Close
Faqja 15 prej 20 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 195
  1. #141
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-04-2008
    Postime
    529
    kam degjuar qe eshte operuar tani shpejt poeti Xhevahir. i uroj sherim te shpejt

    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Poeti Xhevahir

    Kush tha, poeti s'flet?
    Ai flet me vargun e tij.
    Kush tha, poeti s'ec?
    Ai ecur është në poezi.

    Poeti ësht' më i pasëmuri
    Më i sëmuri është, njëkohësisht.
    Se jetën e tij e vuri
    Në vdekje dhe lindje, pafundësisht.

    Poeti s'është mëshira
    Mëshira është alergji e poetit
    Poeti është lavdia
    Mbret pa kurorën e mbretit.

    Poet është dhe Xhevahiri
    Xhevahiri është vetë poeti
    Magjia e fjalës së shpirtit
    Perëndim dhe lindje dielli.

  2. #142
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-04-2008
    Postime
    529
    jashtezakonisht bukur, mondishall.

    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Ju dhashë...

    Ju dhashë ç'munda
    Ç'mundët, s'më dhatë
    Nuk gjeta ç'humba
    Ç'gjetët, s'më thatë!

    Ju thashë ç'dija
    Ç'ditët, ç'e bëtë?
    Më mbeti veç thirrja
    Ju shurdhër nga mëntë!
    --------------------------------------------
    Të krijosh domethënë...të krijosh.

  3. #143
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Shume bukur Mondi, me pelqyen poezite e tua, ç'te te them ato flasin vete, jane thjesht te sinqerta.

    Po ngrij!

    U ktheva i ikur
    Tokës që lashë
    Pa e lëshuar kurrë.

    Ika i kthyer
    Tokës që gjeta
    Pa e gjetur kurrë.

    Përtej kufirit
    Rrezen diellore e zgjata
    O Zot, sa po ngrij
    Nga gjysmërreze akullnaja!

    Kjo me pelqeu sot.

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    BlerinaL dhe EDLIN ju falenderoj dhe pershendes me vargje...


    Flijimi im

    S'më prish punë një fjal' e keqe
    Por keqësia e një shpirti
    Që më bën të flas me vete
    Sa të thonë, "Mondi roiti!"

    E pranoj flijimin tim
    Veç aman shpirtin mos ndyni
    S'ka më keq në një rrethim
    Ku e keqja mbyt si tymi.

    Tym i zi nga shpirtra blozë
    Që të bëjn' pishman për jetën
    S'kam ç'e dua këtë lojë
    Që më dashka Mondi tjetër!

    ---------------------------------------------------------------
    Duke u përpjekur për ekzistencën e përhershme, njeriu zgjat më shumë ekzistencën e përkohshme të tij.

  5. #145
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Nëse do...

    Nëse do të më japësh
    Shijen e një fruti
    Mjafton buzët të hapësh
    Aty më njomet shpirti.

    Nëse do të më çosh
    Udhëve qiellore
    Mjafton të më zbulosh
    Evën parajsore.

    Nëse do të më dehësh
    Me verë perëndie
    Mjafton moj zemër
    Mbi ty të bie.
    ---------------------------------------------------------------
    Duke u përpjekur për ekzistencën e përhershme, njeriu zgjat më shumë ekzistencën e përkohshme të tij.

  6. #146
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Nëse do...

    Nëse do të më japësh
    Shijen e një fruti
    Mjafton buzët të hapësh
    Aty më njomet shpirti.

    Nëse do të më çosh
    Udhëve qiellore
    Mjafton të më zbulosh
    Evën parajsore.

    Nëse do të më dehësh
    Me verë perëndie
    Mjafton moj zemër
    Mbi ty të bie.
    ---------------------------------------------------------------
    Duke u përpjekur për ekzistencën e përhershme, njeriu zgjat më shumë ekzistencën e përkohshme të tij.
    Përshëndetje i nderuar, më bëre të qeshem me edhe pse rrallë qeshem në mëngjes...
    E këndshme, e pranueshme, përkëdhelëse...

    Përqafime Mondi!

  7. #147
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar më parë nga Agim Metbala Lexo Postimin
    Përshëndetje i nderuar, më bëre të qeshem me edhe pse rrallë qeshem në mëngjes...
    E këndshme, e pranueshme, përkëdhelëse...

    Përqafime Mondi!
    Jo po thuaj, i dashur Agim, që s'kemi nevojë edhe për qeshje, edhe për përkëdhelje, edhe për aq sa shprehem në vargje. Ndjehem mirë që kam ndikuar në humorin mëngjesor të një miku. Prano përshëndetjet dhe falenderimet e mia.

  8. #148
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750

    Nese do hesht
    Apo mermerit ne vehte
    I njejt do te jete veprimi
    Si bertite si heshte!

    Askush kend se degjon
    Askujt nuk i dhemb per ty
    Shurdhmemece te isha
    Mos te shihja as me sy!

    Asgje te mire s'degjoj
    Kam nis edhe mos te flas mire
    Edhe syri me duket hidherohet
    Qe t'kqijat na sulen pa meshire!!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  9. #149
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Te pershendes e panjohura me pak vargje..


    Ndoshta

    Ndoshta kjo botë
    Qysh prej krijimit
    U ngjiz nga lotë
    Dalë prej shpirtit.

    Prej shpirtit kozmik
    Universit endur
    Rrënë pik-pik
    Tokës së etur.

    Ndoshta më pas
    Pikat e lotit
    U bënë oqean
    Shpirtit të globit.
    ---------------------------------------------------------------
    Duke u përpjekur për ekzistencën e përhershme, njeriu zgjat më shumë ekzistencën e përkohshme të tij.

  10. #150
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Nga Homeri

    Përmes verbërisë sime, gjithshka kam parë
    Dhe ngjyrën e gjakut dhe lotin e nënës
    Kam thirrur në ngjirje, "Ku shkoni, o të marrë!"
    E kotë, se ata vuanin nga verbëria e zemrës.

    Një zemër e verbër, është shpirti i pashpirt
    Zotin e uroj, që veç pa sy mua më la
    Më dha kodin e fshehtë, të zbuloj njerin'
    Tragjedinë njerëzore, të zbuloj më dha.
    ---------------------------------------------------------------
    Duke u përpjekur për ekzistencën e përhershme, njeriu zgjat më shumë ekzistencën e përkohshme të tij.

Faqja 15 prej 20 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •