Close
Faqja 59 prej 74 FillimFillim ... 949575859606169 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 581 deri 590 prej 740
  1. #581
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-04-2007
    Postime
    7
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    1) Flm per sjelljen e linkeve

    2) As nuk po komentoj fare rreth Shpalljes se Tenderit se RFP apo Request For Proposal qe quhen ketej, edhe per nje rrugice te lagjes time dhe eshte shume me e detajuar se kjo.

    3) Cfare kane te bejne ato dy links me ate cfare po kerkojme ne? Ne duam te shohim pikerisht ate kontrat qe u nenshkrua me kompanine turko-amerikane, dhe ca u be me vone. Po kerkojme shifra dhe jo kerkese per eksperience pune apo resume te perfaqesuesit te kesaj kompanie.
    o yllo hiqu me ekspertizat po merr makinen dhe shko bej nje gjiro ne autostrade dhe pastaj eja dhe bej komente ne forum.disa nga ju qe beni komente ne kete forum nuk ma do mendja qe kane bere me makine rrugen durres kukes,nuk ma do mendja se e dine sa vete kane vdekur asaj rruge, nuk ma don mendja se e dine se ne cfare terreni eshte kryer ajo rruge,nuk ma do mendja se e dine se sa te varfer jane njerezit e asaj zone qe pershkon autostrada, dhe nuk ma don mendja se kane paguar edhe 1 cindarke te vetme deri tani per kete rruge(shpresoj ta paguajme te gjithe)pervec takses majko 70 mije leke ne vit.se kosova do shpallej e pavarur e kisha besuar, se shqiperia do futej nje dite ne nato e kisha besuar, po se do behej autostrada durres kukes kurre.i pafshi haren rruges o popull. vrer te behen atishqiptaret qe jane kundra saj

  2. #582
    Citim Postuar më parë nga EdiR Lexo Postimin
    Une nuk pres te gjej pergjigjen ketu per keto gjera qe permende por besoj se do te behen publike ne perfundim te rruges apo te publikohen ne gazeten zyrtare ne fund te vitit.
    Nuk besoj se Dydrinas eshte punonjes i ministriese apo i kompanise qe te kete ato kompetenca, i jam mirenjohes qe ka sjelle mjaft foto e lajme mbi ecurine e rruges.

    Flm per nderhyrjen, por une jam ne te njejten pozite sic jeni dhe ju ne kete forum dhe per me teper gjendem mbi 2000 km larg Ministrise dhe tunelit ne fjale.
    Por me ka interesuar kjo teme, sepse behet fjale per nje veper qe duhej te ishte ndertuar, sepse behej fjale per nje injorance totale te menyres se si eshte bere analiza e kostos nga specialistet qe u moren me hetimin e kesaj ceshtje.
    Per nje qe ka sadopak pervoje me ndertimet ne pergjithesi, e kupton se kostoja nuk eshte nje objekt i ngurte, ne nje ekonomi tregu dhe se nuk kane vlere referencat me projekte te ngjashme (keto kane vlere vetem ne fazen e percaktimit te fondit limit), sepse ndryshimet jane te paparashikueshme, per me teper ne autostrada, ura dhe tunele.

    Psh ne Zvicer po ndertohet nje tunel paralel me St Gothard, rreth 57 km dhe kostoja fillestare ishte 8 miliarde dollare, ndersa kostoja e pritshme eshte 15 miliarde dollare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 01-06-2009 më 16:17

  3. #583
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Psh ne Zvicer po ndertohet nje tunel paralel me St Gothard, rreth 57 km dhe kostoja fillestare ishte 8 miliarde dollare, ndersa kostoja e pritshme eshte 15 miliarde dollare.
    Me të gjitha kontaktet që unë kam patur me këto lloj kompanishë këtu ku jetoj, kostua shtesë e projektit përballohet nga firma kontraktuese, pasi ka hedhur firmën mbi projektin që i është paraqituar, atyre ju fillon kronometrimi i kohës dhe ta them këtë me kompetencë, që për një ditë vonesë të një projekti, penalltia për ta mund të shkojë deri në 30 000 Dollarë, në rast të dorrëzimit përpara afatit kompania shpërblehet.
    Vepra kontrollohet rreptësisht nga shteti (që është kontraktori në rastin konkret) dhe nuk bëhet asnjë veprim pa aprovimin e ekspertëve të shtetit, që janë në kantjer gjatë gjithë kohës që bëhen punime.
    Prandaj e theksova pak më sipër, se kjo ka qënë çmënduria më e madhe që kam dëgjuar ndonjë herë, kur fillon aplikimi i projektit pa mbaruar detajimi i tij.
    Dhe nënshkrimi i kontratës nga një kompani që supozohet të jetë shumë profesionale, lë shumë hije dyshimi.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  4. #584
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Flm per nderhyrjen, por une jam ne te njejten pozite sic jeni dhe ju ne kete forum dhe per me teper gjendem mbi 2000 km larg Ministrise dhe tunelit ne fjale.
    Por me ka interesuar kjo teme, sepse behet fjale per nje veper qe duhej te ishte ndertuar, sepse behej fjale per nje injorance totale te menyres se si eshte bere analiza e kostos nga specialistet qe u moren me hetimin e kesaj ceshtje.
    Per nje qe ka sadopak pervoje me ndertimet ne pergjithesi, e kupton se kostoja nuk eshte nje objekt i ngurte, ne nje ekonomi tregu dhe se nuk kane vlere referencat me projekte te ngjashme (keto kane vlere vetem ne fazen e percaktimit te fondit limit), sepse ndryshimet jane te paparashikueshme, per me teper ne autostrada, ura dhe tunele.

    Psh ne Zvicer po ndertohet nje tunel paralel me St Gothard, rreth 57 km dhe kostoja fillestare ishte 8 miliarde dollare, ndersa kostoja e pritshme eshte 15 miliarde dollare.

    Ndaj kur ben projektplanin e nje biznesi apo projekti, nuk e ben ate vetem per fillimin, por edhe per disa vite me vone, duke u bazuar ne cmimet qe marketet afrojne ne te gjitha fushat qe bashkohen ne kete projekt. Lart poshte e vendos pa diskutim edhe pak me teper shpenzimet ne projektplanet, keshtu qe kur e mbaron kete plan dhe kjo shume eshte dicka qe tejkalon nje shpenzim me teper se 40-50% te shpenzimeve te parashikuara, atehere keto shpenzime dhe sesi jane bere keto projekte duhen investiguar, dhe te jete si nje shembull per projektet e tjera qe do te behen ne te ardhmen.

    Mbase vertet nuk i bene aq mire llogarite, keshtu qe transparenca e gjithe projektit hedh me drite sesi ti bejne dhe organizojne projektet e tjera.
    Ndryshuar për herë të fundit nga _AuLoNa_ : 01-06-2009 më 17:06
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  5. #585
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Këtu në forum qysh në ditët e para të forumit, është tema Besëlidhja Shqiptare, se çfarë mund të jetë hapi i parë në bashkimin e kombit dhe aty janë shkrimet, ku kam propozuar që si hap i parë sotpërsot është lidhja me një autostradë Prishtinë-Durrës, ku mendojmë ta fillojmë me një aksion të përbashkët dhe pikërisht antarët e këtij forumi, të shkojmë verës gjatë pushimeve secili nga një muaj të punojmë gratis edhe njihemi mesveti e me atdheun edhe bëjmë punë. Këtu janë shkrimet në forum dhe dikush mund t'i gjejë e t'i sipostoj këtu... dhe pas shumë përpjekjeve, u fillua projekti i autoudhes në fjalë, që sot po lidhet me Kosovë!

    Mu në këtë forum ka filluar inisiativa e parë!

  6. #586
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Hmm, vdiqen keta socialistet per ta gjetur nje fije me te voglen per t'ia zbehur imazhin rruges aq shume te pritur e sidomos nga shqiptaret qe jetojne ne ato zona. Hajt se bohet mire

    Me interesoi nje autostrade e ngjashme, ne nje terren te ngjashem, qe do te ndertohet ne Mal te Zi, autostrada Bar - Bolari, dhe e pashe se kostoja e saj vleresohej deri ne 1miliard e 900milion euro, bile -bile supozohej se shifra mund te arrinte edhe deri ne 2,2 miliard euro. Gjatesia e rruges eshte pothuajse e njejte me ate Kukes-Durres rreth 169km apo edhe me pak (e kukesit 170km).

    E shkeputa nje fragment nga nje artikull qe ishte ne gjuhen malazeze vetem per tua dhene nje ide se si variron kostoja e kesaj rruge varesisht nga terreni.

    - Najproblematičnija je dionica Podgorica -Mateševo zbog terena, i tamo će kilometar puta koštati 14 miliona eura, doć će najniža cijena biti na dionici Berane- Boljare, i kilometar će koštati 5.800.000 eura - kazao je nakon okruglog stola predstavnik kompanije Louis Berger, Danijel Serafimovski.
    Perkthimi:

    Pjesa me problematike eshte Podgorice-Mateshevo per shkak te terrenit, dhe aty nje kilometer i rruges do te kushtoje rreth 14 milion euro, ndersa cmimi me i ulet do te jete ne pjesen Berane - Bolare, dhe kilometri do te kushtoje 5.800.000 euro - tha pas tryezes se rrumbullaket, perfaqesuesi i kompanise Louis Berger, Danijel Serafimovski

  7. #587
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    eshte nje kob i madh qe po behet kjo rruge....mjere PSja si do ngeli edhe 4 vite te tjera ne opozite...po he mor hajduta po ti kishit investu ato 150 milion euro takse Majko do ta kishit bo ju rrugen...

    mjere ps-ja, mjer ed rama....te gjith te marrin shamiat dhe qarsat te shkojne ke selia roze me 29 qershor.

  8. #588
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga B.C.B Lexo Postimin
    flory80 pse nuk konkuron per kryeminister,provo fatin nuk i dihet,qenke brisk prej goje...hajt mos fol palidhje e mos na trego zhgenjimin tend per Kosoves sepse askujt nuk i intereson,nese je zhgenjyer ti dhe ata qe mendojn qe Kosovaret nuk guxojn te debatojn lidhje me Nenen e tyre Shqiperine,at`here neve nuk na han K***.nuk na intereson neve a na don edi rama apo sali berisha,thjesht kem nevoj per rrugen dhe Sali Berisha po e realizon..a ka mundesi me dit sa her ka qen edi rama ne Prishtine mbase po thua i don Kosovaret?..po shihet sa SHQIPTAR je ti kur thua LECKA TE PERDORURA per Kosovaret.Tregom saher ke qen ne Prishtine per vizite o SHQIPTAR?..
    Kam qënë në Prishtinë ndoshta më shpesh se ta merr mëndja ty, kam shumë miq jo vetëm në Prishtinë por në gjithë Kosvën.
    Në qoftë se të intereson rruga ty, atëherë bëji temena rrugës dhe mos na gri sallatë këtu, jo Saliu e jo Edi, se boll dëgjojmë nga këta të Shqipërisë ne.

    Hej se desh harrova unë, edhe ti me account të ri ëh???
    Pse nuk e nxirni fytyrën e vërtetë?
    Ndryshuar për herë të fundit nga flory80 : 01-06-2009 më 22:08
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  9. #589
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Hmm, vdiqen keta socialistet per ta gjetur nje fije me te voglen per t'ia zbehur imazhin rruges aq shume te pritur e sidomos nga shqiptaret qe jetojne ne ato zona. Hajt se bohet mire
    Pse gjithmone ju i jepni ngjyrime politike gjerave kur une apo te tjere ketu qe nuk jane as socialist dhe as demokrat do benin te njejtat pyetje sikur kjo rruge te ishte bere nga Rama & Co.?

    Me vjen keq t'ju them por ju ose jeni qorra nga syte dhe nuk shikoni ca behet ose beni vete. Dhe dicka qe vertet me habit me ju eshte se po na e beni qeverine dhe Salen hero per dicka qe ai perdori dhe shperdoroi leket e popullit. Mesa di une, ai nuk zbrazi gje akountet e tij bankare per kete rruge, apo jo?!

    Prandaj i ka dhene voten populli qe te rregulloj mireqenien e vendit dhe nuk beri asgje tjeter vecse punen qe mori persiper kur i dhane ate vote. Nqs Sali Berisha do kishte arritur ta bente ate rruge brenda buxhetit te caktuar dhe ne nje kohe me te shkurter, qe do te thote se puna e be me teper se e mire, atehere po mund te lavderosh dike. Njerezit nuk lavderohen kur thjesht bejne punen per te ciilen paguhen, te pakten jo ketej ku jetojme ne.

  10. #590
    Kjo rruge eshte nje arritje per te gjithe shqiptaret, ne çfaredo lloj kendveshtrimi qe ta shikosh dhe ta hedhesh poshte se eshte prag zgjedhjesh per pelqim te nje partie apo nje tjeter eshte absurditet.
    Kur flasim per çmimin e kesaj rruge duhet konsideruar madhesia e projektit, koha ne te cilen u realizua, terreni ku po hapet kjo rruge, teknologjia e perdorur, fakti qe qe nga projektimi e deri tek zbatimi jane te huaj...Shqiperia konsideruar nje vend me "veshtiresi pune" duke iu shtuar kostos (sic i ka permendur edhe EdiR), ngritja e cmimit te karburantit, kriza ekonomike boterore etj. Nga te gjitha keto me lart nuk eshte e veshtire qe ky projekt te kalonte koston fillestare te parashikuar.
    Fakti qe kostoja perfundimtare kalon ate te parashikuar nuk eshte vetem per Shqiperine dhe per kete rruge. Nje shembull i shpejt, shume kush lexon lajmet ne USA e di projektin e Boston "Big Dig" apo
    http://www.usnews.com/articles/news/...er-budget.html etj. Ketyre do iu shtoja
    dhe 3 projekte lokale qe i di shume mire qe kane kaluar koston e parashikuar.
    E mira eshte qe shteti te bej te mundshme me mbarimin e rruges, per ata qe deshirojne, koston e projektit.
    Kjo rruge eshte nje arritje...
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Faqja 59 prej 74 FillimFillim ... 949575859606169 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 15:15
  4. Panik në autostradë, në zjarr një fabrikë, rrezikon stacioni elektrik
    Nga Bledari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 16:04
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •