere etj etj.I ze gjumi duke lavderuar e te kenaqur nga uji.
    Zgjohen ne mengjes,shohin kanen e ujit,ishte pergjysem e mbushur vetem me balte.

  8. #1388
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558
    FILIMISHT MENDOVA SE DO KISHE LEXUAR VJERSHAEDHE I KOMENTOJE , POR U SHGENJEVA
    Shume e renduar me prapamendime kjo rrefenje. Te lumte, Serafim, je i prirur per rrefenja te bartura apo te sajuatra filozofike. E kjo perben nje vecanesi per mendjen e penen tende. Se paku une kete konstatoj heperhe per ty, Sero. Pergezime! Vazhdo!Faleminderit qe na kenaq e njekohesisht na i ben gjimnastike trurit. Se ngjasoje dhe si gjeegjza deridku, por te nje niveli moderator, modern e hermetike... shendet!
    JORZAG
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jorgo Telo : 11-06-2009 mė 01:20 Arsyeja: KORREKTIM

  9. #1389
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    Nje Poezi Pllakateske

    [COLOR="Purple"]PĖR KU SHKON VOTA IME?

    28 Qershor 2009
    Njė ditė – hijerėndė.
    Dita e shėnuar nė calendar.
    E shėnuar pėr ne,
    Pėr popullin shqiptar.
    O njerėz tė mirė,
    Po ju flas njerėzisht:
    Merreni kėtė akt ligjor seriozisht!
    Merrni nė votime pjesė
    Shkunduni nga ēdo indiferencė!
    Mos mendoni se ndihni ndokėnd tė huaj
    Ndihni e forconi themelet

    Pėr veten tuaj.
    Atė ditė do na ndihmojė, ndoshta natyra
    Do ta shoqėrojnė aktin tonė
    Me kėngė atdhetare kanarina e bilbila.
    Do na shoqėrojnė kėngė e valle thėllėzore.
    Do na rrethojnė gjithandej
    lulezambaku e lule bore.
    Do ta hedhi atė ditė mėnjanė rehatin
    Edhe mė moshatari
    Do kryejė porosinė e zemrės gjithkush
    Qė nga tetėmbėdhjetė vjeēarja
    E tetėmbėdhjetė vjeēari.
    Le ta hedhė votėn shqiptari.
    A nuk lypim tė gjithė
    Tė vazhdojmė apo tė ndėrtojmė njė shtet
    Pėrsėmbari?
    Pa mė thoni:
    Dhe sa do vijojė tė tejzgjatet Tranzicioni?
    Atėherė le tė sulemi dinjitozė drejt kutisė sė votimit
    Le t’i shtojmė mė teper blerimin blerimit,
    Apo shtigje tė tjera t’i ēelim gėzimit.
    E di, sė pari do pyesim mendjen dhe shpirtin tonė:
    Kujt i duhet besuar kjo votė
    Pėr kė do votojmė??
    Unė po shkel ligj e po kaloj ēdo kufi:
    Votėn time po e shpall qysh tani:
    Do ta hedh pėr Atė,
    qė do tė mė mashtrojė mė pak…
    Do ta jap pėr Atė,
    qė do pėrtallet me mua mė pak.
    Do ta lėshoj pėr Atė,
    qė do mendojė pėr rehatin mė pak.
    Di ta nis pėr Atė,
    qė nga kolltuku i vet kėrkon mė pak.
    Do ta pėrcjell tek Ai/Ajo qė bėrtet e kėlthet mė pak.
    Pra, do ta latoj votėn time
    Te Dikushi qė mė streson mė pak
    Pėr tė Tillėt vota ime
    Le tė jetė balsam e jo farmak.
    [/COLOR]
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jorgo Telo : 11-06-2009 mė 17:13 Arsyeja: BOLDIM

  10. #1390
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Keshtu si bejte nuk jane te keqija, por si bejte ama.Kur i lexova pata dyshime se mos ishe nga Golemi, apo Kolonja se ata i ngrene bejtet ne moment.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Dhe E Drejta Ndėrkombėtare
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-06-2010, 09:22
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. KUR'ANI nė gjuhėn shqipe
    Nga RaPSouL nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  4. Vilson Ahmeti tregon..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2006, 03:06
  5. Kushtetuta e Medines
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-11-2006, 10:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •