Close
Faqja 40 prej 74 FillimFillim ... 30383940414250 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 391 deri 400 prej 740
  1. #391
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Cool

    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    o ti legen
    Berisha e ndertoi kete rrug perkunder shantazheve te socialistve,sepse socialistet ja kan frigen kosoves,per arsye se ne kosovaret do ua prishum miqesn greko serbe qe keni,ne ter kosoven e kemi vetem nje llap qe sillet ne ket forum si pordha ne tlina eshte me shke e socialist.
    Ti o qyryk ne vend qe te faliminderosh berishen per nje investim te pa par deri me tani ne trojet shqiptare ti derdh lot krokodili pse e beri berisha,ja ta them une,sepse berisha eshte shqipetar mendon dhe punon shqip kurse socialistet na kan bindur gjat gjith historis shqipetare se jan klysh te komunizmit sllav.

    Shhhtttttt, me thuaj per ke businessmen te thjeshte ne Shqiperi eshte bere gjithe kjo "potere"!?
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  2. #392
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    si vlonjate qe je oj auvlone..

    piete njehere edvin pandush arben malajn.. se ku i shpune meleonat.. e "takses majko" qe e mblodhen vite me radhe nga xhepat e shqiptareve..

    i kollofiten..

    kurse saliu.. ai maloku .. i urryeri i enver-kapo-isto causho-gjiko-edvinisto-vampireve te vlores.. meleonat po i ben ura e tynele e rruge moderne..

    ju 97-tshave.. qe i vute zjarrin bashkive e objekteve shteterore qe kushtonin miliarda e miliarda.. e qe grite me kallash mijra vete.. e di sa hije ju ka kur beni thejatro .. gjoja ju dhimbsen paraja e popullit..

    ju per allatet e gjinushit terrorizuat gjenerata te te tera te femijerise vlonjate..
    u a vrate at pak femijeri atyre te ngratve.. per hatër te mesimeve enveriste "se pushteti merret me gjak.. " e bete hatanë..

    ec perpara o Sali i tha ai plaku lab e mo degjo hijenat qe lehin..

    i njihte mire i ngrati.. gjerat..
    jan bindur mileti se se kush e do me te vertete.. e kush ja ka me hile..

    ka vite qe laberia perdor vaj këme.. te bere vet per qejf.. ne oborr te shpise nga ullinjte e gjysherve.. dhe e dine qe kjo eshte fale atij malokut..Sali..
    se te ish per edvin enver e hysni.. do ishin akoma ne radhe per gjisem qillo vaj kikiriku fallco..

    keshtu thuaj babit.. selman suflerit qe te ka enverezuar qe ne lo.qe.. me llogje stalino hysni kapoiste..

    gjynah..

  3. #393
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Talking

    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin

    Thashe se nuk do me ktheje me pergjigje, c'te gjeti qenke burre pa taban qe s'e mban fjalen.

    Kur ti nuk mban nje fjale kaq te thjeshte, c'mund te themi per me tutje. Por me vjen me teper per te qeshur, mbasi te thashe se me ato qe shkruan ti dukesh se nga vjen e c'fare gradash ke pasur ne kohen e xhaxhit, e sa per mua e tim ate e ke historine aty, me duket e lexove, por edhe mbase vuan nga harresa, se helbete plak zotrote...
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  4. #394
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Durres-Kukes, borxh me interesin me te larte historik

    Kredia tregtare 250 milione euro qe qeveria shqiptare mori nje dite me pare nga dy banka te huaja private do te jete me e shtrenjta ne historine e financave shqiptare.

    Edhe pse Ministria e Financave nuk i publikoi zyrtarisht termat e marreveshjes se kredise, Top Channel ka mesuar nga burime konfidenciale te sigurta, se interesi i saj do te jete euribor + 9.6 per qind.

    Me normat aktuale te euriborit interesi i kredise ne total eshte 11.3 per qind. Kjo norme eshte dy here me i larte nga ajo e kredise tregtare 230 milione euro qe qeveria mori vitin e kaluar nga dy banka greke per te financuar rrugen Durres-Kukes.

    Vitin e fundit si pasoje e krizes financiare, Banka Qendrore Europiane ndermori nje politike agresive duke ulur normen baze te interesit per euron ne nivelet minimale historike, ne perpjekje te furnizuar tregun me likuiditet.

    Kjo ka bere qe euribori te jete aktualisht ne nivelin me te ulet historik, me vetem 1.7 per qind, ose rreth 3 here me i ulet nga e njejta periudhe e vitit te kaluar, ku ai ishte rreth 5 per qind. Ekspertet thone se sapo te stabilizohet situata financiare ne treg, euribori do rikthehet serish ne nivelet e zakonshme te viteve te kaluara, cka do ta conte interesin total te kredise, qe qeveria nenshkroi nje dite me pare mbi nivelin 15 per qind.

    Kredia tregtare prej 250 milione euro merret per te financuar rrugen Durres-Kukes. Ajo eshte nje kredi sindikate e marre nga disa banka, ku pjesen qendrore e ze Deutsche Bank dhe Alfa Bank.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  5. #395
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    sepse socialistet ja kan frigen kosoves,per arsye se ne kosovaret do ua prishum miqesn greko serbe qe keni
    Pse nuk bje mortja e të hajë, unë të kam ditur më të zgjuar ty....
    Aq "inteligjent" sa je ti, kurr nuk ke për ta mësuar se kush është miku i Grekëve dhe i Serbëve.
    Kush e theu embargon që i kishte vënë OKB ish Jugosllavisë, që tanket e saj të mos e ndiznin Kosovën në flakë, me sa duket "inteligjenca" jote e ka të vështirë ta perceptoj.
    Kush e ftonte Damir Fazlliç në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, edhe këtë "inteligjenca" jote e ka shumë të vështirë për ta kuptuar.
    Kush u dha dritën jeshile varreve të shovinistëve Grek në jug të Shqipërisë, sigurisht që "inteligjenca" jote nuk e kupton as këtë.
    Kush ja dha hapësirën detare Greqisë, dhe dhe këtë e ka të vështirë ta kuptojë "inteligjenca" jote.
    Kush ja konfirmoi kryeministrit Grek Karamanlis, se çështja Çame nuk ekziston, "inteligjenca" jote e rrallë pa dyshim që nuk e kupton dot.

    Edhe një herë tjetër, vëre "inteligjencën" në punë, dhe kupto se rruga nga Durrësi në Kukës është vepra e Demokratëve dhe Socialistëve Shqiptar.
    Ne i kemi paguar taksat për këtë rrugë, jo llomotitjet e Sali Berishoviçit.
    Komunistiti i pareformuar.

    Dhe në qoftë se ka ndonjë njeri që nuk duhet të flasi për këtë rrugë, jeni ju, Shqiptarët e Kosovës.
    Ju duhet të kuptoni se kjo rrugë, është bërë me Lekët e familjeve të varfra Shqiptare, dhe mos villni vrer Demokrat - Socialist.
    Ju duhet të kuptoni se ka familje që nuk blejnë dot bukën e gojës, por taksat e kësaj rruge rëndojnë edhe mbi ta.
    Unë do tu lutesha shumë, që të mos i quani afro 50 % të Shqiptarëve (që mund të jenë përkrahës të së Majtës) Serb e Grek.
    Kjo është mosmirnjohje.......
    Ndryshuar për herë të fundit nga flory80 : 05-05-2009 më 13:59
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  6. #396
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266
    Durres-Kukes borxh me interes me te larte historik0 Komente
    Kredia tregtare 250 milione euro qe qeveria shqiptare mori nje dite me pare nga dy banka te huaja private do te jete me e shtrenjta ne historine e financave shqiptare.Edhe pse Ministria e Financave nuk i publikoi zyrtarisht termat e marreveshjes se kredise, Top Channel ka mesuar nga burime konfidenciale te sigurta, se interesi i saj do te jete euribor + 9.6 per qind. Me normat aktuale te euriborit interesi i kredise ne total eshte 11.3 per qind. Kjo norme eshte dy here me i larte nga ajo e kredise tregtare 230 milione euro qe qeveria mori vitin e kaluar nga dy banka greke per te financuar rrugen Durres-Kukes. Vitin e fundit si pasoje e krizes financiare, Banka Qendrore Europiane ndermori nje politike agresive duke ulur normen baze te interesit per euron ne nivelet minimale historike, ne perpjekje te furnizuar tregun me likuiditet. Kjo ka bere qe euribori te jete aktualisht ne nivelin me te ulet historik, me vetem 1.7 per qind, ose rreth 3 here me i ulet nga e njejta periudhe e vitit te kaluar, ku ai ishte rreth 5 per qind. Ekspertet thone se sapo te stabilizohet situata financiare ne treg, euribori do rikthehet serish ne nivelet e zakonshme te viteve te kaluara, cka do ta conte interesin total te kredise, qe qeveria nenshkroi nje dite me pare mbi nivelin 15 per qind. Kredia tregtare prej 250 milione euro merret per te financuar rrugen Durres-Kukes. Ajo eshte nje kredi sindikate e marre nga disa banka, ku pjesen qendrore e ze Deutsche Bank dhe Alfa Bank. TCH/WebShqip.Com
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  7. #397
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Kredia, replika mes qeverise dhe opozites

    Kredia tregtare me interes 11.3 per qind, qe qeveria mori dy dite me pare, ka ndezur edhe nje here polemiken mes eksperteve me te larte te qeverise dhe opozites mbi implikimet qe ajo mund te kete ne ekonomine e vendit.

    “Keto kredi te renda do te paguhen nga taksa-paguesit shqiptare. Nese vazhdohet kjo politike fiskale, vendi ne te ardhmen shkon drejt nje situate shume me te rende”, u shpreh deputeti socialist, Arben Malaj.

    Por ministri i Financave Ridvan Bode, e konsideron sukses per Shqiperine marrjen e kesaj kredie.

    “Kredia eshte marre me normat me te uleta, nderkohe qe vende te tjera nuk kane arritur ta marrin dot. Eshte nje besim qe iu dha qeverise shqiptare”, u shpreh Bode.

    Ministri jep arsyet se pse qeveria mori kete kredi me interesin me te larte ne historine e financave shqiptare.

    “Eshte nje injektim qe i behet tregut.Kredia perben garanci per stabilitetin e kursit te kembimit, duke furnizuar tregun me likuiditet”, u shpreh Bode.

    Pjesa me e madhe e kesaj kredie do te perdoret per te paguar punimet e rruges Durres-Kukes, fatura e se ciles, sipas opozites eshte e mjafte rende.

    “Nese qeveria pretendon se kostoja totale e ketij segmenti eshte rreth 650 milione euro, 75% e kesaj rruge nuk eshte ndertuar me para te mbledhura nga buxheti, por me borxh ne rritje dhe me kosto te rende per taksapaguesit shqiptare.
    Shume abuzues eshte fakti qe rreth 53 lek ne 100 leke te ketij borxhi nuk shkojne per te financuar rrugen, por per normat e larta te fitimeve te kompanive ndertuese dhe financuese”, theksoi Malaj.

    Kredia prej 250 milione euro u kontraktua nga dy banka te huaja private, gjermania Deutche Bank dhe grekja Alfa Bank.
    Kredia Durrës- Kukës, Bode pranon interesat e larta

    Ministri i Financave e ka konsideruar të domosdoshme për ekonominë marrjen e kredisë 250 milionë euro me interesa rreth 11%. Sipas tij, interesat e shtrenjta janë pasojë e situatës në tregun ndërkombëtar. Ekspertët shprehen kundër kredisë. Version multimedial i ketij lajmi

    TIRANE- Qeveria ka justifikuar kredinë 250 milion euro për rrugën Durrës- Kukës me interesa të larta prej 11 për qind, si domosdoshmëri për ekonominë e vendit. Ministri i Financave Ridvan Bode, ka deklaruar se kreditë e shtrenjta janë pasojë e situatës së vështirë në tregun ndërkombëtarë, por janë të nevojshme për Shqipërinë, pasi duhet të injektohen para në qarkullim.

    “Niveli i kredisë reflekton interesat e tregut dhe si i tillë në treg nuk mund të thuash kurrë nëse u mor shtrenjtë apo lirë. Kjo kredi është diskutuar edhe me FMN-në dhe me sugjerimi i tyre ka qenë e rëndësishme sot është nëse ju do të arrini të merrni kredi në tregun ndërkombëtarë përbën një sukses shumë të madh. Nuk ka rëndësi norma e interesit me të cilin e merrni pasi sot nuk ofrohen para”- u shpreh ministri i Financave Ridvan Bode.

    Krejt ndryshe mendojë ekspertët e ekonomisë, ata shpejgojnë se kredia e 250 milion eurove që do të përdoret për rrugën Durrës- Kukës nuk do të kenë ndonjë ndikim pozitiv për ekonominë e vendit dhe se ajo merret pasi qeveria po has vështirësi në realizimin e investimeve të planifikuara.

    Ndërkohë Ekspert i Ekonomisë Sherif Bundo u shpreh se, “Nevoja e një huamarrje të tillë është e lidhur me emergjencat që ka buxheti i shtetit. Për rrjedhojë është e lidhur me afatet, objektivat, strategjitë dhe emergjencat që ka projektuar qeveria dhe nuk mund ti zgjidhë. Nuk janë i igurtë nëse kjo huamarrje do të prodhojë një rritje ekonomie të begatë që të justifikojë normën e lartë të interesit ”
    Qeveria duhet të tregojë kujdes me shpenzimet në kushtet kur të ardhurat në buxhetin e shtetit po pësojnë rënie si pasojë e krizës globale. (a.r/news24/balkanweb)
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  8. #398
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga flory80 Lexo Postimin
    Pse nuk bje mortja e të hajë, unë të kam ditur më të zgjuar ty....
    Aq "inteligjent" sa je ti, kurr nuk ke për ta mësuar se kush është miku i Grekëve dhe i Serbëve.
    Kush e theu embargon që i kishte vënë OKB ish Jugosllavisë, që tanket e saj të mos e ndiznin Kosovën në flakë, me sa duket "inteligjenca" jote e ka të vështirë ta perceptoj.
    Kush e ftonte Damir Fazlliç në Këshillin Kombëtar të Sigurisë, edhe këtë "inteligjenca" jote e ka shumë të vështirë për ta kuptuar.
    Kush u dha dritën jeshile varreve të shovinistëve Grek në jug të Shqipërisë, sigurisht që "inteligjenca" jote nuk e kupton as këtë.
    Kush ja dha hapësirën detare Greqisë, dhe dhe këtë e ka të vështirë ta kuptojë "inteligjenca" jote.
    Kush ja konfirmoi kryeministrit Grek Karamanlis, se çështja Çame nuk ekziston, "inteligjenca" jote e rrallë pa dyshim që nuk e kupton dot.

    Edhe një herë tjetër, vëre "inteligjencën" në punë, dhe kupto se rruga nga Durrësi në Kukës është vepra e Demokratëve dhe Socialistëve Shqiptar.
    Ne i kemi paguar taksat për këtë rrugë, jo llomotitjet e Sali Berishoviçit.
    Komunistiti i pareformuar.

    Dhe në qoftë se ka ndonjë njeri që nuk duhet të flasi për këtë rrugë, jeni ju, Shqiptarët e Kosovës.
    Ju duhet të kuptoni se kjo rrugë, është bërë me Lekët e familjeve të varfra Shqiptare, dhe mos villni vrer Demokrat - Socialist.
    Ju duhet të kuptoni se ka familje që nuk blejnë dot bukën e gojës, por taksat e kësaj rruge rëndojnë edhe mbi ta.
    Unë do tu lutesha shumë, që të mos i quani afro 50 % të Shqiptarëve (që mund të jenë përkrahës të së Majtës) Serb e Grek.
    Kjo është mosmirnjohje.......
    Flory 80
    Ti nuk ke aresye te behesh nervoz,une jam i bindur ne kete dhe nese ke argumente se kjo veper gjigante e qeveris se shqiperis eshte ber nga opozita socialiste nuk ka per te besua ty as kush.
    Ka me dhjetra fakte qe vertetoin se socialistet ka ber shantazhe kunder ndertimit te rruges kjo eshte me se e vertet.
    Pajtohem me ty qe kjo rrug eshte ber me leket e shqiptarve por duhesh edhe ti te pajtohesh se qeveria shqiptare diti te investoi keto lek.
    Une gjithashtu e kuptoi qe ka familje te varfera por me qeverisjen e berishes keto familje jan shume me te pakta.
    Une asnjeher nuk i kam quajt serb e grek 50% te shqiptarve une mund ti quaj si te manipuluar nga klika komuniste.Ky 50% heret a von jam shum i bindur qe do te kuptoin qe te radhitesh mbas edi rames eshte njet sikur te radhitesh mas sllobodan millosheviqit apo karamanlisit,dhe nder ta shifet qe je edhe ti i manipuluar dhe beson akoma ne socializem qe evropa nuk ka ndonje simapati e mos te flasum per ameriken qe ka investua shume per zhdukjen e socializmit por me sa duket vetem ne shqiperi ka akoma njerez qe besojn ne socializem siq besuan prinderit e tyre ne sllave ne rus apo ne kinez dhe kjo ju kushtoi shume shqiptarve.
    Shpresoi qe pasit ta kesh lexua kete pergjigjeje te kalosh ne taborrin shqipetar,sepse socialistet nuk llogariten per te till dhe per te mos u ndie ne faj te thrras qe te reflektosh.

  9. #399
    cmitizuese Maska e zerbina
    Anëtarësuar
    16-01-2008
    Vendndodhja
    S`e di me thane
    Postime
    129
    Kjo huaja e fundit i vuri kapak veprimeve ekonomike te Berishes.Nuk merret borxh keshtu si nga malli i babait. Nese i dhimset sadopak ky popull duhet te permbahet nga katandisja ne nje vend te varfer dhe te vogel ,por me thesin me borxhe qe e ben mos e mbajne kembet.Kjo eshte papergjegjshmeri.Imagjinoni sikur te fitoje dhe nje mandat te dyte dhe te vazhdoje me kete ritem.Nje kolaps i ri eshte i pashmangshem.Mendoj se Berisha duhet patjeter te largohet nga qeverisja ne zgjedhjet e qershorit.Shqiperia ka nevoje per nje tjeter politike ekonomike me te sigurte.
    Ich bin Chef
    Ich habe immer recht
    Du tust was ich sage

  10. #400
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga zerbina Lexo Postimin
    Kjo huaja e fundit i vuri kapak veprimeve ekonomike te Berishes.Nuk merret borxh keshtu si nga malli i babait. Nese i dhimset sadopak ky popull duhet te permbahet nga katandisja ne nje vend te varfer dhe te vogel ,por me thesin me borxhe qe e ben mos e mbajne kembet.Kjo eshte papergjegjshmeri.Imagjinoni sikur te fitoje dhe nje mandat te dyte dhe te vazhdoje me kete ritem.Nje kolaps i ri eshte i pashmangshem.Mendoj se Berisha duhet patjeter te largohet nga qeverisja ne zgjedhjet e qershorit.Shqiperia ka nevoje per nje tjeter politike ekonomike me te sigurte.

    Pikerisht i eshte hequr verrjtje perseri mbi kete.

    Kreu i shtetit kërkon marrjen e masave për përballimin e krizës. Në 90 vjetorin e krijimit të ONP, Presidenti Top i kërkon jo vetëm qeverisë, por edhe partnerëve sociale të marrin masa për mbrojtjen e qytetarëve nga kriza ekonomik.

    TIRANE- Kur qeveria shqiptare ende nuk ka pranuar se është prekur nga kriza ekonomike globale, Presidenti i Republikës, por edhe Drejtori i Organizatës Ndërkombëtare të Punës i bëjnë thirrje ekzekutivit të marrë masa në përballimin e saj. Në 90 vjetorin e Organizatës Ndërkombëtare të Punësimit, kreu i shtetit Bamir Topi kërkoi marrjen e masave për përballimin e efekteve të krizës si dhe rishikimin e strategjisë së punësimit.

    “Për përballimin e ndonjë çekuilibri që mund të krijohet nga efektet e krizës globale duhet që të gjithë së bashku ta marrim me një seriozitet të veçantë, pa u përpjekur për të nxjerrë përfitime të çastit, por duke marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e burimeve reale me të cilat do të bëhet financimi i mbrojtjes shoqërore”- u shpreh Presidenti Topi në fjakën e tij.

    Më tej Topi theksoi se “rëndësi dhe rol të veçantë, në situatën e krijuar, mund dhe duhet të luajë Këshilli Kombëtar i Punës. Mbështetja e punësimit me anë të stimulimit të rritjes ekonomike, investimet në arsim dhe trajnimi me anë të politikave aktive të tregut të punës, janë tre aspirata që meritojnë vemendjen, përkushtimin dhe përpjekjet e përbashkëta të qeverisë, të organizatave të punëdhënësve dhe të punëmarrësve”.

    “Përballimi i efekteve të mundshme të krizës kërkon rishikimin e strategjisë, ose masave të punësimit të rinisë, të grave, veçanërisht, në zonat periferike të qyteteve të mëdha, duke i kushtuar rëndësi të veçantë nxitjes së eksporteve”- tha ndër të tjera Presidenti i vendit Bamir Topi.

    Nga ana tjetër drejtori për europën juglindore të Organizatës Ndërkombëtare të Punës ILO, i ka bërë të qartë qeverisë shqiptare se vendi e ka të pashmangshme mos prekjen nga kriza. Zoti Levin bën të qartë dy faktorë që bëjnë të mundur prekjen nga kriza, rënien e eksporteve si dhe rënien e remitancave.

    “Ka shumë tregues që bëjnë vlerësimin e krizës ekonomike, në Shqipëri tregues me rëndësi është çështja e eksporteve. Nëse vihet re rënie e eksporteve të vendit, kjo do të thotë se në vend ka mbyllje të njësive ekonomike, çka pasqyrohet në rritjen e papunësisë. Rasti tjetër është rënia e remitancave, që kanë të bëjnë me paratë që sjellin emigrantët, ndaj kur pakësohen japin efekt në komunitet dhe në familje dhe në rastin e Shqipërisë ku remitancat kanë një peshë të madhe ulja e tyre do të shkaktonte probleme ekonomike në vend”- tha drejtori i ONP-së për Europën Juglindore.

    Drejtori i ILO, thotë se kriza në vendin tonë do të prekë dhe tregun e punës, duke dhënë sugjerimet për qeverinë shqiptare. “këtu duhet bërë një kujdes i veçantë për të zhvilluar skemat e kredisë dhe kreditë e dhëna për ekonomitë e vogla dhe ato të mesme do të bëjnë një rivitalizimi të jetës ekonomike dhe rritjen e vendeve të reja të punës”

    Ndërkohë duhet kushtuar dhe një vëmendje të posaçme skemave asistenciale të qeverisë sepse në raste krizash shumë familje futen në rrethin e mbijetesës ndaj duhet që qeveria të marri masa të veçanta për ti bërë ballë kësaj situate.

    Qeveria shqiptare ka pranuar deri tani se vendi do të vuaj efektet e krizës globale në ekonomi, por jo faktin se ne jemi në krizë. Megjithatë ekzekutivi ka deklaruar se ka marrë masat për përballimin e këtyre efekteve dhe se me këto ritme rritje ekonomike për tre muajt e parë të vitit pritet të jetë 4 deri në 5 për qind.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

Faqja 40 prej 74 FillimFillim ... 30383940414250 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  3. Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 15:15
  4. Panik në autostradë, në zjarr një fabrikë, rrezikon stacioni elektrik
    Nga Bledari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-12-2008, 16:04
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •