Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Eliot Engel: PS bojkot zgjedhjeve pasi ndien humbjen

    Partia Socialiste kėrcėnon me bojkot tė zgjedhjeve, pasi e ndjen se po i humb ato. Kėshtu ėshtė shprehur kongresmeni amerikan Eliot Engel nė Komisionin e Helsinkit tė Kongresit Amerikan, nė njė seancė me temė “Zgjedhjet nė Shqipėri dhe sfida e tranzicionit demokratik”. Zoti Engel ka bėrė njė pasqyrė tė plotė tė zhvillimeve nė Shqipėri duke vlerėsuar transformimin e dukshėm nė kėto vite. Ndėrsa ėshtė ndalur gjerėsisht edhe nė debatin mbi kartat e identitetit qė ka pėrfshirė dy forcat mė tė mėdha politike nė vend dhe idenė qė po artikulohet nė selinė rozė pėr bojkot tė zgjedhjeve, duke nėnvizuar faktin se njė parti thotė se do t’i bojkotojė zgjedhjet, vetėm kur e ndjen se po i humb ato.
    Engel “Njė nga gjėrat, pėr tė cilat kam qenė i shqetėsuar ėshtė se pėrpara se Partia Demokratike dhe Partia Socialiste tė merreshin me debatin pėr kartat e identitetit, Partia Socialiste e Edi Ramės, kėrcėnonte me bojkot tė zgjedhjeve. Kjo ka ndodhur njėherė mė parė. Dhe sigurisht, mendimi im ėshtė qė nėse njė parti e ndjen se do humbasė dhe pastaj thotė se do tė bojkotojė zgjedhjet, duke dalė me arsye tė tilla, qė gjėrat nuk janė tė drejta, kjo nuk mund tė jetė domosdoshmėrisht e vėrteta, sepse nėse je duke humbur, t’i bojkoton dhe thua se gjėrat nuk janė tė drejta. Kėshtu qė shpresoj tė mos ketė bojkot tė zgjedhjeve.”
    Nė kėtė seancė, ku referuan edhe disa kongresmenė e zyrtarė tė tjerė, Zoti Engel, njė njohės mjaft i mirė i zhvillimeve nė Shqipėri, duke iu referuar raporteve tė Ambasadės Amerikane nė Tiranė, shprehu bindjen se zgjedhjet e 28 qershorit do tė jenė tė lira e tė drejta.
    Engel “Shpresoj se zgjedhjet do tė jenė tė drejta. Besoj se do tė jenė tė drejta. Nė ēdo zgjedhje ka vėshtirėsi, mbi tė cilat duhet tė punohet. Por nga ajo qė shoh unė, nga ato ēfarė raporton Ambasada, nga ē’rezulton nga monitorimi i vėzhguesve, duket se do tė zhvillohen zgjedhje tė lira e tė drejta.”
    Po kėshtu, kongresmeni Engel bėri njė raport tė detajuar edhe mbi procesin e aplikimit dhe shpėrndarjes sė kartave tė identitetit, duke iu referuar tė dhėnave tė Departamentit Amerikan tė Shtetit. Sipas tij, shpėrndarja ka qenė e drejtė, pa ngjyra partiake.
    “Departamenti i shtetit raporton se nuk ka asnjė informacion se kartat po shpėrndahen nė zona nė favor tė njė partie apo njė tjetre. Shpėrndarja ka qenė e drejtė. Dhe ne do tė vazhdojmė ta monitorojmė kėtė proces. Kėto zgjedhje do tė ketė sigurisht njė impakt nė mundėsinė e integrimit tė Shqipėrisė nė Bashkimin Europian.”
    Tė ftuar nė kėtė diskutim ishin edhe Kongresmeni Robert Aderhold, Drejtori pėr Evropėn Qendrore dhe Lindore i NDI Robert Benjamin dhe Drejtori Rajonal pėr Evropėn Qendrore dhe Jugore i Institutit Shoqėria e Hapur, Jonas Rolett. Folėsit theksuan se zgjedhjet parlamentare nė Shqipėri, janė njė test i rėndėsishėm pėr demokracinė shqiptare dhe shprehen besimin se ato do tė jenė tė lira e tė ndershme.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Si puna e atyre femijeve qe kur e shohin se po humbasin e prishin lojen. Sigurisht qe edi do te shqyrtoje edhe bojkotin, por ky do ishte skenari me i keq per te. Ai do te izolohej ne menyre te plote dhe do te humbiste edhe ate mbeshtetje minimale qe ka nga qarqe dhe forume nderkombetare. Nderkohe nje bojkot i mundshem do te ndikonte jashtezakonisht keq mbi PS ne vitet e ardhshme.
    Une e di qe edi eshte **** po te jete kaq budalla........nuk ma merr mendja.

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga beni67 Lexo Postimin
    Si puna e atyre femijeve qe kur e shohin se po humbasin e prishin lojen. Sigurisht qe edi do te shqyrtoje edhe bojkotin, por ky do ishte skenari me i keq per te. Ai do te izolohej ne menyre te plote dhe do te humbiste edhe ate mbeshtetje minimale qe ka nga qarqe dhe forume nderkombetare. Nderkohe nje bojkot i mundshem do te ndikonte jashtezakonisht keq mbi PS ne vitet e ardhshme.
    Une e di qe edi eshte **** po te jete kaq budalla........nuk ma merr mendja.
    kaq shume iu djeg qo puna e bojkotit ... perse valle?

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    kaq shume iu djeg qo puna e bojkotit ... perse valle?
    Duhet te jeshe shume i trashe te mos e marresh vesh persene. Megjithese ti tallesh une po pergjigjem seriozisht: Ne demokraci duhet te kete krahe te ndryshme politike. Qe te funksionoje demokracia duhet te kete diversitet. Ky diversitet sigurohet nga partite me programe te ndryshme. Sa me te konsoliduara te jene keto parti aq me mire funksionon demokracia. Por nqs nje individ shkaterron njerin krah kjo ndikon ne te gjithe politiken, dhe si rjedhim do kete pasoja per gjithe vendin. Edi me strategjite e tij nuk ka bere gje tjeter vecse e ka dobesuar dukshem PS. Nje bojkot i mundshem do ta shkaterronte fare ate. Une e di qe ka plot njerez si puna jote dhe e edit qe nuk pyesin as per PS e as per Shqiperi, dhe jane gati te shkaterrojne cdo gje per hir te inateve te tyre apo per perfitime personale, por shpresoj qe keta njerez te jene ne minorance ne PS. Kam bindjen se anetaret e ndershem te PS do ta kapin me shqelma edin pas zgjedhjeve.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Eshte diversiteti cuno. Nje stil qeverisje njera njera tjetra te dyja ne oferte.
    Mos ki merak se ta them une qe zgjedhjet do te behen.
    Ate vakum te qelbur qe beri PD duke i dhene karta pjese se vet po e ben ps tani me njerezit e vet dhe kartat do ti kene te tere.
    Keshtuqe po mbushet vakumi kartave.
    Nuk iken ps nga zgjedhjet tani mos ki merak.

Tema tė Ngjashme

  1. Moisiu nen akuze, publikon postet e familjes
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 09-03-2011, 14:57
  2. Moisiu deklaron datėn e zgjedhjeve, opozita kundėrshton
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 11:45
  3. KQZ: Jo mandate manipuluesve tė zgjedhjeve
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-06-2005, 02:59

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •