Po c'duam ne në BE?BE-ja ka mbetur pa buke!Ne jemi vendi me rritjen me te larte ekonomike ne mbare globin.Pse,ata do mbajme me buke neve!
Po c'duam ne në BE?BE-ja ka mbetur pa buke!Ne jemi vendi me rritjen me te larte ekonomike ne mbare globin.Pse,ata do mbajme me buke neve!
Jo mor zoteri, jo. nuk mbaron tranzicioni po hyre ne BE. ne hyjme ne BE nqs mbaron tranzicioni. Tranzicionin mund ta mbyllim vetem ne, dhe askush tjeter. Ne BE kemi per te hyre vetem atehere kur ta ndiejme qe mos te kemi nevoje per te hyre, vetem atehere kur nuk do kemi nevoje ta shtrojme kete pyetje. Per sa kohe nuk jemi gati te zgjidhim vete problemet qe i krijojme ne vete ose te tjeret, asnjehere nuk do jemi gati per te hyre ne Europe. Per sa kohe nuk kemi nje kulture pune, asnjehere nuk ka per te na pranuar Europa. Nuk do BE ti shtohen probleme te metejshme me nje Rumani apo Bullgari te dyte (dhe te mendosh qe ne jemi dhe me keq se keto) pasi boll probleme u kane hapur keto shtete.
Jo!
Ne duhet te punojme per te ndertuar kete vend pa pasur nevoje per NATO dhe BE, pasi ne jemi aleat te tyre dhe kjo mjafton. Nqs ne kemi mireqenien ekonomike dhe nuk do kemi gjithmone mendjen per te ikur nga Shqiperia atehere edhe BE te fton vete per tu bere pjese e saj. Cdo vend sheh pozitat e veta ashtu si dhe vendet e BE. Per cfare do i duhej atyre vendeve nje Shqiperi ne BE??? Cfare do te perfitonin??? Perse do fusin ato vende nje vend si i yni ne bashkesine e tyre??? Per te dobesuar ekonomine?
Te ulemi me kembe ne toke dhe ti shtrohemi punes per te ndertuar njehere vendin, pastaj te tjerat vijne me radhe.
Gjithe te mirat
per momentin eshte ende shpejte per nje hape te tille ndaj mendoj qe me mire shqiperia te ris standartet dhe rogat dhe te mendoj per zhvillimin e shqiperise se kur te vi dita qe behesh mire vine vete komisioneret per te ftuar shqiperine ne be ..se ne nuk e duam si dhurat BE por duhet tja arrime ketij qellimi me pune perpiekje dhe politike te posaçme qe garanton perparim vendit tone
Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!
Eshte vendi natyral i Shqiperise. me futjen e saj ne Europe rregullohen shume padrejtesi qe nganjehere te krijon historia. vetem duhet te jemi te ndergjegjem se kemi hedhur nje hap shume te vogel. kemi bere nje kerkese anetaresimi. perspektiva e shqiperise ne europe nuk e diskuton askush sepse shqiperia permbush mbase kriterin themelor, ate te qenies brenda kufijve natyrore te europes. per sa i perket sesa jemi ne gjendje te futemi kjo do te shikohet ne menyre te gjithanshme
se pari, ata thone ulni nivelin e korupsionit... ne fakt, ajo qe u intereson me shume eshte ulja e nivelit te perceptimit te korrupsionit ne shkalle vendi, ne popullsi. sepse do te ishte hipokrizi te themi qe korrupsion nuk ka ne europe.
se dyti, prezenca e korrupsionit e kompenson prania e nje drejtesie te forte, ose te bazuar ne parime te shendosha. ketu ne calojme.
se treti, dhe me e rendesishmja, procesi i kthimit dhe kompensimit te pronave ka mbetur prapa, dhe futja e teorive te legalizimit, qe cuditerisht vjen nga nje qeveri e djathte nuk ben tjeter vecse e veshtireson kete proces.
te rregullohen keto, do kemi mbaruar gjysmen e punes, vetem gjysmen...
http://gjeneralmegafoni.com
Zoti Topolanek tha se Shqipëria kishte bërë "ndryshime pozitive të jshtëzakonshme", por theksoi se shteti ballkanik ende "përballej me një punë të madhe".
Shqipëria nuk pritet të bëhet anëtare e BE-së të paktën deri në 2015.
Këtu në Britani, qeveria duke komentuar për aplikimin e Shqipërisë në BE nëpërmjet zëdhënësit të vet ka thënë se:
"Britania përkrah aspiratat e Shqipërisë për në BE. Ne besojmë se e ardhmja e Ballkanit perëndimor është në BE. Por ky nuk është një proces që do të ndodhë brenda natës dhe ndryshime të mëdha ende duhen bërë para se Shqipëria të plotësojë të gjitha kriteret. Çdo aplikim për anëtarësi në BE gjykohet në merita individuale dhe përballet me kritere të qarta," tha zëdhënësi i qeverisë britanike.
Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!
e dini o njerez se cili eshte problemi thelbesor ketu...se nuk jemi ne ata qe zgjedhin ne te hyjma apo jo por eshte dikush tjeter qe vendos.dhe cfaredo gjeje qe ky te vendose ti do ta zbatosh.
mund tju bej shume krahasime por ma do mendja qe pak nga ju mund ti kuptojne me thelb gjerat,(jo se nuk kane zgjuarsine,por ngaqe nuk kane njohurite e duhura.)pra per 5 shekuj turku na mbajti me force ne injorance,ndersa sot e zgjedhim vete qe te rrime ne injotance.SHIKONI ME PAK TELEVIZOR DHE LEXONI ME SHUME LIBRA!!!!
arsyet e mia se perse shqiperia nuk duhet te hyje ne BE:
1)borgji publik eshte genjeshtra me e madhe per ti marre leke popullit.(eshte normale qe te merren taksa por ama keta para qe merren duhet te reinvestohen ne shqiperi e jo te ikin ne ndonje banke apo xhep te caktuar)
2)ne jemi nje shtet i vogel dhe e kemi shume me te thjeshte qe te veteqeverisemi...ketu pjesa me e madhe e njerezve duan qe te hyjne ne europe sepse politikanet tane nuk jane te zotet qe te na qeverisin..kujtoni se ata te huajt do mendojne per ne????
3)ne shqiptaret jemi e liga e vetvetes...
Si pretendojme te hyje Shqiperia ne Europe??
Shqiperia nuk eshte vetem Tirana,Durresi,Vlora,Shkodra apo disa qytete te tjera.
Shqiperi jane edhe fshaterat qe kane akoma Banjot jashte shtepis.Shqiperi jane edhe fshaterat qe nuk arrin te shkoje makina.
Shqiperi jane edhe disa lagje te Tiranes apo Fierit o Vlores per te mos thene qe ne te gjithe qytetet ndihem mungesa e Ujit te pijshem.
Do hyjme ne Europ duek na munguar dritat 4 ore cdo dite.
Do hyjme ne europ me 2000 lekshin qe paguajme per te marre nje certifikat kur na nevojitet.
Do hyjme ne Europ kur sa here nderrohet pushteti nderrohen edhe shume funksionar ne Polici qe duhet te jete e Depolitizuar.
Do hyjme ne Europe duke u bazuar vetem tek ato gjysem autostradash qe kemi bere edhe me ato 5 pallate qe jane lyer ne Tiran?????
Neve jemi gjithmone te gatshem per te hyre por nuk mendoj se Europa do na pranoj me ato pak kushte qe permbushim.
Perfundimisht pergjigja persa i perket temes eshte: JO
P.s Do te shkruaja shume e shume gjera te tjera per te cilat te jemi realist nuk e meritojme hyrjen ne Europe por u limitova me kaq.
Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.
levizja demokracia sic jeta ,sic dashuria e shume fjale te tjera jane disa gjera abstrakte.ne shkolle te mesme me kane mesuar se perkthimi i fjales demokraci eshte = e drejta qe te flasesh deri ne momenti kur nuk cenon ate tjetrin.
nuk ekziston demokracia ne asnje shtet te botes!!!
eshte thjeshte nje parim,nje ide ose me mire nje iluzion.
ne shiptaret nuk ma do mendja te jemi demokrate.njeriu nuk mund te beje asgje qe te arrihet demokracia sepse nuk do arrihet kurre.
problemi nuk eshte "a duhet te hyje Shqiperia ne BE?". nuk mendoj se ka shqiptare qe mendojne se Shqiperia nuk duhet te hyj ne BE. problemi eshte "KUR". jemi nje vend prej 3 milion banoresh. BE ka gati 500 milione. nuk do ishte ndonje problem per 3 milion me shume duke menduar se ne 2004 u futen pernjeheresh 75 milione banore. pastaj nuk mund te jete as frika nga kriminaliteti pasi gati te gjithe kriminelet shqiptar ka kohe qe jane ne BE. sidoqofte mendoj se Shqiperise do i duhen edhe te pakten 5 vjete per te qene gati per BE.
Nuk besoj qe duhet te hyje akoma nuk eshte gati. njerzit akoma jane te prapambetur. ato qe kane rrojtur vendet e tjera 50-60 vjet me pare, i rron tani shqiperia. Evropa ska problem ta vere brenda po shqiptaret nuk jane futur ne nootropine e evropes. thuani se u fut. Car mendoni qe do bejne shqiptaret? do sulen si qente neper vendte te tjera? shqiperia eshte si burg. akoma nuk jep visa, nuk le popullin te dale jashte te shikoj car eshte evropa. sikur eshte akoma enver hoxha. duhet te jape visa te lere popullin e lire te bejeh njerez dhe te mos sulen sikur nuk kan pare me sy. In my opinion, duhet shume pune nga ana e politikanteve dhe nga populli qe te jet gati per te hyre ne Evrope....
There are 10 kinds of people, those who understand binary and those who don't
Krijoni Kontakt