Palidhje osht kjo. Nuk arsyetohet kurrqysh.Tash të dalim pak te gjuha. Në Kongresin e Drejtshkrimit vërtet ka më shumë fjalë nga dialekti toskë, por kjo është bërë meqë dialekti toskë është më kompakt.
Palidhje osht kjo. Nuk arsyetohet kurrqysh.Tash të dalim pak te gjuha. Në Kongresin e Drejtshkrimit vërtet ka më shumë fjalë nga dialekti toskë, por kjo është bërë meqë dialekti toskë është më kompakt.
te qenkan pergigje siper
Ismail Kadare: Gabimet që u bënë në Kongres kanë qenë se një grup shkencëtarësh stalinistë, gjuhëtarë stalinistë, për fat të keq ka pasur të tillë, u përpoqën aq sa mundën të ndikonin, në çdo mënyrë, që ta nënvleftësonin fondin, pasurinë e fjalorit, të njërit prej dy dialekteve kryesore, atë të gegërishtes. Në mënyrë gati tinëzare, duke bërë sikur harruan, duke bërë sikur iu shpëtoi, duke bërë sikur nuk iu ra në sy, lanë jashtë fjalorit, që u hartua fill pas Kongresit të Drejtshkrimit, një pjesë të madhe të pasurisë gjuhësore
Asht krim me krahasu kto dy kongrese.
Po jam dakort qe duhet me pase nji gjuhe, por duhet te permbledh dy dialektet
Gjithkush ban zgjedhjen qe deshiron. Veçse lejini edhe te tjeret me ba zgjedhjen e tyre, se po nuk protestoi dikush drejtsia nuk vehet ne vend.
Gjithsesi asht ma mire se kjo gjuhe gjysmake
SystemA
Per antishqiptaret, e ke fjalen per ata qe bene standartin e 72-shit besoj. Qe i mohun identitetin e pjeses me te madhe te shqptarve
Nje gje e dij qe ne te kosoves jemi shume keq me gjuhen,eshte e mjerushme kur nje student nuk eshte ne gjendje ti thot dy fjali,dhe kjo vjen si pasoj e mos leximit.
Deshmin me te madhe na e dhan edhe te rinjet e kosoves qe ishin ne dy big Bratherat ku as qe kishin iden se qfar flitej ne debate dhe fare nuk guxoni te futen ne debat.
E vetmja mundesi eshte qe te perpilohet planprogrami i njejt shkollore dhe te shkembehen mesuesit me ata te shqiperis.
Une jam per gjuhen standarde,e jo te flitet ne njemilion menyra,e kuptoi dialektin por nuk e kuptoi kur njeriu ndegjon nje prishtinas duke then nje sen nje sen nje sen dhe sthot asgje.
Drenicak djali, fatkeqësisht kjo qe ke thënë është realitet.
Drenicak djali, a beson ti se fëmijët në ngulimet shqiptare ( diasporë) flasin më shqip se fëmijët në vendlindje. Ndoshta dinë më pak fjalë, por atë që e flet tingëllon ship. Vërtet ne jemi shumë të shqtësuar për gjendjen e gjuhës në vendlindje. Prandaj më të rrezikuar jeni ju atje për "asimilim" se fëmijët tanë në dhe të huaj".
Kjo është e pamundur o drenicak djali. Mos harro, sa i përket arsimimit në Shqipëri, ata janë së pakut 20 vjet para nesh. Dhe kësoaj i thonë sikur të vihemi në garë vrapimi në ralacioni Drenas - Skenderaj. Dhe ky i Shqipërisë fillon nga Qëndresa ( Tërsteniku), ndërsa ne pikënisjen nga Drenasi. E arrin dot!! Dhe mos harro drenicak vëllai, mjerimi ynë qëndron edhe te kuadri arsimor ( fatkeqësisht - mësuesit mbi 80%). A e di ti se nxënësi ynë ( ndonjë syresh) e kryen shkollën e mesme dhe nuk di të lexojë?! Besoj t'i kesh dëgjuar fëmijë nga Shqipëria. Kur flasin të kënaqet shpirti. Fatkeqësisht te ne del ndonjë profesor dhe të vjen neveri prej tij!!
Dhe kjo është vetmja gjë që mund ta na shpëtojë.
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
pse duhet te kemi frike dialektin Gege...kur gjith e dime qe gjuha Shqipe lindi ne kete dialekt???
dhe deri ne 1950 qe enver loqja me shoqe e nderroi ishte ky dialekt ne fuqi...70% e kombit nuk duhet lene jasht perfshirjes ne gjuhen tone amtare.
“Me punu” dhe “të punosh”
Shkruar nga Enver Robelli
e martë . 19 maj 2009
Periskopi
Kosova dhe Shqipëria gjenden para një kapitulli të ri historik në marrëdhëniet e tyre. Për të shmangur keqkuptimet është i domosdoshëm një dialog pa tabu.
I. Fetishi i dëmshëm
Tani kur po ndërtohet autostrada nga Durrësi drejt kufirit me Kosovën, kur mundësitë e komunikimit mes Tiranës dhe Prishtinës, por edhe mes qyteteve të tjera kosovare dhe shqiptare do të jenë shumë më të mëdha, do të shtohen edhe ndikimet e ndërsjella mes „trojeve tona“. Këto ndikime, në fakt, kanë filluar ngaherë, edhe në mungesë të një rruge të shpejtë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Pasi regjimi kufitar është normalizuar pas përfundimit të luftës, shumë kosovarë kanë qëndruar në Shqipëri për turizëm, biznes ose për të takuar ndonjë familjar. Në fillim jo pak kosovarë shkonin në „vendin amë“ dhe heshtnin, ngurronin të flisnin, sepse mendonin se bashkëkombësit e idealizuar me decenie do t’i përqeshnin për shkak të të folmes së tyre në gegërishte verilindore. Sot ka gjithnjë e më shumë kosovarë që në televizionet e zhurmshme dhe në restorantet e mrekullueshme të Tiranës pa kompleks thonë „me punu“ dhe „me jetu“ - dhe nuk keqkuptohen nga askush, sepse nuk ka vend për keqkuptime. Prej Elbasani e përpjetë deri në urën mbi Ibër në Mitrovicë thuhet “me punu”. Nëse ndokush ka çfarë të punojë. Në çastin kur kosovari e ka kuptuar se folja “me punu” nuk është e dënuar të ekzistojë vetëm brenda Kosovës, se ajo jeton në një hapësirë më të gjerë gjeografike - atëherë ai është çliruar nga shtangimi, nga memecëria dhe nga tuta. Fetishizimi i vetëm një varianti apo standardi gjuhësor nuk mund të jetë shtysë për shkëmbime kulturore, shkencore, ekonomike etj. Këtë fetish Kosova nuk duhet ta importojë më tutje nga Shqipëria. Për shembull, në Zvicrën gjermane ka programe shtetërore për ruajtjen e dialektit “Schwizerdütsch”, i cili ka dallime shumë më të mëdha me gjermanishten letrare se ç’kanë dy dialektet kryesore të shqipes: gegërishtja dhe toskërishtja. Industria e vogël e rok-muzikës në Zvicrën gjermane nuk do të mbijetonte sikur këngëtarët të mos guxonin të këndonin në dialekt. Kënga e fuqishme “Amaneti i Clownit” e grupit “Troja” nuk do të bëhej kurrë kaq e popullarizuar në Kosovë sikur të këndohej në toskërisht. Kjo, natyrisht, nuk do të thotë që secili prej nesh që e përdorim gjuhën për të komunikuar me lexuesit, me opinionin - në mënyrë autonome dhe arbitrare mund të vendosim dhe të krijojmë rregulla të reja, të folme të reja, gramatika të reja. Por derisa heshtin specialistët, gjithnjë do të ketë provokatorë qëllimmirë dhe qëllimkëqij.
II. Kafka të çara
Kosova po ashtu nuk duhet ta importojë, madje duhet të mbrohet nga vërshimi i një lloj gazetarie të çoroditur, e cila tashmë prej vitesh “kultivohet” në Tiranë. Kjo fushë në Shqipëri është, në pjesën më të madhe, e korruptuar nga politika, nga interesat e biznesit (sepse pothuaj secili prej tyre ka gazetën e tij), madje është sekret publik se ndonjë televizion themelin financiar e ka shtruar me para të krimit të organizuar ose të pushtetit të korruptuar. Në shtypin e Kosovës është tejkaluar gjuha ekstreme denigruese e shoqëruar me fyerje personale, familjare dhe fisnore. Këtu, natyrisht, fjala është për mediat serioze në Kosovë. Jo për fletushka në shërbim të pushtetit, të opozitës apo të tarafeve që luftojnë për interesa të ngushta dhe të cilat si model orientimi e kanë gazetarinë e Tiranës. Sidoqoftë, edhe në gazetën më të keqe të Kosovës nuk mund të lexosh thirrje që një gazetari “t’i çahet kafka”, siç ndodhi së fundi në një gazetë të Tiranës. Për të kuptuar gjendjen e mediave në Shqipëri mjafton të lexosh një letër që Mihal Delijorgji, njëri prej personave më të përfolur për shkaktimin e tragjedisë së Gërdecit, e botoi këto ditë te një e përditshme shqiptare. Nga burgu 313 i Tiranës, Delijorgji, mes të tjerash, shkruan: “Si ka mundësi që gazetarë e njerëz të medias, për të cilët dera e zyrës sime ka qenë gjithmonë e hapur, sot të denigrojnë emrin tim në mënyrë kaq kriminale jashtë çdo etike profesionale. Madje ndonjë prej këtyre të fundit mund të më ketë dhe para borxh, por në vend të vlerësimit (...) janë shndërruar në kryqëzuesit abuzivë më të mëdhenj të emrit tim duke mos më kursyer as familjen”. Ndoshta vjen dita dhe Delijorgji i publikon emrat e gazetarëve që i kanë borxh atij.
III. Jargavitje publike
“Zakoni i botës së qytetëruar e do që të luftohet për ide, e jo për inate personale, për shfryrjen e të cilave janë të çelura kaq gjykatore!”, shkruante dikur gjuhëtari i madh Eqrem Çabej. Në mediat e shtypura dhe serioze të Kosovës, për fat të mirë, ende nuk kemi lexuar jargavitje e shpifje shkrimore mbi jetën seksuale të këtij apo atij politikani. Në Shqipëri - po! Madje edhe tallje bizare. Rreziku, megjithatë, ekziston edhe në Kosovë. Shenjat e para të këtij rreziku tashmë shihen, kur, për shembull, në ueb-faqet e gazetave “lexuesit”, duke shfrytëzuar anonimitetin e internetit dhe me lejen e redaksisë përkatëse mund të postojnë “komentet” e tyre, të cilat nuk kanë të bëjnë asgjë me tekstin e botuar në gazetë, por merren me fyerje personale, denigrime, shpifje, nganjëherë me nuhatje në jetën private të personaliteteve publike. Kjo është metodë e shërbimeve sekrete të stilit sovjetik. Gjithsesi Kosova duhet të mbrohet edhe nga leksiondhënësit e gazetarisë nga Tirana, të cilët duan të na shesin mend në mes të Prishtinës mbi standardet profesionale dhe etike. Hiç pa modesti mund të themi se në fushën e gazetarisë Kosova ka një traditë të qëndrueshme për dallim nga Shqipëria. Gjer më sot e vetmja gazetë në gjuhën shqipe që ka pasur tirazhin më të madh, numrin më të madh të korrespondentëve dhe një cilësi të dallueshme ka qenë e përditshmja “Rilindja” e Prishtinës, e cila për fat të keq u varros, por roli i saj iluminist nuk duhet të harrohet. Madje vetë krerët e Partisë së Punës në Shqipëri si Ramiz Alia në fillim të viteve ‘90 e kanë pranuar se burim informacioni e kanë pasur gazetën “Rilindja”. Tani traditën relativisht të mirë të gazetarisë në Kosovë - traditë që edhe në vitet ‘90 e vazhduan revistat javore “Koha” dhe “Zëri” si dhe kjo gazetë që po e mbani në duar – po provojnë ta zbehin edhe disa leksiondhënës publicistikë nga Tirana. Këta tashmë i kanë mbjellë fidanët e tyre gazetareskë në Prishtinë, të cilët po vaditen dhe po rriten çdo ditë, natyrisht falë ryshfetit qeveritar ose favoreve të tjera.
IV. Pazari politik
Gjithashtu Kosova nga pazari politik në Shqipëri nuk duhet të blejë apo kopjojë manipulimin e zgjedhjeve, shitblerjen e deputetëve dhe votës, kërcënimet, akuzat pa mbështetje, nepotizmin, sulmet personale, hallakamat në parlament, vërsuljet, polarizimin e skajshëm, polemikat groteske, gjuhën plot helm. E, sidomos, Kosova nuk duhet të blejë assesi metodën e vrasjes së deputetëve. Pastaj keqpërdorimin e foltores së parlamentit për të shpotitur oponentin politik, duke aluduar se e ka motrën prostitutë! Nuk duhet blerë as mënyrën e poshtërimit të pushtetarëve, siç po ndodh në Shqipëri kur në emër të kritikës legjitime dhe lirisë së fjalës kryeministri shpallet gjakpirës, kriminel ose grykës ose bëhen aludime mbi jetën e tij seksuale. E tmerrshme është kjo! Po ka edhe më zi. A nuk është, për shembull, marrëzi kontinentale që në Shqipëri që nga rrëzimi i regjimit komunist para gati dy decenieve asnjë palë zgjedhje nuk janë cilësuar nga vëzhguesit si plotësisht të lira dhe në përputhje me standardet evropiane? A nuk është marrëzi që Shqipëria tani shprehu rezerva ndaj emërimit të diplomates britanike Audrey Glover si udhëheqëse e misionit vëzhgues të OSBE-së në zgjedhjet e 28 qershorit? Glover ka qenë shefe e vëzhguesve në zgjedhjet e turpshme të vitit 1996, të cilat ajo atëbotë i kishte kritikuar ashpër. Vërtet është e turpshme që një vendi anëtar të NATO-s, siç është tashmë Shqipëria, Komisioni i Bashkimit Evropian detyrohet t’i bëjë thirrje të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Thua se kjo nuk do duhej të ishte e vetëkuptueshme.
V. Ekonomia
Para se të bëhet vonë në Kosovë duhet të parandalohet plaçkitja e resurseve të vendit, të cilat duhet të ruhen nga secila qeveri dhe të shfrytëzohen në të mirën e përgjithshme. Në Shqipëri që nga rënia e komunizmit viktima më e madhe është natyra me të gjitha resurset e saj. Janë prerë aq shumë drunj sa tani Shqipëria as nuk mund të quhet “vend i shqipeve”, sepse shqiponjat nuk kanë lisa për të ndërtuar foletë e tyre. Në bregdet janë ndërtuar aq shumë objekte monstruoze dhe pa asnjë plan urbanistik sa që Durrësi sot i ngjan Rripit të Gazës. Tani i ka ardhur radha shitjes së bregdetit. Në mediat shqiptare për çdo ditë mund të gjenden njoftime për skandale që ndërlidhen me shitjen e tokave buzë detit, për privatizime arbitrare, për investime të biznesmenëve të dyshimtë. Dufi i opozitës shqiptare kundër kësaj dukurie shpesh është qesharak, sepse zi e më zi ka qenë edhe në kohën kur ajo ka qenë në pushtet. Disa nga këto mbrapshti shihen sidomos kohëve të fundit edhe në Kosovë: papërgjegjësi në menaxhimin e resurseve, nepotizëm (mjafton të kesh “diplomën” përkatëse rajonale dhe do të shpërblehesh me post fitimprurës), vokabular i helmatisur, kriminalizim i kundërshtarit politik pa paraqitur fakte, fryrje e thashethemeve dhe muhabeteve të odave dhe kafehaneve. – Autostrada Durrës-Kukës (derisa kjo rrugë të shtrohet deri në Prishtinë do të kalojnë shumë vite) gjithsesi do t’i afrojë shqiptarët - pra, është një shans historik i mirëpritur nga çdo shqiptar që synon integrimet evropiane. Por kjo autostradë nuk do duhej të jetë një rrugë përmes së cilës, në mënyrë të ndërsjellë, shkarkohet bërllok kulturor, siç po ndodh tani nëpër shtigjet gjarpërore që shpien nga Tirana në Prishtinë.
robelli@bluewin.ch
(koha ditore)
Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)
Lista e injorimit: Llapi
Drenicak tjeter gje eshte se nuk ki lidhje me kry, e tjeter gje eshte te mos e folesh standarden mendoj se ndryshojn keto gjera.
Kur nje njeri nuk din nuk do te thot se gjuha eshte fajtore,SHkodrant ton diten folin Gegnisht po jan koka e Shqipetarve po ashtu edhe Gjakovaret .
Pra ne lidhje me ata te big Brathers,nuk mendoj qe ka qen ne pyetje qe ata nuk e kan fol standarden po qe kan qen gllupa
Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohë të gjatë rrezikon t`ju bëhet fytyrë!
Pershendetje.
Ne radhe te par dua te prezantohem, jam anetare e re e ketij Forumi.
Dhe pershendes te gjith anetaret e ketij forumi kudo qe ndodhen...![]()
Jam me origjin nga Tirana po banoj ne Holland.
Tema qe une do flas per Gjuhen Shqipe eshte thjesh nje real i jetes time.
Prinderit e mi kan emigruar ne vitin 1990, ne te cilin vit qe une isha vetem 3-vjece.
Shkollen e kam filluar dhe po e mbaroj ne Holland.
Kur ishin vitet e para qe ne po jetonim ne Holland, Babi vuri re nje gje nga Mua dhe Vellai ime qe po flisnim gjysma gjysma Shqipen, gje qe nuk i pelqeu fare, dhe keshtu i vuri detyr Mamit ( e cila ka qen dhe mesuese fillore ne shkollen Bajram Curri ne Tiran para emigrimit) qe cdo dite duhet te na jepte mesim per gjuhen Shqipe, dhe nga ajo periudh ne filluam te mesonim Shqipen shkrim e kendim.
Ne shtepin tone gjithmon eshte folur dhe flitet akoma Shqip.
Kaluan shume vite dhe ne filluam te vizitonim me shume shtetin tone ( Shqiperin)
Gje qe ne fillim me beri pershtypje ne Tirane, sepse nuk kuptonja shume gjuhen e disa personave.
po Djali i Dajes me tha qe jane dielekte te ardhura nga qytete dhe fshatra te ndryshem .
Atehere rash dakord
Sepse edhe ne Holland cdo qytet ka dialektin e tij.
Keshtu qe te ket ndryshime nga ana e dialekteti nga qyteti ne qytet ose nga fshati ne qytet jam plotesisht dakord.
Sepse eshte po gjuha Shqipe po me dialikte te krahinave.
Po ama nuk me pelqeu me tej kur u perplasa me shume persona qe flisnin gjuhen Shqipe te perzier me gjuhen e nje shteti tjeter.( Italisht, Greqisht, Gjermanisht e te tjera e te tjera)
Rastet
1) Nje pronar lokali qe berem porosijten per te ngren.
Babi im pyeti: keni makarona me mish te grir??
pronari tha: ohhhh MAKARONIA ME KIMA
makaronia= makarone Kima = mish i grir
2) Nje pasticeri ne Durres
berem porositjen per nje ekspres te shoqeruar me uje me gaz, dhe nje akullore me vanilie
kur erdhi kamarieri qe i solli tha: expeso con aqua gazata i il gelato con vanilia
aqua gazata= uje me gaz gelato con vanilia = akullore me vanilie
3) nje taksist
morem taksi per te shkuar te varrezat.
gjat rruges Mami bente shume pyetje shoferit rreth gjendjes qe rrugen ne Shqiperi kan ndryshuar shume, dhe shoferi sa her qe duhet te pergjigjesh me fjalen JO ose PO thoshte: OQI OQI OQI---NE NE NE (greqisht )
4)ne nje dyqan rrobash
Goca e Dajes donte te blinte nje bluze, dhe une e shoqerova.
gjate provave qe bente per bluzen shitesja i thoshte qe: POLI KALA, POLI OREO
POLI KALA =SHUME MIRE
POLI OREO= SHUME BUKUR
Po une ama humba durimin dhe donja te dinja arsyen: PSE E THOT NE KETE GJUH?
Dhe i drejtohem per ta pyetur: pse perdorni keto shprehje ne gjuhen e nje shteti tjeter ?
Dhe me tha qe ka emigruar 6 vjet ne Greqi.
e pyeta qe sa vjece jeni? me tha 48!!!
Atehere une humba durim me shume akoma dhe i thash: PO SI KA MUNDESI QE HARRUAT GJUHEN E 42 VJETEVE DHE PO PERDORNI ME SHUME GJUHEN E 6 VJETEVE??
pergjigja dihet:: justifikime bla bla bla bla bla
I kerkova shpjegime Dajes qe banon ne Tirane qe pse Shqipetaret qe udhetojn jasht shtetit e perdorin dhe ketu ate ghuhe??
1))))Me tha qe shumica duan te mburren qe kan udhetuar jasht shtetit.
2)))) Te tjere jan rritur jasht shtetit qe te vegjel.
Po pram nuk jam dakort.
1)))Se te kesh udhetuar jasht shtetit si emigrant nuk eshte mburrje eshte nje sakrific.
2)))) Qe te jen rritur qe femij jasht shtetit: ku kan qen prinderit e Tyre per ti mesuar gjuhen e NENES ketyre femijeve??
MBYLLJE
Une flas 7-gjuh, keshtu qe nuk e kisha problem qe te meresha vesh ne Tirane.
Po me erdhi pak inat se pash qe po humbte Gjuha jone, gje qe nuk duhet ta lejojme.
Eshte e vertet qe emigrimi i ka keto po po te mundohemi te ruajm gjuhen dhe traditen tone jam e sigurt qe ja arrijm qellimit.
Une kur flas Shqip flas Shqip, kur flas Italisht flas Italisht kur flas Spaniollshe flas Spaniollshe, e te jtera e te tjera...... eshte per tu habitur qe nuk fus fjal te gjuhe tjeter midis, dhe kur ka raste qe nuk di nje fjale, po me te njejten gjuhe pyes personin qe po flas si quhet ajo......, dhe keshtu qe nuk fus gjuh tjeter midis.
E di qe historia ime nuk eshte shume me vlere per kete teme, po kjo me erdhi ne mendje te tregonja kur lexova temen per GJUHEN SHQIPE.
JU FALENDEROJ TE GJITHEVE!!!!
Ndryshuar për herë të fundit nga Genna : 25-05-2009 më 19:54
Jam Krenare Qe Jam Shqipetare
Krijoni Kontakt