Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1

    Post Vendi folkorik ku jetojme

    Ka dicka folkorike nė kėtė vendin tonė. Dicka qė e bėn jetėn nė Shqipėri paksa qesharake. Dicka qe as rrezimi i murit me te rėndė dhe mė tė trashė nė botė nuk e largon dot nga sjellja jonė. Dicka qė as regjimi mė drastik nuk mund ta shkulte, dicka qė me sa duket do tė duhen dhe disa dhjetra vjecarė qė tė zbutet sadopak. Dhe ku mė mirė se nė mitingje festive dallohet kjo dicka, qė nė mungesė tė njė pėrkufizimi tė saktė, do mundohemi ta saktėsojmė nė vijim tė kėtyre rreshtave. Festat pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO i ngjante festės qė organizohet nė fshat me rastin e cfarėdolloj preteksti, mjafton qė tė dalin njerėzit nė shesh dhe tė presin tė ndodhė dicka dhe nė ndėrkohė flasin me njėri-tjetrin duke risjellė disa doza normaliteti nė njė ditė qė pėr ta ėshtė anormale...

    Turma e njerėzve ishte vendosur para njė skene tė improvizuar, ku nė fakt duhej nėnvizuar se ishin bėrė pėrpjekje pėr tė sjellė disa elementė teknologjikė nė tė, gjė qė do tė kompensonte varfėrinė artistike dhe intelektuale tė materialeve tė pėrgatitura me kėtė rast. Dhe mė nė fund mbėrriti rasti i shumėpritur. Mbėrriti shpura e qeveritarėve qė sollėn me pėrpjekjet e tyre kėtė ditė fatlume pėr Shqipėrinė, me nė krye njė ministėr nė ndjekje penale, njė tjetėr i dorėhequr pėr shkak tė ngjarjes qė desh minoi procesin integrues tė Shqipėrisė dhe Kryeministrin, strumbullarin e tė gjithė kėsaj mizanskene gogoljane nė mes tė sheshit Skėnderbe. Nė fakt, meqė ra fjala, pėr "ditėn e djeshme" sheshi duhet tė kishte ndryshuar emrin, mbase sheshi Berisha, sheshi NATO, sheshi rrumpalla… po jo sheshi Skėnderbe, pasi mu pėrpara statujės sė heroit kombėtar ishte vendosur skena artistike e futjes nė NATO. Nė fund tė fundit, gjithcka ishte bėrė nėn kujdesin e SHTZ Sali Berishės, nė kėtė kuptim asnjė simbol kombėtar nuk mund tė pėrballej me mrekullinė e lirisė qė solli nė Tiranė pishtari i delegacionit shqiptar.

    Pra pasi mbėrriti kamioni me vullnetarėt e lirisė qė kishin marrė flamurin e kuq pėr ta ekspozuar nė mes tė sheshit tė fshatit, filloi ceremonia. Nė fakt festa rezultoi tė ishte mė shumė njė miting i PD-sė. Njė festė kombėtare qė u kanalizua tėrėsisht nga partia nė pushtet pėr qėllime elektorale. Por nuk ėshtė ky thelbi i asaj qė duhet tė nėnvizojmė. Mė e rėndėsishmja ėshtė sesi partia nė pushtet edhe kėsaj here tregoi se i takon njė bote tjetėr, njė bote tė vjetėr me zakone tė vjetra dhe me mėnyra festimi gati paranojake. Madje, po tė ishte e mundur, do tė bėhej dhe njė parakalim i forcave tė armatosura nė Bulevardin Dėshmorėt e Kombit (mė falni, Bulevardi qė gjendet nė kėmbė tė selisė sė SHTZ Kryeministėr), por problem ėshtė se nuk ka se me cfarė tė bėhet parakalimi… Nė kujtim tė kohėrave tė vjetra, nė kujtim tė kohėrave kur me tė njėjtėn iso folklorike festohej futja nė bllokun armik tė NATOS. Dhe kjo tregon mjaft qartė qė koha ka kaluar por mentaliteti ka mbejtur fatkeqėsisht i njėjtė. Kalojmė nga njė rrymė nė njė tjetėr pa kuptuar hapat qė po hedhim.

    Ėshtė shtruar gjithė ato herė pyetja se kush ėshtė e mira e futjes sonė nė NATO. Kėto tė mira janė reale, ndėr tė tjera dhe kryesorja ėshtė futja nė njė bllok qė presupozon se i bėn ballė despotizmit qė vjen nga Stepat e Rusisė, po a janė shpjeguar ose tė paktėn pohuar vetėm njė herė? Nė popull futja nė NATO ėshtė pėrcjellė me tė njėjtin fjalor qė pėrdorin Dėshmitarėt e Jevohait kur trokasin nėpėr dyert e njerėzve: do kesh vetėm tė mira, mjafton tė besosh, do jetosh nė prosperitet, nė paqe, e ardhmja jote do tė jetė mė e lumtur… Dhe natyrisht populli duhet tė jetė i lumtur pėr tėrė kėto tė mira dhe s’ka si tė jetė ndryshe. Po faktet janė kokėfortė dhe tregojnė shumė qartė se kulmimi i njė procesi qė ka disa vjetė qė ka filluar nuk mund tė fshehė situatėn tepėr kritikė me tė cilėn pėrballen njerėzit sot. Papunėsia, mungesa e parasė qė vjen nga emigrantėt si pasojė e krizės botėrore, mungesa e investimeve si pasojė e tkurrjes sė aktiviteteve tė shoqėrive tė huaja, hapat gjysmakė nė zhvillimin e bujqėsisė, problematika e arsimit, bomba me sahat qė nėse shpėrthen do tė ketė pasoja qė as 15 hyrje nė NATO dhe 20 hyrje nė BE nuk do t’a kompensojnė dot, konfliktet sociale dhe familjare, mungesa e perspektivave nėpėr rrethe tė Shqipėrisė, korrupsioni anadollak qė mbartet nėpėr gene pushtetarėsh qė nga koha e rrėfimeve tė Nolit dhe deri mė sot, tregojnė se sa pak ėshtė punuar realisht pėr rimėkėmbjen kulturore, shpirtėrore, ekonomike, arsimore tė shqiptarėve. Nuk duhet menduar se populli shqiptar ėshtė dinamik dhe se e can vet rrugėn e historisė me shpatė nė dorė qė shteti tė rrijė mėnjanė dhe tė asistojė si spektator nė shpėrfytyrimin e njė kombi ose si aktor nė ndrydhjen e tij tė mėtejshme.

    Pra, hyrja nė NATO, mė shumė sesa festime anadollake dhe qė fshehin tė vėrtetėn therrėse tė varfėrisė sė shumėfishtė tė shqiptarėve, duhet t’i bėjė politikanėt tanė tė reflektojnė sesi mund tė ndihmohet njė individ pjesėtar i njė shteti qė ėshtė anėtar me tė drejta tė plota i njė organizmi shumė tė fuqishėm ta ndjejė veten tė barabartė me njė shtetas tjetėr anėtar tė sė njėjtės organizatė. Por mbase ėshtė tepėr tė kėrkosh shumė nga njė shtet qė gjithmonė ka organizuar festime bombastike domethėnia e tė cilave ka qėnė gjithmonė larg problemeve tė shqiptarėve dhe asnjėherė tė mendojė me largpamėsi emancipimin e tij nė cdo fushė. Dhe nuk kemi pse habitemi kur sheshi mbushet hareshėm me njerėz qė presin, dėgjojnė, shikojnė se cfarė do t’u servirė folkori i radhės…

    Marre nga:
    http://gjeneralmegafoni.com

  2. #2
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Po folklorike sikur janė tradita ajo qė ruajtėn shqiptarėt ndėr shekuj.

    Duhet tė ndėrpritet ky zakon pedofilokratik qė ēdo gjė e keqe tė quhet folklorike. Quaje anadollake, turke, apo si tė duash, por jo folklorike.

    Folklor ėshtė pasuria kulturore e njė populli, dhe t'a pėrdorėsh nė konotacion negativ, ėshtė poshtėrsia mė e madhe.

  3. #3
    jam shume dakord me ty. folkori eshte dicka e shenjte per cdo popull. dhe duhet kultivuar sidomos ne qe e kemi te vjeter dhe te vecante.
    po termi folklorik eshte perdorur ne kuptimin e menyres se trajtuari te gjerave ne menyre te vjeter. mund te jesh krenar per te kaluaren dhe ta tregosh kete gje cdo dite. po s mund t'i japesh zgjidhje problemeve bazuar ne nje mendesi te nje kohe tjeter.

  4. #4
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    po termi folklorik eshte perdorur ne kuptimin e menyres se trajtuari te gjerave ne menyre te vjeter. mund te jesh krenar per te kaluaren dhe ta tregosh kete gje cdo dite. po s mund t'i japesh zgjidhje problemeve bazuar ne nje mendesi te nje kohe tjeter.
    Kėshtuqė mė mirė ėshtė tė pėrdoret termi primitiv, ose budalla, ose... ekzistojnė qindra tjera alternativa.

    Nejse nuk kam asgjė me ty, se kėtė shprehje e kam dėgjuar edhe mė parė, por gjithsesi jam kundėr, sepse krijon pėrshtypje negative pėr folklorin.

  5. #5
    Alibabe as une skam gje me ty, ashtu si nuk kam gje me lirine e mendimit, por kush drejton ktu ne forum nuk duhet te lejoje simbole si ai qe mban ti. Doja te vija ne dujkje madje edhe kontradikten thelbesore midis Nick-ut tend dhe simbolit qe mban... apo edhe sloganin rracor...
    Per tu kthyer tek tema: Dua te jem optimist dhe te besoj qe ajo turme festuese qe edhe une pashe me keqardhje, per menyren dhe formen e saj, nuk ishte atje per asgje tjeter vec nje dite ndryshe nen tingujt e muzikes. Po te beje ca intervista aty, pak kush do te dinte se per cfare festohej.... MGJS tani qe po e mendoj edhe kjo gje ka pak per te qene optimist...
    Pershendetje

  6. #6
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Alibabe as une skam gje me ty, ashtu si nuk kam gje me lirine e mendimit, por kush drejton ktu ne forum nuk duhet te lejoje simbole si ai qe mban ti. Doja te vija ne dujkje madje edhe kontradikten thelbesore midis Nick-ut tend dhe simbolit qe mban... apo edhe sloganin rracor...
    Cypress, ja gishtin e mesėm, hip nė tė dhe shikoje Stambollin me dylbi

    Ende jetoke nė kohėn e Xhaxhit ti. Si s'ju vje turp tė tregoni mentalitetin halabak, tė fusni hundėt nė punė tjera. Vetėm derrat fusin hundėt gjithkund.

    Tė duket mirė vetja qė je njė derr??
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alibaba : 04-05-2009 mė 11:34

  7. #7
    Pse te erdhi inat mor ali? Ofendimi eshte arma e atij qe nuk ka argumenta.
    Mua thjeshte me beri pershtypje kontradikta e emrit ali me kryqin nazist. ne fund te fundit folklor eshte edhe ky, ka te drejte Stavri me larte

  8. #8
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Pse te erdhi inat mor ali? Ofendimi eshte arma e atij qe nuk ka argumenta.
    Jo, jo, nuk mė erdhi inat, por mos fut hundėt.

    Gjithsesi mund tė bėjėnė pėrshtypje shumė gjėra, por kjo nuk tė jep tė drejtė qė tė pėrzihesh.

    Edhe mua tash po mė bėn pėrshtypje Cypress i/e regjistruar, sepse me atė i/e po dukesh sikur je androgjine.

  9. #9
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shekulli, 06/05/2009

    Gomari (nuk) fluturon
    Elton Xhanari

    Mbrėmje nė familje. Orar lajmesh nė TV. Kronika e hetimeve pa rezultat nė kėrkim tė vrasėsit tė deputetit.

    Krerė tė shtetit shkojnė tė ngushėllojnė (sa shpesh kėto kohė!!), thonė para kamerave qė "ishte njė ngjarje shumė e rėndė" (a thua nuk e dimė kėtė) dhe rikthehen nė gjirizin e tyre politik, ndoshta duke thėnė para gjumit: "Ishallah nuk ndodh ndonjė hata tjetėr sonte".

    Lajmi i dytė, kronika e gjyqit tė Gėrdecit. 26 tė vrarė, dhjetėra tė tjetėr tė gjymtuar nė trup dhe memorie, miliarda dėme. Tė akuzuarit nuk denjojnė tė shkojnė as nė gjykatė. Pastaj vjen lajmi i tretė: kronika e vetėvrasjes sė rradhės...

    Trishtim dhe pasiguri. Mė pas, mbuhatje, zemėrim. Sapo pėrfundon sė transmetuari sigla mbyllėse e edicionit tė lajmeve, nisin ... reklamat qeveritare me kolonat blu, qė gjithmonė ngrihen sipėr tė kuqeve. Shqipėria ku vriten deputetė nė oborr tė shtėpisė, ku ndodhin gėrdecė, e vetėvrasje, po ndryshon.

    Po, po. Ja, shikoni kolonat blu nė ekran. Zėri pre-komunist i spikerit pėrbėn njė torturė mė vete; njė ton midis luftarakut dhe fuqiplotit qė tė ējerr veshin dhe tė ngjall njė frikė akoma tė njomė.

    Por fakti qė mėrzinė e transformon nė inat, ėshtė burimi financiar i kėtyre parullave elektorale. Kur mendoj qė nė atė milionėshin (euro dhe jo lek) qė pėrfundon nė xhepat e reklamuesve, njė fraksion e kam paguar edhe unė me taksat e mia, kafshoj gjuhėn pėr tė ndalur ndonjė fjalė tė tepėrt.

    Shqipėria ėshtė vendi i ēudirave; ku faji ėshtė gjithmonė pa prindėr, ku fushatat kryhen me paratė e tė tjerėve dhe ku njerėzit e shkretė po konsiderojnė "normale" edhe situatat mė absurde.

    Taktika e numrave, qė klani i mazhorancės (sepse pėrkufizimi "Parti", ėshtė disi i tepėrt pėr kėtė grup afaristėsh) ka zgjedhur pėr tė zhvatur mandatin e dytė, ėshtė dinake.

    Dinake, sepse numrat nuk kanė fytyrė; janė tė ftohtė dhe tė largėt; flasin pėr tė gjithė, por nuk prekin hallet konkrete; manipulohen lehtė, por nuk pranojnė replika. Kolonat blu nuk janė gėnjeshtra nė vetvete, por janė gėnjeshtra me brirė kur pretendojnė tė masin mirėqenien e shqiptarėve.

    Indikatori pėrfundimtar i mirėqėnies, nuk ėshtė pėrqindja e rritjes sė pagave, por fuqia e blerjes qė pagat kanė. Pra, duhen krahasuar dy tė dhėna: rritja e rrogės dhe rritja e ēmimeve.

    Vetėm nėse pėrqindja e parė ėshtė mė e lartė se e dyta, njerėzit kanė mė shumė para nė dispozicion pėr tė shpenzuar (ose kursyer). Marifeti ėshtė tė fshehėsh variacionin e ēmimeve, dhe tė reklamosh vetėm atė tė pagave. Dy shembuj tė vegjėl pėr tė kuptuar sa tė shkurtėra i ka kėmbėt ky mashtrim.

    Pikė sė pari, mallrat ushqimore nė Shqipėri, kanė tė njėjtėn kosto tė atyre italiane. Vaj ulliri 3.9€ (kundrejt 3€), sheqeri 0.6€ (kundrejt 0.5€), orizi 1.2€, (kundrejt 1.3€), molla 1€ (kundrejt 1.1€). Paga mesatare matanė detit ėshtė 1200 euro, ajo shqiptare katėr herė mė e ulėt.

    Shqiptarėt e kanė katėr herė mė tė vėshtirė sesa fqinjėt e tyre pėr tė ushqyer familjen, pėr tė blerė ushqime pa listat famėkeqe, pėr tė ruajtur dinjitetin.
    Sė dyti, ndoshta kilovatėt e prodhuara janė mė shumė sesa nė vitin 2005, por (sa pėr tė marrė njė shembull) as nė datė 31 dhjetor tė 2008-tės, gjithė pasditen, nė lagjen e Kombinatit, nuk kishte drita.

    Sistemi elektrik ėshtė aq i dobėt, sa tė mos garantojė rrymėn energjitike as ditėn e ndėrrimit tė viteve: festa jonė mė e dashur. Nė ēdo shtėpi ekziston kėndi i qirinjve gjysmė tė konsumuar dhe llambave me bateri.

    Nė 1 janar tė ēdo viti, shqiptarėt, pas urimeve tė rastit, akoma duhet tė pyesin njėri-tjetrin: "A ke pasur drita?". Politikanėt seriozė, nuk mund tė kenė cipė pėr llafe tė tjera pa garantuar sigurinė fizike dhe nevojat primare tė jetesės. Me kėto kushte, ndoshta kemi shpresa tė pranohemi nė Lidhjen Afrikane, por jo nė Bashkimin Europian.

    Propaganda kėrkon tė na mbushė mendjen se gomari fluturon, por unė e di qė gomerėt nuk kanė krahė. Maksimumi disa mikrofona pėrpara, dhe njė refren pėr tė recituar.

  10. #10
    Une femer jam Ali por nuk mohoj biseksualitetin tim. Me kupton tani? Po ti, qe nga do ta rrotullosh nuk e justifikon dot mosdijen tende dhe kontradikten qe ne prezantimin fillestar!
    Aliu shef propagande ne Reich-u e trete, ose shef i Gestapos, ose komandant i SS-ve
    Mua me ngjan me shume me Ali Kimiku ose ose kjo eshte e forte dhe te pershtatet Ali Komiku

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A do tė mund tė jetojmė pėrgjithmonė nė tokė ?
    Nga Action nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 11:26
  2. Ne kemi jetuar me shqiptarė, dhe do vazhdojmė tė jetojmė!
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-12-2006, 09:46
  3. Si ta jetojmė Javen e Madhe?
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-04-2006, 16:44
  4. Ja si jetojmė tė ngujuar nė kulla 140 vetė tė njė fisi"!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-11-2004, 21:19
  5. Pse jetojme?
    Nga Failed Rapper nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 05-07-2003, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •