Ndryshuar për herë të fundit nga _AuLoNa_ : 06-05-2009 më 13:26
Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .
------
Zerbine e dashur,
Kemi respekt e nder, per juve minoritaret,mirepo do ishit edhe me te nderuar nga shqiptaret, e qe jane den-baba-den ketu e qe kane ca pune mes vedi, mos te perziheni ne disa raporte tona....,me kupton besoj....
Per cfare politike kane nevoje shqiptaret,e dine vete ata...dhe minoritaret le te notojne....nese munden....!
Hajt pra ,shnet e paci shnetin e shtetin tuaj...!
drenicak, te marrt sala te keqen, te marrte ...Postuar më parë nga drenicaku
Une me kan si berisha nuk i kisha leju socialistet me shkel me kemb ket autostrad.
po pse ore dre, a mos eshte bere autostrada per tu shkelur me kembe, apo me rrota?
Ore të të sqaroj diçka unë ty përpara se të të përgjigjem.
Nuk bëhem nervoz unë me ty, sepse niveli yt dhe imi janë shumë të ndryshëm dhe di mund të thuash çfarë të dojë qefi, unë përsëri nuk e mar shumë seriozisht, sepse mendimet e tua janë të kushtëzuara nga shkollimi, nga civilizimi dhe nga edukata personale dhe familjare. Qartë deri këtu?
Tani për sa i përket rrugës unë ta kam thënë kush e di se sa herë tani, por me sa duket ti përveç mangësive në të kuptuar paske dhe mangësi në të lexuar të gjuhës Shqipe.
Ktheju dhe një herë postimeve të mia se përgjigjen e ke aty.
Më pëlqeu ky fragment prandaj dhe e veçova.Pajtohem me ty qe kjo rrug eshte ber me leket e shqiptarve por duhesh edhe ti te pajtohesh se qeveria shqiptare diti te investoi keto lek.
Sipas teje: Qeverria Shqiptare diti të investoi Lekët e mia dhe të Shqiptarëve të tjerë??????????????????????
Ti do të më thuash mua, se 270 milion Euro që i mungojnë projektit janë "e ditur për të investuar"???
Apo do të më thuash mua se çmimi fillestar i projektit që ishte 418.333.986 euro, dhe sot është rritur në kuotën e 80% të këtij projekti fillestar. Dhe çfarë është më e keqja ajo vazhdon të rritet çdo ditë, duke mos patur një projekt përfundimtar.
Këto janë Lekë që rëndojnë mbi familjet e varfëra Shqiptare dhe jo në deklaratat e tua, tendencioze dhe përçëmuese.
Apo do të më thuash se borxhin e fundit që qeverria mori, prej 250 milion eurosh dhe me normat e interesit më të larta në historinë e operacioneve ekonomike të Shqipërisë, ku norma e interesit do të arrijë mbi 15% kush do ti paguaj këto Lek more drenicak, Berisha do ti paguaj, apo Argita me Shkëlzenin?
Unë kam një sugjerim personal për ty, ti si Shqiptar i Kosovës, në qoftë se do të të shkeli këmba ndonjë ditë në këtë rrugë, bëj kujdes dhe mos shfaq preferenca politike. Sepse kjo është shumë e rrezikshme, dhe në qoftë se unë do të kisha gjë në dorë, njerëz si ty, nuk do ti lejoja të futeshin fare në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ti në qoftë se vjen në dasmën tonë, hidhi këmbët sipas daulles.
Por njerëz të nivelit tënd sigurisht që nuk mund ti kuptojnë këto gjëra.
Po sikur këta socialistët, që zotrote i quan Komunistë, Serb e Grek e ku di unë se çfarë, nesër kur të vijnë në pushtet të thonë: Hmmmmmmm, nuk e di a është një lëvizje e mirë kjo e hapjes së kufirit me këta njerzit që na urrejnë andej përpjet, nga ai shteti me flamur blu me stem të verdhë, dhe të vendosin një regjim vizash, dhe për të marë një vizë të duhet një arsye e fortë për të ardhur.
Sa e vlefshme do të jetë kjo rrugë në këtë situatë?
Prandaj mos pështy në pjatën që ha se është gjynah nga Zoti.
Ta thash dhe një herë tjetër, ju Kosovarët nuk duhet fare të flisni për çështje të tilla, dhe na lini ne Shqiptarët ti zgjidhim hallet tona. Se në fund të fundit ne jemi ata që paguajm Lekët, të të vijë zotëria jote rehat të nxijë by*thën në diell gjat verës.
EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!
Une asnjeher nuk i kam quajt serb e grek 50% te shqiptarve
Ok
Shpresoi qe pasit ta kesh lexua kete pergjigjeje te kalosh ne taborrin shqipetar,sepse socialistet nuk llogariten per te till
Ok përsëri! Si të thuash ti....
Sa për informacion unë nuk jam socialist, por jam i djatht, jam i asaj të djathte të vërtetë, pa komunista të tipit Sali Berishoviç.
Ta thash një herë që postimet e tua nuk i mar shumë serjozisht sepse janë të kondicionuara nga shkollimi i mangët, dhe edukata qytetare dhe familjare.
Në fund të fundit dardha nën dardhë bje.
EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!
Kongresmeni Eliot Engëll viziton Rrugën Durrës-Kukës: “Projekt i mrekullueshëm, Berisha si Ajzenhauer”
09-05-2009
Kongresmeni Eliot Engel ka vizituar rrugën Durrës Kukës dhe ka deklaruar se e gjithë kjo është e jashtëzakonshme. “Udhëtuam me helikopter mbi gjithë projektin që shtrihet nëpërmjet maleve, tha ai sot nëpërmjet telefonit për Tv Klan. Pamë gjëra dhe vende që nuk mund t’i imagjinonim dot. Pamë gjithçka, punën që po bëhet në këto male dhe është e pabesueshme. Mendoj se ky projekt është i mrekullueshëm dhe tregon për një vizion të jashtëzakonshëm. Kur Kryeministri po më tregonte për këtë dje, nuk e imagjinoja dot se sa bukur do të ishte. Dua të uroj popullin e Shqipërisë, Kryeministrin dhe zyrtarët e qeverisë sepse mendoj se ky projekt është shumë i mirë dhe do t’i sjellë Shqipërisë një të ardhme, me të vërtetë. Nga kjo rrugë nuk do të përfitojë vetëm Shqipëria por i gjithë rajoni. Do e bëjë Shqipërinë një qendër progresi në rajon. E dimë që rruga do të shkojë deri në kufirin me Kosovën dhe mendoj se do të ketë një vazhdimësi të saj përtej këtij kufiri. Jam i befasuar, sepse kur mendon se sa shumë punë duhet për të bërë diçka si ky projekt të mundur, punëtorët, matieralet, logjistika e përdorur , tregon se kjo është një sipërmarrje e jashtëzakonshme dhe përfshin një vizion për të ardhmen. Mbaj mend nga fëmijëria ime në Nju Jork, gjatë kohës së Presidentit Eisenhouer, ai vendosi të ndërtonte një sistem kombëtar autostradash, me rrugë që do të lidhnin çdo cep të Shteteve të Bashkuara. Ky projekt më kujton pikërisht këtë. Kjo është me të vërtetë një rrugë që do e çojë Shqipërinë drejt se ardhmes. Kur shoh këta njerëz që gërmojnë në këtë tunel, gjithë këtë logjistikë. Është me të vërtetë e jashtëzakonshme. Ndihem i privilegjuar dhe me fat që jam këtu."
55
Rrëshen-Kalimash, nis numërimi mbrapsht
Në një anë të tunelit kanë mbetur për t‘u hapur vetëm 100 metra. Afati skadon pas 100 ditësh
Sulejman Dida
Jo vetëm qeveritë i matin punët dhe hapat që ndërmarrin me 100 ditësh, por edhe kompani të mëdha siç është "Bechtel-Enka". Kompania ka hyrë në 100-ditëshin e fundit nga afati i përfundimit të segmentit Rrëshen-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës-Prishtinë. Ndërkohë kanë mbetur pa përfunduar edhe 100 metrat e fundit nga tuneli verior, në njërën prej dy galerive. Në një vepër të tillë kaq të madhe, të përfolur, të kushtueshme dhe të rëndësishme, njëqindmetërshi i fundit i tunelit prej 5.6 km është padyshim një cak, shumë afër finishit dhe që të nxit të flasësh për të.
Vizita në tunel
Një material i kompanisë, që bën supervizionin e ndërtimit të autostradës, i shpërndarë kohët e fundit, e klasifikon autostradën dhe veçmas segmentin Rrëshen-Kalimash, si një nga autostradat më panoramike në Evropë. Edhe sot, kur ende nuk ka përfunduar, janë me qindra njerëzit që tentojnë të kalojnë nëpër pjesën e përfunduar, të paktën të shkelin në pjesën nga Thirra e deri në Spaç, ku tashmë kompania po bën retushimet e fundit a ndonjë bordurë që ka mbetur pa përfunduar. Por është gati e pamundur të shkelësh në autostradë, për sa kohë ajo nuk ka përfunduar, aq më pak nëse je "i paftuar". Nuk ka asnjë arsye tjetër, përveçse angarisë dhe telasheve që i dalin kompanisë në raste të tilla. "Bechtel-Enka" ka lejuar shpesh që tuneli dhe rruga të vizitohen nga njerëzit, por duke bërë shumë ditë më parë kërkesa formale dhe mundësisht në grupe të organizuara. "Nuk kemi nge të merremi me vizitorët, thotë Razi Ademi, një nga përgjegjësit e sigurimit teknik, për çdo vizitë ne na duhet të bëjmë program të veçantë, të vëmë në dispozicion mjete dhe njerëz. Madje, çdo vizitor duhet të njihet dhe t‘u nënshtrohet kushteve teknike, sepse jeta e njerëzve është në plan të parë", thotë Ademi, duke shtuar se ka ndodhur që edhe ministra të kabinetit ‘Berisha‘ janë kthyer mbrapsht, kur kanë dashur të vizitojnë tunelin pa njoftuar në kohën e caktuar. Për çdo vizitor zhvillohen procedura rigoroze. Pas leximit të rregullores dhe një seance të shkurtër trajnuese, vizitorit i jepet të veshë një uniformë të caktuar me shirita fosforike, kasketë dhe çizme, pajisjet me distinktivin personal (një llamarinë, e cila mund të të identifikojë në raste zjarri etj.) shkruhet emri i vizitorit në fletore dhe i shoqëruar me mjete të firmës hyn në galeri. Imagjinoni sa kohë e të holla shpenzohen edhe për raste të tilla. Nga ana tjetër, punëtorët e trajnuar shumë mirë shohin vetëm punën e tyre dhe nuk ke mundësi që t‘i ndërpresësh, qoftë edhe për të pyetur për diçka që të nxit kuriozitetin. Ndërkohë vizitorët, të befasuar me madhështinë e veprës, shprehin me fjalë të ndryshme admirimin e tyre, ndërsa dikush përmend edhe librin "Guines" që meriton tuneli ("Bechtel-Enka"), që gjatë gjithë kohës së ndërtimit nuk ka shkaktuar asnjë viktimë.
Të dhëna teknike
22 ura të segmentit Rrëshen-Kalimash (në të vërtetë Rrëshen-Fushë Dukagjin) prej 61 km, tashmë kanë përfunduar dhe përdoren nga mjetet e kompanisë për të lehtësuar trafikun. Ndërkohë janë ndërtuar bazamentet dhe këmbët mbajtëse edhe për 5 ura të tjera, ku po hidhen panelet. Ura më e lartë e krejt segmentit, që ndodhet në krahun verior të tunelit, që njihet si Ura 88 (lartësia maksimale) ka përfunduar që në muajin dhjetor të vitit 2008. Prej disa javësh ka përfunduar edhe ndërtimi i trarëve të fundit për urat, gjithsej 660, nga të cilat 650 janë tashmë të instaluara. Deri tani janë kryer 32 300 000 m3 apo 100 për qind gërmime pa përfshirë tunelin. Tuneli, në tubin verior, ka tashmë 100 metrin e fundit, ndërsa në tubin jugor janë për t‘u gërmuar edhe rreth 250 m. BEJV po punon njëkohësisht në të dy tunelet, paralelisht në hyrjet e pjesës veriore dhe atë jugore. Deri dje, progresi total i gërmimeve në metra kub, i kombinuar në të dy galeritë e tunelit, ka qenë mbi 96 për qind. Aktualisht në firmë punojnë mbi 3800 punonjës, dy të tretat e të cilëve janë shqiptarë, të aktivizuar në punë të ndryshme, nga ato krahut, të sigurisë e deri tek inxhinierët e projektuesit. Për të arritur një progres të tillë punimesh po përdoren rreth 1200 makineri të tipave të ndryshme. Në zonat e banuara është parashikuar të ndërtohen 12 mbikalime dhe nënkalime, përkatësisht tri mbikalime, nga të cilat në Ndërfushaz dhe në Reps dhe nëntë nënkalime në Ndërfushaz, Ndërfanë, Mashtërkorë, Zajc, Zall Xhuxhë, Sang, Thirrë dhe Kolsh.
Përtej tunelit
Grupe vizitorësh të paftuar, edhe pse nuk mund ta vizitojnë tunelin, ngjiten me automjetet e tyre në Qafën e Kumbullës dhe zbresin drejt në Thirrë, duke e kundruar autostradën në pjesën perëndimore, ku pothuajse ka përfunduar dhe po i jepet dora e fundit. Në Qafë të Kumbullës edhe më herët ka ekzistuar mundësia e lidhjes me rrugë të shkurtër mes Kukësit e Prizrenit me Tiranën edhe pa tunel, por askush se di pse shteti shqiptar e degdisi rrugën më të rëndësishme nëpër malet e Pukës. Dikush nga vizitorët e komenton kështu këtë fakt: "Nuk kanë dashur serbët që Kosova të afrohet me Shqipërinë", thotë ai dhe shton se "edhe kur të dy shtetet kanë pasur miqësi, serbët janë kujdesur ta mbajnë sa më të ndarë Kosovën nga Shqipëria". Ndërsa një kuksian i vjetër tregon: "Shpesh e kam bërë rrugën e shkurtër nga Qafa e Kumbullës, drejt e në Thirrë e më tej në Spaç, por ka qenë rrugë e paasfaltuar", rrëfen kuksiani për kohën e ish-kooperativave bujqësore, kur ai dhe mjaft të tjerë e bënin me IFA e me kamionë të tjerë, rrugën e shkurtër, që siç tregojnë është shfrytëzuar shpeshherë edhe për kontrabandë mallrash për t‘ju shmangur Policisë së Fushë-Arrësit.
Asfalti
Ashtu si në segmentin Kukës-Morin, ku në rreth 40 për qind të tij është shtruar asfalti dhe ku shkojnë për të "lëshuar" makinat shumë drejtues mjetesh, edhe për në Fan udhëtojnë mjaft njerëz, ku gjëja e parë që u bie në sy është trashësia e asfaltit dhe cilësia e çdo pune në tërësi. Pas një shtrese tepër të kujdesshme të stabilizantit, një makineri precize hedh asfaltin, dy shtresa të tilla me nga 15 cm, pra një asfalt të trashë prej 30 cm, disa punëtorë i shkojnë pas duke prerë ndonjë sasi të vogël që del ngjitur me bordurën e rrugës. Një grupi punëtorësh u themi "puna e mbarë", duke u shprehur edhe simpatinë për një punë kaq precize. Në mes tyre një punëtor turk, duke kuptuar komplimentin, pohon me lëvizje të kokës. Një ndalesë në autostradë dhe disa fotografi, nuk bëjnë gjë tjetër veçse ta shtojnë edhe më shumë etjen për të vozitur, "për të vozitur edhe ne në një autostradë", siç u shpreh një i ri.
shqip
Edhe ne segmentini Fushe Kruje-Milot, qe eshte pjese e autostrades Durres-Morin, ka disa muaj qe po punohet per zgjerimin e tij nga 2 ne 4 korsi dhe 2 korsi te tjera per emergjencen, po punohet me ritme te pershpejtuara.
Firma ndertuese qe ka marr persiper zbatimin parashikon qe perfundimi i zgjerimit te kryhet brenda fundit te gushtit te ketij viti.
Nje reportazh i Zerit te Amerikes:
http://www.youtube.com/watch?v=wLUAhb-rpIw
Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 09-05-2009 më 15:13
Dhe në qoftë se ka ndonjë njeri që nuk duhet të flasi për këtë rrugë, jeni ju, Shqiptarët e Kosovës.
Ju duhet të kuptoni se kjo rrugë, është bërë me Lekët e familjeve të varfra Shqiptare, dhe mos villni vrer Demokrat - Socialist.
Ju duhet të kuptoni se ka familje që nuk blejnë dot bukën e gojës, por taksat e kësaj rruge rëndojnë edhe mbi ta.
Unë do tu lutesha shumë, që të mos i quani afro 50 % të Shqiptarëve (që mund të jenë përkrahës të së Majtës) Serb e Grek.
Kjo është mosmirnjohje.......[/QUOTE]
Krijoni Kontakt