Close
Faqja 7 prej 17 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 169
  1. #61
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Si kolapsoi gjuha shqipe
    By tiranacalling

    Shkëputur nga ” Gjuha albaneze”, 23 janar 2023
    Si kolapsoi gjuha shqipe
    Ndodhi aty, nga vitet 90 e vazhdoi edhe në New Century. Në shqip filluan të inseroheshin fjalë të reja. Në fillim i pamë me difidencë e me shaka, i mbanim larg por ato maledetë ishin virus terribel. Na invaziuan sa hap e mbyll sytë. Patëm besim te xhornalistët tanë shumë bravi por nuk qënë të aftë të përballnin luftën civile, e që në oret e para u bë clear që ishin me armikun. U gjendëm vetëm, komplet të braktisur. Patritmas bambinët tanë flisnin si anglez e italian. Menduam se fonemoni ishte i limituar, se do aplikohej vetëm te emigrantët dhe se virusi nuk do rezisonte dot. Kishim mundur sa e sa ushtri te fuqishme, me shpata e me topa, do mundnim edhe këtë pushtim soft, kështu thamë. Sa gabuam! Ngadalë ngadalë u përhap në gjithë Albaninë dhe pati një evolvim që ne kuptuam tëpër vonë. Bashkë me kolegun tim famoz Aqif Aqifi dilnim gati çdo natë në skuthat e rinisë dhe si ata marinarët që matin thellësinë e detit, masnim thellësinë e degjenerimit të gjuhës albaneze. Në zyra të larta mendonim plane afatgjatë për të ndalur hemoragjinë. E kuptuam vonë që tashmë ishte late.
    Maj mend akoma se si Aqifi shtangej kur shikonte të rinjtë që i ngrinin gishtin njëri tjetrit e ja bënin Ciao.
    << More po ujku i çaftë, se marr vesh. >> më pëshpëriste. << Tani do ketë sherr. >>
    Prisnim sherrin po nuk ndodhte, dhe nuk arrija ti shpjegoja që “Ciao” do të thoshte “Tungjatjeta” e që ai gishti do të thonte ”Dakord”. Aqifi shikonte vetëm njerëz që thoshin ” Çahu” e ndërkohe i bënin shenjë “Hip këtu shih Stambollin” dhe nuk kuptonte se si ky ofendim nuk sillte asnjë reaksion. Shpresonte çdo mbrëmje por nuk ndodhte asgje. “S’marrin vesh putanat që po i shajnë”, i thoja. “Por do ja dalim mbarë, lufta sapo ka filluar.”
    Sa wrong isha edhe unë. Tepër tardi e kuptova që lufta tashmë kishte mbaruar, dhe unë e ai nuk ishim pararoja por grupi që ngel mbrapa ndërkohë që ushtria është shpartalluar. Direktorët tanë në Ministrinë e Arsimit nuk arrinin më t’na koordinonin dhe, ajo që është më e rëndë, sa herë që shkonim për të marrë udhëzime të reja gjuha e liderave tonë bëhej gjithmonë e më pak aksesibile për ne. Progresi është inevitabël, na thoshte drejtori. Kur prezenca jonë u bë fastidiosa na hoqën qafe. Aqifi as që nuk e kuptonte, u desh t’ja thoshin nja njëzet-tridhjet herë që s’punonte më aty. Ditë për ditë paraqitej në ministri dhe nuk arrinin ti shpjegonin që e kishin liçencuar. Unë shpëtova sepse kisha një amico lart në ministri. Shpëtova, i thënçin. S’isha më operativ, gjithe ditën bëja fjalëkryqe që bëheshin ditë për ditë më të vështirë, jo se ai që i bëntë bëhej më i zgjuar po përkundrazi, sepse bëhej gjithmonë e më budalla. Po jam kokëfortë, e kështu mësova fjalë si ” aksesibel,” “bionatyrë”, “amore”, “soft-disc”, ” famoz”. Në një farë mënyre shpëtova, shpëtim i thënçin. Bashkë me Aqifin vazhdonim croçatën tonë personale, mbrëmjeve vonë. Ishim bërë si ata stupidët e fshatit që flasin e asnjeri si merr vesh. Populli nuk e kuptonte se çfarë rapresentonim ne, le që as ne nuk e dinim më se çfarë ishim e çfarë dreqin donim. Dy zombi që flisnin një gjuhë të vdekur. Kishim humbur luftën dhe, ajo që ishte më e keqe, armiku as na burgosi në ndonjë prison e as na torturoi, na linte në indiferencë e kjo na vriste akoma më shumë.
    Pastaj Aqifi vdiq, e doktori tha që ishte faji i moshës po unë e dija që kishte një brengë tepër të madhe e që vetëm kjo e vrau, asgjë tjetër. Herë pas herë, gati çdo uikend, shkoja edhe te çimitero e flisja me të sikur të ishte akoma i gjallë. Nuk e kuptoja që edhe gjuha ime po bastardohej, derisa më doli në ëndërr. Ishte potent si gjithmonë e mu bë sikur më tha ” Po edhe ti more kopuk po më flet në gjuhën e dreqit? “. U zgjova gjithe djersë, Damn, thashë me vete, ta kem humbur edhe unë vallë?
    Po, e kisha humbur edhe unë. Kur takoja nipërit na translonte djali se unë si merrja vesh. Po atë ditë u mundova të luaja me ta por vetëm kur fituan e morra vesh që unë po lauja shah e ata damë. Kisha vibrime negative e po atë ditë vajta të takoja Aqifin. U ndala para gurit, lexova :

    Acif Acifon

    Lindur the 1955 – Mort 2018

    Me love : familja & company

    http://tiranacalling.wordpress.com/2...-gjuha-shqipe/
    Ndryshuar për herë të fundit nga ☆Angie☆ : 20-05-2009 më 18:48

  2. #62
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Maj mend akoma se si Aqifi shtangej kur shikonte të rinjtë që i ngrinin gishtin njëri tjetrit e ja bënin Ciao.
    << More po ujku i çaftë, se marr vesh. >> më pëshpëriste. << Tani do ketë sherr. >>
    o Edvin aman ku e more kte artikull? Ahahah sa kam qesh..
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Te dashur miq! Pse ndodhin gjithe keto?Eshte problem shume shqetesues kur shikon qe gjuha shqipe po bastardohet nga dita ne dite.Qe kur lind femija dhe fillon te flase,pergjegjesi te madhe kane prinderit qe me shpirt t'i mesojne gjuhen e bukur letrare dhe jo te udhehiqen nga diaktelizmat ose krahinorizmat.Po e mori bazen qe ne familje femija s'ka pse te abuzoje me.E dyta mendoj qe pune te madhe duhet te beje mesuesi ne shkolle ta korigjoje gabim mbas gabimi qe ben nxenesi dhe mos thote'shkovem,berem etj po te thote shkuam e beme.Persa i perket kesaj teme eshte shume e rendesishme dhe te arrijme aty ku duhet eshte nje pune shume e gjate e zinxhir.Shohim qe mediat jane te parat qe nuk zbatojne rregullat drejtshkrimore,ndikimet ose huazimet nga gjuhet e huaja qe tashme jane mode ne Shqiperi si nga Greqishtja ,Italishtja dhe me e theksuar anglishtja ,per shkak te emigracioneve.Kujdes nena te nderuara,eshte detyra juaj kryesore qe te mbillni gjuhen tone te bukur ne shpirtrat e femijeve tuaj sepse gjuhen e vendit prites do t'a mesojne se s'ben jo ne kopesht ,ne shkolle e ne marrdhenjet e perditeshme me femijet etj.Dhe ju politikane te nderuar jeni pasqyre e paraqitjes se kombit ku do ku shkoni ,paraqiteni me dinjitet [ jo mue,por mua] gjuhen tone.

    Gjuha jone sa e mire
    Sa e embel ,sa e dlire!
    Pranvera Korce.

  4. #64
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    nuk po Kosovarizohet gjuha Shqipe, pse hap tema te tilla...thjesht dialekti geg qe ka me mbi 6 shekuj egzistence duhet te kthehet....gjuha duhet te pasurohet dhe jo te censurohet sic e beri enver loqja qe beri dialektin tokse gjuhe zyrtare...


    dy dialektet duhet te gershetohen, te pasruojme gjuhen tone.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga pranvera bica Lexo Postimin
    [ jo mue,por mua]
    Pra jo gegnisht, por toskerisht.


    Adem Gashi
    Po pse gjinokastritet e flasin gjuhen letrare e kosovaret jo, si po na thu ti. A jeni ma injoranta a ma pak inteligjente a si? Apo se ai gjinokastriti sa mson me fole e flet 90% gjuhe letrare, theksin e dialektit e ka gati njisoj me letraren, kurse nji verior, sidomos kosovar e ka gati te pamujtun se nuk ka asnji prej ktyne qi thashe ma siper?

  6. #66
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    [QUOTE=Homza;2265883


    dy dialektet duhet te gershetohen, te pasruojme gjuhen tone.[/QUOTE]

    padyshim qe dy dialektet duhet te gershetohen
    problemi eshte qe te kete nje gjuhe letrare qe duhet perdorur dhe jo njeri MUE e tjetri MUA

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    I nderuar PUROSHKODRAN!

    Ju e dini mire qe keto probleme kane nje rregull.Nuk e vendosin kuturu se keshtu do Bac Enveri apodikush tjeter.Kongresi i Manastirit ku mernin pjese nga gjithe trevat e Shqiperise aprovoi Abetaren e shkruar ne Toskerisht,pos kesaj gjuha ka evoluar dhe pasuruar nga gjuhetare te nderuar si Shaban Demiraj,Hysen Qose[Panteonii rralluar] e plot te tjere kontribues dhe kane vendosur qe deri ne nje propozim te dyte per nje gjuhe te alternuar ,te jete disponibel kjo qe eshte.Laveri ishte tape nga gjuhesia.Nga gjuhetare ose studiues te gjuhes se instituteve te ndryshme [Elbasan,Shkoder],etj.kane dale me propozime konkrete per t'u njohur gjuha e Shqiperise se mesme si gjuhe letrare e folur dhe shkruar,por akoma s'ka konkludime konkrete.Prof.Dok. Muhamet Celiku ka parashtruar plot variante ne Institutet e Gjuhesise por dalngadale besoj se edhe gjuha Gegerishte ose nje alternim do jete i pranishem per popullin tone .

    Te pershendes nga Korca,Pranvera.
    Ndryshuar për herë të fundit nga pranvera bica : 17-05-2009 më 17:17

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    I nderuar Puroshkodran

    Ju e dini mire qe keto probleme kane nje rregull.Nuk e vendosin kuturu se keshtu do Bac Enveri apodikush tjeter.Kongresi i Manastirit ku mernin pjese nga gjithe trevat e Shqiperise aprovoi Abetaren e shkruar ne Toskerisht,pos kesaj gjuha ka evoluar dhe pasuruar nga gjuhetare te nderuar si Shaban Demiraj,Hysen Qose[Panteonii rralluar] e plot te tjere kontribues dhe kane vendosur qe deri ne nje propozim te dyte per nje gjuhe te alternuar ,te jete disponibel kjo qe eshte.Laveri ishte tape nga gjuhesia.Nga gjuhetare ose studiues te gjuhes se instituteve te ndryshme [Elbasan,Shkoder],etj.kane dale me propozime konkrete per t'u njohur gjuha e Shqiperise se mesme si gjuhe letrare e folur dhe shkruar,por akoma s'ka konkludime konkrete.Prof.Dok. Muhamet Celiku ka parashtruar plot variante ne Institutet e Gjuhesise por dalngadale besoj se edhe gjuha Gegerishte ose nje alternim do jete i pranishem per popullin tone .

    Te pershendes nga Korca,Pranvera.
    Ndryshuar për herë të fundit nga pranvera bica : 17-05-2009 më 17:28

  9. #69
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    Pra jo gegnisht, por toskerisht.


    Adem Gashi
    Po pse gjinokastritet e flasin gjuhen letrare e kosovaret jo, si po na thu ti. A jeni ma injoranta a ma pak inteligjente a si? Apo se ai gjinokastriti sa mson me fole e flet 90% gjuhe letrare, theksin e dialektit e ka gati njisoj me letraren, kurse nji verior, sidomos kosovar e ka gati te pamujtun se nuk ka asnji prej ktyne qi thashe ma siper?

    I dashur puroshkodran,
    eh, ti citon tjetër kënd dhe pastaj flet me mua. Tema është hapur pak më ndryshe, por ka dalë pak nga binarët. Të huajt, me ndihmën e dorës shqiptare po donë ta vrasin identitetin shqiptar të shqiptarëve të Kosovës, duke sulmuar gjuhën, si hap të parë, në këtë rast gjuhën shqipe dhe kështu dalëngadalë për të krijuar dicka të pa qenë, një komb të ri, të quajtur kombi - kosovar ( jo pra nga aspekti gjeografik, sepse sipas këtij aspekti është gjithcka në rregull, kështu dikush quhet si ti shkodran, unë drenicak, ai tjetri mallakastriot etj). Paramendo o shkodran djali ( se ne shqiptarët kemi dëshirë ta sheshojmë atë të fshehtën, e që kjo është keq sipas meje, d.m.th s'i kuptojmë "rrotullat") me këtë po duan që të gjithë ata që jetojnë në kosovë të kenë një kombësi të njëjët, kështu kosovar do të jetë një shqiptar, një boshnjak, një turk, një serb, një rom një... . Por do të ndodhë edhe kjo, shqiptarët do ta pranojnë këtë, por ndonjë minoritet nuk do ta pranojë kurrë. Mbase shqiptarët do të kenë një kombësi të përbashkët, ndoshta me romët, goranët....s'di më cili minoritet tjetër do ta pranonte këtë kombësi. ( po ata janë nacionalistë! Nuk mposhten lehtë! )

    Tash të dalim pak te gjuha. Në Kongresin e Drejtshkrimit vërtet ka më shumë fjalë nga dialekti toskë, por kjo është bërë meqë dialekti toskë është më kompakt. Mua më ngriten nervat kur disa për ta sulmuar gjuhën standarde i japin ngjyrim politik duke ia mveshur këtë si meritë shokut Enver Hoxha. Në këtë kongres kanë marrë pjesë kokat më eminente të gjuhësisë shqiptare. Vec mos harro shkodran djali se aso kohe shqiptari kishte një shpirt më revolucionar! Ndërsa unë në raste të tilla them: "Në gjithë historinë shqiptare, vetëm dy data janë ku shqiptarët janë treguar unikë dhe kanë bërë diçka të madhe në mënyrë të organizuar: Kongresi i Manastirit dhe Kongresi i Drejtshkrimit.

    Puro shkodran po të jap edhe një sqarim të vogël për dialektet, kur më lart përmenda dialektin toskë, si më kompkat. Besoj të kujtohet se dy janë kryedialektet e gjuhës shqipe, por ka me dhjetëra nëndialekte. Dhe është e vërtetë që nëse në dialektin toskë mund të ketë ndoshta 2-3 nëndialekte, në dialektin gegë ka ndoshta dyzet duke ndryshuar nag krahina në krahinë madje nga qyteti në qytet. Kështu po filloj me nëndialektin e shkrodrës, lezhës; Kruja, Mati, Mirdita, Tirana, Dibra; jashtë Shqipërisë: Drenica, Llapi, Anadrinia, Gjakova, Prizreni ... në Maqedoni: Tetovë, Kërcovë, Gostivar....e shumë e shumë nëndialekte të tjera gege që nuk po i numëroj.

    Pajtohem që gjuha standarde të plotësohet. Por një popull i civilizuar, si shumë popuj tjerë të botës duhet ta ketë një gjuhë standarde që do të përdorej në shkolla, radio, TV, shtyp......

    Dhe po dekalrohem për veten time: Për derisa nuk mbahet një kongres tjetër nga persona eminentë të gjuhësisë shqiptare, Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe, për mua do të jetë Kurani e Bibla që do t'i referohem gjatë komunikimit në gjuhën shqipe.
    P.S. E kuptoj se gjuha standarde është e vështirë, por nuk kemi më kohë të dëgjojmë përrallat e gjysheve e të kthehemi në gjuhën e tyre!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 17-05-2009 më 18:40
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e BESIIM
    Anëtarësuar
    07-04-2009
    Vendndodhja
    France
    Postime
    309
    O ADEM GASHI more o hejjjj . Sa bukur tingellon ne gege e shikon heheh.
    Kurkush nuk eshte duke te imponuar kugjo vetem se e the edhe ti egzistojn dy dialekte gege e toske dhe ne po thojm se eshte mire te bashkohen .
    Gabohesh rend qe mendon qe dialekti tosk eshte me i kompletuar ka gjuhtar qe e nxjerrin pikerisht te kunderten .
    Sa per kete fjalin e fundit eshte gjynah besom,deri sa ka popuj (psh Izraeli )qe po paguajn shume vetem e vetem per ta kthyer nje gjuh qe ka koh qe nuk flitet .
    E ne e kemi e perdorim por jo nuk ben nuk na duhet, duhet ta harrojm, kete e kan fol gjysherit tan, ne sben te flasim njejt me ta. Eshte marre te mendohet keshtu.
    Hiqni maskat, mbajtja e tyre kohë të gjatë rrezikon t`ju bëhet fytyrë!

Faqja 7 prej 17 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historia e alfabetit të gjuhës shqipe - Stavri Skëndo
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-04-2021, 14:37
  2. Përgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  3. Kush janë Dibranët ?
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  4. Një tezë e Selman Rizës për gjuhën letrare shqipe
    Nga shendelli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-10-2003, 12:09
  5. "Alfabetare e gjuhësë shqip", 1879
    Nga Fiori në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-04-2002, 00:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •