Close
Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 88
  1. #41
    Citim Postuar mė parė nga dritek7 Lexo Postimin
    hej o Van Dam ti po thua se mbyllin gazetat ne Angli .. aq stupid je ... Shtypi ne Angli esht pushtet .. esht shum me i fort se politika..thash dhe me sipe se shpesh ata gjobiten se sajojn histori te rreme qe te shesin shum gazeta por mos thuaj se mbyllin gazetat ne Angli se le nam... shiko ditet e fundit c'far po ben gazeta ne Angli .. botoi shpenzimet e Deputeteve dhe nuk e di sa deputed jan pezulluar nga partit e tyre se kishin keqperdoruar parat e taksapaguesve Anglez .. sot edhe Ministri i Drejtesis esht pezulluar deri sa ti kontrollohen shpenzimet ,,.. prandaj kyqe budall... nuk din se c'far force ka shtypi...

    dritek7 eshte e vertete qe qeveria nuk mund te japi urdher me mbyll gazetat ne uk se nuk e ka ate lloj fuqie por ama nese gazetat publikojne me dijeni artikuj te pavertete ateher ato gjobiten rendshem.

    Gjithashtu nese nuk respektojne privacine ose publikojne te dhena zyrtare ose informacione te natyres ushtarake qe mund te kompromentojne sigurine kombetare ateher ghykata ka te drejte te ndaloje publikimin e ketyre arikujve.

    revista private eye ishte ne prag te falimentimit per shkak te gjobave qe merrte vazhdimisht.

    tabloidet the sun dhe mirror jane gjobitur me miliona pound

    pra nese qeveria ska te drjete ti mbyli ato me urdher te drejtperdrejt

    gjobat e shumta te dhena nga gjykatat mund te resultojne ose ne falimentim ose gazeta do filloje e do te shtrohet.

    jam kurioz te di po sikur ky bollanua te gjobitej ca qindra mijera euro per shkak se i mbush gazetat me mashtrime e budallalluqe do vazhdonte ta perdorte GZ si pravden e selise roze?

  2. #42
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    po zjarr venesit kush jane..
    cigarja e hedhur padashje.. jo mole..
    sa cigare kan pire ushtar e oficere mbi arkat me predha neper zboret e luftrat boterore..
    me miliona..

    nuku plas predha nga cigarja..

    sigurisht nje cigare mund te ndez barutin qe eshte derdhur ne nje dysheme..a ne fushe..

    por baruti vet nuku benet vije .. udhe.. qe lidh magazet me predha apo stivat me katjusha apo arkat me fisheke..
    duhet dora e njeriut per kete
    .
    Kjo eshte mese e vertete!
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Ambasada SHBA vizitė nė redaksinė e "G.SH" e NEWS24: Mbėshtesim lirinė e medias

    Zėdhėnėsi i Amb.Amerikane nė Tiranė, Bix Aliu zhvilloi pasditen e sotme njė vizitė nė ambientet e “Gazetės Shqiptare”, “News24” dhe “Balkanweb”, pėr t’u njohur nga afėr me punėn e gazetarėve nė kompaninė Edisud. Aliu u interesua edhe pėr incidentin e njė dite mė parė me Gazeten Shqiptare.“Pėr SHBA, ėshtė shumė e rėndėsishme liria e medias. Pavarėsisht rrethanave sesi ka ndodhur njė incident i tillė, ėshtė shumė e rėndėsishme tė kuptohet se mbi askėnd, stafin qė prodhon gazetėn, apo distrubutorėve tė saj, nuk duhet tė ketė asnjė lloj presioni"theksoi zėdhėnėsi i Ambasadės Amerikane.

    TIRANE- Zėdhėnėsi i ambasadės amerikane nė Tiranė Bix Aliu zhvilloi pasditen e sotme njė vizitė nė ambientet e Gazetės Shqiptare, News 24 dhe Balkaweb pėr t’u njohur nga afėr me punėn qė bėjnė gazetarėt nė kompaninė Edisud nė pėrcjelljen e lajmeve dhe informacioneve. Gjatė bisedės me kryeredaktoren e Gazeta Shqiptare Anila Basha, zėdhėnėsi i ambasadės amerikane Bix Aliu u informua me mėnyrėn sesi gazeta pėrcjell informacionin tek publiku dhe mėnyrėn sesi pėrpunohen kėto informacione. Gjatė vizitės nė ambientet e gazetės, Zėdhėnėsi i ambasadės amerikane nė Tiranė, u njoh edhe me punėn voluminoze pėrvec faqeve tė pėrditshme, edhe pėr suplementet e larmishme tė kėsaj gazete.
    Zėdhėnėsi i ambasadės amerikane u interesua edhe pėr incidentin e ndodhur njė ditė mė parė me tė pėrditshmen Gazeta Shqiptare nė treg. Drejtuesit e gazetės sqaruan atė qė kishte ndodhur me blerjen e gjithė tirazhit tė gazetės nga njė person i vetėm nė orėt e para tė mėngjezit tė djeshėm. “Pėr SHBA, ėshtė shumė e rėndėsishme liria e medias. Pavarėsisht rrethanave sesi ka ndodhur njė incident i tillė, ėshtė shumė e rėndėsishme tė kuptohet se mbi askėnd, stafin qė prodhon gazetėn, apo distrubutorėve tė saj, nuk duhet tė ketė asnjė lloj presioni nė punėn e tyre tė pėrditshme”. Ndėrkaq, u bisedua edhe pėr infrastrukturėn e medias nė Shqipėri dhe mėnyrėn sesi duhet tė menaxhohet ajo nga vetė aktorėt mediatikė.
    Gjatė vizitės nė ambientet e NEWS24, zėdhėnėsi i ambasadės amerikane u njoh me punėn qė bėjnė stafi i televizionit, mėnyrėn sesi pasqyrohen lajmet nė kohė reale dhe programacionet e televizionit. Pasqyrimi i zgjedhjeve tė ardhshme parlamentare tė 28 qershorit, ishte njė tjetėr ēėshtje me interes diskutuar mes drejtuesve tė medias dhe pėrfaqėsuesit tė ambasadės amerikane nė Tiranė.
    (e.n/BalkanWeb)
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  4. #44
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    ore gazetat jan te pavarura dhe dihet se jo gjithmon ata shkruajn te verteten...roli i tyre esht ven ne dukje dukuri ose ngjarje te papranueshme dhe aty mbaron puna e tyre .. qeveria pastaj duhet te investigoj nese keta zera jan te vertet ose jo ... esht policia dhe prokuroria ata qe nxjerrin konkluzionet finale ...d.m.th gazetat shkruajn c'far te duan esht roli i qeveris te zbuloj te verteten ... duhet te dini se shtypi i lir shkruan pallavra te shesi sa me shum gazeta... dhe gjithmon shtypi i lir do sulmoj qeverin..

  5. #45
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Aulona, me ato videot do te kishin zili edhe drejtuesit e Agji-Prop-it ne kohen e diktatures.
    Je e vetmja ne kete forum qe akoma i beson medias anti Shqiptare te Karla Bolinos.
    Pse nuk na sjell ate videon ku prokllamohej qe Bushit i vodhen oren ne Shqiperi?
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    egnatius..


    kujdes me emrat..mos i ngaterroni..

    ka bollino e bollano..

    bollano vasil eshte kryetari i bashkise se himares..

    bollino karlo eshte bosi i gazetes shqiptare i ballkan web-it i new24 -tres etj..

    tema ketu eshte per karlo bollinon ,.. italianin misterioz i cili eshte nje person me fuqi te jashtzakonshme ne shqiperi..

    ai eshte mik i afert ose ishte me tanin top chanell..
    mik per koke me edvin ramen..
    ai mori dekorate nga bamir topi per meritat qe ai ka si armik i betuar i PD-se se azem hajdareve.. si mik i madh i bandes hakmarrja e bandave te aldo bare dondollakve..

    zgjedhjet po afrojne dhe karlo bollino duhet patjeter ta luaj rolin e tij deri ne fund qe te vijne ne pushtet falangat enveriste.. e jo dokudo.. po ato me te terbuarat me te pacipat me vampiret.. me te sofistikuarat ne krime e vjedhje.. sepse ne keto lloj ambjentesh ku ne pushtete te jene monstrat me te urryera e me kanibalet.. karlua e biznesi i tij i felliqur lundron i qete..
    cdo dite kryeprokuroria e shtetit shqiptar.. ine nexhmije rama.. furnizon me dokumentacionin me sekret lahpericat e karlos.. anil bashen malltez alben e lukunine e tyre vampire shpifarake..
    kjo qe po ndodh ne shqiperi nuk ka ndodhur kerkund..

    pra shteti eshte ne rrezik..
    mos te cuditeni mbas 2-3 muajsh kur ne lajme te degjoni.. te tilla informacione..

    ministri i rendit publik ose i puneve te brendeshme erion brace shkoj sot ne lushnje ku i komunikoi efektivit te policise se atij rrethi komisarin e ri te sapo emeruar zotin enver dondollaku.. gjithashtu ministri brace mori pjese ne inagurimin e thertores se re ne karavasta. ne ceremonin e perurimit mori pjese gjithashtu dhe prefekti i myzeqese zoti aldo bare.. njofton zedhenesja e ministrise se brendeshme zonja imellda tasho.

    gjithashtu ministri brace shkoj sot dhe ne vlore me rastin e inagurimit te ambjenteve moderne te komisariatit te policise se Vlores..ku u takua dhe me efektivat e ketij komisariati.. ai pergezoj per punen e mire komisarin e ri te policise se vlores zotin Caush ramazani.

    keshtu do jete shqiperia e edvin ramo bollinos ..

    mbajeni mend kete..


    ..

  7. #47
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,282
    Postimet nė Bllog
    22
    Sa here organe mediatike te papergjegjshme shpifin dhe bejne inskenime te tilla te paturpshme me qellime te pasterta propagandistike, duhen denuar nga gjithe opinioni publik shqiptar pasi jane duke mashtruar publikun, ashtu sic jane duke shkelur me te dyja kembet lirine e shtypit te ngritur mbi fjalen e lire dhe te vertete.

    Eshte detyra e gjithe mediave te pergjegjshme shqiptare, qe e ndjejne pergjegjesine perpara publikut shqiptar, qe te demaskojne dhe denoncojne akte te tilla te shemtuara te segmenteve te caktuara te shtypit shqiptar. Kjo nuk eshte hera e pare dhe nuk do te jete as hera e fundit qe Gazeta e Musolinit ne Tirane shpif ne kete menyre.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 16-05-2009 mė 02:12

  8. #48
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,282
    Postimet nė Bllog
    22
    Bie deshmitari i radhes, per shpifjet mbi "Gerdecin"

    E Premte, 15 Maj 2009

    Ka rende dhe nje tjeter "deshmitar" i radhes, per afera te pretenduara ne media dje, qe lidhen me "Gerdecin".

    Rrahman Selmanllari ka dale dje me nje reagim per media, ku pergenjeshtron teresisht pretendimet e ngritura ne nje pjese te shtypit qe kane publikuar faksimile sipas te cilave ai ka terhequr fisheke nga Meico per llogari te kompanise amerikane SAC.

    "I bej me dije opinioni publik qe une nuk kam patur kurre asnje kontakt me asnje perfaqesues te kompanise SAC dhe nuk kam kryer kurre asnje veprim si perfaqesues i kesaj kompanie", - sqaron z.Selmanllari. Ai thekson se "ne asnje nga faksimilet e publikuara ku pretendohet se une kam vepruar ne emer apo per llogari te kompanise SAC, nuk figuron firma ime. Qe do te thote se cdo gje qe i eshte servirur publikut, eshte thjesht mashtrim".

    Ketu, z.Selmanllari perforcon pohimin e tij: "Une nuk kam terhequr kurre, asgje e aq me pak fisheke ne emer te asnje kompanie. E perseris qe ne procesverbalet e paraqitura nuk figuron firma ime".

    Ne kete pike, z.Selmanllari paralajmeron se "mashtrimeve te qellimshme per konsum politik paraelektoral, do t'u pergjigjem ligjerisht qe neser, duke ngritur padi per shpifje ndaj medieve qe i kane publikuar ato".

    Reagimi i Selmanllarit erdhi pasi dje ne nje te perditshme u publikua shkrimi se "Kompania amerikane "Southern Ammunition Company", qe demontonte municion ne fabriken e Gerdecit, perfaqesohej ne Shqiperi nga miku i djalit te kryeministrit, Rahman Selmanllari".

    ***

    Me heret, edhe Anjola Agolli, e cilesuar si deshmitare e marre ne pyetje nga grupi hetimor per "Gerdecin". Ne deklaraten per shtyp, ajo pohoi se "marr persiper qe te pergenjeshtroj dokumentet e prokurorise, te pasqyruara ne shkrimet e mesiperme". Kurse shtoi se "detyren e sekretares e kam kryer ne baze te ligjeve dhe rregullores te brendshme te Ministrise se Drejtesise dhe nuk kam pasur asnje lloj problemi". Agolli tha se "organet kompetente kane te drejten te marrin informacion dhe t'i drejtohen per verifikim per cdo shkrese protokollit te Ministrise se Drejtesise". Nderkohe qe sqaroi se "gjate punes se perditshme nuk ka qene detyrimi im qe te fiksoja ne memorien time persona, individe apo shkresa".

    Ne lidhje me polemiken e ndezur, ish-ministri i Drejtesise, Aldo Bumci deklaroi dje se po te bente kallezim penal per pretendimet e disa mediave, se ai i kishte cuar me faks nje projektligj perpara se ta kalonte ne qeveri, djalit te kryeministrit, Shkelzen Berishes. Bumci theksoi se ky ishte nje trillim i paster i opozites se drejtuar nga kryetari i PS-se, Edi Rama.



    Deklarata e plote


    Tirane me 14 maj 2009

    Disa te perditshme te kontrolluara nga e njejta dore kane publikuar sot faksimile sipas te cilave une kam terhequr fisheke nga Meico per llogari te kompanise amerikane SAC.

    I bej me dije opinioni publik qe une nuk kam pasur kurre asnje kontakt me asnje perfaqesues te kompanise SAC dhe nuk kam kryer kurre asnje veprim si perfaqesues i kesaj kompanie.

    Ne asnje nga faksimilet e publikuara ku pretendohet se une kam vepruar ne emer apo per llogari te kompanise SAC, nuk figuron firma ime. Qe do te thote se cdo gje qe i eshte servirur publikut eshte thjesht mashtrim.

    Une nuk kam terhequr kurre, asgje e aq me pak fisheke ne emer te asnje kompanie. E perseris qe ne procesverbalet e paraqitura nuk figuron firma ime!

    Mashtrimeve te qellimshme per konsum politik paraelektoral do t'u pergjigjem ligjerisht qe neser duke ngritur padi per shpifje ndaj medieve qe i kane publikuar ato.

    Rrahman Selmanllari


    KJ

  9. #49
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,282
    Postimet nė Bllog
    22
    Bumci: Kallezim penal per ish-sekretaren ne Ministri

    E Merkure, 13 Maj 2009

    Ish-ministri i Drejtesise, Aldo Bumci deklaroi dje se do te bente kallezim penal per deshmi te rreme te ish-sekretares se tij, qe sipas disa medieve ka deklaruar ne prokurori se shkrimi mbi nje projektligj per fabriken e demontimit ne Gerdec, ishte i tij. Ne nje konference per mediat, pas shkrimeve ne disa media, deputeti i PD-se deklaroi se e gjithe historia, se ai i kishte cuar me faks nje projektligj perpara se ta kalonte ne qeveri, djalit te kryeministrit Berisha, Shkelzen Berishes, ishte nje trillim i paster i opozites se drejtuar nga kryetari i PS-se, Edi Rama. Sipas Bumcit, trillimi dhe shpikjet jane te vetmet alternativa qe sjell opozita e sotme. "Si rrjedhim pervec kesaj dalje publike, une do te ngre padi penale per deshmi te rreme. Ashtu si e gjithe kjo histori, kjo eshte nje deshmi e rreme, per te cilen une do te bej kallezim penal per deshmi te rreme", deklaroi zedhenesi i grupit parlamentare te PD-se, ne nje konference per mediat. Bumci e konsideroi shkrimet si historira te shemtuara, qe tregonin mjerimin e opozites. Sipas tij, gjate kohes qe ka qene minister i Drejtesise ka mbajtur vetem marredhenie institucionale dhe ne asnje rast nuk eshte konsultuar me persona privat.

    KJ

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    O shqipetar ju qe akoma jeni ne gjume,duhet ta dini se te gjitha te keqijat per kombin shqipetar kan ardh nga e majta,kurse per gazeten e edi rames (qe nuk e meriton te quhet gazet shqiptare,por gazet greke)ta kuptoni qe kjo gazet me deshir te madhe ben detyrat e armiqve te kombit.
    Eshte per qudi se si akoma ka shqipetar qe i besojn socializmit qe rrenjet i ka ne karpate,zgjohuni qe te gjith ti japim grushtin e fundit kesaj murtaje qe me djallezit e saj na tregoj katerqiprisht se eshte parti qe eshte ne gjendje ta kall shqiperin siq e beri ketu e 60 vjet rresht.
    Tua shkepusim endrren armiqve tan qe neper mes partis se socialistve ta mbajn shqiperin te tensionuar ne menyr qe te mos mund te eci perpara.
    Shqiperia ka ndryshua shume ne keto vitet e fundit do te ndryshoj akoma nese qeveris e djatheta,ne te kunderten do te na ringjallen gomonet krimi shtetror prostitucioni dhe do radhitemi ne vendet e para per krim,prandaj duke u nisur edhe nga antipatia qe ka evropa e sidomos amerika ndaj socializmit ne nuk guxojm te kethehemi mbrapa.

Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Letersia Shqiptare
    Nga new-man nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 12:28
  3. Qėndrimi i shtypit tė huaj ndaj lidhjes sė Prizrenit
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 23:28
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •