
Postuar më parë nga
flory80
Ore të të sqaroj diçka unë ty përpara se të të përgjigjem.
Nuk bëhem nervoz unë me ty, sepse niveli yt dhe imi janë shumë të ndryshëm dhe di mund të thuash çfarë të dojë qefi, unë përsëri nuk e mar shumë seriozisht, sepse mendimet e tua janë të kushtëzuara nga shkollimi, nga civilizimi dhe nga edukata personale dhe familjare. Qartë deri këtu?
Tani për sa i përket rrugës unë ta kam thënë kush e di se sa herë tani, por me sa duket ti përveç mangësive në të kuptuar paske dhe mangësi në të lexuar të gjuhës Shqipe.
Ktheju dhe një herë postimeve të mia se përgjigjen e ke aty.
Më pëlqeu ky fragment prandaj dhe e veçova.
Sipas teje: Qeverria Shqiptare diti të investoi Lekët e mia dhe të Shqiptarëve të tjerë??????????????????????
Ti do të më thuash mua, se 270 milion Euro që i mungojnë projektit janë "e ditur për të investuar"???
Apo do të më thuash mua se çmimi fillestar i projektit që ishte 418.333.986 euro, dhe sot është rritur në kuotën e 80% të këtij projekti fillestar. Dhe çfarë është më e keqja ajo vazhdon të rritet çdo ditë, duke mos patur një projekt përfundimtar.
Këto janë Lekë që rëndojnë mbi familjet e varfëra Shqiptare dhe jo në deklaratat e tua, tendencioze dhe përçëmuese.
Apo do të më thuash se borxhin e fundit që qeverria mori, prej 250 milion eurosh dhe me normat e interesit më të larta në historinë e operacioneve ekonomike të Shqipërisë, ku norma e interesit do të arrijë mbi 15% kush do ti paguaj këto Lek more drenicak, Berisha do ti paguaj, apo Argita me Shkëlzenin?
Unë kam një sugjerim personal për ty, ti si Shqiptar i Kosovës, në qoftë se do të të shkeli këmba ndonjë ditë në këtë rrugë, bëj kujdes dhe mos shfaq preferenca politike. Sepse kjo është shumë e rrezikshme, dhe në qoftë se unë do të kisha gjë në dorë, njerëz si ty, nuk do ti lejoja të futeshin fare në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ti në qoftë se vjen në dasmën tonë, hidhi këmbët sipas daulles.
Por njerëz të nivelit tënd sigurisht që nuk mund ti kuptojnë këto gjëra.
Po sikur këta socialistët, që zotrote i quan Komunistë, Serb e Grek e ku di unë se çfarë, nesër kur të vijnë në pushtet të thonë: Hmmmmmmm, nuk e di a është një lëvizje e mirë kjo e hapjes së kufirit me këta njerzit që na urrejnë andej përpjet, nga ai shteti me flamur blu me stem të verdhë, dhe të vendosin një regjim vizash, dhe për të marë një vizë të duhet një arsye e fortë për të ardhur.
Sa e vlefshme do të jetë kjo rrugë në këtë situatë?
Prandaj mos pështy në pjatën që ha se është gjynah nga Zoti.
Ta thash dhe një herë tjetër, ju Kosovarët nuk duhet fare të flisni për çështje të tilla, dhe na lini ne Shqiptarët ti zgjidhim hallet tona. Se në fund të fundit ne jemi ata që paguajm Lekët, të të vijë zotëria jote rehat të nxijë by*thën në diell gjat verës.
Krijoni Kontakt