Demaēi i gėzohet pavarėsisė
Nga Express mė 17.02.2009 nė ora 15:05
Nė njė intervistė pėr Radio Evropa e Lirė, Adem Demaēi ka thėnė se po Kosova po jeton nė realitetin objektiv tė mosqenies tė Serbisė kėtu. Dhe, realiteti tjetėr juridik, ku drejtėsia ndėrkombėtare, e cila ende po i bėn lėshime Serbisė.
Radio Evropa e Lirė: Zoti Demaēi, si e pėrjetoni ju njėvjetorin e pavarėsisė sė Kosovės? Ēfarė pėrshtypjesh keni?
Adem Demaēi: Pėrvjetori i parė, po mendoj figurativisht - bebja ka filluar tė ecė - po mendoj qė ka filluar tė ecė nga ajo zhargitje qė shkonte. Ėshtė mbėrrijtur maksimumi i mundshėm nė rrethana tė pamundshme, sepse Kosova ėshtė vend nė rrethana tė pamundshme, pa ushtri, pa polici, me kontroll mbi vete, me atė Nenin 143 tė Kushtetutės qė thotė se i dėrguari i Kombeve tė Bashkuara ose i Evropės ka tė drejtė tė shpėrndajė Parlamentin, tė shpėrndajė Qeverinė, tė shkarkojė kė tė dojė etj. Me fjalė tjera, dikush tjetėr ėshtė ai qė e ka fjalėn e fundit nuk e kemi ne.
Ajo pavarėsi, tė cilėn ne e shpallėm, ėshtė bukur me pengesa tė shumta. Dhe, po them se me ato mundėsi qė kishim, e kemi mbėrrijtur maksimumin. Mirėpo, na kanė mbetur edhe shumė gjėra na dėshpėron ekonomia, e cila ka mbetur pėr shumė shkaqe, sepse kemi mbetur tė lidhur e tė kapur me Serbinė, me telefonata, me shumė lidhje tė ndryshme, shumė pengesa; nuk jemi ende anėtarė tė kėtyre burimeve tė mėdha financiare ndėrkombėtare, tė cilat ndihmojnė nė kėtė situatė njė vend siē ėshtė i yni.
Serbia, me shumė shtete qė janė tė lidhura me Serbinė, Rusinė, Kinėn, po hezitojnė qė ta pranojnė Kosovėn, edhe pse Kosovėn e kanė njohur shtetet mė kryesore, mė tė rėndėsishme tė demokracive perėndimore qė i njohim ne dhe qė duam tė jemi pjesė e tyre. Megjithatė, kjo po na pengon qė ne tė bėhemi anėtarė tė plotfuqishėm tė Kombeve tė Bashkuara.
Pastaj, kemi probleme tė tjera droga, disa kriminalitete tė shumėllojshme, tė cilat kanė depėrtuar pėrmes rrugėve tė ndryshme, sepse Kosova faktikisht ka mbetur e pambrojtur, ka mbetur njė vend ku pėr shkak tė valutės sė fortė qė e ka Euros, vjen ēdokush dhe sjellė mallra tė ndryshme, tė pakontrolluara, pa e ditur origjinėn.
Shėndetėsia ka mbetur shumė keq, arsimi shumė keq, kultura shumė keq; gjyqet i kemi tė pėrziera... Me fjalė tė tjera, ka shumė sende qė kėtė pėrvjetor tė pavarėsisė sė shpallur pak a shumė na e bėjnė tė hidhur dhe nuk na e bėjnė qė tė na vijė fort ėmbėl. Megjithatė, beba ka filluar tė ecė dhe ky ėshtė njė pėrparim.
Po jetojmė nė dy realitete. Po jetojmė nė kėtė realitetin objektiv tė mosqenies sė Serbisė kėtu, mospranisė sė Serbisė kėtu; njė qeveri e jona, e cila me pengesa tė ndryshme, por megjithatė po funkisonon; disa sende janė drejtuar si duhet, disa sende pritet tė drejtohen etj.
Dhe, kemi realitetin tjetėr juridik drejtėsinė ndėrkombėtare, e cila ka mbėshtetje tė madhe, forca tė mėdha prapa vetes, tė cilat ende po e pėrkrahin, ende po i bėjnė lėshime Serbisė, ende po mundohen ta tėrhqein dhe ta ndajnė Serbinė nga Rusia dhe nga disa ndikime destruktive, po mundohen qė ta fusin nė NATO dhe nė BE, pėr tė mirė edhe tė Evropės, edhe tė popullit serb, mirėpo me kėto lėshime qė po i bėhen Serbisė, faktikisht po vonohet dhe po pengohet ajo ēka Evropa do.
Me fjalė tė tjera, Evropa ėshtė duke vazhduar tė bėjė gabime sikurse qė ka bėrė dikur. Detyra jonė ėshtė qė, duke dashur Evropėn, sepse jemi vetė evropianė dhe jemi flijuar pėr t'u bashkuar me Evropėn e Amerikėn, t'ia themi edhe vėrejtjet tona qė kemi, nė mėnyrė qė ata tė kuptojnė se nuk po shkon pikėrisht ashtu siē po planifikojnė ata, por ka edhe diēka tjetėr pėr ta njohur mirė Serbinė, pėr tė ditur se nė Serbi nuk ka ndryshime, ende nuk ka ndryshime esenciale.
Ajo korja pėrmbi ka mbetur si trashėgimtare e politikės sė Millosheviqit dhe kėto janė ato pengesat e shumta qė edhe neve po na pengojnė, edhe Serbisė po i pengojnė, edhe Evropės, edhe Amerikės, edhe rrjedhės nė drejtim tė demokracisė.
Radio Evropa e Lirė: Kur e keni menduar Kosovėn si tė pavarur a e keni ėndrruar kėshtu siē ėshtė sot?
Adem Demaēi: Jo. Unė kam ėndrruar qė Kosova e pavarur do tė ketė mundėsi tė veprojė lirisht, pa pėrzierje tė askujt. Nėse do qė tė bashkohet me Shqipėrinė tė bashkohet me Shqipėrinė. Nėse do qė tė mbetet e pavarur tė mbetet e pavarur.
Tė mos ketė probleme me copėtimin dhe me ndarjen. Tė mos jetė viktimė e disa projekteve, tė cilat sigurisht zoti Ahtisaari i ka menduar mirė, por qė nuk kanė dalė mirė, sepse tė krijosh tashti 11 enklava si lloj komunash kėtu nė Kosovė komunė me 3 mijė veta, komunė me 5 mijė veta kjo nuk ėshtė askund hiē.
Tė bėhen ndarje nė vija etnike... Derisa Evropa po i shkatrron kufijtė mes vete, ne po ndahemi nė vija etnike, vetėm pėr t'ia bėrė qejfin Serbisė. Domethėnė, kėto janė tė gjitha ato qė e prishin imazhin qė ne e kemi menduar se si do tė duhej tė dukej pavarėsia e Kosovės.
Radio Evropa e Lirė: Sa ėshtė pėrmbushur vizioni juaj?
Adem Demaēi: Vizioni im nuk ėshtė pėrmbushur si duhet. Vizioni im ėshtė pėrmbushur aq sa mbrapa nuk ka. E di se kemi mbėrrijtur atė kulmin e domosdoshėm, tė cilin e kemi arritur me sakrifica tė mėdha, me gjakderdhje tė mėdha, me pėrpjekje tė mėdha dhe tash jemi duke shkuar kah ai rrafshi, kah ajo fusha e lumturisė, tė cilėn e kemi dėshiruar ne.
Mirėpo, para se tė arrijmė nė atė fushė, kemi plot pėrronj, plot prita tė ndryshme, plot vėshtirėsi qė duhet t'i kalojmė. Dhe, kėtė mund ta bėjmė vetėm duke qenė tė bashkuar dhe duke kuptuar se interesi kombėtar ėshtė mbi interesin e do farė luftrave pėr pushtet qė bėhen, sepse ende nuk e kemi shtetin ashtu si e dėshirojmė ne, tė kompletuar dhe tė definuar.
Radio Evropa e Lirė: Ēka mendoni se ėshtė bėrė dhe ēka nuk ėshtė bėrė?
Adem Demaēi: Ėshtė bėrė diēka qė projekti i Rezolutės 1244, meqenėse Kėshilli i Sigurimit nuk deshi ta ndėrronte, sepse ishte aty vetoja e Rusisė, e cila e mirėpriti kėtė mundėsi qė tė pengojė trendin dhe procesin e zgjerimit tė demokracisė nė Evropė, e zgjerimit tė sferės sė tė drejtave tė njeriut dhe humanizmit nė Evropė, edhe Rusia e cila kėto zgjerime, kėto pėrparime, i pėrjetonte si njėfarė ngulfatjeje tė vetvetes, si njėfarė goditjeje nė atė pėrpjekjen e vet qė pėrsėri t'i kthehet hegjemonizmit ruso-madh.
Domethėnė, kjo ėshtė ajo ēka pengoi tė arrihej ajo qė tė mund tė krijohej, edhe kjo pjesė t'i bashkohej pa tronditje, pa gjakderdhje tė mėtutjeshme, sepse u bėnė gjakderdhje tė mėdha qė nga lufta e Sllovenisė, Kroacisė, tragjeditė e mėdha tė Bosnjė e Herecegovinės, mizoritė e mėdha qė u bėnė nė Kosovė etj.
Me fjalė tė tjera, mbeten shumė gjėra tė paarritura pėr fajin e Rusisė dhe meqenėse bashkėsia ndėrkombėtare ka bėrė gabime, por ne nuk mund tė presim qė fuqitė e mėdha tė kėrkojnė falje prej nesh ata e bėnė njė mėnyrė tė korrigjimit tė qėndrimit tė tyre, duke u pajtuar me shpalljen e pavarėsisė sonė, duke njohur pavarėsinė tonė, e cila ishte dhe ėshtė nė kundėrshtim me ato projektet, me atė Rezolutėn 1244, e cila pėrpiqej pėr njėfarė lloj autonomie qė ta pajtonte Serbinė, tė mos e frigonte Rusinė etj.
Pra, kemi bėrė njė hap vendimtar dhe kjo ėshtė ajo qė po them ai realiteti objektiv, i cili duhet tė mbrohet dhe duhet tė mbushet me verpimet tona, si njė popull, si grupacion i madh qytetarėsh prej 2 milionė e sa vetash. Kurse, nė anėn tjetėr, janė forca gjithashtu tė konsiderueshme qė mundohen ta mbajnė tė frenuar derisa tė mbėrrijnė qė nė Serbi tė fitojė vetėdija demokratike.
Radio Evropa e Lirė: Cilat mendoni se do tė jenė sfidat mė tė mėdha pėr Kosovėn njė vit pas pavarėsisė?
Adem Demaēi: Unė mendoj se do tė kemi probleme me Serbinė, e cila po e sheh se i ėshtė zvogėluar terreni i manovrimit. Dhe, sidomos kjo kriza e madhe globale, e cila ka goditur edhe Serbinė, ka goditur edhe Rusinė, do tė bėjė qė Serbia eventualisht nėse nuk tregohet Evropa e vendosur, nėse nuk tregohet Amerika e vendosur, bėn vaki tė bėjė edhe ndonjėfarė sulmi pėr ta copėtuar Kosovėn, pėr t'ia hequr njė pjesė Kosovės.
Ata kanė ndėrmend qė ta marrin pjesėn veriore tė Kosovės dhe kjo do tė ishte katastrofa mė e madhe, sepse atėherė do tė hapej Kutia e Pandorės dhe nuk dimė se ēfarė do tė bėhej.
Nė Kosovė dhe nė kėto pjesėt tjera do tė hapej njė pėrpjekje, pra meqė ju na copėtoni neve, atėherė duhet tė luftojmė; edhe ne kemi pjesė tė ndryshme nėn pushtetin e Serbisė Presheva etj., kėshtu qė do tė hyjmė nė njė rrezik jo tė vogėl qė do tė shkaktohej pėrsėri nga Serbia.
Unė mendoj se kėtu Evropa duhet tė jetė e vendosur, ta sigurojė kufirin mirė, jo ta konsiderojė edhe mė tutje kufirin mes Kosovės e Serbisė si kufi administrativ, por ta konsiderojė si kufi shtetėror, tė fortė, tė ruajtur mirė, duke forcuar Kosovėn nė pikėpamje ushtarake.
Me kėto mekanizma qė krijohen pėr tė fikur zjarre, pėr tė ndihmuar me rastin e tėrmeteve (FSK), nė kėtė mėnyrė Serbia nuk do tė disiplinohet.
Serbia do ta kuptojė se e ka humbur davanė sa i pėrket Kosovės nė momentin kur bashkėsia ndėrkombėtare, miqtė tanė do ta kuptojnė se edhe Kosovės, kėshtu siē ėshtė, i duhet njė armatė respektabile, e cila do tė jetė nė gjendje ta ruajė vetveten dhe t'ia bėjė me dije Serbisė se mė nuk ka shanse me mjete tjera, me mjete tė dhunės, tė mundohet qė tė rikthejė pėrsėri hegjemonizmin e vet nė hapėsirat shqiptare.
Krijoni Kontakt