Close
Faqja 137 prej 153 FillimFillim ... 3787127135136137138139147 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,361 deri 1,370 prej 1521
  1. #1361
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-05-2009
    Postime
    3

    Ju pershendesim nga larg.

    Citim Postuar mė parė nga Jorgo Telo Lexo Postimin
    PERSHENDETJE, ARETI!
    SAPO PASHE EMRIN TEND KETU, TE KUJTOVA MENJEHERE, MOJ VAJZE E MENCUR E COMES DHE E LEFES, MOTER E PETROS DHE E ELIT.
    Shpresoj qe edhe ti te mos me kesh harruar. Nuk e dija se shfaqesh ne publik me mbiemrin tend te vajzerise. Eh, sa kujtime te ngrohta kam une nga koha kur isha mesues e punonjes kulture ne Sheper...! Kulturen ia doreziva kunatit tend e nipit te gruas sime, Maksim Perit. Edhe atje ku je detyren e shiteses kryen? Kujtoj qe me ke ndihmuar shume , kur ishe ne dyqan, fakt qe tregon respektin ndaj meje. Une ty, ndoshta te kam aktivizuar pak ne veprimtari kulturore, kurse te ndjerin Come, Elin e Bebin i kam aktivizuar shume. Shepia juaj ne Sheper ka qene nje vater bujare per mua e per gjithcka i jam teper mirenjohese asaj vatre si dhe LEFES e te mires MAMA...
    Me vjen mire qe komunikimin e pare ne kete Forum e bere me bashkefshatarin tend te nderuar, EDIN, qe prej kohesh eshte bere dhe miku im. Na kane miqesuar pikepamjet per jeten, bindjet e sidomos krijimtaria. Eshte edhe nje tjeter bashkefshatari yt ne kete forum, por ai heperhe shkruan me pseudonim. Eshe teper i afte per replika ne forum, i malluar per vendlindjen dhe i shkathet per krijimtari letrare. Them , se do jesh e zonja ta njohesh vete. Kuptohet Diktatura nuk i ka perkedhelur.
    Te ftoj te me lexosh, Areti, edhe ne kete adrese: www.jorgotelo.tk ose
    www.jorgotelo. com
    Aty do gjesh shume nga krijimet e mia.
    Deshiroj, pe deshe, te me dergosh dhe adresen tende te e-mailit, te komunikojme edhe si krushq qe jemi e sidomos per miqesine e vecante qe kam pasur me babin tend te paharruar.
    Bashkeshortin si e ke? Ndoshta mund te me mbaje mend , qe nga dasma e Elit, ku une, si baxhanaku i Pano Perit nuk isha i dores se dyte.
    Po te komunikojme, do shkembejme edhe fotografi reciprokisht:
    Adresa ime e e-mailit eshte: jorgo.telo@gmail. com ^lulja3

    I nderuar mesues Jorgo.Une nuk mund tju harroj jo vetem pse jemi krushq dhe kam pyetur gjithmone Elin per ju por per mua mbeteni nje nga miqte e paket te sinqerte te babait tim .Kam patur dhe kam respekt gjithmone per ju.Kam lexuar nje nga librat tuaja ,te shkruajta dhe ne adresen qe me dhate.Une nuk kam qene e aktivizuar shume ne grupet tuaja sepse mund ta them vet difektin tim isha e apasionuar mbas leximeve dhe nuk dija te kendoja gje qe mund te duket e pa besueshme te jesh vajza e Comes dhe te mos dish te kendosh.Une ketu jam punonjese ne nje hotel sepse ne emigrim themi te vertetn nuk mund te na i lejne ne zyrat por jemi mire dhe te qete.Adresa ime eshte aritistani@yahoo.it.Ju uroj edhe nje here shendet dhe gjithe te mirat familjes suaj.

  2. #1362
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Pse shume njerez per ngjarjet e kaluara,duan ti harrojne,po jo ti harrojne duke mos i permendur,po te harroen duke bere konfuzion.
    Eshte koha e tanishme qe sjell konfuzionin o eshte e shkuara qe e sjell ate.
    Ne qofte se nje njeri e sjell me vetedije,atehere duhet te jete,pasiguria per te ardhmen,ne rastin me te mire,o vetmohimi i te shkuares,qe mund te jete pothuajse normale e arsyeshme,ndersa rasti me negativ nuk ka nevoje per koment.
    Po gjithcka qe mbase duhet eshte koha,pak kohe.
    Pak kohe si vite me radhe o shum kohe e nje momenti,njeriu qe do ta jetoje do ta kuptoje.

    Eshte nje perralle e vjeter qe tregon se:kur njerezit e moshuar plakeshin e nuk nevoiteshin si krahe pune,femijet i hidhnin te mbyteshin ne lume.Nje plak,kur djali e coi ne breg te lumit i thaegjo more bir,nuk duhet te me hedhesh te mbytem ketu,duhet te me hedhesh atje matane se aty kam hedhur e mbytur dhe une babane.
    Plaku nuk e tha se ishte trim,e tha qe te mos behej konfuzion.
    Si veproi djali nuk ka rendesi,por edhe sikur te doje ta harroje o te ngateroje vendin,eshte brezi tjeter qe do tja kujtoje,pa konfuzion.Per pak o shum kohe.

  3. #1363
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Pse shume njerez per ngjarjet e kaluara,duan ti harrojne,po jo ti harrojne duke mos i permendur,po te harroen duke bere konfuzion.
    Eshte koha e tanishme qe sjell konfuzionin o eshte e shkuara qe e sjell ate.
    Ne qofte se nje njeri e sjell me vetedije,atehere duhet te jete,pasiguria per te ardhmen,ne rastin me te mire,o vetmohimi i te shkuares,qe mund te jete pothuajse normale e arsyeshme,ndersa rasti me negativ nuk ka nevoje per koment.
    Po gjithcka qe mbase duhet eshte koha,pak kohe.
    Pak kohe si vite me radhe o shum kohe e nje momenti,njeriu qe do ta jetoje do ta kuptoje.

    Eshte nje perralle e vjeter qe tregon se:kur njerezit e moshuar plakeshin e nuk nevoiteshin si krahe pune,femijet i hidhnin te mbyteshin ne lume.Nje plak,kur djali e coi ne breg te lumit i thaegjo more bir,nuk duhet te me hedhesh te mbytem ketu,duhet te me hedhesh atje matane se aty kam hedhur e mbytur dhe une babane.
    Plaku nuk e tha se ishte trim,e tha qe te mos behej konfuzion.
    Si veproi djali nuk ka rendesi,por edhe sikur te doje ta harroje o te ngateroje vendin,eshte brezi tjeter qe do tja kujtoje,pa konfuzion.Per pak o shum kohe.
    Shume filozofike kjo gjasme perralle, o Sero! Sikur po na e shton me teper konfuzionin ne kulisat e trurit, qe s'mbajne dhe shume teperica...
    Ki pak meshire per ne pleqte. Pse na kujton vdekjen e pse na e lodh trurin, te zberthejme keto meraqe te tuat me sofizma te tilla qe perngjajne me se shumti me paradokse?!...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jorgo Telo : 02-06-2009 mė 01:59 Arsyeja: korrektim

  4. #1364
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    DUKE PARE NJE VIDIODKUMENTAR (Meditimenga Jorgo s. TELO)

    DUKE ADMIRUAR NJE VIDIODOKUMENTAR
    (Meditime nga Jorgo S. Telo)

    Njė ditė, fill pas Panairit tė Librit shqip, tė organizuar nė New York prej Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro – Amerikanė, kėrkova nė internet tė mėsoja dicka mė tepėr pėr disa nga emrat mė tė pėrmendur tė kėtij panairi.
    Vlen te pėrmend, se, ndėrkohė, sapo sodita dhe disa nga fotografite e freskėta me pamje nga ky Panair, qė m’i dėrgoi me kujdes i papėrtuari, bashkėkrahinasi dhe miku im, Eduard Dilo.
    Qysh nė fillesė tė komunikimit me SKYPE edhe nė ngjyrimin e zėrit edhe nė shprehjen e fytyrės dallova doza tė dukshme ngazėllimi te miku im. Kuptova qė kjo paraqitje kish tė bėnte me suksesin e padiskutueshėm tė Panairit, ku dhe unė, i harruar nga organizmat pėrkatėse brenda vendit tim, u ndihmova nga dashamirės tė Diasporėes e pikėrisht nga zotėrinjtė Adnan Mehmeti e Dalan LUZAJ (Pėrkatėsisht Presidenti dhe Kryetari i Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro – Amerikanė) si dhe nga miqtė e mi tė mirė e tė respektuar z. Kozeta Zylo, e z. Eduard Dilo.
    Pas njė pyetjeje nė afrimitet, Edi mė foli i emocionuar: “Sot u pranova anėtar i Shoqatės sė Shkrimtarėve shqiptaro – amerikanė…!”
    Sepse pata njė zili me sensin pozitiv tė fjalės, pėr mundėsitė qė iu krijuan mikut tim dhe i fola sakaq: “Epo, paske tė drejtė tė jesh i emocionuar, more Edi! Tė uroj ta pėrjetosh me sa mė shumė produktivitet letrar dhe publicistik anėtarėsimin!
    Ai mė falėnderoi pėr urimin e nuk vonoi tė mė postonte foto nga Panairi i 31 majit 2009 nė New York.
    Duke kundruar pamjet, vendosa tė shpreh pėrgėzimet e mia mė tė sinqerta pėr organizatorėt e Panairit si dhe falėnderimet personale pėr mundėsinė qė mė krijuan pėr evidentimin e 13 librave tė mi, ti cilėt i pashė nėpėrmjet fotografive qė mė dėrgoi Eduardi.
    Pėrbėn ky njė eveniment mjaft domethėnės pėr organizatorėt e pėr krejt Shoqatėn, ku cilido krijues do rrekej tė bėnte pjesė. E shpreh me zė tė lartė kėtė mendim, se nė Sqipėrinė tonė tė dashur po ndihem si emigrant, meqė kėtu kokėt e shumta nuk po mund tė bien dot nė njė mendje; pėrkundėr tė japin pėrshtypjen sikur paskan rėnė nė ujdi pėr ta ēorganizuar gjithēka qė ka tė bėjė me letėrsinė dhe artet brenda shtetit, tjetėr se mund tė kenė shpėrthyer aty – kėtu Grupime me emra nga mė interesantėt, por qė veprojnė sipas shkopit tė dirigjenteve – tutorė, qė i kanė ngritur kėto tubime nė emėr tė interesave tė ngushta individuale e jo pėr tė ndihmuar e inkurajuar autorėt e shumtė. Autorėt detyrohen tė vetėveprojnė sipas mundėsive qė kanė.
    Ka asish si puna ime, qė njė herė nė vit mund tė shkelin nė Tiranė e kėsisoj mbeten provincialė, se ende komandojnė tė dėgjuarit ose tė afirmuarit e dikurshėm, qė nuk hapin rrugė kollaj… Detyrohemi tė harxhojmė “qimet e kokės”, pėr tė shpurė veprat tona nė shtypshkronja tė kushtueshme a nė ente botuese qė rendin vetėm pas parave dhe disa emrave tė famshėmafirmuar, duke i parė autorėt e tjerė tė njė letėrsie ndryshe me njė shpėrfillje dėrrmuese…
    xxx
    Teksa isha nė vijueshmėri tė “gėrmimeve” tė mia internetike, duke zhbiruar mė sė tepėrmi me njėfarėsoj synimi tė paramenduar, fatmirėsisht m’u pėrshfaq para syve njė titull me gėrma tė kuqe e nė brendi tė tij njė link i specifikuar pėr njė vidieo, qė grishte gjithkėnd e shtonte kureshtjen e gjithėsekujt vizitori.
    E kam fjalėn pėr njė vidiodokumentar tė hedhur nė eter prej drejtorit pasionant tė Institutit “Gjergj Kastriot Skanderbeg” nė NY.
    E shoh me vend ta citoj pjesėn e parė tė kėsaj FTESE qė na ofron zoti Qemal Zylo, duke pėrfshirė dhe linkun e plotė nė tė:

    Qemal Zylo: Njė vidio nė youtube me nxėnėsit e shkollės shqipe tė Inst. Skanderbeg, nė NY‏
    E Enjte, 07-05-2009, 08:22pm (GMT+1)
    Nje vidio ne youtube me nxenesit e shkolles shqipe te Inst.Skanderbeg, ne NY‏
    Tė nderuar kolegė,

    Po ju dėrgoj njė link nė youtube ku mund tė shikoni e dėgjoni nxėnėsit e Shkollės Shqipe tė Institutit " Gjergj Kastrioti Skanderbeg".
    Vidion e kam pėrgatitur nė bashkėpunim me Todd Ėatkins dhe njė grup tė AlbaLife TV nė Staten Island, NY.
    Pėr mė tepėr ju mund tė shikoni:
    http://ėėė.youtube.com/ėatch?v=teziZ...e=channel_page
    xxx

    Unė, i pėrfshirė nga njė kėrshėri e pazakontė pėr evenimentet nė botėn pėrtej Oqeanit, klikova dhe e shkarkova menjėherė vidion nė YOUTUBE dhe ndjeva kėnaqėsinė qė prisja, duke kaluar bukurisht nga njė sekuencė nė tjetrėn, ku veē pasazheve konkrete tė atij mjedisi me pjesėmarrjen e personelit mėsimor-edukativ e nxėnėsve ,marrin pjesė dhe prindėr e tė ftuar tė tjerė, ku nė thelb tė gjithēkaje qėndron si tharm i domosdoshėm dhe i dobishėm tė mėsuarit, tė kėnduarit e tė deklamuarit (recituarit) nė gjuhėn e ėmbėl shqipe.
    Dikur tėrhiqeshim e rendnim pas filmave me ngjyra, me ekran tė gjerė e me metrazh tė gjatė. Atė ndjesi provoj mirėfilli edhe duke parė kėtė vidiodokumentar tė veēantė pėr nga motivet, pėr nga pjesėmarrja e sidomos pėr mezazhet atdhetare qė pėrcillen me njė nivel tė arrirė estetik nė tė gjitha planet.
    Pa dashur tė hyj nė analizė tė ēdo dukurie qė mė tėrhoqi, pata dhe ēaste pėrlotjeje, teksa pashė e dėgjova cicėrimat e ēiltra tė atyre fėmijėve tė bekuar me atė zėrin e bollshėm e tė saktė e tė atyre mėsueseve qė domosdo i prin edhe talenti edhe dashuria e malli pėr atdhenė e sidomos pėr gjuhėn shqipe.
    Ndjesi tė forta emocionale mė ngjizėn nė qenien time pasazhet muzikore e kėngėt e pėrzgjedhura me synim e profesionalizėm, ku nuk mungon dhe njė dorė e pėrpiktė regjisoriale, domosdo dhe njė skenografi tejet e arrirė nė tėrė elementėt pėrbėrės tė saj…
    Kėnga e mrekullueshme me vargjet domethėnėse, shpėrthyer nga gojė kėngėtarėsh fėmijė:
    “Kur shqipton fjalėn Atdhe,
    nuk ėshtė vetėm fjalė…..
    ėshtė brengė dhe ėshtė mall… “ et
    j
    ėshtė njė kėngė e lėshuar nė sfond, zėra qė dalin prej kordash vokale tė njoma, tė cilat ēelin dhe mbyllin dokumentarin, duke evidentuar pastėr dhe portrete nxėnėsish, mėsuesish veteranė e tė rinj, prindėrish etj. Tė kaplojnė mornica tė shumta teksa dėgjon mėsueset tė drejtojnė shtruar e kuptueshėm mjaft pyetje e midis tė tjerash dhe tė tilla si: “Si quhet motra e babait?” etj. etj. Tė bėn pėrshtypje fakti se prej narratores e montazhit nuk ėshtė lėnė nė harresė asnjė nga emrat e protagonistėve tė dokumentarit, qė i jep kėtij vlera tė rralla dokumentare e muzeale pėrjetėsisht.
    Merr karakterin kjo vidio tė njė spektakli tematik plot kulturė e fantazi me vlera tė mirėfillta shkencore - njohėse, argėtuese dhe sidomos edukuese.
    Fėmijėt e gjithė pjesėmarrėsit ndihen tė ēliruar nga ēdo kompleks.
    Gjithashtu zoti Qemal pėrcjell te shikuesit e kėsaj vidioje lutjen pėr ta shpėrndarė tek tė gjithė ata/ato qė mendojnė, me qėllim qė gjuha shqipe tė mos asimilohet, veēanėrisht pėr fėmijėt shqiptarė qė lindin nė Amerikė. Ai bėn thirrje qė gjuha shqipe tė mėsohet kudo nga fėmijėt shqiptarė nė Diasporė.
    Kėnga e mrekullushme e pėrlindur nė djepin amė “Dhuratė pėr ditėlindjen” ėshtė njė gjetje e spikatur. Kėtė kėngė ne tė brezit “tė djegur” e kemi dėgjuar me qindra herė. Mirėpo brenda kontekstit tė kėtij spektakli, kjo kėngė mė drithėroi ēdo qelizė rtė trupit, mbasi shpėrthente vrullshėm brenda njė mjedisi shqiptarėsh emigrantė tė pėrmalluar , ku fjalėt e arta:
    “Ja, Atdheu im,
    ja pėrmes kaltėrsish,
    Shqipėria ime
    Ja, ku ėsht’!”


    fluturojnė mbi hartėn e Shqipėrisė nme imazhe aureole me dritėzime malli tė prushta. Ndihet nė krejt videodokumentarin njė nivel profesional i lartė, qė ėshtė pėr t’u marrė shembull nga cilido qė ndėrmendon tė arrijė nė kėto shkallina ngjitjeje…
    Nuk munguan intervistat e fiksuara pastėr si njė element i nevojshmėm pėr kėtė veprimtari joshėse nė performancėn e njė “mėsimi tė hapur”, ku falė intuitės dhe fantazisė krijuese e pedagogjike tė bashkėshortėve Zylo, iu arrit qėllimit katėrcipėrisht…
    Mua si visitor i largėt imnternetik pėrmes ekranit tė vogėl dhe protagonistėve tė drejpėrdrejtė tė kėtij Show, aty nga fundi i tij na u ngulitėn nė mendje fjalėt e aktorit e regjisorit Xhevat Limani: “Shkolla ėshtė i vetmi vend, ėshtė e vetmja dritare qė tė hap sytė. Le tė mė lejohet tė pėrmend thėnien e njohur tė Sami Frashėrit: “Njė popull .. nėse do ta korrėsh pėr njė vit, mbill misėr e grurė, nėse do ta korrėsh pėr njė mijė vjet, mbill arsim e kulturė.”Nė eipqendėr tė gjithė veprimtarisė ishte fjala e kėnga shqipe, ku pėrshfaqet shpesh masdhėshtia e bustit tė Skenderbeut e domosdoshmėrisht edhe Flamuri ynė kombėtar.
    Nė mbyllje tė siparit na shfaqen fjalėt e drejtorit, Qazim Zylo:
    “JENI TĖ MIRĖPRITUR TĖ VINI E TĖ REGJISTRONI FĖMIJĖT TUAJ NĖ SHKOLLĖN SHQIPE.”
    Kėto janė Fjalė qė flasin shkoqur e nuk kanė nevojė pėr koment.
    Urime e pėrgėzime pėr shpirtin atdhetar e demokrat qė posedoni, o ju shqiptarėt e vėrtetė e dinjitozė, Qemal e Kozeta Zylo! Nėna Shqipėri do tė krenohet me veprimimet tuaja tė vijueshme Brenda njė misioni mjaft atdhetar.

    Gjirokastėr, ALBANIA, 01.06.2009
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jorgo Telo : 02-06-2009 mė 16:00 Arsyeja: sISTEMIM MATERIALI

  5. #1365
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558
    SIC E SHIHNI PAK ME LART, TE NDERUAR ZAGORITE E MIQ TE ZAGORISE, JEMI DY ZAGORITE:
    ( J. TELO dhe EDI DILO) qe kemi miqesi me protagonistet kryesore te Vidios dokumentar, qe sapo lexuat per te. Aty, gjeni dhwee linkun, qe po te klikoni ne te, do gjeni vertete ate spektakel te vertete, sa te thjeshte aq dhe terheqes, ku femijet shqiptare te Diaspores mesojne gjuhen e bukur shqipe. Klikojeni dhe admirojeni, duke dhene ketu edhe mendimet tuaje, se realisht ka shume familje zagorite te emigruara, ku u e njejta dukuri, i njejto problem perben shqetesim e qe duhet zhgjidhur mbi kete baze pune perkushtuese qe duhet realizuar.
    JORZAG.

  6. #1366
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558
    Nderkohe e shoh te dobishme per argetimin tuaj e te viziotereve miq te hedh disa poezi lirike, disa prej te cilave edhe mund te kendohen sipas avazeve tona.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jorgo Telo : 02-06-2009 mė 16:21 Arsyeja: korrektim

  7. #1367
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    POEZI EMBELSHORE nga Jorgo S. TELO

    [COLOR="Blue"]POEZI ĖMBĖLSHORE (Lirika nga Jorgo S.Telo)


    NUSJA E RE

    Mos e larė je me qumėsht,
    moj shtėllungėza e bardhė?
    Zėri yt (me punė, pa punė)
    po djeg sytė kureshtarė.

    Mos hiq vellon, se ģ ēmende,
    ģ tėrbove ē’ke pėrreth.
    Shpejt njė cohė hidhu llėrėve.
    Shih, si bletėt po i mbledh…

    Vur njė tufėzė me lule
    ashtu kot atje mbi gjoks
    T’gjorėve djem zemrėn ua shkule.
    Mos ģ digj tė shkretėt, mos!

    Moj shtėllungėza plot dritė,
    po ku ishe gjer tani?
    Si ģ fshehe qafėn, gjinjtė,
    gjersa u bėre nuse ti?

    O ik larg nga lagjia jonė
    e ta mbledhin mendjen djemtė;
    o shėmtohu , sa s’ėsht’ vonė,
    se semure dhe ne pleqtė!
    [/COLOR]
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jorgo Telo : 02-06-2009 mė 16:24 Arsyeja: SISTEMIM

  8. #1368
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    POEZI EMBELSHORE nga Jorgo S. TELO


    ISHTE ĖNDĖRR, APO Ē’QE?!

    Sy ndėr sy kur u vėshtruam,
    Diē tė thash’
    e diē mė the…

    Dorė pėr dorė kur u takuam,
    Biseduam
    mė me nge.

    Kur ndenjėn faqe pėr faqe,
    Ca tė dridhura
    mė le.

    Buzė mė buzė firmosėm paqen.
    Hajde,
    ē’pėrvėlimė qe…!

    Kur nė det rėnkimesh humbėm,
    Ca tallaze
    ti mė dhe.

    Muret e shtėpisė u tundėn.
    Ish njė ėndėrr
    apo ē’qe?!

  9. #1369
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    POEZI EMBELSHORE nga Jorgo S. TELO

    ME UJKUN S’BĖHET SHAKA


    Mjegulla nė shtufe ra, moj mama!
    T’ģ marr qengjat, tė vi la, moj mama!
    Bie ujku dhe m’ģ ha, moj mama!
    Apo tė rri edhe ca, moj mama!
    Me ujkun s’bėhet shaka, moj mama!
    Mė gris ēorapet e ra, moj mama!
    Fustanin me flutura, moj mama!
    Sandalet me xhufkėza, moj mama!
    Shminė me zogėza, moj mama!
    Rruazat e bukura, moj mama!
    Dhe rripin me sumbulla, moj mama!
    M’ģ shqyen e m’ģ bėn naaa, moj mama!
    Si tė bėj, se ditė s’ka, moj mama!
    Tė bėj, ē’mė thot’ zemėra,
    moj mama?

  10. #1370
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558

    POEZI EMBELSHORE nga Jorgo S. TELO

    FRESKI E DHĖMBELIT

    Te hyrje e tunelit pse qėndrove kot?
    Freski e Dhėmbelit,
    me ty s’nginjem dot.

    Eja sot tek unė, mos e lėr pėr mot!
    Freski e Dhėmbelit,
    me ty s’nginjem dot.

    Nė shtėpinė time gjen gostira plot.
    Freski e Dhėmbelit,
    me ty s’nginjem dot.

    Bukuroshe mali, o zambak nė gotė!
    Freski e Dhėmbelit,
    me ty s’nginjem dot.

    Tė tė kem tė tėrėn, se tė dua fort.
    Freski e Dhėmbelit,
    me ty s’nginjem dot.

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Dhe E Drejta Ndėrkombėtare
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-06-2010, 09:22
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. KUR'ANI nė gjuhėn shqipe
    Nga RaPSouL nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  4. Vilson Ahmeti tregon..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2006, 03:06
  5. Kushtetuta e Medines
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-11-2006, 10:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •