Close
Faqja 142 prej 153 FillimFillim ... 4292132140141142143144152 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,411 deri 1,420 prej 1521
  1. #1411
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558
    PO HEDH NJE POEZI

    NE KERKIM TE NDERSHMERISE

    Sa jam lodhur
    se renduri
    ne kerkim te ndershmerise!

    Ne tregti gjeta... njefaresoj
    Ne dashuri... sa per te zene syte...
    Ne politike - as nje maje thoi...
    Ku te jete strukur e ndershmja ndershmeri?
    "Ysh, per ideal!"
    Keto vetem
    Serafimi e FONI i di...!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jorgo Telo : 14-06-2009 mė 13:11 Arsyeja: KORRIGJIM

  2. #1412
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558
    Ju njoftojme, te nderuar miq te forumit, se ne gazeten "ILLYRIA" ne NEW YORK dhe ne gazeten "TEMA" ne Tirane sapo eshte botuar shkrimi kritik i poetes e opinionistes Kozeta Zylo, shkrim kuy per librin "DILOIADA" Ja si shkruan KOZETA:




    Nga Keze (Kozeta) Zylo

    Diloiada, Lotėt e pa terur tė dhimbjeve

    Poemė – Baladė e autorėve Jorgo S.Telo dhe Eduard M.Dilo

    Refleksione

    …Mbledhur lotėt e pėrgjakur,
    Nga cdo rrėnjė del njė bisk,
    Ngjizur bisqet e pėrflakur,
    …Te Konizma-Obelisk.

    Vargjet e kėsaj strofe tė shkėputur nga poema – baladė, Diloiada, japin dhjetėra shpirtėra qė akoma nuk prehen tė qetė, ngase xhelatėt e kulturės dhe tė fjalės hyjnore, nuk kanė arritur tė ndėrgjegjėsohen, tė kėrkojnė mė minimalen, faljen, por qė ėshtė gjithēka, nėse del sė brendshmi, nga loēka e zemrės.
    Nė kėto vargje pėrjeton idhtėsinė e realitetit, brenda metaforės sė lotit tė pėrgjakur, ankthin se ēdo tė vijė mė tej pas kėsaj strofe nga mė mbresėlėnėset, por qė pėrballė tė dalin hijet e zeza qė shkaktuan marrėzinė e pėrditshme tė realitetit, dhe qė mbytėn ēdo gjė progressive pa lėnė gjurmė…!
    Duke lexuar sot, shikoj se tė gjitha strofat mė shpirtėzohen, dhe kujtesat tona i bėjnė inkadeshente.
    Edhe erėrat e luginės sė Sheperit nga kanė rėnjėn Dilot, mund tė jenė grindur dikur, tė dy autorėt E.Dilo dhe J.Telo i kanė sjellė nė tjetėr formė, nė kėngėzimin e tyre, ashtu si dhe burimet qė vinė nga mali i Cajupit, sepse kanė kryer detyrėn mė fisnike, pėrjetėsimin e kulturės nė kėtė poemė-baladė.
    Nė aktin e parė tė baladės, shfaqen tri ėngjėj: prindėrit dhe djali i tyre, njė akt qė tė kujton dramat e Shekspirit, drama qė nuk luhen mė nė skenat moderne tė kohės, por nė skena me mjedise ku krimi kryhet direkt, aty nė mes tė njerėzve, dhe njerėzit heshtin, heshtin tė frikėsuar…!

    Jetės tokėsore…c’ti kujtojmė mė parė?
    Na trajtuan egėr,
    S’u tėrhoqėm zvarrė…

    Antiteza nė vargun e tretė, jep atė kontrast tė fuqishėm midis errėsirės dhe diturisė, ku menēuria nuk mund tė hiqet zvarrė, jep dritėn qė do ndriēojė sė shpejti dhe tunelin e errėt ku u zhyt mjerisht Kombi ynė nga diktatura mė e egėr, dhe qė u mundua tė pėrēudnonte kėto vlera.
    Eruditin, Ilia Dilo Sheperi, qė i sherbeu njė jetė tė tėrė gjuhės amtare, gjuhė qė jua mėsoi nxėnėsve shqiptarė, autorėt e kanė skalitur portretin e tij mjeshtėrisht, ashtu siē dhe e meritonte realisht. Autori Dilo qė ėshtė dhe njė nga pinjollėt e familjes, ėshtė njė pjesė e kėtij mozaiku tė kulturės shqiptare, ėshtė njė pjesė qė gati-gati na duket sikur kanė ardhur nga bota joreale, pasi drama e tyre duket sikur ka pėrqasje me mistiken…
    Ja si shprehet hartuesi i gramatikės shqipe eruditi i arsimuar nė Zosimea me dipllomėn shkėlqyeshėm, Ilia Dilo Sheperi, pėrpara torturonjėsve:

    “Edhe po ma pretė fytin nga inati,
    Bindjet dot s’m’i vrisni, vrisni vetėm shtatin.
    Fytin do ta kem si “a-ja e shqipes,
    Boll u kam duruar pėrmes kėrcėnimesh…”

    Aq me zjarr e donte Atdheun dhe gjuhėn shqipe, sa dhe fytin e “prerė” e imagjinonte nė shkronjėn A, shkronjė qė ishte ngjizur brenda shpirtit tė tij, dhe qė lėshonin bisqe brenda trungut Dilo.
    Tė dhjetė bisqet, qė shpėrthyen brenda kėtij trungu, u munduan qė kohėt e zeza t’i ngrinin, t’u hiqnin oksigjenin e shpirtit, ku pa atė oksigjen asnjė Komb dhe kulturė nuk mund tė jetojė.
    Nė aktet e baladės na shfaqen heronjtė me radhė, heronj qė kishin pėr armė tė vetme kulturėn, ku njė ndėr ta ėshtė Margariti, ish student nė Athinė, dhe nė shkollėn e Fullcit. Ai punoi si nėpunės nė ministrinė e Botores, por me ardhjen nė fuqi tė diktaturės, e arrestojnė dhe e dėnojnė si “Armik i Popullit”, dėnim qė e kreu nė Kėnetėn e Maliqit, ose ndryshe kėneta e vdekjes. Kėtė kalvar vuajtje e hoqi dhe bashkautori i kėtij libri, i biri i tij Eduard Dilo sė bashku me Elin, Themistokli, Jani, Fevronia, Kostandini, Viktoria, Hrisanthi, Ksenofon, Etien, Mihal, Qirjako, Sava, dhe Oresti Dilo.
    Janė kėta pasardhes qė shkėlqejnė nė kulturėn shqiptare, jane yje qė bėjnė dritė ashtu siē pohon eruditi tjetėr Qirjako, njė publicist i shquar nga trungu Dilo, i cili thotė:

    Jeta ėshtė e pėrkohshme dhe e vėrteta ėshtė e pėrjetshme.”

    Vazhdoj tė lexoj aktet nė baladė, dhe mė duket sikur libri ėshtė rėnduar ca nga pesha, ėshtė rėnduar nga pika e lotit prej parajsės qiellore, dhe prej dhimbjeve shpirtėrore tė lexuesve.
    I tėrė libri ėshtė njė elegji, qė ēuditėrisht dhimbjet, vuajtjet nuk morėn fund nė kėtė familje, edhe pse sė largu po frynin erėrat e demokracisė.
    Nė kėto kohė ndryshimesh, krimet monstruoze vazhdonin, nuk kishin tė sosur nė atė kaos politik qė u krijua. Kėshtu barbarėt shfrynė gjithė egėrsinė e tyre duke i prerė kokėn gjyshes Kaliopi, njė emėr mitologjik, emėr i pagėzuar nga i ati, i cili sikur ta dinte se do tė lindte njė zanė tė vėrtetė, emėr i njė prej muzave tė Zeusit, qė midis tė tjerash simbolizonte dhe bukurinė…

    …Cfare drodhi male, pyje, e tronditi vete Zotin?
    Ishte vdekja me makabre, vdekja qe mori Kaliopin…

    E duke lexuar kėto vargje drithėruese, pėr njerėzit qė janė pa shpirt dhe zemėr, dhe qė u edukuan duke humbur ndjenjėn mė njerėzore, nė mendje tė vjen thėnia proverbiale e Oskar Wilde:
    “Gjėja mė e tmerrshme nuk ėshtė t’i copėtosh zemrat, por e kundėrta, t’i shndėrrosh ato nė gur”.
    Dhe ky ėshtė njė ogur i zi, njė trishtim i madh tė kaplon shpirtin, kur mendon se vrasėsit bredhin tė lirė, tė qetė, ndoshta, ndoshta ndonjeri mund tė jetė zgjedhur dhe deputet me votėn e “lirė” tė popullit.
    A duhet tė heshtė drejtėsia pėrpara kėtyre veprave nga mė gjakataret, nga mė tronditėset?
    Kėto plagė tė familjes Dilo, janė plagė qė kullojnė gjak tė mijera ish tė dėnuarve, janė dhimbje mes mijėra dhimbjesh qė sėmbojnė nė shpirt.
    Mė tej, m’u duk vetja sikur u gjenda papritur nė njė shkretėtirė, nė njė shkretėtirė qė s’pipėtin asgjė, ngase m’u shfaqen krejt papritur, kafka, kafka njerėzish qė nuk prehen tė qetė, dhe qė kultura apo muza e tyre, u pushkatua nė kampet, internimet, apo kėnetat e vdekjes!
    Dhe brenda vargjeve si nė celuloid ėshtė fiksuar vetėm kujtesa e atyre qė panė vdekjen nė sy, tė sjellė mjeshtėrisht nga autori me pėrvojė tė gjatė, Jorgo Telo dhe viktima e asaj kohe tė mjerė, studjuesi E. Dilo.
    Telo dhe Dilo u japin lexuesve atė botė tė sakatimit njerezor, qe e kthenin antivlerėn nė vlerė, por ata me logjikėn e arsyes shpresojnė se njė ditė vlerat do tė jenė vlera, dhe studjuesit do tė kenė njė perceptim tjetėr, larg ideologjizmave tė kuqe, larg mbretėrimit tė ēmendurisė.
    Nė kėtė libėr krejtėsisht origjinal, ndjejmė torturėn qė tė mbėrthen tė tėrėn, dhe nuk tė lėshon derisa sa ta pėrfundosh, dhe nė kėtė ankth pėr ta perfunduar leximin, dukesh sikur je buzė honit, buzė njė vdekje, njė agonie…
    Megjithatė ata nuk japin mesazhe hakmarrjeje, por me figura qė mbartin njė ngarkesė tejet emocionale, ata kėrkojnė vetėm drejtėsi, kėrkojnė qė njerėzit tė jetojnė nė Paqe, dhe tė gjithė personazhet reale, qė kanė vdekur nga diktatura duket sikur na bashkojnė, saqė befasohemi se ku e gjejnė kėtė forcė dhe kėtė shpirt kaq qiellor? Ata janė zėdhėnės realiste, zėdhėnės tė guximshėm, pėr tė na thėnė tė vėrtetėn nė sy, herė me me njė figuracion tė pasur e herė tė drejtpėrdrejtė.
    Ja si shprehet pėr babain e burgosur,

    E burgosėn Margaritin,
    Fėmijėve s’u japin shkollė,
    …Nėn terror e kemi shpirtin,
    Trėmben dhe lulet nėn mollė!

    Vargu i fundit jep gjithė efektin e drejtepėrdrejtė qė ka nė fillim, njė efekt i natyrshėm, si pjesė e sė dukshmes, sa dhe lulet trėmben, vyshken, helmohet fryti i mollės nga pesticidet, hedhur nė kopshtin e Dilove…
    Poema baladė ėshtė njė evidencė nga mė tė saktat e kohės sė diktaturės, ėshtė njė dėshmi e gjallė e realitetit, e parė nė syrin e mprehtė, ku tė vdekurit nuk kanė tė drejtė as tė mbulohen me arkivole, sepse zemėrzinjtė dhe xhelatėt prishin deri ritin e lashtė tė pėrcjelljes sė tė vdekurit pėr nė amėshim.
    Tė gjitha kėto tė japin njė imazh tė njė lėvizje nė shtrėngatė, sakrifica deri biblike, ku nuk ėshtė vetėm familja Dilo, por nėpėrmjet saj pėrgjithėsohen gjithė familjet qė u dhunuan nė atė kohė.
    Nėpėrmjet librit ne lexojmė mjaft akte brenda poemės baladė, akte qė tė rrėnqethin, dhe qė tė tėrheqin vėmendjen se cfarė fshihej brenda botės sė disidentėve dhe njerėzve qė ushronin kamzhikun mbi ta pa mėshirė pėr dekada me radhė.
    Duke pėrfunduar them se ky libėr, do tė ngelet si njė legjendė pėr brezat qė do tė vijnė, pasi ėshtė njė libėr me vlera historike, ka tė dhėna tė drejtpėrdrejta, nga njė familje qė pa tmerr me sy, por qė jep forcė pėr tė sfiduar sfinksin.
    Eshtė njė libėr ku vargjet japin vetėdijen e plotė tė autorit pėr tė thėnė vetėm tė vėrtetėn.
    Balada ėshtė si njė sagė e vėrtetė qė pasqyron dhunimet nga diktatura, tė gjithė familjes Dilo, qė me ardhjen e saj nė pushtet.
    Nė sytė e lexuesit do tė lexohet gjithė bagazhi jetėsor i njė familje qė jep efekte tė paparashikueshme pėr tė gjithė ata qė nuk kanė e njohur diktaturėn, apo dhe pėr tė tjerėt qė kanė jetuar bashke me tė, tė papersekutuar, por qė kanė virtyte njerėzore dhe pėr rrjedhojė ndjejnė dhimbje pėr njerėzit qė u masakruan.
    Vepra merr vlera tė mėdha pėrgjithėsuese si pėr mėnyrėn e rrėfimit po ashtu dhe pėr tė vėrtetėn historike, pasi misioni i shkrimtarit dhe vecanėrisht i atyre intelektualeve qė u burgosen, internuan e syrgjynosėn, duhet tė kenė si amanet fjalėt profetike tė At Marin Sirdanit drejtuar At Zef Pllumbit kur ishte ende i ri:
    “Zoti asht i madh. i kjoshim falė atij tė lumit qė ka krijue vdekjen, se pėrndryshe njerėzit do t’kishin me kenė gjithmonė skllav tė tiranve. Edhe kta do t’desin nji ditė e ti duhet tė jetojsh vetėm sa me tregue. Kurrgja nė mos kjosh i zoti me ba, rrno vetėm pėr me tregue. A e kupton ē’ka due me t’thanė? Mbaruen tė tjerėt, mbarojmė na, mbaron dhe ti: tė gjithė shkojnė si qeni nė rrush po nuk kje dikush me kallzue se si kje puna. Kush tė teprojė le tė kallzojė!”

    Prill, 2009

  3. #1413
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558
    MYSAFIRĖT E RINJ TĖ ĒAJUPIT
    (Fantareportazh nga Jorgo S. TELO)
    (Fragment)

    Si pėr habinė tonė e sikur tė kishim marrė urdhėr nga hyjnesha Kaliopi (muza e zėrit tė bukur, ia krisėn kėngės njė tufė thėllėzash malore – pllajore. U duk sikur ngriu gjithēka. Ne ndaluam e ashtu si nė gjendje tė pezullt e dėgjonim me etje atė sinfoni shpirtndjellėse…
    Rashė nė meditime tė pėrnjėhershme ashtu vetvetiu pas njė interviste tė jashtėzakonshme qė sajuam te burimi famoz i pllajės sė Ēajupit. Bėra lidhėzimin tokė – Parajsė pėrmes tingujsh thėllėzorė, qė mund t’i konvertoja kėshtu nė gjuhėn njerėzore:

    “O njerėz, ku ishit sot?
    U mblodhi i madhi Zot.
    Kėtė botė e atė botė…
    Ju te Brati keni qenė,
    Keni pirė e keni ngrėnė.
    Tė gjithė keni hapur xhanin
    Pėr Ēajup margaritarin.
    Le tė thonė, si tė thonė,
    Do kėndojmė siē kemi zakonė
    Pėr bilbil poet Andonė!”

    Neve njė takėm njerėzish, na zgjodhi behari i artė pėr “Mysafirė tė Rinj tė Ēajupit”, ballkonit tė Jugut shqiptar e sidomos tė “njeriut – mal” – Andon Zakos.
    Pėrgjatė rrugėtimit, nė kthim pėr nė krahinė, njė numėr i konsiderueshėm pjesėmarrėsish ndakuam nė Sheper, ku, siē i tha kryetarja e komunės poet Andonit, qe mbledhur gjithė fshati , madje dhe nga fshatrat e tjerė te sheshi para shkolles e mandej te salla e ish vatres sė kulturės, se ishte parashikuar njė takim e veprimtari e shkurtėr e poetit tė amshuar Andon Zako Ēajupit me banorėt e vendlindjes.
    Nė kulm tė kuvendit, gati familjar, mu nė mes tė tubimit u ngrit grupi polifonik i grave tė fshatit e kėndoi rreth tetė kėngė qė i kish pėrgatitur posaēėrisht, midis tė vcilave dhe kėngėn:

    RRĖZĖS SĖ DHĖMBELIT

    Rrėzės sė Dhėmbellit, tek lisat bleruar,
    Kėndoni, bilbila, kėngėt pashteruar!

    Shkoni te shtėpia tjegullambuluar.
    Kėndoni, bilbila, kėngėt pashteruar!

    Merrni Andon Zakon ju nė krahėt tuaj.
    Kėndoni, bilbila, kėngėt pashteruar!

    Veē Ai kėndoi zemėrpikėlluar.
    Kėndoni, bilbila, kėngėt pashteruar!

    Dhe “Baba Tomorin “ na e dha nė duar.
    Kėndoni, bilbila, kėngėt pashteruar!


    E ka Zagoria bir tė paharruar.
    Kėndoni, bilbila, kėngėt pashteruar!

    Andon Zakoja, i emocionuar gjer nė palcė, u ngrit e pėrqafoi njė pas njė kėngėtaret me dashuri prej prindi e me pasion prej poeti tė malluar sa pėr njerėzit edhe pėr kėngėt sheperiote. Tė gjithave u drejtoi pyetjen: “Nga cila familje je ti? Po ti tjetra? Po ti?”E kėshtu me radhė…
    Ato ia jepnin pėrgjigjen tė ngjyer me tė kuqtė e fytyrave tė emocionuara prej njeiut qė e kishin njohur vetėm pėrmes shkrimeve te “Baba Tomori” dhe fotografive tė ndryshme qė gjendeshin nė dhomėn – muze e improvizuar brenda njė klase poshtė ēatisė sė shtėpisė sė Tij tė hershme.
    Nga kėngėtaret shquheshin emrat Rita, Marianthi, nusja e djalit tė Leandro Pinės, Mimoza hoshteviate, Tefta nga Malltajt dhe motrat Jolanda e Dhespina. Kėngėt sipas radhės i paraqitte e bija e Eli Bicit, meqė ndodhej pėr pushime te babojosha, Foto Bici, i cili nuk ia hiqte krahun Ēajupit, qysh kur zbriti nė Sheper, pas kthimi nga pikniku i jashtėzakonshėm te burimi ujėkristal e tejet i ftohtė i Bratit e gjer sa mbaroi veprimtaria e ēmallimit nė sallėn e rindėrtuar tė klulturės.
    Nuk mungonin nė kėtė veprimtari shumica e burrave, grave e moshat e reja tė fshatit.
    Kur u ul paksa plaku babaxhan, i ndihmuar dhe nga Jorgo Buloja, ra njėherėsh nė krahėt e shendit e tė ngazėllimit mallėngjenjės…Kjo ndodhi kur pa ato pak nuse e vajza, qė, pasi e nginjėn me kėngė e rrethuan dhe shkrepėn kėngėn nė vallen e shtruar sheperioēe:

    “Vajzė sheperiote jam,
    Shoqe pėrmbi vete s’kam…” etj

    “Hė, mė ju lumtė, de! Kėshtu tė kėngės tė jeni! – tha Ēajupi, duke i pėrgėzuar prindėrisht.
    xxx
    Tė nderuar lexues,
    Mundet qėndruam ca kohė brenda njė aventure tokėsore, ku nuk besoj tė keni humbur, porse keni pėrfituar diēka njerėzore nė dobi tė shpirtit tuaj. Ju lutem, mos u pendoni pėr kohėn qė harxhuat, duke mė lėxuar.
    Duke u vetėndjerė nė pozitat e reporterit e tė protagonistit, duhet tė nėnvizoj se gėrshetimi i reales historike me iralen imagjinare ėshtė nė raport tė pėrzier: herė mėshon e vėrteta, herė fantastikja e sė toku na grishin pėr tė konstruktuar ėndrrėn mė dimensionale qė sapo pėrjetuam sė toku…
    Jemi mėsuar qė intervistat me personalitetet qė nuk jetojnė mė, t’i sajojmė vetėm kur duam tė satirizojmė e ironizojmė dikė apo diēka. Them se nuk na vjen asgjė e keqe qė kėtė formė intervistimi e komunikimi ta mirėpėrdorim edhe pėr tė nxjerrė nė pah vlera tė mirėfillta pozitive si kėtė herė me Poetin tonė tė Madh.
    Nėse jeni nė njė mendje me mua, kėtė rrėfim me kostum reportazhi le ta quajmė sėtoku njė ėndėrr tė zgjatur, njė pjellė imagjinatė tė dobishme. Kėsisoj , nėse na ngjizet mendimi, do tė m’i bėnit njė shėrbim jo tė vogėl shpirtit tė trazuar.
    Truri ynė ėshtė i ndėrtuar nė tė kėtillėn mėnyrė qė tė ketė aftėsinė tė prodhojė imagjinatė. Ėshtė kjo imagjinatė qė mė ka vizatuar nė buzė pyetjen: “A do tentojė ndonjėherė Zoti i plotfuqishėm qė Parajsėn Qiellore ta zbrezė nė Tokė?”
    Edhe sajesat e imagjinatės e fisnikėrojnė shpirtin njerėzor…paēka se mund tė jenė tė vėshtira pa asnjė keqdashje kėshtu me kostumin e aventurs… me vellon fantazmagorike…

  4. #1414
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    E dreq o pune,po na heq edhe kenaqesin e te shkruarit,se te perseritesh eshte gjithmon e bezdishme.

    More djale:ESHTE E DREJTA JOTE TE KRITIKOSH,POETIN,POEZITE,e cfare te deshirosh,o te duket e arsyeshme.
    Por duhet te jete kritike,dhe kritika eshte:
    Egzaminimi o analiza e nje vepere,ne pergjithesi mbi difektet.Ne kete rast jane poezit e poetit z.Jorgo Telo.

    Pra ne qofte se do te besh nje kritik mbi poezit,duhet te perdoresh fjale o terminollogji qe i pershtaten poezise.Kjo vlen ne qofte se do te kritikosh dhe bejtet.Te kritikosh nje poezi duke e barazuar me bejte,nuk eshte kritike normale,eshte kritik perbuzeshe.

    Poezia dhe bejtet,JANE SHKRIME E KRIJIMTARI TE NDRYSHME,jane si kali me gomarin,nje gomar mund ta kritikosh duke e quajtur kale,po nje kale nuk kritikohet kur e quan gomar.
    E ne kete rast kemi te bejme me nje kale race,o me nje kale qe mer pjese ne gara.

    E si perfundim qe ta mbyllim kete muhabet,se je ne gabim koke e kembe bashke me gjith kepuc,e u zgjata dhe shume.
    Nje keshille:LEXO DHE NJEHERE:KRIJIMET E POEZIT E POETIT JORGO TELO,e mund edhe ti kritikosh.
    Te jeshe i thjeshte,ne pergjithesi eshte nje veti e mire...por thjeshtesia vlen.
    1)Kur di.
    2)Kur ke
    3)E me e rendesishmja,kur kupton.
    Pa keto thjeshtesia nuk vlen,o me mire,eshte kot.

  5. #1415
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Nga stili te shkruarit kam pershtypjen se pas Bel Ami ndodhet poeti Balil Gj.

    Duke mos qene as nga Zagoria dhe as nga Lazarati nuk dua te marr persipar rolin e avukatit per dike, por secili ka te drejte ta thote nje fjale ashtu si e percepton ai nje krijem te caktuar.

    Nuk besoj se ne ēdo rast qe dikush boton diēka te gjithe duhet te thone "uaaa sa e mire!", ndryshe do te behej si ne nje klub letraresh ku dhe une jam antar qe per do postim te njerit te gjithe miqte e tij bejne vleresime "superlative", dhe pastaj vazhdojne me kritika per Ismail Kadarene, etj.

    Personalisht i lexoj me kenaqesi postimet e Z. Jorgo Telo per frymen folklorike qe perēojne dhe qe mua me pelqejne.

    Denigrimet per mendimet qe dikush ēfaq, nuk besoj se i ritin vleren dikujt tjeter.

    E kunderta mund te jete e vertete.

  6. #1416
    i/e regjistruar Maska e Gifted
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    16
    Citim Postuar mė parė nga eda_17 Lexo Postimin
    Une jam me origjine nga Zagoria e Gjirokastres dhe Zagoria ka 10 fshatra dhe jo 8, duke shtuar Topova(fshati im) dhe Fshati i vogel qe eshte gjithashtu i njojtur si Bythiq.

    Zagoria eshte nje nga fshatrat me te pasur, (jo me flori) por me ujin me te mire, me klime shume te mire dhe me prodhimet fshatare te cilat jane speciale.LOL

    Ne qofte se keni ndonje pyetje feel free tu ask!
    Topova??une kam mamin nga topova
    edhe eshte shuuuume e bukur!!!
    Memories Fade but never gone...(L)

  7. #1417
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576

    Lightbulb "Aksidentet" eliminuse te patrioteve shqiptar nga grekerit

    [...besoj te kini te beni me gruan e te shquarit Vasil Bici, te cilit ju shua jeta aksidentalisht ne nje moshe te re , ne kohen kur po harrinte maja te larta si nje Intelektual shume i kompletuar. Eduard M. DILO[/QUOTE]

    Vasil Bicin per 4 vjet e kam pase shoke klase ne gjimnazin "Asim Zeneli".

    Vdekja e tij nuk ishte nje "aksident automobilistik", por nje prite vrasese e ngritur nga grekerit kundra tij per shqiptarizmin qe Vasua perēonte.

    Rrethanat ne te cilat ndodhi "aksidenti" flasin qarte per ate eliminim.

  8. #1418
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576

    Lightbulb "Aksidentet" eliminuse te patrioteve shqiptar nga grekerit

    [...besoj te kini te beni me gruan e te shquarit Vasil Bici, te cilit ju shua jeta aksidentalisht ne nje moshe te re , ne kohen kur po harrinte maja te larta si nje Intelektual shume i kompletuar. Eduard M. DILO[/QUOTE]

    Vasil Bicin per 4 vjet e kam pase shoke klase ne gjimnazin "Asim Zeneli".

    Vdekja e tij nuk ishte nje "aksident automobilistik", por nje prite vrasese e ngritur nga grekerit kundra tij per shqiptarizmin qe Vasua perēonte.

    Rrethanat ne te cilat ndodhi "aksidenti" flasin qarte per ate eliminim.




  9. #1419
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558
    Citim Postuar mė parė nga gjirfabe Lexo Postimin
    "Na ka marre malli per njecik mish te pjekur,po jo vetem per te ngrene,po me teper shoqerimi o nderimi qe i behet mishit ne hell,pija o te piret".

    S'eshte e thene te jesh nga Zagoria, qe te kesh shijuar ndonje sheleg pires ne hell te baxhua e Hijes se Mallkuar shoqeruar me ca djath te njome, qepe dhe domate qe pelcasin nga shendeti. Aq me teper kur ngjiroset me speca qafeprera, per munges gotash rakije.

    Apo me ndonje kec ftujak te ēezma e Brari ndane fushes se Cajupit.

    Lezet te madh ka pasur nje i tille te baxhua e vjeter e Sheraf Karagjozit ne krye te malit te Lunxherise mbi "Balten e Bardhe"

    Qe mos te te prishet mendja dil te Qafa e Serpenit, hidh syte poshte dhe...

    --HARRO MUSHKE VALAREN!--

    E kisha fjalen per menden dhe shkrojta mushke.
    Mireseerdhe, GJIRFABE! MIDIS NESH, PO TE JESH VETVETJA E JO KOPJE, DO GJESH KENAQESI SA HERE TE HYSH. KUPTOHET QE NGA POSTIMET E PARA. URIME TE MIRA!
    JORZAGORITI

  10. #1420
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558
    Citim Postuar mė parė nga gjirfabe Lexo Postimin
    [...besoj te kini te beni me gruan e te shquarit Vasil Bici, te cilit ju shua jeta aksidentalisht ne nje moshe te re , ne kohen kur po harrinte maja te larta si nje Intelektual shume i kompletuar. Eduard M. DILO
    Vasil Bicin per 4 vjet e kam pase shoke klase ne gjimnazin "Asim Zeneli".

    Vdekja e tij nuk ishte nje "aksident automobilistik", por nje prite vrasese e ngritur nga grekerit kundra tij per shqiptarizmin qe Vasua perēonte.

    Rrethanat ne te cilat ndodhi "aksidenti" flasin qarte per ate eliminim.



    [/QUOTE]

    E SHOH TE UDHES TE HEDH KETU NJE BALaDE QE KAM SHKRUAR DY DITE PAS PERCJELLJES SE MIKUT TIM, VASIL BICI:



    BALADĖ ELEGJIAKE

    (Kushtuar Vasil Bicit)

    - Zagori, pse t’u tret syri?
    - Korba! Mė iku Vasili!…
    - Sheper, ē’ėshtė ky pikėllim?
    - Vajtoj Vason – djalin tim.
    - Argjiro, pse s’ndihesh qetė?
    - Humba Vason, oh sa shpejt!

    xxx

    …Moj e premte e dy prillit,
    jetėn ē’ia preve Vasilit!
    Ē’ka qė hesht Universiteti,
    Kodra e Shtufit, gjithė qyteti?

    Studentė e pedagogė
    kryeulur vijnė e shkojnė.
    Tek ballkoni hedhin sytė
    tė shohin Vason si dritė,
    Mos, vallė, ndiejn’ zerin e Tij
    larg a pranė a kushedi…?

    Duket se flasin nė kor:
    - Boll po flė, o profesor,
    kthehu nė auditor!.
    Flasin shokėt: “Hej, o burrė,
    eja shpejt nė Prefekturė!”
    xxx
    Qajnė dy vajzat dhe djali.
    Shpirthelmuar , djegur xhani.
    U ther zemra pėr babanė,
    i djeg malli pėr mamanė.
    I tret durimi i pasosur
    pėr mamanė e plagosur.

    Qajnė motrat pėr vėllanė…
    Dhimitri veten s’e mban.
    Mbledhur fisi, miqėsia
    Kujen nuk e nxė shtėpia.
    Dridhen lulet nė saksi.
    Nuk tė shohin mė aty.
    Stepen librat nėpėr rafte.
    drithėrohen fletė e faqe.
    Ku shkoi pasioni pėr punė?
    E rrėmbeu i madhi gjumė.
    U pre nė mes ardhmėria.
    Pa timon mbeti shtėpia.

    E fėmijėt mbledhur tok
    flasin tė mbytur ndėr lot:
    “Pa dil, babi, nga “kuvlia”!
    Ngrehu, po tė pret shtėpia!”

    Shanikua digjet ndėr plagė.
    A e di nė tė ka gjallė?!
    A e di, baba- lastari,
    Nė tė keq si t’u fik xhani?
    Ah moj dhimbje e shumėfishuar,
    Ē’Satana tė ka dėrguar?
    Ku qe Zoti atė orė?
    Pse s’ia ndali Djallit dorėn?

    “Eja shpejt, babi, o xhan,
    Mos na ler vetėm, aman!
    Ėndrrat e mira pėr ne…
    Ku i shpure, ku i le?
    Ē’qe ky fat i pamėshirė
    Qė na zezoi shtėpinė?!…
    Ku ta gjejmė forcėn ne,
    Tė durojmė mbi kėtė dhe?
    Zot, o Zot, nė na dėgjon,
    Gjyko pėr tė ardhmen tonė!
    Babi, si duron ndėn baltė?
    Atje s’ka diell por natė.
    Si duron, pa ardhė nė prag?
    Si duron pa folur pak?
    Ne fėmijėt e kushdo,
    tė kuptojmė, o zemėr –o!
    Dhe atje ku je tani,
    dhembin plagėt qė ke ti!

    Babi, Mami, ē’na ka ngjarė!
    Kė tė qajmė ne mė parė?
    Njė nėn dhe, njė nė spital…
    Ku ta gjejmė forcėn tani,
    ne tė mbeturit nė shtėpi?

    Na ngushėllon njerėzia…
    Porsi ferr na ngjan shtėpia.
    Shpirti ynė i pėrvėluar
    sa do presė duke duruar?

    Zot, o Zot i Madh, ndihmona!
    Bekimin hyjnor dėrgona!
    Mamanė e dashur shpėtona!
    Merre babin n’prehrin Tėnd!
    Balta iu bėftė argjend!

    JORGO S. TELO

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Dhe E Drejta Ndėrkombėtare
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-06-2010, 09:22
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. KUR'ANI nė gjuhėn shqipe
    Nga RaPSouL nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  4. Vilson Ahmeti tregon..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2006, 03:06
  5. Kushtetuta e Medines
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-11-2006, 10:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •