Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,288
    Postimet në Bllog
    22

    Moisiu deklaron datën e zgjedhjeve, opozita kundërshton

    Presidenti do të shpallë nesër datën e zgjedhjeve lokale

    Zgjedhjet, Moisiu mes datës 20 dhe 21 janar

    Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, do të firmosë të shtunën dekretin për datën e zgjedhjeve lokale.

    Sipas burimeve zyrtare pranë Presidencës, kreu i shtetit do të shpallë më datën 2 dhjetor vendimin e tij përpara medias gjatë një konference për shtyp. Numri një i shtetit është ende në pritje të ndonjë kompromisi të minutës së fundit mes partive politike për datën e zgjedhjeve dhe pse duket e parealizueshme për shkak të hapësirës së shkurtër kohore. Ndërkohë që shpallja e datës së zgjedhjeve vjen në një kohë kur partitë politike nuk kanë arritur asnjë progres në realizimin e reformës zgjedhore. Kuvendi ka parashikuar që më datën 4 dhjetor dhe kryesisht brenda javës së ardhshme, të përfundojë reformën zgjedhore. Shpallja e datës së zgjedhjeve pritet të rrisë trysninë ndaj partive politike për përfundimin e reformës zgjedhore. Kjo për shkak se pozita dhe opozita kanë shkelur dhe këtë radhë thirrjet e rekomandimet e ndërkombëtarëve për kryerjen sa më parë të reformës zgjedhore. Komisioni Evropian në një deklaratë të lëshuar ditë më parë u kërkonte partive politike që reforma zgjedhore të përfundonte më 30 nëntor. Afat ky që është shkelur nga partitë e të gjithë spektrit politik.

    Data e zgjedhjeve
    Presidenti është në mëdyshje për të vendosur si datë zgjedhjesh, 20 apo 21 janarin. Shkak i kësaj janë bërë zgjedhjet parlamentare në Serbi, të cilat janë përcaktuar më datën 21 janar. Përballë këtij zhvillimi, Moisiu ka menduar që votimet të mos mbahen në të njëjtën ditë me ato serbe, duke hedhur si një ide datën 20 janar, të shtunën. Por kjo mund të shkaktojë polemika dhe kontestime nga palët politike, pasi nga tradita e zgjedhjeve në Shqipëri, ato janë mbajtur përherë të dielave. Përballë kësaj mëdyshjeje presidenti mund të “detyrohet” që datën e zgjedhjeve ta dekretojë 21 janarin. Kjo për të shmangur kontestimet që mund të kenë partitë politike më datën 20 janar. Gjithsesi vendimi përfundimtar pritet të shpallet të shtunën më 2 dhjetor. Presidenti ka si limit të fundit kushtetues datën 6 dhjetor për të shpallur datën e zgjedhjeve. Në bazë të afateve kushtetuese, 21 janari është data e fundit ku mund të zhvillohen zgjedhjet lokale shqiptare.

    Negociatat
    Përpara shpalljes përfundimtare të datës së votimeve lokale, kreu i shtetit ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të partive politike me synim gjetjen e një konsensusi politik. Por palët politike kanë pasur dhe kanë këndvështrime të ndryshme për kohën e zhvillimit të tyre. Partia Socialiste si forca kryesore e opozitës kërkon shtyrjen e zgjedhjeve për në pranverë, duke kërkuar që ato të mbahen jo në stinën e dimrit, për shkak të kushteve të papërshtatshme. Demokratët si përfaqësues të maxhorancës janë shprehur kategorikisht kundër shtyrjes së zgjedhjeve lokale, duke kërkuar që të mbahen sipas afateve kushtetuese. Qëndrimet e palëve u bënë të ditura gjatë një tryeze të përbashkët politike që u zhvillua me iniciativën e presidentit. Kjo tryezë nuk solli një konsensus, duke bërë që data e zgjedhjeve të mbetej peng dhe për shkak të mosrealizimit të reformës zgjedhore, e cila u pasua me dështimin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. Kjo do të jetë hera e parë që partitë politike hyjnë në zgjedhje pa përfunduar brenda afateve kohore reformën zgjedhore, çka mund të cenojë standardet zgjedhore të kërkuara nga ana e ndërkombëtarëve. Edhe pse janë zgjedhje lokale, zyrtarë të lartë të KE-së dhe të NATO-s i kanë bërë thirrje klasës politike shqiptare se këto votime shihen si një test i rëndësishëm për arritjen e standardeve të kërkuara, si dhe do të ndikojë në proceset e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe në NATO. Ndërkohë që këto votime pritet të monitorohen nga një numër i konsiderueshëm i vëzhguesve të OSBE-së dhe ODHIR-it. Në ditën e votimit pritet të jenë 430 vëzhgues gjithsej, ku 30 prej tyre do të cilësohen si afatgjatë dhe pjesa tjetër si afatshkurtër.



    Berisha: Moisiu të shpallë shpejt datën

    Kryeministri Sali Berisha ka komentuar dhe ato që, sipas tij, kanë lidhje me vonesat në shpalljen e datës së zgjedhjeve. “Caktimi i datës së zgjedhjeve është prerogativë kushtetuese e presidentit. Nuk ka asnjë lidhje me qeverinë. Kam dëgjuar disa herë, me të drejtë, që KQZ ka shprehur shqetësime për këtë. Gjithashtu, shqetësim për shtyrjen e deklarimit të datës së zgjedhjeve, në mënyrë të përsëritur ka shprehur edhe faktori ndërkombëtar, sepse është e vërtetë që ligjërisht mund të jesh korrekt me afatin ligjor. Në këtë aspekt, sa më shpejt të ishte shpallur data, aq më e lehtë do të ishte edhe përgatitja e KQZ-së, aq më e lehtë do të ishte edhe ardhja e grupeve ndërkombëtare. Por kjo nuk i përket qeverisë, qeveria ka detyrën e vet. KQZ është e pavarur, institucionet ndërkombëtare po kështu. Janë ato që duhet të flasin për veten e tyre. Jo unë”, deklaroi Berisha. Kryeministri ka dhënë garancinë e tij si përfaqësues i maxhorancës për të realizuar reformën zgjedhore. “Një javë më parë, na është kërkuar që të ulemi sërish, me zotin Beja dhe zotin Bufi për amendamentet e dorëzuara dhe ne e pritëm me kënaqësi këtë, të zotuar se do të votojmë gjithçka që është përcaktuar në marrëveshjen e fundgushtit dhe dokumentin “non paper” të dorëzuar nga OSBE-ja. Por PS-ja është ndarë në dy rryma, njëra prej të cilave është e vendosur që me çdo kusht të prishë zgjedhjet dhe tjetra të marrë pjesë normalisht në zgjedhje. Cila rrymë do të mbizotërojë, nuk jam në gjendje ta them”, theksoi kryeministri. Ndërsa për mundësinë e bojkotit të zgjedhjeve nga opozita, Berisha theksoi se “qëndrimi i PS-së për mua është i pamundur të parashikohet. Por si do të vazhdojë dhe çfarë vendimesh do të marrë zoti Rama, i cili, dhe ju jeni dëshmitarë, e ka shqipëruar të paktën pesë mijë herë deri më sot fjalën bojkot të zgjedhjeve, këtë nuk e di. Këtë e di vetëm ai. Qeveria nuk e ka në dorë të imponojë opozitën”.



    Xhafaj: Po hyjmë në një proces të delegjitimuar

    “Nuk mund të pranojmë të hyjmë në një proces zgjedhor pa pasur garanci për mosdeformimin e votës”. Kështu deklaroi dje nënkryetari i komisionit të Ligjeve, socialisti Fatmir Xhafaj. Ai insistoi në miratimin e 41 amendamenteve të paraqitur nga ana e socialistëve. “Të gjitha amendamentet e propozuara nga grupi i deputetëve të PS-së janë në përputhje të plotë me rekomandimet e ODIHR-t, të bëra pas zgjedhjeve të vitit 2003 dhe atyre të vitit 2005, por gjithçka mbetet te vullneti i maxhorancës, nëse do t’i miratojë apo jo”, theksoi Xhafaj. Për ish-ministrin e Drejtësisë, “nëse zhvillimi i zgjedhjeve bëhet në javën e tretë të janarit, që është edhe data që përflitet sot për mbajtjen e zgjedhjeve, kjo do të ishte gati e pamundur me këtë infrastrukturë zgjedhore, gjë që do të thotë shkurt, se ne do të hyjmë në një proces të delegjitimuar”. “Kështu, ne nuk mund të pranonim të hynim në një proces zgjedhor me lista të cunguara, thjesht dhe vetëm për të plotësuar një kriter formal, ose të hynim me certifikata të falsifikuara. Ne duam të gjendet një sistem certifikatash që japin garanci për mosdeformim të votës”, deklaroi Xhafaj.



    Meta, apel Moisiut për datën e zgjedhjeve. Rama: Data që shpallet, jodatë
    Opozita: Jo zgjedhje me këto lista dhe certifikata


    Opozita nuk do pranojë zhvillimin e zgjedhjeve pa lista të rregullta dhe certifikata të garantuara.

    Në një tryezë urgjente të mbledhur dje pasdite në selinë rozë, krerët e opozitës i bënë apel presidentit të shfrytëzojë të gjitha hapësirat e mbetura për të arritur një konsensus me forcat politike për datën e zgjedhjeve. “Kjo datë që shpallet pa lista dhe pa certifikata është praktikisht një jodatë. Ju siguroj se në këtë mënyrë ne nuk mund dhe nuk do të kemi zgjedhje, pasi nuk mund të bëhemi sehirxhinjtë e kësaj farse elektorale”, tha Edi Rama pas tryezës së krerëve të opozitës. Tryeza e mori spunton nga njoftimi se Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, do të shpallë datën e zgjedhjeve ditën e shtunë, pa arritur një konsensus mes forcave politike për shtyrjen e tyre për shkak të reformës zgjedhore të papërfunduar. Krerët e partive opozitare e mohuan nga ana e tyre opsionin e bojkotimit të zgjedhjeve, por u shprehën se qëndrimi i tyre do të bëhet më i qartë në ditët e ardhshme. Por kreu socialist u shpreh i vendosur se opozita nuk do lejojë të zhvillohen zgjedhje me elementë komprometues. “Ne nuk do lejojmë të zhvillohen zgjedhje të kompromentuara qysh në fillim dhe të dalin rezultatet të bazuara në certifikata të dyshimta në lista të dyshimta dhe nën një trysni si kjo e kësaj maxhorance që mishëron kryekëput politikën e vjetër, që na kujton përditë të shkuarën e palavdishme dhe ankthet e zgjedhjeve të 26 majit apo të zgjedhjeve që zhvillohen brenda PD-së dhe që ne refuzojmë ta konsiderojmë si pjesë të mundshme të kulturës sonë politike”, tha Rama. Nga ana e tij kreu i LSI-së, Ilir Meta, u shpreh se misioni i presidentit është garantimi i standardeve zgjedhore. “Ky është një apel që i bëjmë edhe presidentit, në mënyrë që edhe këto orë apo ditë që i kanë mbetur në dispozicion t’i shfrytëzojë për të nxitur politikën që t’i kushtojë vëmendje për përmbajtjen e zgjedhjeve, pasi nuk mund të quhet i përfunduar as misioni i presidentit, thjesht duke pasur shqetësimin apo angazhimin për të zbatuar formalisht një procedurë të caktuar kushtetuese”, tha Meta.

    Panorama

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944

    Presidenti Moisiu shpall daten e zgjedhjeve lokale

    ---------------------------------------------

    Presidenti shqiptar Alfred Moisiu shpalli sot se zgjedhjet lokale do te zhvillohen 20 janarin e vitit te ardhshem. Moisiu ftoi publikisht ekzekutivin te permbushe detyrimet zgjedhore per procesin para votimeve. Per here te pare ne Shqiperi zgjedhjet zhvillohen diten e shtune.

    ---------------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Cudi e madhe.Si ka mundesi qe zgjedhjet tek ne jane njekohesisht me sgjedhjet ne Serbi ?Mos duan qe te na ballafaqojne me serbet,dhe pastaj te na tregojne me gisht ?Lusim Zotin te shkojne mire.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Shqiperia eshte akoma vendi i fundit i rajonit qe ka probleme me zgjedhjet aq sa nderkombetaret jane detyruar te shpikin termin "te pranueshme per Shqiperine". Qe nga 96 e deri tani i thone 4 zgjedhje per kuvend, 3 zgjedhje vendore, 1 per monarkine dhe 1 per kushtetuten qe gjithmone kane patur probleme nga me te ndryshmet: vjedhje votash, manipulim listash, keqnumerim, vendime absurde gjykate etj. etj. Ne tre zgjedhjet e fundit 2001, 2003 dhe 2005, eshte shtuar dhe gjetja me e re e politikes qe ta tjerre procesin e zgjedhjeve me muaj te tere.

    Ndersa flasim per korrupsionin dhe luften kunder tij, kjo lufte duhet te filloje pikerisht tek garantimi i zgjedhjeve te drejta sepse ato jane instrumenti baze i demokracise si pushtet i popullit ky ku i fundit ndeshkon me vote ata qe vjedhin, vrasin apo qe fundi i fundit nuk punojne per te. Kur ti i heq sovranit (i thencin) kete te drejte, i ke hapur rrugen pikerisht korrupsionit. PD dhe Berisha i kane "borxh" vendit te prapakthejne vargun e zgjedhjeve te parregullta sepse ne pushtetin e tyre u vendos precedenti se zgjedhjet mund te manipulohen pa te hyre gjemb ne kembe bile dhe duke paguar cmimin e izolimit nga diplomacia perendimore.

    Dreqi ta haje, Kosova, Maqedonia, Serbia, Bosnja sa dolen nga lufterat perkatese e nuk kane patur asnjehere probleme me rregullsine e zgjedhjeve, kurse ne ne 16 vjet demokraci mund te numerojme vetem zgjedhjet e 92 dhe referendumin e 94 si te drejta dhe te lira.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  5. #5
    Legjitimitet per nje Proces te Palegjitimuar
    Anila Basha

    Ka një thënie sipas të cilës politikanët
    duhet të mësojnë më shumë nga dështimet, sesa nga sukseset. Në
    rastin konkret për politikën shqiptare, as nuk mund të imagjinohet
    që ndonjë forcë politike të mësojë nga dështimet. Rasti i djeshëm i
    një mbledhjeje farsë të komisionit parlamentar të ligjeve, ku PD
    vendosi që rregullat e lojës për zgjedhjet vendore të janarit t’i
    vendosë vetë, është më flagranti. Në nismën e saj nuk iu
    bashkëngjitën as aleatët e vet më të fortë, si republikanët ashtu
    edhe demokristianët e PBDNJ. Për të mos llogaritur si aleat Xhuvelin
    që përfaqëson vetëm veten, dhe që padyshim do të mbetet në
    historikun e politikës shqiptare për shkak të sjelljes së tij
    politike. Nëse nuk do të ketë një konsensus të orëve të mbrëmjes,
    reforma zgjedhore në Shqipëri, është dështim i përpjekjeve të
    politikës shqiptare, për t’i dhënë mundësi qytetarit shqiptar për
    zgjedhje të lira dhe të ndershme.

    Por ajo që nuk mund të konceptohet është fakti se, si ka mundësi, që
    një udhëheqës, apo lideri i një partie politike në maxhorancë, totalisht
    përgjegjës për administrimin e procesit zgjedhor (në parantezë, pikërisht
    në emër të kësaj filozofie, pra të administrimit të zgjedhjeve të lira dhe
    të ndershme, vendosi të përfitojë dhunshëm anëtarin e shtatë të KQZ)
    përdor gjuhën më konsensuale për zgjedhje të lira dhe të ndershme,
    por nga ana tjetër është më i pamëshirshëm për t’u hapur rrugë
    negociatave që rregullat e lojës në fushë të vendosen bashkërisht
    nga palët? Si ka mundësi që një lider i maxhorancës betohet e
    përbetohet për zgjedhje të lira dhe të ndershme në emër të
    demokracisë, vendosjes së shtetit të së drejtës, vendosjes në
    piedestal të votës qoftë edhe të një qytetari të vetëm, por nga ana
    tjetër që përbuz e përçmon çdo obsion e alternativë që i jepet në
    tryezë jo vetëm nga kundërshtari i tij politik, por edhe nga aleatët
    e tij në koalicion e qeverisje? Si ka mundësi që një lider e
    udhëheqës i maxhorancës dëshiron t’i shërbejë kaq shumë këtij
    procesi vendimtar për të ardhmen e vendit në strukturat
    euro-atlantike, por nga ana tjetër ka kaq pak marrëdhënie dhe
    komunikim personal jo vetëm me opozitën por edhe me aleatët e tij?

    Rasti i fundit i dështimit të reformës zgjedhore jo nga ana e PS
    që hyn në fushë me ca propozime konkrete, por nga ana e PD, tregon
    fare qartë se ekziston një prirje e lindur tek ky udhëheqës për të
    shpërfillur të vërtetën dhe realitetin.

    Realiteti që po parathuhet për procesin e ardhshëm zgjedhor është ky:
    Eshtë demagogji e PD që thotë se në zgjedhje mund të shkojë me kodin
    e vjetër zgjedhor. Sepse kodi i vjetër zgjedhor nuk mund të garantojë
    listat e zgjedhësve. Nuk mund të merren për bazë as listat e
    zgjedhësve të përdorura në zgjedhjet e fundit të vitit 2005 sepse
    një dispozitë tranzitore e kodit të vjetër zgjedhor, SHFUQIZON këto
    lista (duke marrë në konsideratë faktin se ato lista vlejnë vetëm
    për zgjedhjet e përgjithshme 2005) çka do të thotë se sot Shqipëria,
    nuk ka një listë zgjedhësish. Çka do të thotë më tej, se pa një
    listë zgjedhësish, nuk ka votime. Dhe logjikisht, nëse nuk ka
    votime, nuk ka zgjedhje?????

    Farsës së deklarimeve të djeshmenga PD, i bashkëngjitet edhe deklarata
    e nënkryetarit të Kuvendit të kësaj force politike se amendamentet e miratuara
    apriori nga PD do të kalojnë drejt e në seancë. Nuk mund të ketë kalim në
    seancë të këtyre amendamenteve, kur PD (edhe po të llogariten votat e
    aleatëve) nuk i ka 84 votat e nevojshme për të ndryshuar, të paktën,
    listat e zgjedhësve.

    Shqipëria nuk ka hyrë në zgjedhjeve ndonjëherë më e papërgatitur sesa sot.
    Vota ime nuk dihet se në ç’kuti të fshehtë do të hidhet; emri im si zgjedhëse
    e Republikës së Shqipërisë nuk dihet se në ç’listë mund të jetë, dhe për
    pasojë, nuk më garantohet legjitimiteti i votës për të zgjedhur atë që duhet
    të më qeverisë nesër. Unë dhe çdo qytetar i Republikës, nuk duam që
    nesër pas zgjedhjeve, votat tona, të legjitimojnë një proces të delegjitimuar
    për shkak të kontradiktave politike dhe institucionale parazgjedhore.

    Ballaknweb

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Nje pyetje e thjeshte ndaj gjithe rremujes se zakonshme parazgjedhore. Dokumentet e identifikimit (perfshire certifikatat aq shume te perfolura), listat e votimit, kodi zgjedhor dhe te gjithe elementet e tjere, a jane me pak te rregullta e te sigurta se ato qe u perdoren 18 muaj me pare ne korrik te 2005 qe u trumpetuan si arritje e standarteve nga pakica e sotme?

    Kjo sigurisht nuk eshte alibi per shumicen qe te mos kryeje zgjedhje te rregullta, por nuk duhet te jete as alibi per pakicen qe te futet ne kete gare me pretekstin e gatshem per te mospranuar rezultatin pa filluar mire gara. Meta deklaron se "pa lista dhe certifikata zgjedhjet jane te kontestueshme", Rama se "PD-ja mund te fitoje vetem ne rast se manipulon zgjedhjet", ndersa Top-Channel te lajmet e sotme perseriti disa here faktin se "Moisiu pasi shprehu shqetesimet se situata ne terren nuk eshte shpresedhenese per zgjedhje te rregullta" dhe se "nuk beri thirrjen e zakonshme qe palet te pranojne rezultatin e zgjedhjeve".
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  7. #7

    Zgjedhjet, Ministri Mustafaj: Moisiu t’i jape zgjidhje krizes politike.

    Zgjedhjet, Ministri Mustafaj: Moisiu t’i jape zgjidhje krizes politike. Po rrezikohet marreveshja e vizave
    Nga D.B

    TIRANE (5 Janar)-Kreu i diplomacise shqiptare i ka kerkuar presidentit Moisiu te nderhyje per zgjidhjen e krizes politike, pasi kjo e fundit sipas Mustafajt rrezikon seriozisht integrimin e vendit.

    Ne kuader te situates aktuale politike ne prag te zgjedhjeve vendore, Ministri i Jashtem Besnik Mustafaj deklaroi sot se presidenti duhet te jete me aktiv dhe me te drejtat e tij kushtetuese te reagoje ne te gjitha rastet e shkeljeve te kushtetutes dhe te mos mjaftohet vetem me daten e zgjedhjeve. “Moisiu te mos mjaftohet vetem me dekretimin e dates se zgjedhjeve vendore, por te reagoje ndaj deklaratave te Edi Rames”. Kurse per standardet e zgjedhjeve, Mustafaj u shpreh se qeveria eshte e interesuar per kete, me qellim qe te mos vihet ne rrezik integrimi i Shqiperise, e sidomos, pas hyrjes ne fuqi ne pranvere te marreveshjes per liberalizimin e vizave.

    Ne lidhje me deklaratat e bera nga kreu i PS, Edi Rama, Mustafaj u shpreh se ka qene Edi Rama ai qe ka penguar shpalljen e listave te zgjedhjeve. Kryediplomati akuzoi opoziten se ndryshon qendrimet e saj politike dhe se nuk po zbaton marreveshjen e firmosur mes paleve.

    (BalkanWeb)

  8. #8
    kadon afati i dekretimit të datës së re

    Presidenti Moisiu duhej ta kishte firmosur datën e re të zgjedhjeve, 18 shkurtin

    Kreu i shtetit, nis sërish takimet për zgjidhjen e krizës

    18 Shkurti, është afati i ri i vendosur me mirëkuptim mes dy forcave kryesore politike në vend, lidhur me datën e zgjedhjeve. Kjo pas skadimit të datës 20 janar, e vendosur më parë nga Presidenti i Republikës, për shkak të mosngritjes së KZQV-ve apo të çertifikatave.

    2 Dhjetor, ishte data kur Presidenti Moisiu, caktoi datën e parë të zgjedhjeve lokale, 20 janarin. Në këtë rast, kreu i shtetit e respektoi kodin zgjedhor aktual duke e shpallur datën zgjedhore brenda afatit të caktuar.
    50 Ditë, afërsisht është afati i caktuar nga kodi zgjedhor lidhur me përcaktimin e datës së zgjedhjeve nga kreu i shtetit. Nëse ato mbahen në 18 shkurt, tashmë duhej të ishte shpallur si datë zyrtarisht nga kreu i shtetit. Partitë nga ana e tyre, e kanë vendosur.

    Ka skaduar dje afati i përcaktimit të një date të re për zgjedhjet nga ana e kreut të shtetit. Nëse do të përdorej kodi aktual zgjedhor që është në fuqi, data 5 janar ishte data e fundit nëse zgjedhjet do të mbahen siç është rënë dakord paraprakisht nga dy partitë kryesore, në 18 shkurt.

    Por as dje, nga ana e kreut të shtetit, nuk pati ndonjë firmosje të datës së re të zgjedhjeve. Kjo e shton edhe më shumë vonesën dhe pasigurinë se a do të kemi zgjedhje edhe në afatin e dytë të përcaktuar për to, pikërisht më 18 shkurt. Pasi, shumë gjëra ende nuk po rregullohen dhe ditët ikin pa asnjë rezultat konkret mbi zhvillimin e zgjedhjeve lokale në vend.

    Sipas kodit zgjedhor aktual, data e zgjedhjeve duhet të dekretohet nga kreu i shtetit rreth 50 ditë para saj. Kështu, kreu i shtetit e ka respektuar këtë afat në radhën e parë, kur dekretoi datën e parë të zgjedhjeve, 20 janarin, në datën 2 dhjetor të vitit të kaluar. Por duket se dekretimi për datën e dytë, atë të spostuar të zgjedhjeve, po shtyhet nga kreu i shtetit.

    Dhe kjo për sa kohë të marrë zgjidhje situata e krizës zgjedhore në vend. Në këtë kuadër, kreu i shtetit ka filluar edhe takimet ditën e djeshme me krerë të politikës shqiptare, nga të dyja kampet për të gjykuar më mirë situatën dhe për t'i dhënë fund ngërçit të krijuar.

    Vonesat

    Ato që kanë shkaktuar vonesën e procesit zgjedhor gjatë kësaj periudhe, kanë qenë disa arsye si mungesa e paraqitjes së dokumentacionit nga kandidatët për kryetar bashkie ose komune, si dhe i listave për këshillat respektivë për zgjedhjet për organet e pushtetit vendor, apo edhe mosrënia dakord për çertifikatat të cilat do të përdoren gjatë procesit zgjedhor.

    KQZ-ja u kishte bërë thirrje forcave politike që kanë detyrimin kushtetues e ligjor për të paraqitur propozimet e tyre për ngritjen e KZQV‑ve, por dhe në këtë moment një pjesë e subjekteve politike. Ndërkaq, një pengesë tjetër ka qenë edhe mosngritja e Komisioneve Zgjedhore të Qeverisjes Vendore, një pengesë serioze kjo jo vetëm në punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

    Deklarata

    Ndërkaq, që disa javë më parë, kreu i shtetit Alfred Moisiu, ka deklaruar se nuk do të jetë pengesë për shtyrjen e datës së zgjedhjeve nëse do të gjendet konensus nga klasa politike për këtë çështje. "Nëse një dialog i mundshëm mes forcave politike do të sillte konsensusin për shtyrjen e datës së zgjedhjeve vendore, atëherë Presidenti i Republikës nuk do të bëhet pengesë", cilësohet në një deklaratë të mëparshme të Presidencës lidhur me një fakt të tillë.

    Gjithashtu, zyra e shtypit bëri me dije se "Kryetari i shtetit nuk ka ndërmarrë asnjë veprim lidhur me datën e zgjedhjeve, por, sikurse e ka shprehur dhe në një rast tjetër më parë, nëse një dialog i mundshëm mes forcave politike do të sillte konsensusin për shtyrjen e datës së zgjedhjeve vendore, atëherë Presidenti i Republikës nuk do të bëhet pengesë".

    Në këtë mënyrë, qëndrimi i institucionit të presidentit del në kundërshtimin me qëndrimin e mbajtur deri më tani nga partia në pushtet, PD, e cila këmbëngul se data e zgjedhjeve është një atribut vetëm i kreut të shtetit dhe klasa politike nuk mund të ndërhyjë për ta prekur atë.

    Koha Jone, E Shtune 06 dhjetor 2007

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    anila basha nuk e dika pse kte radhe jan kaq mbrapa pergatitjet per zgedhje..
    gjynaf anila.. ka qen ne mars e sdi cbehet ne tirane..

    mos dhe ti xhuxh spo e di si asht puna?

    kaq te hipnotizoka ty tahir shalsi.. me blush pandushin..

    aiii ..

  10. #10
    brari po me terheqe veshin,
    mos dhe ti xhuxh spo e di si asht puna?
    kaq te hipnotizoka ty tahir shalsi.. me blush pandushin..
    Une kam vendos me u ba xhumak i kenduem, prandej jom tuj i fut vedit matrial me bollek pri forumit. Une ngaqe nuk po di si asht puna, jom kah ndjek forumin, e kajher edhe postoj nonji gjo prej shtypit, sipas rubrikes te hapme ktuna. Ku mer e paskem shkell?

    Kush mer qenka ky tahiri i shalve qe na boka hipnoza, masanaj bushi i pandes?

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Moisiu nen akuze, publikon postet e familjes
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 09-03-2011, 14:57
  2. Kuvendi që na la trashëgim ADN-në e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  3. Moisiu: Data e zgjedhjeve 3 korriku, partitë firmosin "Kodin e Sjelljes"
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-04-2005, 23:52
  4. Pyetje për Besimtarët Shqiptarë të Krishterë dhe Islam
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •