Close
Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 88
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anėtarėsuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Citim Postuar mė parė nga drenicaku Lexo Postimin
    O shqipetar ju qe akoma jeni ne gjume,duhet ta dini se te gjitha te keqijat per kombin shqipetar kan ardh nga e majta,kurse per gazeten e edi rames (qe nuk e meriton te quhet gazet shqiptare,por gazet greke)ta kuptoni qe kjo gazet me deshir te madhe ben detyrat e armiqve te kombit.
    Eshte per qudi se si akoma ka shqipetar qe i besojn socializmit qe rrenjet i ka ne karpate,zgjohuni qe te gjith ti japim grushtin e fundit kesaj murtaje qe me djallezit e saj na tregoj katerqiprisht se eshte parti qe eshte ne gjendje ta kall shqiperin siq e beri ketu e 60 vjet rresht.
    Tua shkepusim endrren armiqve tan qe neper mes partis se socialistve ta mbajn shqiperin te tensionuar ne menyr qe te mos mund te eci perpara.
    Shqiperia ka ndryshua shume ne keto vitet e fundit do te ndryshoj akoma nese qeveris e djatheta,ne te kunderten do te na ringjallen gomonet krimi shtetror prostitucioni dhe do radhitemi ne vendet e para per krim,prandaj duke u nisur edhe nga antipatia qe ka evropa e sidomos amerika ndaj socializmit ne nuk guxojm te kethehemi mbrapa.
    Gazeta e Edi Rames gazete greke?-Drenicak ske patur drita kur erdhi karamanlisi ne Tirane ne takim me Sali Berishen? Ska nevoje ta komentoj takimin se e dime te gjithe si shkoi ,prandaj ate fjalen "greke",terhiqe, se nuk shkon fare.
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Prokuroria mund tė regjistrohet nė KQZ

    Basir Ēollaku

    Nga 59 leje ndėrtimi, pėr njė do tė ishin 60 leje, kryebashkiaku Edi Rama, sipas llogarisė sė tij tė pėrhershme, mund tė ketė bėrė 20 ose 21 milion euro pėr pak muaj. Ky ėshtė njė bilanc kriminal, pėr tė cilin edhe shoqatat do tė kishin nisur hetimin, qytetarėt do tė nisnin protestat, ndėrsa Prokuroria sodit godinėn pranė Xhamisė sė Ethem Beut me frikėn se zor qė kėto turpe tė rėnda tė ndodhin vetėm 5 metra larg institucionit tė shenjtė tė kultit me Zotin dėshmitar. Po tė shtosh 14 milion euro nga busheti i miratuar dhunshėm me anėtarė me qira nė Kėshill, bėhen jo pak, por 34 milion ose 35 milion euro. Nė kėto muaj krize botėrore, por dhe prag fushate vetėm kaq tė krehura nė tre muaj janė njė shumė qė do t'i kishte zili ēdo kompani shumėkombėshe pėr tė dalė disi nga halli. Po tė shtosh dhe shumė lejet gjatė dy viteve, zotėria, qė nuk do tė shkojė nė Parlament, e ka trashur zullumin nė shifra marramendėse nė miliarda dhe ndaj besoj se, institucioni qė Edi Rama ka mė frikė se askėnd tjetėr ėshtė Prokuroria. Pikėrisht, institucioni i akuzės, qė fatkeqėsisht ėshtė bėrė sikur tė ishte njė nga zyrat e selisė rozė. Tashmė histori me Gėrdec shiten nė vitrinat jashtė procedurė tė Prokurorisė dhe nė zyrat e PS, qė saktėsisht mbikėqyren thuajse nga i njėjti njeri ose grup njerėzish.

    Ka pėrfaqėsues tė zellshėm tė medias qė janė majmur me pretekstin e sakrificės, por qė shėrbejnė nė mediat e kontrolluara nga kryebashkiaku Rama. Jo vetėm kaq, por kanė pėrfituar edhe mjedise pėr gazetat e tyre, lehtėsira tė shumta financiare, duke ndihmuar miqtė biznesmenė tė Ramės, qė pėrfitojnė nga pushteti i PD. Kjo histori tė pėrdorurish nuk merr fund. Janė emra qė sjellin surpriza, ata qė shaheshin me libėr shpie me G99 e Mjaft, sot gjenden kafeneve sė bashku, hera herės dhe me prani tė njė deputeti apo ministri, qė nuk ndjehet keq nga miqėsitė e vjetra, qė janė hakmarrje e vogėl. Befasia e radhės, truku i shėrbimeve qė pėrfaqėson, ishte dhe mosdalja e Gazetės Shqiptare. Shitėsit e pėrditshėm kanė ndjerė qė nė orėt e para tė mėngjesit dredhinė dhe nuk janė shqetėsuar se pas njė ore kanė ardhur tė njėjtėt menaxherė e kanė sjellė tė njėjtėn gazetė tė printuar nė orėt e mesnatės dhe jo tė mėngjesit.

    Janė vėrtet katėr gazeta bashkiake, qė pėr hatėr tė profesionit, pandehin se kanė bėrė ēudira, kur i binden njeriut qė paguan duke mos thėnė tė vėrtetėn. Ky ėshtė njė problem moral dhe etje pushteti, pėr sa kohė Edi Rama mban hapur listėn e deputetėve dhe premton se do ta mbushė me tė zellshmit e mediave, mjafton ata t'i shėrbejnė pa thėnė asnjėherė jo. Afėrmendsh, kryebashkiaku ka premtuar se nuk do tė hyjė as vetė nė Parlament, se kėshtu krijon vende bosh deri ditėn e shpalljes sė listės pėr urtėsinė qė i shkon pas, me shpresė se ai ditėn kur do tė fitojė (bėj hesap pasi tė jetė larguar nga Partia Socialiste, mė 29 qershor), do t'i mbysė me dhurata pushteti.

    Zemėrakėt e mėdhenj tė opozitės ndaj Berishės nuk kanė me se tė mbahen nė kėto ditė tė ribėrjes sė qeverisė sė re tė Sali Berishės, pas zgjedhjeve tė qershorit. Raportet e ndėrkombėtarėve, institucione tė shumta, qė ēertifikojnė qeverisjet janė njė notė qė nuk pėrmbyset duke replikuar me to. Vetėm dy ditė mė parė, njė tjetėr raport i FMN vlerėson se Shqipėria gjatė vitit 2009, do tė kėtė rritjen ekonomike mė tė lartė nė kontinent dhe zhvillimi e rritja ekonomike do tė vazhdojnė nė shifra tė larta edhe pėr njė mandat tjetėr. Matėsi kėtė herė ėshtė Fondi Monetar Ndėrkombėtar dhe jo qeveria. Kjo nuk ėshtė pėr tė brohoritur, as pėr t'iu vėrsulur opozitės, qė ndjehet ngushtė nėn drejtimin e njeriut tė akuzuar pėr grabitje miliardash.

    Nėse shėrbimet e huaja raportonin se nė vitin 2007, kryebashkiaku kishte njė llogari 70 milion euro, me bombardimin e lejeve tė ndėrtimit kjo shumė ėshtė bėrė e frikshme. Dhe nuk mund tė lėsh pa pėrmendur faktin qė kompromenton rėndė Prokurorinė e Pėrgjithshme. Pėrse kjo dosje nuk u regjistrua nė krimet e rėnda, thjesht se procedura ngaqė hetohet njė ministėr pėr kompetencė kėrkon tė hetohet nga Prokuroria e Pėrgjithshme? Apo pėr arsye pak mė tė thjeshtuar se, ekspertėt mė tė mirė tė hetimit qė gjenden nė kėtė Prokurori do tė kishin kėrkuar atė qė duhet, sekuestrimin e pronave, pallateve tė Mihail Delijorgjit, ku nė 30 leje i bie 9 milion euro tė jenė tė lejedhėnėsit. Ndaj, kėtu hyn pazari i madh e Prokuroria po shtrydhet vetėm nė njė tabulat, qė e formaton sipas porosisė sė Ramės (Edit). Nėse do tė shkonte te Krimet e Rėnda, tabulatet e Edi Ramės nė bisedat me Mihail Delijorgjin do tė kishin mbėrritur nė gjykatė e nė publik po nėpėrmjet shtypit dhe atėherė, Gėrdeci do tė kishte shpėrthyer nė Bashki. Po tė kishte ndodhur pak mė seriozisht hetimi, Gėrdeci si hetim do tė ishte shtrirė nė vite dhe ngjarjet do tė kishin pėrfshirė ministra socialistė, bashkėpunėtorėt ndoshta mė tė afėrt tė Ramės, jo nga politika e RE dhe ata do tė ishin pa imunitet, si Fatmir Mediu. Nėse nuk bėn kėto veprime, Prokuroria e Pėrgjithshme ėshtė mė mirė tė regjistrohet nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve dhe tė garojė me kandidatura tė saj dhe tė miqve tė saj, qė e shpresojnė dhe e pėrdorin njėherėsh.





    Rama, si Kryeredaktor i Pėrgjithshėm i trukeve


    Bledi KASMI


    Njė prej gazetave tė pėrditshme doli dje nė qarkullim e pėrgjysmuar. Ende pa zbardhur mirė dita, televizioni, tė cilit i pėrket gazeta, deklaronte me tė madhe se ishte bllokuar gazeta nga individė tė caktuar. Sfondi ishte i qartė dhe synonte njė akuzė politike ndaj kryeministrit, i cili aludohej se kishte qenė personi mė i interesuar pėr mosdaljen e atij numri tė gazetės, pasi sipas medias nė fjalė, kishim tė bėnim me njė lajm "bombastik", nga ato qė po hasim me shumicė gjatė kėtyre ditėve dhe qė kanė tė bėjnė me fabrikėn e shpifjeve dhe trillimeve.

    Gjithēka ėshtė pėrgatitur keq, me njė truk tė turpshėm pėr njeriun qė qėndron si gjithmonė pas trukeve tė tilla. Ishte njė sajesė qė mund tė zbardhej lehtėsisht, pasi tregu mediatik ka aktorėt e tij, qė nuk mund tė jenė nėn kontrollin as tė qeverisė dhe as tė kryetarit tė PS. Si ka ndodhur realisht historia e bllokimit tė medias nė fjalė? Nė orėt e para tė mėngjesit, gazeta ka shkuar nė shtypshkronjėn "Konica", ku ajo shtypet si gjithnjė. Fill pasi ka pėrfunduar procesi i pėrgatitjes sė gazetės, ajo i ėshtė dhėnė menaxherit tė saj, i cili ėshtė njė nga njerėzit mė tė besuar tė stafit drejtues tė gazetės nė fjalė.

    Ky ka qenė i detyruar qė tė respektojė kontratat e nėnshkruara me kompanitė e abonimeve dhe i ka shpėrndarė kopjet e gazetave pėr kėto kompani.Ai nuk ka guxuar t'u thotė atyre se gazeta ėshtė bllokuar. Ka qenė po ashtu i detyruar qė tė respektojė kontratat me kompaninė qė bėn transportin e gazetės nė rrethe dhe e ka respektuar edhe kėtė kontratė, duke u dhėnė numrin e plotė tė gazetave. Edhe kėtyre nuk u ka thėnė se gazeta ėshtė bllokuar, ndonėse shpėrndarja bėhet nė tė njėtin vend pėr tė gjithė shpėrndarėsit e gazetave. Truku ėshtė bėrė pėr Tiranėn. Gazetashitėsit, tė cilėt nuk kanė asnjė kontratė, janė injoruar nga menaxheri i gazetės, i cili nuk u ka dhėnė asnjė kopje tė gazetės. Ai u ka shpėrndarė atyre haberin se gazeta ishte bllokuar si pasojė e njė lajmi qė kishte nė faqe tė parė dhe qė kishte tė bėnte me ngjarjet e Gėrdecit. Gazetashitėsit, pasi nuk kanė marrė gazetėn, kanė shpėrndarė pėr lexuesit qė e kėrkonin atė nė treg, pėrgjigjen unike tė marrė nga menaxheri i gazetės, se gazeta ishte bllokuar.

    Pas kėsaj ka ardhur furia e deklaratave histerike tė atyre i ishin pėrgatitur se ēfarė duhet tė thonin. Konteksi ishte se Berisha, i cili nė kėto katėr vite nė pushtet as nuk ka menduar qė t'u imponohet mediave as me presione politike dhe as me presione financiare, tė rezultonte si njeriu qė po kėrkonte tė fshihte tė vėrtetat, qė po dilnin nga media nė fjalė. Kryeredaktori i trukeve doli me kostumin e politikanit tek selia e PS dhe foli nė emėr tė lirisė sė medias, tė tjerė qanė me tė madhe mungesėn e tė njėjtės liri dhe vazhduan kujėn pėr orė tė tėra. Media nė fjalė, e cila mendoi se mund tė fitonte kėshtu shitjen e disa kopjeve mė tepėr duke i shėrbyer edhe mė shumė kryeredaktorit tė trukeve, deklaroi se do tė rishtypte gazetėn, nė njė kohė qė i mori ato nga portobagazhi i makinės sė menazherit tė saj dhe i nxori nė treg me disa orė vonesė, pasi loja i kishte dhėnė efektet e saj. Njė skenė e turpshme, qesharake dhe dramatike nė tė njėjtėn kohė, qė tregon pėr pozitat mjerane me tė cilat Rama kėrkon t'i imponohet opinionit publik.

    Nėse do tė kishte njė synim tė qartė pėr tė bllokuar daljen nė treg tė gazetės nė fjalė, atėhere nuk do tė lejohej qė ajo tė shpėrndahej pėr abonentėt dhe as tė nxirrej me tirazhin e plotė nė rrethe. E dyta, si ėshtė e mundur qė qenka bllokuar vetėm kjo gazetė dhe nuk u bllokuan edhe tre gazeta tė tjera qė kishin blerė nga zyrat e Prokurorisė tė njėjtin material trillues pėr ngjarjet e Gėrdecit dhe kishin hapur gazetėn me tė? Nėse do tė duhej tė bllokohej dalja e lajmit, atėherė do tė bllokoheshin edhe tre gazetat e tjera, gjė e cila nuk ndodhi dhe ato mbetėn nė tezgat e gazetashitėsve megjithė "skupin". Kush mund ta besojė sot kėtė truk, pėrveē atyre qė vetė e kanė sajuar dhe kėrkojnė tė bėjnė viktimėn pėr ca reklamė mė tepėr biznesit tė tyre tė rrėnuar nag keqpėrdorimi?

    Historia e mėsipėrme tė kujton mėnyrėn se si funksionon makina Rama e fushatės elektorale. Ky nuk ėshtė njė rast i shkėputur. Truket e kanė shoqėruar atė gjatė gjithė kėtyre viteve, nga "ora e Bushit", tek rasti "Trebicka", nga thashethemet pėr Presidentin francez me rastin e vizitės sė kryeministrit Berisha nė Francė dhe deri tek "vjedhja e detit", qė bėri kryeministri grek gjatė vizitės nė Tiranė.

    Por nuk janė vetėm kėto. Mė parė ka pasur tė tjera, ndoshta edhe mė dramatike. Pėrpara zgjedhjeve lokale tė dy viteve mė parė, Rama shpėrtheu me telekomandė njė bombė nė lokalin ku kishte darkuar, vetėm pak minuta pasi ishte larguar prej andej. Mė pas, bėrtiti me tė madhe se ky ishte njė atentat qė po i bėhej atij. Pasi e solli nė modė njė metodė tė tillė tė bėrjes sė fushatės elektorale nė PS, i rekomandoi edhe pasuesit tė tij nė PS, qė ėshtė sa njė prej kėmbėve tė Ramės qė tė bėnte tė njėjtėn gjė. Edhe ai shpėrtheu telekomandėn e njė bombe, tė cilėn e kishte vendosur nė bagazhin e makinės sė tij, dhe e shpėrtheu atė vetėm pasi ishte ngjitur nė katin e pestė. Kėto metoda bėjnė pjesė nė strategjinė elektorale tė Ramės. Kėsaj here e ka nisur me njė gazetė, por askush nuk di tė thotė se me ēfarė do t'a vazhdojė nė ditėt e ardhshme. Njė gjė ėshtė e qartė, boshti i kėsaj fushate elektorale, jo vetėm i Ramės, por i binomit "Rama" ėshtė truku.



    RD

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga Bel ami Lexo Postimin
    Aulona, me ato videot do te kishin zili edhe drejtuesit e Agji-Prop-it ne kohen e diktatures.
    Je e vetmja ne kete forum qe akoma i beson medias anti Shqiptare te Karla Bolinos.
    Pse nuk na sjell ate videon ku prokllamohej qe Bushit i vodhen oren ne Shqiperi?

    Bel ami, nqs tema do te ishte hapur per ate do ta sillja pse jo.

    Ti tani po sulmon gazeten, po mire kush e beri ate tragjedine nga pakujdesia une e ti, apo keta qe nuk fryhen.

    Me vjen keq pikerisht me ty dhe disa si ty qe keni pak inteligjence dhe mundoheni te mbuloni kete diell me shoshe. Kete edhe nje femije te vogel t'ja japesh e kupton, ndersa ju beni sikur nuk kuptoni.. Ne rregull preferenca jote, por nuk u thua dot te tjereve, te mbyllin shqisat e te diturohen nga cdo gje dhe te zgjedhin ate qe eshte me pak e keqe.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga drenicaku Lexo Postimin
    O shqipetar ju qe akoma jeni ne gjume,duhet ta dini se te gjitha te keqijat per kombin shqipetar kan ardh nga e majta,kurse per gazeten e edi rames (qe nuk e meriton te quhet gazet shqiptare,por gazet greke)ta kuptoni qe kjo gazet me deshir te madhe ben detyrat e armiqve te kombit.
    Eshte per qudi se si akoma ka shqipetar qe i besojn socializmit qe rrenjet i ka ne karpate,zgjohuni qe te gjith ti japim grushtin e fundit kesaj murtaje qe me djallezit e saj na tregoj katerqiprisht se eshte parti qe eshte ne gjendje ta kall shqiperin siq e beri ketu e 60 vjet rresht.
    Tua shkepusim endrren armiqve tan qe neper mes partis se socialistve ta mbajn shqiperin te tensionuar ne menyr qe te mos mund te eci perpara.
    Shqiperia ka ndryshua shume ne keto vitet e fundit do te ndryshoj akoma nese qeveris e djatheta,ne te kunderten do te na ringjallen gomonet krimi shtetror prostitucioni dhe do radhitemi ne vendet e para per krim,prandaj duke u nisur edhe nga antipatia qe ka evropa e sidomos amerika ndaj socializmit ne nuk guxojm te kethehemi mbrapa.

    Drenicaku se fjalet e shumta e te perseritura jane fukarrallek.

    Vertet duhet te ikim nga ai lloj menyre qeverisje qe ke frike ti, e cila mbizoteron PD deri tani per arsye sepse nuk ka ndryshuar nga brenda por ka te njetin person qe kishte qe ne ditet qe ja dhane ta mbante vetem per 4-8 vjet, ndersa ai po e kthen ne prone private.

    Deri ne kohen qe ti te mesosh kete, nuk ka per te patur asnjehere ate demokraci qe kerkon ti.

    Sot loggot e Partive nuk jane aq shume problematike sa jane njerezit qe e drejtojne ate, si dhe proramet, keshtu qe mos u bej paranoid se mbase ata qe nuk kane hapur ndonjehere liber mund te besojne, por jo ata qe kane pare te tjere menyre qeverisjeje ne vende te huaja ku mund te ndodhesh edhe vete.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Sa here organe mediatike te papergjegjshme shpifin dhe bejne inskenime te tilla te paturpshme me qellime te pasterta propagandistike, duhen denuar nga gjithe opinioni publik shqiptar pasi jane duke mashtruar publikun, ashtu sic jane duke shkelur me te dyja kembet lirine e shtypit te ngritur mbi fjalen e lire dhe te vertete.

    Eshte detyra e gjithe mediave te pergjegjshme shqiptare, qe e ndjejne pergjegjesine perpara publikut shqiptar, qe te demaskojne dhe denoncojne akte te tilla te shemtuara te segmenteve te caktuara te shtypit shqiptar. Kjo nuk eshte hera e pare dhe nuk do te jete as hera e fundit qe Gazeta e Musolinit ne Tirane shpif ne kete menyre.

    Albo
    Albo sic e thashe edhe me larte nqs keto jane shpifje, qeveria shume bukur mund ti hedhi ne gjyq. Jam shume dakort nqs jane shpifje te gjobohen, por deri atehere kane te drejten e lirise se shtypit, ti e di shume mire kete mbasi jeton ne nje vend ku e drejta e fjales derisa te vertetohet ka fuqi.

    Aulona
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anėtarėsuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Gėrdeci, Trebicka: Ēfarė bisedova me Shkėlzenin



    ”GSH” boton sot dėshminė e Trebickės, provė se kur emri i Shkėlzen Berishės u pėrmend nė aferėn e armėve. “GSh” boton edhe pėrgjimet e telefonatave mes Mihal Delijorgjit, i cili ndodhej i arrestuar nė burg dhe bashkėshortes sė tij. Version multimedial i ketij lajmi

    TIRANE- Biznesmeni shqiptaro- amerikan Kosta Trebicka, i cilėsuar si dėshmitari kyc pėr tragjedinė e Gėrdecit, dhe trafikun e armėve ėshtė rimarrė nė pyetje nga prokuroria 6 muaja para vdekjes sė tij nė aksident rrugor.

    ”Gazeta Shqiptare” boton sot dėshminė e Trebickės dhėnė nė prokurori mė datė 4 prill 2008, nė prani tė prokurorėve Alfred Progonati,dhe Sokol Stojani.

    Gjatė dėshmisė sė tij Trebicka tregon sesi kishte kontaktuar disa here ne telefon pas vizites se Bushit me Efraim Diverolin,
    dhe se ai i kishte pohuar se nen presionin e Ylli Pinarit kishte pranuar largimin e Trebickes si nėnkontraktor i AEY inc pėr paketimin e municioneve.
    Per largimin Trebicka si nje n/kontraktor i njė shoqėrie amerikane ishte kontraktuar nga Departamenti i Mbrojtjes, nga i cili ishte vėnė nė dijeni se njė grup punonjėsish investigativ do tė merreshin me cėshtjen.

    Kjo gje- thotė Trebicka nė dėshminė e tij-e detyroi atė te komunikonte me djalin e Berishes, Shkelzenin pasi ne nje regjistrim qe ai despononte ishte dhe emri i tij. Takimi u organizua permes nje miku te perbashket Albert Allmuēa, brenda nė njė makinė para Korpusit tė Universitetit tė Tiranės .

    Mė tej biznesmeni tregon pėr ardhjen e gazetarit tė New York Times i quajtur Nicholas WOOD, dhe bisedes me te rreth paketimit te municioneve.

    Trebicka tregon se me deputetin z.Arben Malaj ėshtė bėrė takimi me ministrin Fatmir Mediu ku dhe ėshtė folur rreth vizites se gazetarit. Ai deshmon per ardhjen dy herė nė Shqipėri te njė grupi investiguesish amerikanė tė Departamentit tė Armatimit tė cilėve i kishte vėnė nė dispozicion dokumentacionin origjinal.
    DELIJORGJI
    “Gazeta Shqiptare” boton sot edhe pėrgjimet e telefonatave mes Mihal Delijorgjit, i cili ndodhej i arrestuar nė burg dhe bashkėshortes sė tij. Telefonata ndodhi ,dy ditė para se Trebicka tė japė intervistė nė TV NEWS 24.

    Gjatė kėtij bashkėbisedimi, Mihali e qetėson tė shoqen, qė duket mjaft e shqetėsuar dhe e i thotė se Trebicka nuk do
    tė flasė mė. “Ai plehra, ai Kosta e qepi buēen dhe ai, se doli dje Ambasada Amerikane dhe e qepi atė buēen dhe tha se ēdo gjė ishte e rregullt qė nga ani moment nuk flet mė asnjė njeri” - shkruhet ndėr tė tjera nė dokumentin e publikuar sot nė "GSH"

    Nė intervistėn e dhėnė pėr “News 24”, respektivisht nė datėn 21 mars, Trebikca sqaroi kontratėn e prishur me amerikanėt pėr dėrgesat e municioneve nė Afganistan. Ndryshe nga qėndrimi i pak ditėve mė parė, Trebicka akuzonte drejtorin e MEICO-s, Ylli Pinarin, si “shefin” qė dikonte lidhjen e kontratave mafioze tė trafikut tė armėve nė dėm tė shtetit. dhe linte nė hije rolin e Delijorgjit nė kėtė ēėshtje, duke pėrmendur emrin e tij vetėm sipas citimeve tė Efraim Diverolit, pronarit tė kompanisė ‘AEY Inc’ .
    (s.g/BalkanWeb)
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  7. #57
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    bravo gazeta ,.. sic duket fitili i dinamitit po i afrohet sumes se Salis e Liris,... kujdesni kur te plase se do qelbe Tiranen e krejt Shqipnin ...

  8. #58
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Aulona, une e kam thene qe kur plasi gerdeci qe persona si pune Mediut ,Pinarit dh politikanet e tjere teperzier ne ate afere te denohen me denimet me te ashpra.Nuk vuaj nga ndonje kompleks dhe spo mundohem te mbuloj diellin me shoshe, por s'mund te fsheh lakuriqesine e Edi Rames me copa nga Gazeta Anti Shqiptare e Karlo Bolinos.
    Tabulantet qe perziejne Mediun,Shkelzenin etj Prokuroriate mos i publikoje ne media por ti perdore ne proces.Eshte per tu ardhur keq qe i besoni kaq shume armates mediatike te Edi Rames.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  9. #59
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shekulli, 15/05/2009

    Heroi i ri i PD-sė
    Mero Baze

    Partia Demokratike u investua dje politikisht nė mbrojtje tė njė biznesmeni qė ka pranuar se ėshtė mik i ngushtė me Shkėlzen Berishėn. Pas Damir Fazlliēit, tani heroi i ri i PD ėshtė Rrahman Selmanllari. Zėdhėnėsja e Partisė Demokratike doli dje publikisht nė mbrojtje tė tij dhe akuzoi medien pėr lajmin mbi blerjen e tirazhit tė "Gazetės Shqiptare".

    Po kush ėshtė heroi i ri i PD?

    Rrahman Selmanllari ėshtė njeriu qė lidh familjen e kryeministrit me biznesin vdekjeprurės nė Gėrdec. Ai ėshtė njė nga miqtė mė tė afėrt tė Shkėlzen Berishės, djalit tė kryeministrit, siē e pranon dhe vetė para prokurorisė. Ai ėshtė pėrfaqėsuesi real i tė ashtuquajturės kompani amerikane, SAC, qė do tė bėnte demontimin nė Gėrdec. Gazeta "TemA" ka siguruar prej kohėsh kopjen e kėtij autorizimi nga kompania amerikane, SAC, pėr kėtė biznesmen. Selmanllari ka bėrė dėshmi tė rreme nė prokurori dhe ka mohuar ēdo lidhje me kompaninė amerikane dhe ēdo lidhje me biznesin e Gėrdecit. Tė vetmen lidhje qė ka pranuar ėshtė ajo me Shkėlzen Berishėn.

    Por dėshmia false e Selmanllarit bėhet dhe mė e dėnueshme nga dėshmitė e njė tė ashtuquajturi grup misterioz qė punonte natėn nė Gėrdec dhe qė nė krye tė tyre ishte Nazmi Isufi, kunati i Rrahman Selmanllarit, si dhe disa krushq dhe njerėz tė afėrt tė tij. Ata, po ashtu, tentojnė tė bėjnė dėshmi tė gėnjeshtėrta nė prokurori, por deklaratat e tyre janė shumė kontradiktore dhe provojnė qė Selmanllari njihej gjerėsisht si njė nga pronarėt e asaj fabrike.

    Siē do ta shihni dhe juve, tė gjithė kėta persona kanė dhėnė dėshmi tė rreme dhe prokuroria fatkeqėsisht e ka lėnė deri kėtu hetimin pa dashur t'i shkojė deri nė fund. Me dėshmitė e tyre tė rreme dhe me lidhjet e pranuara me Shkėlzen Berishėn, prokuroria nuk mund tė injoronte thirrjen e Shkėlzen Berishės pėr ta marrė nė pyetje dhe marrjen tė pandehur tė Rrahman Selmanllarit. Kjo nuk ka ndodhur dhe ky ėshtė njė devijim i madh nga hetimi profesional qė prokuroria duhet tė bėnte. Nėse kėtij hetimi i heq kėto elementė, ai kthehet nė njė hetim pėr njė aksident tė zakonshėm.

    Atė qė prokuroria nuk po e bėn me Shkėlzen Berishėn dhe Rrahman Selmanllarin, e ka bėrė sot me redaksinė e gazetės "TemA" dhe disa redaksi tė tjera, ku dy oficerė tė policisė gjyqėsore kanė zbarkuar nė redaksi dhe kanė kėrkuar burimin e informacionit tė gazetės pėr dosjen nė fjalė. Pra, prokuroria mė shumė ėshtė shqetėsuar pse po del e vėrteta e lidhjeve politike nė Gėrdec sesa pėr hetimin serioz tė kėsaj ēėshtjeje.

    Ky hetim i dėshtuar me qėllim nga prokuroria duket se ka rritur dhe arrogancėn e Selmanllarit ndaj medias, arrogancė, e cila u shfaq dje nė formėn mė ordinere tė saj duke blerė tirazhin e "Gazetės Shqiptare" nė Tiranė. Gati njė vit mė parė, ky biznesmen ka kėrcėnuar po ashtu drejtorin e gazetės "TemA" dhe atė tė gazetės "Shekulli" se do t'i padiste nė gjykatė pėr shkak tė botimit nė gazetė tė njė letre nga qytetari amerikan Geri Kokalari. Acarimi pasoi lajmet se nipi i tij, i cili punonte si shofer nė ambasadėn shqiptare nė Romė, u kap me drogė nė makinėn me targa diplomatike. Shoferi ishte emėruar aty falė lidhjeve tė forta tė Selmanllarit me familjen Berisha.

    Dhe si pėr tė konfirmuar lidhjet e kėtij biznesmeni me kryeministrin Berisha dhe familjen e tij, zėdhėnėsja e Partisė Demokratike doli dje nė mbrojtje tė kėtij biznesmeni dhe sulmoi "Gazetėn Shqiptare", edhe pse kjo e fundit nuk akuzoi PD direkt pėr blerje tė gazetės. Ėshtė interesant fakti se si Selmanllari, njė biznesmen i zakonshėm shqiptar, ka pasaportė shėrbimi, e cila verifikohet lehtė, nėse shikon autorizimin qė ka lėshuar pėr tė kompania amerikane. Duke qenė mik i familjes Berisha dhe i mbrojtur politikisht dhe publikisht prej saj, ai ka plot arsye tė jetė arrogant ndaj medias dhe ndaj atyre qė cenojnė imazhin e familjes nė pushtet.

    Nė tė vėrtetė, po tė mos ishin sot disa media tė lira pėr tė folur, ky skandal do tė ishte varrosur sė bashku me 26 tė ndjerėt qė mbetėn nėn fabrikėn e njerėzve tė Sali Berishės, ndaj dhe mėria e madhe tani ėshtė me medien dhe jo mė me prokurorinė apo drejtėsinė nė tėrėsi, e cila po e ēon po ashtu drejt dėshtimit dhe kėtė proces, njėsoj si atė tė Bashės apo Fazlliēit. Kėto veprime tė dėshpėruara kundėr medias qė po denoncon, jo vetėm autorėt e skandalit, por dhe autorėt e dėshtimit tė kėtij hetimi, tregojnė shkallėn e lartė tė kapjes sė shtetit nga mafia dhe arrogancėn e familjes nė pushtet ndaj kujtdo qė tregon me gisht nga ajo.

    Heroi i ri i PD, pėr fatin e saj tė keq nė prag tė fushatės elektorale, do tė vėrė nė vėshtirėsi dhjetėra figura tė asaj partie qė t'i dalin nė mbrojtje. Do ta ketė tė vėshtirė Topalli tė thotė qė ai ėshtė heroi ynė, vetėm pse ėshtė mik i "atit" tė Shqipėrisė sė re, do ta ketė vėshtirė Ruli tė thotė qė ai ėshtė investitori tipik i ekonomisė sė tij, do ta ketė tė vėshtirė Bode tė thotė qė ai ėshtė heroi i korrektėsisė fiskale, do ta ketė tė vėshtirė Nishani tė thotė qė ky njeri s'ka asnjė "gjurmė" nė dosjet e ministrisė sė tij, dhe mbi tė gjitha do ta ketė tė vėshtirė ēdo anėtar dhe mbėshtetės i PD qė tė krenohet me njė "hero", beteja e tė cilit pėr tė ftuar miliona ka varrosur tė gjallė 26 vetė.

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anėtarėsuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    un i bej nje propozim zotri berishes
    te mos e lejoj gazeten shqiptare te dal ne kopje lketre po vetem ne internet
    ne kete menyr edhe gazeta nuk quhet e mbyllur se del ne internet edhe ne biem rehat se i vem aldon censor dhe e regullon ai sic regulloi titullin e ketij shkrimi dhe na e kthen ne gazet qeveritare

Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Letersia Shqiptare
    Nga new-man nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 12:28
  3. Qėndrimi i shtypit tė huaj ndaj lidhjes sė Prizrenit
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 23:28
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •