Close
Faqja 132 prej 153 FillimFillim ... 3282122130131132133134142 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,311 deri 1,320 prej 1521
  1. #1311
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Edhe nje shkrim tjeter qe eshte botuar tek gazetat: "Zemra Shqiptare", "Kritika" dhe "Fjala e Lire".

    Njė burrėreshė labe


    Dua t’ju tregoj pėr Mero Kallaratin, pėr atė labe qė e ka stamposur emrin e saj nė historinė e burrave. Kush e ka njohur apo dėgjuar pėr Tė, ndjehet i lumtur dhe krenar qė ėshtė shqiptar.
    Kur isha i vogėl, ajo ish njė grua shumė e re. Kishte njė zė shumė tė qetė dhe tė gėzushėm. Shpesh vinim te ajo derė aq bujare e mirėsie, me vėllezėr dhe kushėrij – dhe teta Merua na priste tėrė kėnaqėsi, na pyeste e na gostitėte tė gjithėve me radhė na thoshte edhe ndonjė shaka n’ato ditė trazirash nė Tiranė tė nentorit 1944-tės.
    Kėnaqeshim tė dėgjonim zėrin e saj, qė mbetej vazhdimisht i butė, i ėmbėl ė shoqėruar me atė buzėqeshje tėrė ngrohtėsi, si te Ajo e kur kush tjetėr!
    Gėzim mė tė madh nuk kish pėr sejcilin nga ne, kur Hallė IFI (e bija e patriotit tė madh Petro Harito, aq e respektushme pėr tė gjithė), ose edhe ndonjė tjetėr, na jepte ndonjė porosi pėr te DEMIR KALLARATI, (Demo si e thėrrisnin), ose pėr te e shoqja e Tij, Mero!
    Po, ē’ndodhi pas atij nėntori 44-tėr?
    Fundi i njė kohe dhe fillimi i njė tjetre. Mrekullia e lindjes sė njė fillimi nga i cili u shkaktuan dhe vazhdojnė ti shkaktohen Shqipėrisė sonė tė shtrėnjtė, plagė dhe mjerime…

    (Ndodhi ajo, qė ka pėrmėndur qysh mė 31 korrik 1944 JANI DILO nė fjalimin mbi varrin e DHIMITER FALLOS it, nė Korēė, vrarė nga dora qė gjakoste flamurin me gjak vallai, pėr t’ja dorėzuar tė huajit…
    ..Nė partine komuniste “ē’do parim moral qė vleftėson jetėn nė vet-vehte, familjen dhe kombin, zhduket…tė pirėve nga bukuritė satanike, do tu dalė njė ditė dehja, Shqipėrija do ketė mbetur njė pirg me varre e gėrmadha, e pazonja tė qėndrojė nė kėmbė pėr mungesė gjaku e fuqie.. Ahere tė rinjtė e tradhėtuar do kenė braktisur radhėt e Partisė, plot pendim, por do jetė tepėr vonė pėr ta, pėr ne qė qėndrojmė duar-kryq pėrpara gjėndjes qė pėrmbys Atdheun, dhe pėr vetė ekzistencėn e Shqipėrisė si shtet i lirė dhe i pavarur.. ”

    Kjo atmosferė dėshpėrimi, boshllėku, konfuzioni e krimi. -, ky realitet i pamėshirėshėm shqiptar qė ndeshej brutalisht me ėndėrrat rinore vazhdoi deri nė 90-tė, deri sa ikėn djemtė e morėn dhenė pėr njė jetė mė tė mirė, pėr njė shqiptar tė lirė, pėr njė SHQIPERI tė lirė e tė lumtur.. Tė magjepsurit e kullės sė kuqe nuk dhanė asnjė mesazh paqeje e dashurie po vetėm e vetėm njė gjė dini tė bėnin mirė: si tė luftonin popullin e tyre.! ”Tė forcojmė luftėn e klasave”-thoshin- njė luftė kjo, pa qėnė nė luftė po, ”pėrēa e sundo” qė i solli e sjell dėme Shqipėrisė, mė shumė se dhe nga pushtimi i 500 vjetėve tė Turqisė! .. Ngadalė gėrryen gangrena e veseve, simbol i shprehjes dhe i vdekjes sė shpirtit shqiptar, sa mund tė mendosh se Nder dhe Drejtėsi nuk puqen …Njė jetė qė, s’ėshtė gjė tjetėr veēse njė formė vdekjeje. e, na bėri me lot gjaku tė qajmė pėrēarjen me njeri tjetrin-heqim e vuajmė se ē’del nga macja gjuan mi-thotė mėnēuria e popullit -
    ”Mora pushkėn dolla malit/tė luftoja pėr Atdhe/ ku ta dinja unė i varfėri /qė armiku ish me ne/ ja thoshte zagoriti kur filloj katraulla.. kundėr shqiptarit)
    Armiq me njeri-tjetrin pa nevojė, nė vėnd qė tė tėrė zotėsinė, vyrtytet e fuqinė dhe ta bėnim Shqipėrinė e re tė vėllazėruar, ”zonjė” si e donte rilindasi.. Vetėm idealet e larta demokratike janė ato qė forcojnė njerinė e nuk lėnė ti thuhet tė keqes “mashalla”! oshėtima e sėcilės tronditi jetėn qė nė themel.. e, komunistėt festonin e gėzonin nudo stalinisēe:

    “1 prill 1946-tregon Merjua qė kish kaluar tė 80-tat -mė arrestojnė burrin, DEMON., ”Fama e herėshme, birin e labėrisė-e mori nė qafė”.. . Pas 1 ore vinė e mė kontrollojnė shtėpinė me tėrbim.. s’lanė dhe libėr pa kontrolluar nga biblioteka e Tij…deri nėmėngjes! .. Priteshin dhe lakmi tė reja! Me gurė varri mbuluan tė vėrtetėn e tė mirėn! … ”Teknika e taktika e tyre harriti tė bėjė “mrekullira”, sa tė mos u besonte njeriu syve: “Demir Kallarati-armik populli ?!!”
    Shtėpinė e sekuestruan.. Merjon edhe pse nė moshė fare te re e internuan! .. Rėndoi mbi tė po ajo torturė e tmerrėshme sa mbi gjithė tė dhunuarit me punė tė rėnda sė bashku.. Veē, qėndroi ashtu siē dinė tė qėndrojnė, vetėm ato qė janė MERO, gjithnjė e pamposhtur.


    Besnikėria ndaj sė vėrtetės, besnikėria ndaj fjalės sė saj, tė tėra kėto ishin pjesė pėrbėrėse e mishit, e gjakut tė saj. Kėtė lartėsim ia pohoi dhe i shoqi 2 ditė para se tė vdiste, nė prani tė xhelatėve tė kuq, mirėsjellja e tė cilėve kutėrbonte dėnim me vdekje:-
    ”Tė lumtė MERO, ti e bėre detyrėn si burrat e kaluar burrave! ” Imazhi i kėtyre fjalėve tė DEMIRIT tepėr tronditės-fizionomi qė paraqitėte njė mendim tė tmerrshėm.. atje..
    - E kam bėrė e do ta bėj si ndaj teje, e njerėzve tė tu” – Ishin kėto fjalė tė pėrgjigjėjes sė Meros, qė bashkjetuan me DEMON prapa hekurave tė neveritėshme tė birucės dhe, e pamundur ti shkitėte nga mėndja e Tij..

    - ”Mos prisni mė, kėshilla e mendime nga unė”, - fjalė ė fundit tė DEMIRIT, tė dėnuarit me vdekje, qė mė 22/12/ 1948 mbaroi nė tortura ēnjerėzore …”pėr tė mirėn e shoqerisė“! Emri qė la pas DEMIRI (miku i ngushtė i Jani Dilo-s, Hysni Lepenicės e Petro Markos) .. ėshtė i ndritur.

    E, ē’nuk bėri pėr tė shoqin e burgosur, me tė vetmin faj se.. ishte demokrate, shumėburrėror! .. dhe, kur dėgjoi qė DEMIR KALLARAT s’ka mė! .. Nuk ja vleu mė barra qiranė tė konsumonte fjalė.. Po.. me tėrbimin e labes kur nuk i hyn vdekja e saj nė sy, u sul mes policėve.. dinte vetėm qė dera e tė vdekurit hapet nga jashtė.. futet … rrėmbeu brėnda kufomėne burrit ….. ..
    Po ku ta shpinte?! Ku do ti bėnte nderimet e rastit tė shoqit?! Shtėpinė nuk e kish mė tė sajėn! Ajo qė, habiti.. ishte morali i lartė mbi tė cilin ngrihej kjo labe.! Se, tė ishe preh e inkuzicionit tė kuq, pėrpara kėsaj llatarie.. - vdekja nuk ish gjė, sepse do tė thoshte dėnim e ēfarė dėnimi se! Dktatura e kuqe s’linte gjė pa bėrė, pėr tė skandalizuar njerinė, qoftė dhe tė vdekur.
    Pėrpiqeshin mjeranėt tė dėshmonin se.. kjo grua kreu njė mėkat tjetėr tė rėndė…Por, ndodheshin pėrballė njė labeje qė, spikaste nė dhuntinė pėr tė folur nė mėnyrė bindėse.
    E jashtėzakonėshme nė aftėsinė e saj pėr tė mbushur zėmrat me kurajo edhe atyre qė kishin humbur besimin, e tu futėte nė shpirt shpresėn qė dėshpėrimi tė pushonte sė ekzistuari. Partia, sigurimi e hidhte njerinė nė mundime tė pėrjetėshme sa, ”mė mirė njė vdekje me tmerr se, njė tmerr pa fund”…
    Por, tiranas qė nuk u trėmb syri e vunė nė sup DEMIRIN nga Kallarati dhe Barjam ēela i hapi shtėpinė.. Lajmin e Zi e vuri te porta e tij.. . Plot e pėrplot me njerėz: shtėpia, oborri e deri nė rrugė.. pėr ti bere nderime burrit qė tė merrte gjak nė vetull. Ay DEMIRI, qė dhe me vėshtrimin e Tij tė freskonte zėmrėn, u jepte forcė e dritė ditėve tė mira e tė vėshtira kur jeta tė sulmon me tėrė forcėn e rrebeshit…tani s’tė shoqėron dot mė.. Syri i tij qė me njė tė rrotulluar, kuptonte ē’ambient e rrethonte.. nuk lėviz dot mė……Dal nga dal do shtrihej me dheun…. i dėrmuari nga plagėt e torturave tė padėgjuara ndonjė-herė, tani s’ka nevojė mė pėr dritė Dielli.. ZOTI i dha dritėn e pėrjetėsisė atij, qė vuajti me pagjumėsi fisnike lajmin e hidhur tė vrasjes sė Hysni Lepenicės.. Ajo fjalė qė i dilte nga goja e pėrmėndėtėte:Nderet, Besėn, Shpresėn, ShqipėrinDemokracinė, Idealin e atyre qė u vranė, lexohej nė sytė e gjithė tė pranishmėve ;tingėllim aktual i ka dhe nė kujtimin te librin”Storia del materialismo” dhuruar Jani Dilo-s, shkruar me dorėn e vet:
    ”Fleta e historisė do ti dėnojė injorantet e ēarmatosur nga ē’do ndiesi e mirė”. (Demiri, 3/Mars 1941) .
    – Tė nderohet burri -foli Barjami-sipas tradites dhe zakoneve qė ka vėndi.. Nė kėtė hidherim tė thellė edhe pse tė dėbuar politik nga Tirana djemtė e Ilia Dilo Sheperit gjetėn rastin e ti japin lamtumirėn e fundit Demirit tė shtrėnjtė. (Bile Jani nga N. Y. nė vazhdimėsi dhe nuk ja ndau ndihmėn ekonomike –kėsaj burrėreshe-Mero! shoqja e mikut tė Tij tė ngushtė) Heshtjen e akulltė e theu vaji i MEROS qė mbahet mėnd dhe sot e kėsaj dite.

    “.. DEMIR zeza nė tė zi
    Ti e di a nuk e di
    Sonte dolle nė liri
    Jemi te miku tė dy.. ”

    Emocione rrėnqethėse… Ajo qė i sherbente Demirit kur ish gjallė, tani i sherbente dhe tė vdekur… Dramaciteti i vargjeve tė saj futėt e jetė dhe atje ku ish shuar… Ja pra, sesi jeta dhe vdekja, me tė gjitha mundimet e veta marrin kuptim, marrin vlera. Dhimbja - shkallė karalteri - e ngrinte atė MERO nė lartėsinė e burrit tė vėrtetė! Njerėzit e pamundur ti mbanin dot lotėt…. Vargjet e kėtij vaji dhe te efektit. e ngrėnė kėtė grua nė piedestalin e trimave.
    “Ne jetė nuk jemi veē kalimtare e lum ai qė di tė lėrė njė emėr tė nderuar - kjo ėshtė pasuria me e madhe” - thoshte Merua. qė, ne rrugėn e jetės, i shikon rrugėn e pėrjetėsisė
    Edhe kur kaloi tė 80-tat gjithė e donin dhe e respektonin, tė mėdhej e tė vegji. ē’nuk dėgjoje nė ēastin e takimit,.. ..
    Tė jesh ballė pėr ballė me njė njeri si Kjo, ėshtė diēka e paharruar. E vetme Merua po, kurrė e vetmuar!
    Tė rejat i mėsonte, sigurisht tė mira e tė kėqia pėrzier Tėrė vėmėndje e me zėmėr tė shtėrnguar dėgjonte radion qė e mbante pranė mbi komodinė, afėr krevatit ”ē'do bėhet vallė? C’do ti thonė kėtij populli pėr krimet qė kanė bėrė?! .. Gjaku qė kanė nė duar.. a nuk i tmerron?”.. - tundre kokėn … tė vėshtronte… Edhe nė atė dhomė tė vogėl qė kish e ngjante me njė kėnd tė vjetėr ikonash.., s’ishin tė pakta vizitat.. ē’nuk dėgjoje pėrmes pėrqafimeve! “Si kaq shpejt u rrite! ”Si ndryshojė kjo kėshtu! ”.. ”A nuk jam plakur?! ”Pastaj, si me vehte ”Pah, sa i ngjan gjyshes sė saj! ”..
    Nė se e pyesnje: ēfarė ke fituar nė jetė?
    - “Entusiazmin qė ta shoh botėn mė tė madhe.. Kėnaqėsinė kur shoh njerinė e mirė nė njė moment vėrtet suksesi. Qėllimin e madh kur harrihet se, do i bėjė, besoj, dhe “kėta tė vegjėlit”-njerėz mė tė mirė. ”
    Sillte shėmbuj nga jeta me atė memorje aq tė fortė qė kish e konkludonte: “Shėndeti, llogjika e shėndoshė nuk janė tė dhėna pėr gjithmonė-mor bir- duhet ē’do ditė, ē’do ēast ti rifitojmė.


    Nuk besonte, veē nė ato qė i thosh llogjika e saj! dhe ngrinte zėrin:
    ”Kurrė nuk harrohet Ai, qė jeton nė botėn e shpirtit! .. Trego sinqeritet te vetja jote-dhe, vrapo tė gezosh Atdheun, shoqėrinė shqiptare”
    Merak kish pėr tėrė atė shtėpi ta shihte tė sajen, qė me aq djersė e mund ndertuar me Demirin. Hidhte hije dyshimi …edhe tani.. qė komunizmi vdiq.. ” Eshtė koha e pushtimit tė pronės, kjoo”! ! –thoshte Tjetėr nuk kuptohet dot, deri sa harrihet tė shkelet dhe e drejta e jetės! ! Shih.. drejtėsisia ėshtė zhveshur, lidhur kokė e kėmbė nga mafiozė,! Vjen demokracia e vėrtetė ahere kur do ngrihet JANI DILUA. Atė burrė, se bėn mė Nėna e as besoj nė breza ti vijė Shqipėrisė… Kėta.. po.. si punėt e tyre.. njėherė thanė- armik populli!!! Vetė folėn vetė dėgjuan!


    Pastaj e mohuan. -Si duket ata qė vrau “armiku i popullit”…u ngjallėnėė.. Si kėta e mos kėta! .. Oh! si punėt e tyre.. ” Dėgjoj radion tani, po.. emrin e Janit nuk e dėgjoj?! .. Vetėm fjalėt “forca tė errata” “forca tė errata”.. pėrsėrit shumė herė e nuk u pėlqen tė dėnojnė kriminelė!!! Zjarrin duan ta shuajnė me benzine?! ” Po, kane te drejtė se, janė mėsuar me gjak “erdhėn, me gjak e mbajtėn dhe me gjak do ikin” nuk ka ardhė Demokracia e vėrtet. Besim te, tė pabesėt nuk ka.! . Merua s’ harrin dot tė sheohi shtėpinė e saj me sy.!! . ”…Kaq i ishin dobėsuar shpresat e saj
    Ashtu si nuk i iku dot dhimbjes, kjo zėmėr bujare qė, ish altar therorie e burrėrie.. . ashtu nuk i iku dot dhe vdekjes.. kur Demiri (qė kurrė nuk e shkitėte nga goja) i bėri zė tė vinte …Tė dy tani janė mė pranė pėrjetėsisė se kurrė.
    Aktivizova-i dashur lexues - kėto gjurmė kujtimesh tė pranishme nė sistemin Dje-Sot qė tė kapėrcejnė nga gjurma e kujtesės nė ralitetin shqiptar.



    Nga Ksenofon M. Dilo

  2. #1312
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Ja dhe disa komente rreth ketij shkrimi:

    Postuar nga: Aneta Weihs - 20/02/2009 - 18:31:58 -
    Artikulli eshte shkruar shume mire. Te kujton stoicismin e disa grave shqipetare qe nuk u perkulen nen dhunen komuniste. Gjithashtu autori flet per karekterin heroik dhe fisnik te luftetarve kundra komunizmit si Jani Dilo Sheperi, Demir Kallarati qe nderoi jete ne burgun komunist, e te tjere heronj. Une si shqipetare ne mergim gjithmone them "Ah si do te ishte Shqiperia sot sikur njerez si Jani Dilo e Demir Kallararati do te lejoheshin t'i sherbenin atdheut dhe jo banditet komuniste."
    Aneta Weihs




    Postuar nga: frederik - 21/02/2009 - 13:26:10 -
    Nje artikull me vlera te medha, se nxjerr ne drite figuren e nje gruaje me te vertete labe, qe i rezistoi me dinjitet e krenari diktatures me te eger ne rruzull qe kaloi atdheu yne.Te tille shkrime me vlere duhet te botohen ne faqet tona elektronike, biles te jene te shkruara dhe anglisht apo ne ndonje gjuhe tjeter, ne menyre qe bota te njohe te verteta nga ferri e tmerri komunist , qe reklamohej si parajse! Figura te tilla qe permenden aty, si Demir Kallarati, Jani Dilo,apo patriote te tjere, qe nuk permenden e nuk respektohen ne atdheun tene, duhet te vleresohen e tu jepet vendi i merituar ne historine tone kombetare. Dime shume pak ose per te mos thene hic fare per ta, e kjo se klasa udheheqese ne vendin tone, merret me brockulla e ngritje figurash qe dikur kane qene turpi i atij vendi.Falnderoj gazeten "kritika" qe na mundeson hera heres te lexojme gjera me vlere; natyrisht pergezime i coj dhe autorit te shkrimit.
    Me respekt, Frederik




    Postuar nga: trim kuci - 24/02/2009 - 20:57:53 -
    kendova nji artikull qe me la mbresa.pergezoj stafin e kesaj gazete aq te kendeshme qe hera heres na sjell gjera me vlere. sa duhet qe na brezi i ri te dime per keta njerez qe diktatura i mbuloi me balte. une kam degjuar per trimin e laberise, Demir Kallaratin, dhe gruan e tij tamam burrneshe,Meron por tani qe lexva kete me ben akoma me shume qe te mburrem si lab qe jam.




    Postuar nga: PETRAQI - 01/03/2009 - 09:05:20 -
    Jam pe Korce, me pelqeu artikulli me lart, dhe falnderoj shkruesin e tij dhe gazeten e lexuar ne internet "Kritika".
    Do shkruaja dicka ne lidhje me Kapiten Jani Dilon qe ka sherbyer ne kohen e luftes ne zonen tone, me sa me ka thene gjyshi ka qene nje njeri me cilesi te rralla. Ka qene udheheqesi i luftes kundra gjermaneve ne Barmash, ne QAfe te Thanes e gjetke. Bile kam degjuar per te qe ne Leskovik ka shpetuar 100-t burra nga pushkatimi dhe se leskoviqaret kene kerkuar ti benin bust ne shenje nderimi. Shok lufte dhe ideali me Safet Butken, Qazim Prodanin, Stavri Skendo, Qemal Burimi , Kristo Kirka, etj. Shume shkrime te tij gjinden ne gazeten "ora" te asaj kohe.Ja vlen te dime sa me teper per burra te tille te kombit, si eshte rasti dhe tani per Demir Kallaratin e gruan e tij shume burrerore qe ben fjale Ksenofoni ne kete doreshkrim. ju faleminderit, Petraq Stratomiri

  3. #1313
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Shume te vlefshme Eduard,te lumte.

  4. #1314
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Me qe patrioti jone Eduard Margarit Dilo,po na nderone e na respekton,ne, e kete faqe forumi,si pershendetje do ti dedikoj nje kenge te vjeter zagorite.

    Nje kenge,per partizane
    zagorit,per vatane?
    jo me pushke,po me name.

    Ish i pari,sekretare
    zagorit i njohur mbare
    patriot,po dhe tradhtare.

    Burre i mire! pa pushtet
    zagorit!kudo te jet!
    te pakten dhe per sivjet .

    Luftoi ata,qe se luftuan
    zagoritet!,keshtu e duan!
    pa parti,prap se harruan.

    Se harrojne!kete deli djale!
    zagorit!i rene nga kale
    dhe si plak,eshte i rralle!.

    Lindi plake qe ne rini
    zagorit!po me parti
    e kush e di,ceshte tani?.

    Se si plake partizane
    zagorit!pa asnje ane
    beri mire!dhe se qane.

    Pas lufte,plak ne Tirane
    zagoritet,ku nuk jane
    si ti linte!kur se lane!.

    Qe partia,qe e mesonte
    zagoritet!ai i donte!
    gjeti vendet!,ku i conte!.

    Po si i thone nje fjale
    zagorit!o deli djale!
    bere gropat,do te marre.

    Burg e internim,cfar jane?
    zagoritet,kokallat lane
    ti e bere!,per vatane!.

    Per partin!,ku te cuan!
    zagoritet,te uruan
    shiko,mos degjo gruan!

    Te shkoj jeta,plak sekretare
    zagorit!ca te papare
    ne fund i ri,dhe kryetare.

    S ka shoqate,pa kryetare!
    zagorit!ca breshkanjare
    kthehet?,koha si me pare.

    Presin,kohen si me pare
    zagorit!qe,jan te lare!
    po ne kemi,dhe sekretare.

    Edhe sot,i shkon mbare
    zagoriteve,te shplare
    eshte i denuar,jo si me pare.

    Shoku jone!,kryetare
    zagorit!vertet i rralle!
    po si qepe,apo! si fare!.

    Iken ditet,per te qare
    zagoriteve,te mbare.
    Respekti,per ata te pare

    Ata qe qane,me oi e maraz
    zagoritet sot jane vetem gas
    dhe me ate,qe eshte qepe o pras.

  5. #1315
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2008
    Postime
    121
    Me ne fund me ra ne dore Libri DILOADA nje veper e mbrekullueshme e autoreve Jorgo Telo dhe Eduard Dilo.Eshte nje kryeveper qe do tju qendroje kohrave sepse atje eshte e koncentruar periudha gjysem shekullore e jetes se popullit shqiptar nen' diktaturen komuniste.Ngjarjet jane kaq reale sa dhe te pa besueshme per brezat e arshem sepse me mire i dine ata qe kane jetuar ne ate periudhe ne brezi i fundit qe jetuam te tilla ngjarje tragjike.Libri eshte nje biografi e nje familje te madhe sheperjote e familje se shquar te ILIA DILI SHEPERIT te cilet hoqen vuajtjet me te temerrshme nga diktatura per te vetmin faj se ishin patriote te ndershem dhe punuan me mendje dhe me pene per atdheun e tyre dhe per nje liri dhe demokraci te vertete Trajtimi i tyre nga diktatura eshte nje model qe tregon se si e qeverrisen ate vend diktatoret' Por femijet e DILOSSE MADH KURRE NUK E ULEN KOKEN se ishin ushqyer nga babai dhe nga gjyshi mefryme patriotizmi,lirie dhe drejtesi
    Emri i DILEJVE sheperit i kaloi caqet e shqiperise she u bene te njohur ne arenen nderkombetare jo vetem ILIA si gjuhetar dhe erudit por edhe djali i tij JANI DILUA si politikan per lirine e vertete dhe bashkimin e kombit etnik
    Te gjithe femijet e DILOS si dhe nena Kalipi e masakruar nga dora e pabese komuniste do te mbeten te pa harruar ne mendjet tona qe per fat te mire harritem ti njohim nga afer dhe jemi deshmimtare te se vertetes dhe kete te vertete do ta percjellim ne brezat e ardhshem.
    Pergezoj autoret e shquar JORGO dhe EDUARD per punen e tyre shume te harrire

  6. #1316
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-06-2008
    Postime
    121
    RRETH DILOADES

    Kush lexon DILOADEN
    Mbetet i hutuar
    Gjith kjo egersi
    Pse eshte treguar

    Poeti i mire
    Ngjarjet ka jetuar
    Plot vertetesi
    Ato i ka shkruar

    Familje martire
    E pa gjunjezuar
    Krimi komunist
    Aty koncentruar

    Pse kjo egersi
    Per njerez me vlere
    Plot me dituri
    Burim i pa shtere

    Te gjithe patriote
    Te gjithe humane
    Me zemer te thyer
    Atdheun e lane

    Lexuam DILOADEN
    I pame fajtoret
    Po krimet ku jane
    Pse nuk na i nxorret

    Mire mor zoterij
    I shohim fajtoret
    Po krimi ku eshte
    Budallej na nxorret

    C'jane keto qe thuaj
    Mor njeri i qete
    Shteti kriminel
    Eshte dora vete

    Krim'i organizuar
    I nenes Kalope
    Ikalon kufijte
    E asaj epoke

    Libri DILOADA
    Bukur eshte shkruar
    Krimi komunist
    Eshte i pa harruar
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lakrori21 : 13-05-2009 mė 16:44

  7. #1317
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Nje koment rreth "DILOIADES", shkeputur nga "Zemra Shqiptare"; shkruar m,e 31-03-2009, 09:03pm

    Kam privilegjin tč kem nč dorč librin DILOIADA ,shkruar nga shkrimtari dhe studjuesi i njohur zagorit Jorgo Telo e studiuesi dhe poeti Eduard M Dilo, shkruar me gjakun e zemrčs, qč tč bčn gjakun tč tč vlojč me fuqinč e demokratit.Janč vargje me ndjenjčn e zjartč tč njeriut burrčror Jorgo Telo. Eshtč libčr qč flet aēik pčr demokratčt e včrtetč,pčr vallen makabre qč čshtč hedhur nč shtčpinč e kollosčve Ilia Dilo Sheperi e Jani Dilo. Reflekton rezonanca e mjerimit komunist, tčrbimi i asaj industrie ē'njerčzore. Autorčt e librit tregojnč tč keqen pčr ti ēelur rrugčn sč mirčs,aq mč tepčr qč dhe sot nuk ka humbur rčndčsia e fjalč magjike tč asaj Mčme"Kčmbgulčse si zagoritet,sovrane si Dilajt" kur filloj pluralizmi:"Kčta kanč bčrč e do bčjnč tč kundčrtčn e asj qč thonč, se ujku ujkun nuk e ha, po i kuqi njerinč e ha".
    Dhe shčndeti mendor i kčlyshit tč sčmurč komunist(sheperiot),qč thllč nč lčkurč i fshshihej e kaluara e tč parčve tč asaj masakre nč Hormovč ,ulčriti si njč grua nč lindje, -tč zhdukim dčshmitč,tč mos lčmč familjen Dilo, pikč referimi tč demokracisč perendimore nč Zagorie e mč tej. E Mčmč Kaliopi qč mbante me frymčn e asaj gjallč dhomat e shkretuara tč Ilia Dilo Sheperit,Jani Dilos etj. u pčrcoll nč arkivol tč pahapshčm thua se imitonte burgjet dhe hetusirat e njerčzve tč saj tč shtrenjtč,nč 25.1.1991. Ky ndčrtim dramatik i pčrban tč gjitha pasojat e asaj lufte buracakrie me familjarčt(nč katčr breza).
    Dora gjakatare kčrkon dhe včnde madhčshtore,e ku mund tč gjente njč včnd,njč shtčpi, pčr njč valle makabčr tč tillč qč nč qčndčr godet vlerat shqipčtare,ku u ndesh e mira me tč keqen, shqiptarizmi me antishqiptarizmin.Njč pamje shumč tragjike,po edhe mč tragjike ,pse u bč kjo?! Pse drejtčsia kaloi zenitin e padrejtčsisč,pse drejtčsia u kthye nč azil mizoria e padrejtčsie, e kriminelčt u shpčrblyen me tokat e kčsaj shtčpie e u prunč nč Tiranč?Duke pčrfunduar fajenderoj autorčt qč realizuan kčrshčrinč e tyre tč fortč qč hulumtojnč ndčrgjegjen dhe etikčn e njeriut tč kohčs sč demokracisč, pčr ti hapur rrugčn tč drejtčs sč burgosur.
    Me respekt

    Evi Kokoshi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDilo : 13-05-2009 mė 20:31

  8. #1318
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Zoterinjte Serafim dhe "Lakror", i falnderoj per sa kane shkruar rreth shenimeve qe une kam hedhe aty. Kemi materiale plot e do vazhdojme hera - heres ta pasurojme kete faqe aq te lexueshme !

  9. #1319
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar mė parė nga EDilo Lexo Postimin
    Zoterinjte Serafim dhe "Lakror", i falnderoj per sa kane shkruar rreth shenimeve qe une kam hedhe aty. Kemi materiale plot e do vazhdojme hera - heres ta pasurojme kete faqe aq te lexueshme !


    Faleminderit,zoti Eduard.

    Edhe se nuk njihemi mire e komunikojme vetem me ane te forumit, dhe me qe me shpeguan se cka hequr babai juaj Margariti me gjithe familjen,po te deshironi po ju shkruaj emerat e zagoriteve qe u bene shkak per dhimbjet e familjes suaj.

    Po te deshironi mund tju shkruaj ne adresen tende personale,ne qofte se deshironi te ma dergoni o postoni ne serafimdilo@yahoo.it.

    Ne rast te kundert ne qofte se nuk jeni dakort,dhe une ju kuptoj,nuk ju a dergoj,po i shkruaj direkt ketu ne kete faqe.

    Me respekt.

  10. #1320
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anėtarėsuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Faleminderit,zoti Eduard.

    Edhe se nuk njihemi mire e komunikojme vetem me ane te forumit, dhe me qe me shpeguan se cka hequr babai juaj Margariti me gjithe familjen,po te deshironi po ju shkruaj emerat e zagoriteve qe u bene shkak per dhimbjet e familjes suaj.

    Po te deshironi mund tju shkruaj ne adresen tende personale,ne qofte se deshironi te ma dergoni o postoni ne serafimdilo@yahoo.it.

    Ne rast te kundert ne qofte se nuk jeni dakort,dhe une ju kuptoj,nuk ju a dergoj,po i shkruaj direkt ketu ne kete faqe.

    Me respekt.
    Serafim, esht e vertete qe nuk njihemi , e forumi na i mundesoi kete bashke- bisedim. Per mua shkruaji ku te duash, por mire eshte qe te shkruhen dhe ketu ne forum, , ne menyre qe me qe kjo faqe frekuentohet aq shume , te dine(sidomos brezi i ri), te gjitha bemat karshi familjes sone ne kohen e "lavdishme " te partise se punes .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EDilo : 13-05-2009 mė 21:06

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Dhe E Drejta Ndėrkombėtare
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-06-2010, 09:22
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. KUR'ANI nė gjuhėn shqipe
    Nga RaPSouL nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  4. Vilson Ahmeti tregon..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2006, 03:06
  5. Kushtetuta e Medines
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-11-2006, 10:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •