Close
Faqja 58 prej 74 FillimFillim ... 848565758596068 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 571 deri 580 prej 740
  1. #571
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    EdiR unë të vlerësoj për mendimin dhe debatin e civilizuar që bën, dhe me të vërtetë që ndjej kënaqësi të flas me njerëz që përdorin llogjikën për të dialoguar, dhe jo ngjyrën e partisë të cilën simpatizojnë.

    Tani të kalojmë tek tema për të cilën po flasim, përse sipas mendimit tuaj kostoja e ndërtimit të një rruge duhet të jetë dhjetra fish më e lartë në një vënd si Shqipëria, në krahasim me Spanjën?
    Më lejo të sjell disa detaje, lënda e parë për një projekt të tillë, meret në vënd dhe kjo sigurisht që ul dhe nuk e ngre koston e ndërtimit.
    Pagat e punëtorëve, në Spanjë dhe Francë për një punë të tillë paguhet 4 deri në 6 000 Euro në muaj, ndërsa punëtorët Shqiptarë të kësaj rruge paguhen jo më tepër se 800 deri në 1000 Euro, dhe kjo po ashtu e ul koston e ndërtimit.
    Pastaj e fundit fare, tenderi i projektit bëhet nga qeverria dhe ata ja japin këtë projekt kompanisë që pranon ta ndërtojë me koston të cilën ka projekti i detajuar.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  2. #572
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    Pershendetje Flory80,

    Pse mendoj une qe kostoja e rruges mund te jete shume me e larte ne Shqiperi sesa ne Spanje eshte kjo:
    Shqiperia nuk ka ekspertizen dhe kodin ligjior qe ka Spanja. Shqiperia nuk ofron perfitimet qe ofron Spanja, Shqiperia nuk josh dot firmat me te mira te specializuara per kete lloj projekti. Megjithese puntoret pagohen me pak, ne Shqiperi punohet me dy sonda nderkohe qe "ne Spanje nuk e di tamam se kam qene per kohe te shkurter" por ne Amerike punohet me me shume dhe nga shume pikenisje. Infrastruktura e meparshme lejon per me shume efikasitet si ne levizjen e materialeve te ndertimit, po ashtu te puntoreve dhe makinerive te tjera.
    Ketu ku jetoj une punohet vetem naten, punohet ne nje korsi, nuk bllokohet rruga dot asnjehere plotesisht, makinat e renda, fadromat duhet te presin per trafikun etj.
    Nqs kostoja eshte vetem per rrugen nuk ka nevoje per justifikim, nese ka humbje dhe parate jane vjedhur, shperdoruar atehere drejtesia te beje te sajen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 01-06-2009 më 22:18
    Nje komb, nje gjuhe, nje shtet.
    https://chng.it/LqW9qg4bkD

  3. #573
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    EdiR dhe unë jetoj në SHBA dhe puna ma kërkon që të kem kontakt të vazhdueshëm me projektet e rrugëve dhe urave të shtetit ku jetoj. Dhe pikërisht nga kjo e nis dhe diskutimin tim, pasi i njoh projektet e këtyre rrugëve me detaje.
    Tani sipas asaj që thatë dhe ju, këtu qëndron hendikapi i këtij projekti. Puna filloi përpara se projekti të mbaronte së detajuari, u deklarua për një rrugë me një kosto rreth 250 milion dollarë, dhe shifra tani e ka kaluar 700 milion dhe vazhdojmë të marim borxhe nga lloj lloj bankash me përqindjen më të lartë në historinë e kredive bankare, askush nuk jep shpjegime se çfar po ndodh me këtë projekt.
    Opozita hap një proces hetimor kundër atyre që janë përgjegjës, për vjedhje dhe shpërdorim detyre me përmasa të mëdha, dhe prokuroria e përgjithshme ndalon procesin dhe i shpall arbitrarisht të pafajshëm me urdhër politik nga kryeministria.
    Ky është i vetmi ndryshim që kemi ne me shtetet e botës Perëndimore, sepse përsa i përket kostos së rrugës unë të garantoj se ajo nuk ka përse të jetë më e lartë nga një rrugë normale në cilindo shtet të botës.
    Fillimi i zbatimit të një projekti të pambaruar është çmënduria më e madhe që më kanë zënë veshët ndonjëherë.
    Unë nuk e kuptoj se si e ka nënshkruar kontratën kjo kompania Turko-Amerikane?
    Pasi normalisht një kompani e tillë pasi mer "Blue Prints" dhe i shqyrton me detaje, (për këtë projekt duhet të merrte rreth 2 muaj kohë vetëm studimi i projektit) pastaj vendos shumën të cilën e hedh në tenderin e rrugës.
    Çfarë çmimi ka vendosur kompania në fjalë për një projekt të pa-përfunduar?
    Apo ka patur ndonjë kompromis pa kostumin dhe kollaron e zyrtarit?
    Kjo lë shumë për të dyshuar...........!
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  4. #574
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-04-2007
    Postime
    7
    vazhdoni shoke stalinista enverista edvinista moton tuaj poshte rruga poshte autostrada poshte berisha poshte shqipera. e bukur do mbetet gjithmone ajo fjala e urte QENTE LEHIN KARVANI SHKON PERPARA. O shqipetare autostrada mbaroi duhet te jeni te lumtur mos beni llogaritje lart e poshte po shijoni madheshtine e bukurine a asaj vepre madheshtore qe po mos te ishte per sali berishen nuk do ishte bere kurre. rrofte heroi yne kombetar SALI BERISHA

  5. #575
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    Atehere edhe une edhe ti dueht te presim qe pas zgjedhjeve nese fiton opozita te zbardhet kjo situate, ose te maturohen personat e perfshire dhe te bejne publik gjithe projektin dhe shpenzimet.
    Qe jane bere gabime nuk e mohoj por nga pervoja qe kam gjithmone ndodh qe ka shpenzime me te medha sesa ato te planifikuar dhe mendoj qe biem dakord ne kete, shumica e projekteve kane nevoje per fonde shtese.
    Koha qe ne e beme kete rruge qelloi te ishte edhe nje periudhe ku dollari ishte i c'velresuar dhe kriza ekonomik luajti rolin e saj ne interesat bankare.
    Nuk e di nese ke udhetuar ndonjehere Tirane - Kukes por mendoj se i vlen edhe ky cmim i larte.
    Nje komb, nje gjuhe, nje shtet.
    https://chng.it/LqW9qg4bkD

  6. #576
    Mqs flory dhe EdiR paskemi eksperience ne menaxhim projektesh, nje nder arsyet qe e kam shkruar disa here ne forum keto dite se ku mund te gjej dokumentacion mbi kete projekt ka qene pikerisht kjo, sepse nuk duket se ky projekt ka kaluar ne fazat me elementare te nje menaxhim projektesh te vogla dhe jo perfshire dy shtete. Me c'po duket ato dokumenta do rrine te fshehura sepse nuk i intereson askujt ne qeveri qe t'ju dalin pislleqet qe kane bere.
    Ne menyre qe kjo kompani turko-amerikane te fitonte kete tender, se pari ata duhej te kishin pergatitur nje WBS ku jepnin ne detaje task-et e ndryshme qe kuptohet duhej te kishin nje date fillimi dhe perfundimi dhe ne te njejten kohe nje budget te caktuar duke perfshire ketu edhe detaje te resource-ve te ndryshme qe do te perdoreshin, per te mos filluar pastaj nga pergatitja e Scope qe behet dhe para WBS. Qeveria duhet te kishte marre nje project plan ku duhet te jepeshin te gjitha detajet e nje projekti, risqet qe mund te haseshin, etj. Si mund te nenshkruash nje kontrakt me nje kost aq te lart, kur ti nuk e di as se cfare perfshin ky projekt?!

    Ndaj jam mese e sigurt qe kjo gje i ka interesuar shume njerezve te perfshire ne projekt sepse ka me teper mundesi vjedhjeje. Menyra se si u be ky projekt, me kujton etapen e pare te projektit te Kanalit te Panamas ku nuk u morr vesh se ca u harxhua, si dhe pse.

  7. #577
    Meqenese jeni specialiste (ndonese ky debat eshte zhvilluar vite me pare) atehere ketu eshte shpalla e tenderit:

    http://www.dgmarket.com/tenders/np-notice.do~1383049

    Procedura e tenderit:

    http://www.mpptt.gov.al/arkiva/gusht3.php
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 01-06-2009 më 15:33

  8. #578
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Meqenese jeni specialiste (ndonese ky debat eshte zhvilluar vite me pare) atehere ketu eshte shpalla e tenderit:

    http://www.dgmarket.com/tenders/np-notice.do~1383049

    Procedura e tenderit:

    http://www.mpptt.gov.al/arkiva/gusht3.php
    1) Flm per sjelljen e linkeve

    2) As nuk po komentoj fare rreth Shpalljes se Tenderit se RFP apo Request For Proposal qe quhen ketej, edhe per nje rrugice te lagjes time dhe eshte shume me e detajuar se kjo.

    3) Cfare kane te bejne ato dy links me ate cfare po kerkojme ne? Ne duam te shohim pikerisht ate kontrat qe u nenshkrua me kompanine turko-amerikane, dhe ca u be me vone. Po kerkojme shifra dhe jo kerkese per eksperience pune apo resume te perfaqesuesit te kesaj kompanie.

  9. #579
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    1) Flm per sjelljen e linkeve

    2) As nuk po komentoj fare rreth Shpalljes se Tenderit se RFP apo Request For Proposal qe quhen ketej, edhe per nje rrugice te lagjes time dhe eshte shume me e detajuar se kjo.

    3) Cfare kane te bejne ato dy links me ate cfare po kerkojme ne? Ne duam te shohim pikerisht ate kontrat qe u nenshkrua me kompanine turko-amerikane, dhe ca u be me vone. Po kerkojme shifra dhe jo kerkese per eksperience pune apo resume te perfaqesuesit te kesaj kompanie.
    Ton prokurori! Nejse!

    Nga procedura ne fjale, u shpall fitues kompania amerikane Bechtel, me nenkontraktor Enka, te cilet ofruan nje vlere te synuar prej 418 milione €, vetem per segmentin Rreshen-Kalimash, rreth 60 km, ne te cilen perfshihet dhe tuneli me nje gjatesi 5.7 km (ne fakt dy tunele me kete gjatesi).


    Per kontraten, mund te besh nje kerkese me shkrim prane Ministrise perkatese ose prane Prokurorise se Pergjithshme.

  10. #580
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Ton prokurori! Nejse!


    Nga procedura ne fjale, u shpall fitues kompania amerikane Bechtel, me nenkontraktor Enka, te cilet ofruan nje vlere te synuar prej 418 milione €, vetem per segmentin Rreshen-Kalimash, rreth 60 km, ne te cilen perfshihet dhe tuneli me nje gjatesi 5.7 km (ne fakt dy tunele me kete gjatesi).
    Dmth kontrata me kete kompani u be per 418 milion Euro dhe projekti s'ka mbaruar akoma dhe ata jane 2 here me teper over-budget?

    Per kontraten, mund te besh nje kerkese me shkrim prane Ministrise perkatese ose prane Prokurorise se Pergjithshme.
    Flm, do e bej dhe do e sjell edhe ketu po e dhane. Po procesverbalet per ca u be mbas firmosjes se kontrates dhe gjate projektit ku jepet dhe arsyeja per keto shifra shume me teper se c'rane dakort, jepen gje?! Nqs po, ku mund t'i kerkoj?

Faqja 58 prej 74 FillimFillim ... 848565758596068 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 15:15
  4. Panik në autostradë, në zjarr një fabrikë, rrezikon stacioni elektrik
    Nga Bledari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 16:04
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •