Edhe nje shkrim tjeter qe eshte botuar tek gazetat: "Zemra Shqiptare", "Kritika" dhe "Fjala e Lire".
Njė burrėreshė labe
Dua t’ju tregoj pėr Mero Kallaratin, pėr atė labe qė e ka stamposur emrin e saj nė historinė e burrave. Kush e ka njohur apo dėgjuar pėr Tė, ndjehet i lumtur dhe krenar qė ėshtė shqiptar.
Kur isha i vogėl, ajo ish njė grua shumė e re. Kishte njė zė shumė tė qetė dhe tė gėzushėm. Shpesh vinim te ajo derė aq bujare e mirėsie, me vėllezėr dhe kushėrij – dhe teta Merua na priste tėrė kėnaqėsi, na pyeste e na gostitėte tė gjithėve me radhė na thoshte edhe ndonjė shaka n’ato ditė trazirash nė Tiranė tė nentorit 1944-tės.
Kėnaqeshim tė dėgjonim zėrin e saj, qė mbetej vazhdimisht i butė, i ėmbėl ė shoqėruar me atė buzėqeshje tėrė ngrohtėsi, si te Ajo e kur kush tjetėr!
Gėzim mė tė madh nuk kish pėr sejcilin nga ne, kur Hallė IFI (e bija e patriotit tė madh Petro Harito, aq e respektushme pėr tė gjithė), ose edhe ndonjė tjetėr, na jepte ndonjė porosi pėr te DEMIR KALLARATI, (Demo si e thėrrisnin), ose pėr te e shoqja e Tij, Mero!
Po, ē’ndodhi pas atij nėntori 44-tėr?
Fundi i njė kohe dhe fillimi i njė tjetre. Mrekullia e lindjes sė njė fillimi nga i cili u shkaktuan dhe vazhdojnė ti shkaktohen Shqipėrisė sonė tė shtrėnjtė, plagė dhe mjerime…
(Ndodhi ajo, qė ka pėrmėndur qysh mė 31 korrik 1944 JANI DILO nė fjalimin mbi varrin e DHIMITER FALLOS it, nė Korēė, vrarė nga dora qė gjakoste flamurin me gjak vallai, pėr t’ja dorėzuar tė huajit…
..Nė partine komuniste “ē’do parim moral qė vleftėson jetėn nė vet-vehte, familjen dhe kombin, zhduket…tė pirėve nga bukuritė satanike, do tu dalė njė ditė dehja, Shqipėrija do ketė mbetur njė pirg me varre e gėrmadha, e pazonja tė qėndrojė nė kėmbė pėr mungesė gjaku e fuqie.. Ahere tė rinjtė e tradhėtuar do kenė braktisur radhėt e Partisė, plot pendim, por do jetė tepėr vonė pėr ta, pėr ne qė qėndrojmė duar-kryq pėrpara gjėndjes qė pėrmbys Atdheun, dhe pėr vetė ekzistencėn e Shqipėrisė si shtet i lirė dhe i pavarur.. ”
Kjo atmosferė dėshpėrimi, boshllėku, konfuzioni e krimi. -, ky realitet i pamėshirėshėm shqiptar qė ndeshej brutalisht me ėndėrrat rinore vazhdoi deri nė 90-tė, deri sa ikėn djemtė e morėn dhenė pėr njė jetė mė tė mirė, pėr njė shqiptar tė lirė, pėr njė SHQIPERI tė lirė e tė lumtur.. Tė magjepsurit e kullės sė kuqe nuk dhanė asnjė mesazh paqeje e dashurie po vetėm e vetėm njė gjė dini tė bėnin mirė: si tė luftonin popullin e tyre.! ”Tė forcojmė luftėn e klasave”-thoshin- njė luftė kjo, pa qėnė nė luftė po, ”pėrēa e sundo” qė i solli e sjell dėme Shqipėrisė, mė shumė se dhe nga pushtimi i 500 vjetėve tė Turqisė! .. Ngadalė gėrryen gangrena e veseve, simbol i shprehjes dhe i vdekjes sė shpirtit shqiptar, sa mund tė mendosh se Nder dhe Drejtėsi nuk puqen …Njė jetė qė, s’ėshtė gjė tjetėr veēse njė formė vdekjeje. e, na bėri me lot gjaku tė qajmė pėrēarjen me njeri tjetrin-heqim e vuajmė se ē’del nga macja gjuan mi-thotė mėnēuria e popullit -
”Mora pushkėn dolla malit/tė luftoja pėr Atdhe/ ku ta dinja unė i varfėri /qė armiku ish me ne/ ja thoshte zagoriti kur filloj katraulla.. kundėr shqiptarit)
Armiq me njeri-tjetrin pa nevojė, nė vėnd qė tė tėrė zotėsinė, vyrtytet e fuqinė dhe ta bėnim Shqipėrinė e re tė vėllazėruar, ”zonjė” si e donte rilindasi.. Vetėm idealet e larta demokratike janė ato qė forcojnė njerinė e nuk lėnė ti thuhet tė keqes “mashalla”! oshėtima e sėcilės tronditi jetėn qė nė themel.. e, komunistėt festonin e gėzonin nudo stalinisēe:
“1 prill 1946-tregon Merjua qė kish kaluar tė 80-tat -mė arrestojnė burrin, DEMON., ”Fama e herėshme, birin e labėrisė-e mori nė qafė”.. . Pas 1 ore vinė e mė kontrollojnė shtėpinė me tėrbim.. s’lanė dhe libėr pa kontrolluar nga biblioteka e Tij…deri nėmėngjes! .. Priteshin dhe lakmi tė reja! Me gurė varri mbuluan tė vėrtetėn e tė mirėn! … ”Teknika e taktika e tyre harriti tė bėjė “mrekullira”, sa tė mos u besonte njeriu syve: “Demir Kallarati-armik populli ?!!”
Shtėpinė e sekuestruan.. Merjon edhe pse nė moshė fare te re e internuan! .. Rėndoi mbi tė po ajo torturė e tmerrėshme sa mbi gjithė tė dhunuarit me punė tė rėnda sė bashku.. Veē, qėndroi ashtu siē dinė tė qėndrojnė, vetėm ato qė janė MERO, gjithnjė e pamposhtur.
Besnikėria ndaj sė vėrtetės, besnikėria ndaj fjalės sė saj, tė tėra kėto ishin pjesė pėrbėrėse e mishit, e gjakut tė saj. Kėtė lartėsim ia pohoi dhe i shoqi 2 ditė para se tė vdiste, nė prani tė xhelatėve tė kuq, mirėsjellja e tė cilėve kutėrbonte dėnim me vdekje:-
”Tė lumtė MERO, ti e bėre detyrėn si burrat e kaluar burrave! ” Imazhi i kėtyre fjalėve tė DEMIRIT tepėr tronditės-fizionomi qė paraqitėte njė mendim tė tmerrshėm.. atje..
- E kam bėrė e do ta bėj si ndaj teje, e njerėzve tė tu” – Ishin kėto fjalė tė pėrgjigjėjes sė Meros, qė bashkjetuan me DEMON prapa hekurave tė neveritėshme tė birucės dhe, e pamundur ti shkitėte nga mėndja e Tij..
- ”Mos prisni mė, kėshilla e mendime nga unė”, - fjalė ė fundit tė DEMIRIT, tė dėnuarit me vdekje, qė mė 22/12/ 1948 mbaroi nė tortura ēnjerėzore …”pėr tė mirėn e shoqerisė“! Emri qė la pas DEMIRI (miku i ngushtė i Jani Dilo-s, Hysni Lepenicės e Petro Markos) .. ėshtė i ndritur.
E, ē’nuk bėri pėr tė shoqin e burgosur, me tė vetmin faj se.. ishte demokrate, shumėburrėror! .. dhe, kur dėgjoi qė DEMIR KALLARAT s’ka mė! .. Nuk ja vleu mė barra qiranė tė konsumonte fjalė.. Po.. me tėrbimin e labes kur nuk i hyn vdekja e saj nė sy, u sul mes policėve.. dinte vetėm qė dera e tė vdekurit hapet nga jashtė.. futet … rrėmbeu brėnda kufomėne burrit ….. ..
Po ku ta shpinte?! Ku do ti bėnte nderimet e rastit tė shoqit?! Shtėpinė nuk e kish mė tė sajėn! Ajo qė, habiti.. ishte morali i lartė mbi tė cilin ngrihej kjo labe.! Se, tė ishe preh e inkuzicionit tė kuq, pėrpara kėsaj llatarie.. - vdekja nuk ish gjė, sepse do tė thoshte dėnim e ēfarė dėnimi se! Dktatura e kuqe s’linte gjė pa bėrė, pėr tė skandalizuar njerinė, qoftė dhe tė vdekur.
Pėrpiqeshin mjeranėt tė dėshmonin se.. kjo grua kreu njė mėkat tjetėr tė rėndė…Por, ndodheshin pėrballė njė labeje qė, spikaste nė dhuntinė pėr tė folur nė mėnyrė bindėse.
E jashtėzakonėshme nė aftėsinė e saj pėr tė mbushur zėmrat me kurajo edhe atyre qė kishin humbur besimin, e tu futėte nė shpirt shpresėn qė dėshpėrimi tė pushonte sė ekzistuari. Partia, sigurimi e hidhte njerinė nė mundime tė pėrjetėshme sa, ”mė mirė njė vdekje me tmerr se, njė tmerr pa fund”…
Por, tiranas qė nuk u trėmb syri e vunė nė sup DEMIRIN nga Kallarati dhe Barjam ēela i hapi shtėpinė.. Lajmin e Zi e vuri te porta e tij.. . Plot e pėrplot me njerėz: shtėpia, oborri e deri nė rrugė.. pėr ti bere nderime burrit qė tė merrte gjak nė vetull. Ay DEMIRI, qė dhe me vėshtrimin e Tij tė freskonte zėmrėn, u jepte forcė e dritė ditėve tė mira e tė vėshtira kur jeta tė sulmon me tėrė forcėn e rrebeshit…tani s’tė shoqėron dot mė.. Syri i tij qė me njė tė rrotulluar, kuptonte ē’ambient e rrethonte.. nuk lėviz dot mė……Dal nga dal do shtrihej me dheun…. i dėrmuari nga plagėt e torturave tė padėgjuara ndonjė-herė, tani s’ka nevojė mė pėr dritė Dielli.. ZOTI i dha dritėn e pėrjetėsisė atij, qė vuajti me pagjumėsi fisnike lajmin e hidhur tė vrasjes sė Hysni Lepenicės.. Ajo fjalė qė i dilte nga goja e pėrmėndėtėte:Nderet, Besėn, Shpresėn, ShqipėrinDemokracinė, Idealin e atyre qė u vranė, lexohej nė sytė e gjithė tė pranishmėve ;tingėllim aktual i ka dhe nė kujtimin te librin”Storia del materialismo” dhuruar Jani Dilo-s, shkruar me dorėn e vet:
”Fleta e historisė do ti dėnojė injorantet e ēarmatosur nga ē’do ndiesi e mirė”. (Demiri, 3/Mars 1941) .
– Tė nderohet burri -foli Barjami-sipas tradites dhe zakoneve qė ka vėndi.. Nė kėtė hidherim tė thellė edhe pse tė dėbuar politik nga Tirana djemtė e Ilia Dilo Sheperit gjetėn rastin e ti japin lamtumirėn e fundit Demirit tė shtrėnjtė. (Bile Jani nga N. Y. nė vazhdimėsi dhe nuk ja ndau ndihmėn ekonomike –kėsaj burrėreshe-Mero! shoqja e mikut tė Tij tė ngushtė) Heshtjen e akulltė e theu vaji i MEROS qė mbahet mėnd dhe sot e kėsaj dite.
“.. DEMIR zeza nė tė zi
Ti e di a nuk e di
Sonte dolle nė liri
Jemi te miku tė dy.. ”
Emocione rrėnqethėse… Ajo qė i sherbente Demirit kur ish gjallė, tani i sherbente dhe tė vdekur… Dramaciteti i vargjeve tė saj futėt e jetė dhe atje ku ish shuar… Ja pra, sesi jeta dhe vdekja, me tė gjitha mundimet e veta marrin kuptim, marrin vlera. Dhimbja - shkallė karalteri - e ngrinte atė MERO nė lartėsinė e burrit tė vėrtetė! Njerėzit e pamundur ti mbanin dot lotėt…. Vargjet e kėtij vaji dhe te efektit. e ngrėnė kėtė grua nė piedestalin e trimave.
“Ne jetė nuk jemi veē kalimtare e lum ai qė di tė lėrė njė emėr tė nderuar - kjo ėshtė pasuria me e madhe” - thoshte Merua. qė, ne rrugėn e jetės, i shikon rrugėn e pėrjetėsisė
Edhe kur kaloi tė 80-tat gjithė e donin dhe e respektonin, tė mėdhej e tė vegji. ē’nuk dėgjoje nė ēastin e takimit,.. ..
Tė jesh ballė pėr ballė me njė njeri si Kjo, ėshtė diēka e paharruar. E vetme Merua po, kurrė e vetmuar!
Tė rejat i mėsonte, sigurisht tė mira e tė kėqia pėrzier Tėrė vėmėndje e me zėmėr tė shtėrnguar dėgjonte radion qė e mbante pranė mbi komodinė, afėr krevatit ”ē'do bėhet vallė? C’do ti thonė kėtij populli pėr krimet qė kanė bėrė?! .. Gjaku qė kanė nė duar.. a nuk i tmerron?”.. - tundre kokėn … tė vėshtronte… Edhe nė atė dhomė tė vogėl qė kish e ngjante me njė kėnd tė vjetėr ikonash.., s’ishin tė pakta vizitat.. ē’nuk dėgjoje pėrmes pėrqafimeve! “Si kaq shpejt u rrite! ”Si ndryshojė kjo kėshtu! ”.. ”A nuk jam plakur?! ”Pastaj, si me vehte ”Pah, sa i ngjan gjyshes sė saj! ”..
Nė se e pyesnje: ēfarė ke fituar nė jetė?
- “Entusiazmin qė ta shoh botėn mė tė madhe.. Kėnaqėsinė kur shoh njerinė e mirė nė njė moment vėrtet suksesi. Qėllimin e madh kur harrihet se, do i bėjė, besoj, dhe “kėta tė vegjėlit”-njerėz mė tė mirė. ”
Sillte shėmbuj nga jeta me atė memorje aq tė fortė qė kish e konkludonte: “Shėndeti, llogjika e shėndoshė nuk janė tė dhėna pėr gjithmonė-mor bir- duhet ē’do ditė, ē’do ēast ti rifitojmė.
Nuk besonte, veē nė ato qė i thosh llogjika e saj! dhe ngrinte zėrin:
”Kurrė nuk harrohet Ai, qė jeton nė botėn e shpirtit! .. Trego sinqeritet te vetja jote-dhe, vrapo tė gezosh Atdheun, shoqėrinė shqiptare”
Merak kish pėr tėrė atė shtėpi ta shihte tė sajen, qė me aq djersė e mund ndertuar me Demirin. Hidhte hije dyshimi …edhe tani.. qė komunizmi vdiq.. ” Eshtė koha e pushtimit tė pronės, kjoo”! ! –thoshte Tjetėr nuk kuptohet dot, deri sa harrihet tė shkelet dhe e drejta e jetės! ! Shih.. drejtėsisia ėshtė zhveshur, lidhur kokė e kėmbė nga mafiozė,! Vjen demokracia e vėrtetė ahere kur do ngrihet JANI DILUA. Atė burrė, se bėn mė Nėna e as besoj nė breza ti vijė Shqipėrisė… Kėta.. po.. si punėt e tyre.. njėherė thanė- armik populli!!! Vetė folėn vetė dėgjuan!
Pastaj e mohuan. -Si duket ata qė vrau “armiku i popullit”…u ngjallėnėė.. Si kėta e mos kėta! .. Oh! si punėt e tyre.. ” Dėgjoj radion tani, po.. emrin e Janit nuk e dėgjoj?! .. Vetėm fjalėt “forca tė errata” “forca tė errata”.. pėrsėrit shumė herė e nuk u pėlqen tė dėnojnė kriminelė!!! Zjarrin duan ta shuajnė me benzine?! ” Po, kane te drejtė se, janė mėsuar me gjak “erdhėn, me gjak e mbajtėn dhe me gjak do ikin” nuk ka ardhė Demokracia e vėrtet. Besim te, tė pabesėt nuk ka.! . Merua s’ harrin dot tė sheohi shtėpinė e saj me sy.!! . ”…Kaq i ishin dobėsuar shpresat e saj
Ashtu si nuk i iku dot dhimbjes, kjo zėmėr bujare qė, ish altar therorie e burrėrie.. . ashtu nuk i iku dot dhe vdekjes.. kur Demiri (qė kurrė nuk e shkitėte nga goja) i bėri zė tė vinte …Tė dy tani janė mė pranė pėrjetėsisė se kurrė.
Aktivizova-i dashur lexues - kėto gjurmė kujtimesh tė pranishme nė sistemin Dje-Sot qė tė kapėrcejnė nga gjurma e kujtesės nė ralitetin shqiptar.
Nga Ksenofon M. Dilo
Krijoni Kontakt