Close
Faqja 16 prej 20 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 195
  1. #151
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Te pershendes e panjohura me pak vargje..


    Ndoshta

    Ndoshta kjo botë
    Qysh prej krijimit
    U ngjiz nga lotë
    Dalë prej shpirtit.

    Prej shpirtit kozmik
    Universit endur
    Rrënë pik-pik
    Tokës së etur.

    Ndoshta më pas
    Pikat e lotit
    U bënë oqean
    Shpirtit të globit.
    ---------------------------------------------------------------
    Duke u përpjekur për ekzistencën e përhershme, njeriu zgjat më shumë ekzistencën e përkohshme të tij.
    Vargje te sterpika bukur!

    Te pershendes, Mondi.

  2. #152
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Pershendetje Mondi ,te ndjek panvarsisht se nuk komentoj ,por te ndjek se me pelqen.
    Te fala ...............
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  3. #153
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Cmoj vleresimin tend Rebele e per kete te falenderoj.
    E di ajzberg qe ketu hyme e dalim tek njeri-tjetri pa "leje" dhe ketu qendron lezeti i vizites. Ka nje mase dhe komenti, apo jo, prandaj te kuptoj e njekohesisht te falenderoj.

    Dhe tani pak vargje ndryshe, per nje konceptim ndryshe timin per krahasimin, me te cilat eshte rasti t'ju pershendes. Pra me shume se vargje, deshiroj te jap nje mesazh modest.


    Ju thashë... më thanë...

    Luanit i thashë:
    Je trim shkuar trimit
    Si heronjtë e lashtë
    Që tokën e dridhnin.

    Sorkadhes i thashë:
    Je vetë bukuria
    Si më e bukura vashë
    Që do djalëria.

    I thashë ujvarës:
    Uji tënd më ngjet
    Si flokë të një vajze
    Lëshuar mbi bel.

    M'u sul luani
    Sorkadhja m'u sul
    Ujvara nga mali
    Oshëtiu me shkumb'.

    Më thanë me inat:
    Dëgjo, o njeri
    Me ne mos u tall
    Në krahasim!

    Ju poetët
    Fuqinë, bukurinë
    Tek ne e gjetët
    Dhe bëtë poezinë.

    Heronjtë pranuan
    Të quhen luanë
    Vajzat u harbuan
    Kur sorkadhe ju thanë.

    Kaq mangët jeni
    Në forcë, bukuri?
    Zili s'ju kemi
    Na paski zili!

    ---------------------------------------------------------------
    Duke u përpjekur për ekzistencën e përhershme, njeriu zgjat më shumë ekzistencën e përkohshme të tij.

  4. #154
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-04-2008
    Postime
    529
    ka lezet me mesazhe. nuk e di cfare moshe keni dhe nuk dua tju bej plak para kohe, por gjithmone me kane shijuar mesazhet e prinderve. dhe here, here mamaja kujton ndonje mesazh nga prinderit e saj (te cilet une si kam njohur). me duket sikur me kane munguar mesazhet e tyre. gjithesesi, dua te them qe me pelqen ky stil.

    ju uroj nje fundjave te kendshme

  5. #155
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Mirmengjes BlerinaL! Te uroj nje jave te gezueshme. Mesazhet vazhdojne rrugen e tyre...

    Buzët e qeshjes

    Dhe buzët s'lëvizin njëlloj
    Kur qeshja nga ironia del
    Ashtu siç një melodi dëgjon
    Dhe notat s'tonojnë në tel.

    Kështu njeriu ësht' ujdisur
    Të flasë dhe pa folur me gojë
    Mes buzëve ndryshe lëvizur
    Mesazhet e shpirtit të thotë.

    Më shumë se qindramijra fjalë
    Buzët e qeshjes përcjellin
    Herë lëngun e helmët mbajnë
    Herë gjithë kaltërsinë e qiellit.
    ---------------------------------------------------------------
    Duke u përpjekur për ekzistencën e përhershme, njeriu zgjat më shumë ekzistencën e përkohshme të tij.

  6. #156
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Më shumë se poezi, një dufi im në vargje....

    Çorbëngrënës!

    Në sulm, të gjithë, në sulm!
    Pararoja e pararojës-fushatë
    Si shashka kudo bëni, buum!
    Dhe losni me to, o të ngratë!

    Ç'është kështu, bre, aman!
    Ç'kuti Pandore ju mbaka?
    Ende pa filluar një start
    Finishin e lini prapa!

    Të qarën sa shpejt e mësuat
    Të qeshurën për kur vall' e latë?
    Ç'kusur nëse vetë e pësuat
    Ç'kusur t'ju dëgjojm', o të ngratë?

    Të liq janë vetëm të tjerët
    Ata që bëjnë pushtetin
    Të drejtë vetëm të mjerët
    Që çorbën e ngrënë, vjellin!
    ---------------------------------------------------------------
    Duke u përpjekur për ekzistencën e përhershme, njeriu zgjat më shumë ekzistencën e përkohshme të tij.

  7. #157
    NGANJEHERE...


    Sarkofagu i fjales
    s'pipetin:
    ndritim!
    Katakombi i heshtjes
    ze cerga:
    llomotitim!

  8. #158
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar më parë nga udhaeshkronjave Lexo Postimin
    NGANJEHERE...


    Sarkofagu i fjales
    s'pipetin:
    ndritim!
    Katakombi i heshtjes
    ze cerga:
    llomotitim!
    Mirseerdhe udhaeshkronjave! Mesazh qe i tepron komenti. Urime!

  9. #159
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Kontradiksion

    Kjo hapësirë, më e vogël se vetja
    Më e shkurtër se jeta, kjo kohë
    Diçka më guackon si breshka
    Si kërmilli diçka më guackon!

    Ky shikim, më i tejshëm se pamja
    Më i tejshëm se zhurma, ky dëgjim
    Diçka më përpin si nata
    Si humnera diçka më përpin!

    Kjo fjalë, më e gjatë se vargu
    Më e fortë se zemra, kjo rrahje
    Diçka më hapet tek pragu
    Më mbyllet diçka në hapje!
    ---------------------------------------------------------------
    Duke u përpjekur për ekzistencën e përhershme, njeriu zgjat më shumë ekzistencën e përkohshme të tij.

  10. #160
    i/e regjistruar Maska e Adem Berisha
    Anëtarësuar
    16-07-2008
    Vendndodhja
    Rahovec, Rep. e Kosovës
    Postime
    159

    "Jetë e mbrapshtë, në mbrapshtësinë e botës" (mondishall)

    Si çdo herë më parë, kam privilegjin të kënaqem me artin që ti i dashur Mondi kultivon dhe na ofron në vazhdimësi.
    Poezia yte sa lirike, poaq edhe mendimtare (filozofike) më bën të mpreh më shumë mendjen e topitur, për të kuptuar bëmat e kësaj kohe të turbullt, kësaj hapësirë të cilës nuk mund t'i gjej fillimin e as mbarimin, kësaj gjendjeje ku vështirë identifikoj të keqen dhe të miren, ku më shpesh më bëhet se: "Të liq janë vetëm të tjerët", (mondishall) e ku më shumë veten e shoh si një fije bari të njomë në një pyll vegjetacioni të dendur e cila është para zhdukjës pa lënë gjurmë pas vetës sespse nuk mund të qëndrojë më gjatë se një stinë, mbase edhe një zezonë.
    Respekt të veçantë e suksese, i juaji Ademi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Adem Berisha : 22-05-2009 më 03:54
    "Lehtë bëhesh pasha në nahi
    por është vështirë të jesh njeri".

Faqja 16 prej 20 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •