
Postuar më parë nga
coptic
Faleminderit për mesazhin, Peniel.
Nuk po përpiqem të luaj rolin e viktimës e as të dikujt autoritar. Sepse vërtet në këtë komentin e fundit më ke pështjelluar komplet, deri më tani më thoshe që isha mendjemadh sepse nuk pranoja të diskutoja gjërat por i thosha si dija vetë dhe ngulja këmbë, tani më thua që luaj rolin e viktimës. Nuk të kuptoj, më fal.
Sa për atë frymë që po flisja, mendova se i njihje rrethanat dhe të kujtoheshin. Por nuk po flisja për frymën e Perëndisë së vërtet, por për frymën e Satanait, që shpesh njerëz të ndryshëm nën ndikimin e këtyre frymërave ndikonin për keq tek të tjerët. Dhe këtu përmenda si raste tepër të njohura (sepse ka edhe të tjera, por që përmendesh shumë shkurt në Bibël). Rasti i shokut të Jobit që e bënte Jobin fajtor për shkelje dhe fillonte ta akuzonte, por që Perëndia nuk e kishte frymëzuar e ai thotë që një frymë më erdhi (por pasta fryti i kësaj fryme shihet që nuk përputhet me frytin e frymës së Perëndisë që përshkruhet tek Galatasve 5:22, 23. Dhe rasti tjetër kishte të bënte në përgjithësi me të ashtuquajturit profetë që vepronin në kohën e disa mbretërve dhe që flisnin në emër të Jehovait, por që përmes Jeremisë dhe profetëve të tjerë Jehovai tregoi se ishin profetë të rremë. Prandaj edhe ata ishin të frymëzuar, por jo nga fryma e Perëndisë. Këtë lloj fryme po përmendja, për të kuptuar, se nuk mund të frymëzohet dikush për të kuptuar diçka nga e para, fryma sipas fjalëve premtuase të Jezuit do të ishte një ndihmës, jo një shpëtimtar. Ajo do të lidhej shpesh me forcimin e personave apo një grupi të tërë, mbështetjen emocionale, guximin e fjalës dhe veprimit, dhe drejtimin e kongregacionit të krishter. Por të kujtohet kur apostulli po u shkruante bereasve, dhe i quajti më fisnikë në mendje, sepse nuk pranuan gjithçka nga Pavli pa e argumentuar me anë të shkrimeve. Kështu që ata nuk vareshin tek ndonjë frymë, por tek kuptueshmëria e frytit të frymës - Biblës. Meqë ishte e frymëzuar atëher ajo do të tregonte hapur gjërat, dhe do ta kuptonin të vërtetën. (Nuk them se një person fiton jetën duke lexuar Biblën, por që fiton njohurinë, që po ta zbatosh në jetë, të shpëton)
Sa për informacion shtesë, nuk jam këtu për të përfaqësuar asnjë organizatë fetare, unë jam një Dëshmitar i Jehovait, por nuk përgjigjem unë për shoqatën biblike, ajo përgjigjet vetë, madje është e hapur për çfarëdo lloj pyetjesh. Adresat janë të shkruara në fund të çdo lloj botimi të tyre.
Por në përputhje me parimet biblike, dua të jem i gatshëm t'i jap përgjigje gjithkujt që më kërkon arsye për besimin tim. Por duke e bërë me respekt të thellë. (1 Pjetrit 3:15)
Një sqarim kërkoj, i do përgjigjet privatisht apo publikisht, sepse tashmë të gjitha atyre pyetjeve u kam dhënë përgjigje, madje disa herë në komentet e mia, disa madje i kemi trajtuar gjërë e gjatë. Megjithatë kurdo që të më kërkohet jam i gatshëm të të jap. Por nuk do ta bëj këtu që të mos dalim jashtë temës.
4gap3
Krijoni Kontakt