Close
Faqja 6 prej 20 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 195
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    I dashur Riza! Përshëndetjes tënde kaq të ngrohtë, mes të ftohtës së këtij dimri, po i përgjigjem me vargje...

    Kjo borë

    Ç'më trishtoi kjo borë që s'ra
    Me qiellin mbeti dashuruar
    Mes mjegullës amorfe më la
    Dhe gradësh plusminus ngatruar!

    Ç'më bëri kjo borë e parënë
    Me dimrin ndaj tradhëtinë
    Të dyve një fat na ka zënë
    Veç mua më la pa stinë!
    -------------------------------------------------
    Të krijosh domethënë... të krijosh.

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Dy bustet

    Një bust jashtë
    Brenda një bust
    Të ngjashëm janë
    I ndryshëm un'.

    Të jashtmin rrëzova
    E tërhoqa zvarë
    Të brendshmin harrova
    Dhe mbeti gjallë.

    I jashtmi cop-cop'
    Kovaçanës u shkri
    I brendshmi vazhdoi
    Avazin e tij.

    Jasht' vetes u bëra
    Antibusti hero
    Më thosh' busti brenda
    "Kështu vazhdo!"

    Dy buste për një
    Në dukje armiq
    I jashtmi pa zë
    I brendshmi me shpirt.

    Aah, si nuk rrëzova
    Bustin e shpirtit
    Por vajta u mora
    Me bustin e hiç-it!!!

    20 shkurt 2009
    -------------------------------------------------
    Të krijosh domethënë... të krijosh.

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    E sotmja?

    E së djeshmes, jetime
    Njerkë e së nesërmes
    Krijesë hibride
    Mes qarjes e qeshjes.

    Fituese e së djeshmes
    E të nesërmes disfatë
    Humbje e vetvetes
    E megjithatë, gjallë

    Më bukur se dje
    Më shëmti se nesër
    E sotme ç'më je
    Modernia e vjetër!
    -------------------------------------------------
    Të krijosh domethënë... të krijosh.

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Dy bustet

    Një bust jashtë
    Brenda një bust
    Të ngjashëm janë
    I ndryshëm un'.

    Të jashtmin rrëzova
    E tërhoqa zvarë
    Të brendshmin harrova
    Dhe mbeti gjallë.

    I jashtmi cop-cop'
    Kovaçanës u shkri
    I brendshmi vazhdoi
    Avazin e tij.

    Jasht' vetes u bëra
    Antibusti hero
    Më thosh' busti brenda
    "Kështu vazhdo!"

    Dy buste për një
    Në dukje armiq
    I jashtmi pa zë
    I brendshmi me shpirt.

    Aah, si nuk rrëzova
    Bustin e shpirtit
    Por vajta u mora
    Me bustin e hiç-it!!!

    20 shkurt 2009
    -------------------------------------------------
    Të krijosh domethënë... të krijosh.

    Pershendetje Mondi!
    Uroj qe jeni mire dhe kete e shoh nepermjet krijimeve te tua.
    U ndala tek kjo jo vetem se eshte brenda dites por ka nje domethenie te madhe.
    Qofsh mire!

  5. #55
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    I dashur Riza! Përshëndetjes tënde kaq të ngrohtë, mes të ftohtës së këtij dimri, po i përgjigjem me vargje...

    Kjo borë

    Ç'më trishtoi kjo borë që s'ra
    Me qiellin mbeti dashuruar
    Mes mjegullës amorfe më la
    Dhe gradësh plusminus ngatruar!

    Ç'më bëri kjo borë e parënë
    Me dimrin ndaj tradhëtinë
    Të dyve një fat na ka zënë
    Veç mua më la pa stinë!
    -------------------------------------------------
    Të krijosh domethënë... të krijosh.
    Don qe ta jap dimrin?
    Te me japesh pranvere
    Ta shkrij at bore mbi varre
    Qe eshte mbulua kahere!

    Ky dimer i gjate
    Kjo bore qe merdhin
    Mua me bene te merzitur
    E Ty te la pa stin!

    Eja pra te lutem
    Ta bejm nje ndryshim
    Ti merre boren
    Mua me sjell gjelbrim!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    Don qe ta jap dimrin?
    Te me japesh pranvere
    Ta shkrij at bore mbi varre
    Qe eshte mbulua kahere!

    Ky dimer i gjate
    Kjo bore qe merdhin
    Mua me bene te merzitur
    E Ty te la pa stin!

    Eja pra te lutem
    Ta bejm nje ndryshim
    Ti merre boren
    Mua me sjell gjelbrim!
    Shumë e bukur kjo përgjigje me vargje, dalë nga shpirti tënd i dhimbshëm, e panjohur.
    Po vazhdoj dhe unë bisedën me vargje...

    E panjohur, ajo borë
    Si loti tënd i mpiksur
    Kur dielli pak ta ngrohë
    Do shkojë për ku ësht' nisur.

    Do njomë tokën e thatë
    Ushqejë barin e gjelbër
    Do shuajë etjen e gjatë
    Do marë formën e vesës...

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Lodhacakë, vjedhacakë!

    Lodhacakë!
    Të gjithin më lodhët
    E prapë i lodhuri juaj nuk mbeta.
    Vjedhacakë!
    Të gjithin më vodhët
    E prapë veten time rigjeta.

    Lodhacakë!
    Që shlodhjen ma vratë
    Për pangopshmërinë e shlodhjes tuaj.
    Vjedhacakë!
    Që pak jetë më latë
    E prapë rroni më pak se mua!
    -------------------------------------------------
    Të krijosh domethënë... të krijosh.

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Kur të vret

    Kur të vret një plumb i plumbtë
    Pushon zemrën edhe trurin
    Të largon nga botë e ndyrë
    Një më shumë, shton të ndyrin.


    Kur të vret e lig' e fjalës
    Dalë nga shpirti i antishpirtit
    Ngelesh vdekur mes të gjallëve
    Dhe i gjallë botës së hiç-it.
    -------------------------------------------------
    Të krijosh domethënë... të krijosh.

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Adem Berisha
    Anëtarësuar
    16-07-2008
    Vendndodhja
    Rahovec, Rep. e Kosovës
    Postime
    159

    Po, po, "Të krijosh domethënë ... të krijosh"

    Shumë i dashuri mik Mondi,
    me shumë përzemërsi të falënderoj për gjithë atë që thua dhe gjithë atë që ke dhe ndien në shpirtin tuaj prej një krijuesi e artisti. Veçanërisht të falënderoj edhe për urimin tuaj qe të kem shëndet të mirë i cili nuk më sherben edhe aq sa duhet, por me ndihmen e miqëve e dashamirëve mbanë një pozicion relativisht stabël.
    Unë me këtë rast vetëm do të konstatoja se shkrimet e mia karshi atyre që ti Mondi bën, që bën z. Agim Doçi, z. Riza Çato, z. Gentian Banaj e shumë e shumë të tjerë, janë tejet modeste por siç themi ne këndej :"edhe strinca me atë kaçikun e vet përpiqet të bëj diçka".
    Unë nuk kam si të fsheh kënaqësinë dhe amirimin që kam për gjithë bijtë e bijat e këtij populli të cilët në çfarëdo mënyre nuk kursehen për t'i falur diçka nga vetja e tyre popullit e atdheut të tyre të dashur, ndaj ndjenjat që kam, herë pas here i shpreh edhe në këtë formë.
    Uroj të JU kam si është më së miri edhe për shuuuuuuumë e shumë kohë me dëshirat e mia më të mira që nga krijimtaria e juaj artistiko-letrare, të kemi në dorë sa më shumë vepra të vyera siç Ti dhe bashkëkrijuesit tjerë dini të krijoni.
    Për veprat tuaja nuk kam koment por jam shumë i sigurt që do të mbijetojnë kohëra e kohëra.
    Me rrespekt nga xhaxhi Adem Berisha, Rahovec - Republika e Kosovës martire.
    "Lehtë bëhesh pasha në nahi
    por është vështirë të jesh njeri".

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    I dashur Adem! Dashamirësia e zemrës tënde, ndonëse tejkalon të vërtetën e vlerave të krijimtarisë sime, s'ka si mos më emocionojë dhe nxitë për më tej. Kam shkruar më parë, që këtu kemi rastin e lirshëm dhe të favorshëm për të hedhur mendime, gjykime, shkrime, krijime, duke formuar si me thënë ato libërthat e vegjël, të cilat kushdo i gjen falas, i prek, i shfleton sipas dëshirës dhe po sipas asaj që ndjen, reagon. Sikurse është e drejta tonë të pretendojmë apo mendojmë se diçka krijojmë, ashtu dhe miku lexues, ka të drejtë të reagojë ndaj çdo leximi. Kryesorja është dashamirësia reciproke mes nesh.
    Dhe akoma më kryesorja për mua është të mësohemi më shumë me shkuljet e veshit, se me ledhatimet e supeve, gjithmonë ama brenda etikës së njeriut të kulturuar.
    Modestia tënde, është vërtet shembull jo vetëm për njeriun-krijues, por edhe njeriun-njeri.
    Të falenderoj dhe uroj shëndet të pandarë fizik, shpirtëror dhe krijues.
    Përqafime, Mondi
    -------------------------------------------------
    Të krijosh domethënë... të krijosh.

Faqja 6 prej 20 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •