
Postuar mė parė nga
Albo
Une nuk thashe qe Krishti eshte Ati. Une thashe qe Vullneti i Atit eshte edhe Vullneti i Krishtit, edhe Vullneti i Shpirtit te Shenjte pasi Krishti eshte Biri i Vetemlindur, qe ka lindur prej Atit para gjithe koherave. Quhet i Vetemlindur per te nenvizuar qe askush tjeter nuk na lindur prej Atit dhe Krishti nuk eshte i bere, nuk eshte krijese, eshte i lindur nga Ati, qe do te thote se ndan te njejten esence me Atin dhe Shpirtin e Shenjte. Po ashtu, ne kredon e besimit orthodhokse ne mesojme se Shpirti i Shenjte "...buron prej Atit..", pra eshte pjese e Perendise Triun. Sic do te na e pershkruante me fjale Perendine Triun Shen Ireneu qe ne shekujt e pare te Krishterimit: "Ati eshte koka dhe Biri dhe Shpirti i Shenjte jane dy duart e Perendise". Duart jane pjese te pandara te trupit dhe nuk levizin ne koken e vete, i komandon koka.
Ne njerezit nuk e njohim dot esencen e Perendise edhe sikur te duam. Perendia vete u tha profeteve: "asnje njeri nuk do te shikonte fytyren Time e do te jetonte". Ajo qe ne njohim eshte menyra se si vete Perendia ka zgjedhur per te na u shfaqur. Me ane te profeteve qe hodhen ne leter e deshmuan ate qe degjuan nga Perendia; me anen e Nenes se Zotit tone Krisht, Zonjen e Tereshenjte e te Kulluar Mari qe ishte e para qe mesoi dhe vuri ne jete planin e Perendise per te zbritur mes njerezve ne toke; me anen e Perendise se Misheruar, Perendi-Njeriut Krisht qe i beri te gjitha ato mrekulli, na i dha te gjitha ato mesime, qe edhe ne te behemi nje me Atin, ashtu si edhe Ai eshte nje me Te.
Me ato fjale Krishti po i deshmon njerezimit se ai eshte Biri i Vetemlindur i Perendise. "Lavdia qe ai kish kur ishte prane Atit", ishte lavdia e Birit te Vetemlindur, qe rri gjithmone ne te djathte te Atit.
Biri i Vetemlindur i Perendise eshte Fjala e Perendise, qe krijoi gjithcka, toke, qiell e gjithcka. Kur lexon ne Bibel ne librin e Zanafilles "Zoti krijoi gjithcka me Fjalen e Tij", do te thote se ishte Biri i Vetemlindur i Tij, qe i referohet ne kete rast si "Fjala e Perendise" qe krijoi gjithcka me bekimin e Atit.
Lutja e Krishtit per Atin nuk eshte aspak e cuditshme. Ajo permban edhe nje mesim te madh per te gjithe ne njerezit: Krishti qe ishte edhe Perendi edhe Njeri po na meson se si ti lutemi Atit, po na meson se cilat jane maredheniet e Atit me Birin e Vetemlindur, po na meson se cfare na pret ne jeten e qiellit, qe eshte destinacioni yne final.
Te krishteret nuk besojne se Ati dhe Biri jane i njejti person. Besojne se jane NJE PERENDI, ne tre persona, Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjte. Te tre ndajne nje esence hyjnore dhe te njejtin Vullnet, pra jane ne unison e te pandare nga njeri-tjetri.
Ne ate fjali Krishti pohon dy natyrat qe jetojne brenda tij, natyres hyjnore qe ai trashegoi nga Ati si Biri i Vetemlindur i Tij, edhe natyres njerezore qe e trashegoi nga Nena e Tij e Tereshenjte, Zonja Mari. Te krishteret orthodhokse e quajne Krishtin Perendi-Njeri, pasi ne asnje moment ai nuk rreshti se qeni Perendi, dhe ne asnje moment nuk rreshti se qeni njeri.
Pse eshte e rendesishme misherimi i Perendise dhe kjo qenie e mbinatyrshme qe eshte edhe Perendi edhe Njeri? Sepse Krishti ne vetvete bashkon natyren njerezore, natyren tende dhe timen, me natyren hyjnore, natyren e Perendise Triun. Krishti e ngre lart natyren njerezore, e pastron ate nga mekati, na shenjteron qe te behemi te denje qe nje dite te jetojme ne prani te Perendise, te jemi bij te tij.
Kjo eshte arsyeja qe Krishti tha qe "Une jam e Verteta, Rruga, Jeta e nuk ka rruge tjeter pervec meje per tek Ati". Qe do te thote qe Krishti eshte urra e vetme qe bashkon natyren njerezore me ate hyjnore, krijesen me krijuesin. Menyra e vetme per te njohu Perendine nga afer.
Te gjithe njerezit e botes jane te Perendise. Gjithcka qe te shikon syri perreth i perket Perendise. Dallimi i madh ne ate thenie te Krishtit, eshte se Krishti nuk po i lutet Atit "...per boten.." por per "...ata qe ti me dhe..". Bota ne kete rast jane te gjithe njerezit e botes qe ose nuk e njohin Krishtin fare ose e degjuan dhe e pane nga afer e nuk besuan ne Te. Kurse "..ata qe ti me dhe.." ketu Krishti e ka fjalen per 12 dishepujt e tij dhe te gjithe ata judenj e samaritane qe degjuan predikimin e Krishtit dhe besuan tek Ai.
Krishti e njihte veten, ishin njerezit ata qe nuk e dinin qe Biri i Vetemlindur i Perendise ishte misheruar dhe bere Perendi-Njeri. Kete mister Krishti e ndau me dishepujt e Tij, dhe keta dishepuj e shperndane kete Lajm te Mire ne te gjithe cepat e botes.
Albo
Krijoni Kontakt