Moisiu kėrcėnon me dorėheqje
KLD zhvlerėson marrėveshjen PS - PD pėr KQZ, zgjedh socialisten Subashi. Bisedė telefonike Berisha - Moisiu. Nesėr tryezė e partive tė opozitės dhe takime me pėrfaqėsuesit e SHBA, BE, OSBE.
Mbrėmė Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė, duke hedhur poshtė marrėveshjen PD - PS, me ndėrmjetėsimin e OSBE-sė, pėr balancimin e Komisionit Qendror tė zgjedhjeve, ka miratuar socialisten Dėshira Subashi, si anėtaren mė tė re tė KQZ-sė nė vend tė Igli Toskės.
Nė mbledhjen e KLD-sė presidenti Moisiu, - i cili si kryetari i kėtij organi, ka tė drejtėn e mbledhjes sė kandidaturave dhe tė propozimit tė tyre Kėshillit, - nuk ka ndjekur logjikėn e marrėveshjes PD - PS - OSBE, por i ka paraqitur tė gjitha kandidaturat e ardhura nga dy partitė e mėdha. Nė zbatim tė marrėveshjes pozitė-opozitė, presidenti duhet tė konsideronte vetėm kandidaturat e opozitės, pėr t'ia paraqitur mė pas Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė. Nė fillim pasi ėshtė bėrė njė votim pėr mėnyrėn e votimin, zoti Moisiu ka hedhur nė votim katėr kandidatura, pra dy kandidaturat e opozitės dhe dy tė qeverisė. Kėshilli qė me votimin e parė, rrufeshėm, ka votuar me 2/3 e votave kandidaturėn socialiste duke i prerė rrugėn pas kėsaj ēdo hapėsire pėr tė zhbllokuar situatėn brenda kėsaj mbledhjeje. "Nėn drejtimin e Kryetarit tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, Presidentit tė Republikės, zotit Alfred Moisiu, dje mė datė 4 shtator 2003 u zhvillua mbledhja e kėtij Kėshilli me rend dite, zgjedhjen e anėtarit tė KQZ-sė, tė cilit i kishte mbaruar mandati. Votimi u bė mbi bazėn e propozimit tė dy partive politike mė tė mėdha tė pozitės dhe opozitės. Me shumicėn e 2/3 tė votave tė anėtarėve, fitoi znj.Dėshira Subashi," - thuhet nė njoftimin e zyrės sė shtypit tė Presidentit tė Republikės, shpėrndarė mbrėmė vonė pėr median.
--------------------------------------------------------------------------------
Reagimet
Menjėherė pasi ėshtė bėrė i njohur vendimi i KLD-sė pėr ēėshtjen e komisionerit, kryetari i Partisė mė tė madhe opozitare Sali Berisha ka folur nė telefon me Presidentin e Republikės, Alfred Moisiu. Mėsohet se ky i fundit ka pranuar se ėshtė gabuar nė kėtė votim. Ai ka thėnė se gjithēka ėshtė bėrė nė kundėrshtim me marrėveshjen pozitė-opozitė. Gjithashtu nga burime tė sigurta bėhet e ditur se Presidenti ka thėnė se do tė kėrcėnojė me dorėheqje nėse nuk zgjidhet konform marrėveshjes zgjedhore ky problem. Sot pritet qė tė mblidhen nė orėt e para tė mėngjesit tė gjitha partitė opozitare. Ato do i bėjnė tė ditur trupit diplomatik qė ndodhet nė vendin tonė, ambasadave, zyrave tė OSBE-sė vendimin e parregullt tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė. Mė pas ato do tė kenė njė takim nė Presidencė me kreun e shtetit lidhur me kėtė ēeshtje. Moisiu pritet qė sot tė bėjė publik qėndrimin e tij lidhur me kėtė ēeshtje.
--------------------------------------------------------------------------------
Opozita nuk shkon nė tryzėn e Moisiut
Opozita nuk do tė marrė sot pjesė nė tryezėn e Moisut, por do tė intensifikojė takimet me faktorin ndėrkombėtar dhe tryezėn e partive politike opozitare. Rreth orės 9.30 pritet tė mblidhen gjithė partitė e spektrit tė djathtė, ndėrkohė qė njė pėrfaqėsi e opozitės do tė takohet me ambasadorin amerikan, ambasadorin e OSBE dhe atė tė BE nė Tiranė. Pas premtimit tė Moisiut se do tė denoncojė votimin, opozita do tė presė tė dėgjojė kėtė distancim tė Moisiut dhe premtimin e tij se si do tė rregullohet kjo krizė. Nė varėsi tė nivelit tė qėndrimit tė presidentit, opozita do tė hedhė hapat e mėtejshėm pėr bashkėpunimin me Presidentin.
--------------------------------------------------------------------------------
Vendimi
Ditėt e fundit janė zhvilluar negociata jozyrtare mes aktorėve tė kėtij emėrimi, por Partia Socialiste nuk ka pranuar t'i pėrmbahet marrėveshjes sė nėnshkruar vetė. Kjo e sjell situatėn e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve nė pikėn e nisjes dhe praktikisht nuk ka asnjė pėrparim nė reformėn zgjedhore, pasi socialistėt vazhdojnė tė ruajmė mė zonjėn Subashi, jo vetėm shumicėn e thjeshtė tė institucionit kryesor tė zgjedhjeve, por shumicėn dėrrmuese tė saj. Pritet reagimi i ashpėr i opozitės shqiptare, e cila praktikisht i gjen tė zhvlerėsuara tė gjitha pėrpjekjet pėr tė arritur tek njė proces zgjedhor korrekt dhe tek njė infrastrukturė zgjedhore e besueshme dhe e balancuar. Me votimin e mbrėmshėm mazhoranca qeverisėse ka nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve pesė nga shtatė anėtarėt. Me kėtė shumicė absolute shumica socialiste mund tė marrė ēdo vendim, pėrfshi edhe ato vendime tė rėndėsishme pėr tė cilat Kodi i ri Elektoral parashikonte votimin 5 me 2.
Krijoni Kontakt