PS i ka bere sot një parlajmerim të fortë KQZ që mos behet “pale me partinë në pushtet“ në shkeljen e ligjit. PS paralajmëron se nuk do të njohë zgjedhjet nese “KQZ nga arbiter kthehet ne xhelat”.
TIRANE-Ne prag zgjedhjesh, Partia Socialiste ka shprehur shqetësimin se institucioni i ngarkuar për zgjedhjet në Shqipëri po sillet si një organ i mirëfilltë politik. Genc Gjiknuri në një konferencë me mediat sot nga selia rozë parlajmëroi ne emer te socialisteve se “Organi i vetëm i ngarkuar nga ligji për administrimin e zgjedhjeve po sillet si një organ i mirëfilltë politik duke vënë në pikëpyetje mbarëvajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme”.
“I bëjmë thirrje KQZ-së të rishikojë sjelljen e saj institucionale e të udhëhiqet vetëm nga ligji, përndryshe do të behet bashkëpunëtore në krimin që po përgatitet ndaj zgjedhjeve të lira. Partia Socialiste nuk mund të njohë një palë zgjedhje ku “arbitri” kthehet në “xhelat”, tha Gjiknuri.
Në këtë linjë, PS shprehet tejet e shqetësuar për vendimmarrjet e KQZ, që sipas selisë rozë, janë të politizuara dhe të orientuara në funksion të interesave politike të qeverisë Berisha.
Gjiknuri akuzoi kryeministrin Berisha se po e përdor KQZ për të fshehur shkeljet e rënda ligjore në lidhje me kriteret e listës së kandidatëve për deputet. “Lista e PD e dorëzuar në KQZ është thjeshtë listë emrash e pa shoqëruar me asnjë dokumentacion sic e kërkon ligji. Treguesi më i mirë farsës së kësaj liste është fakti që Z. Berisha, Znj. Topalli dhe Z. Patozi vetëm dje kanë dorëzuar deklaratën e kandidimit, ndërkohë që pjesa më e madhe listës akoma nuk ka dokumentat përkatëse”.
PS shprehet e shqetësuar gjithashtu se nga ana tjetër në KQZ po zhvillohet një farsë procedurale e ligjore ku sipas socialistëve, kandidatët e PD po deklarojnë moskandidimin e tyre, dhe ku administrata e KQZ po bëhet palë në ndryshime antiligjore në këto lista. “Akoma më keq, duke mbyllur sytë përpara përcaktimeve të ligjit, listat e partive aleate të PD po miratohen pa respektuar kriterin ligjor të kuotës gjinore, duke hedhur në kosh atë standard që u arrit në Kodin Zgjedhor”.
Prandaj Gjiknuri bën thirrje se do të reagojë për cdo listë që nuk përmbush kriteret ligjore. “Një listë kandidatësh që nuk përmbush kriteret ligjore, është nje listë e pavlefshme dhe ne do ta kundërshtojmë këtë me të gjitha mënyrat e ligjshme”.
PS nuk mohon se e dorëzoi me vonesë listën në KQZ, krahasuar me PD-në, por sipas këtij subjekti, lista e ishte e saktë, ku nuk mungonin dokumentacioni i saktë dhe deklaratat individuale të cdo njërit prej 140 kandidatëve.
(d.b/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt